Re: Ankandi i se Drejtes
Blej te Drejten per te mos qene me person publik ne kete komunitet. Jeta ime eshte shume e merzitshme dhe te mesoni per te s'do t'ju beje me te lumtur. Per me teper nuk me lendoni dot me ate qe dini per mua sepse:
a) nuk dini shume
b) ate qe dini ua kam thene une
c) jemi aq larg nga njeri-tjetri sa edhe sikur te nxirrni pjese te jetes time ne AF, apo pm-rave, une prape do mbijetoj dhe me aq e vogel sa c'eshte Shqiperia ne do te takohemi nje dite dhe ju do te thoni: "Te paskemi kuptuar gabim".
Natyrisht, kjo oferte vlen per secilin personazh af-je. Lerini njerezit te qete te jene anonime. Ka plot qe preferojne te flasin. Merruni me ta, te tjeret lerini ne te tyren. Jane 10.000 anetare plus minus, nje me pak, apo dhjete me pak, apo edhe 1000 me pak nuk ju prishin pune.
Bota virtuale ofron mundesine e te ndejturit prapa perdes edhe pse mbi podium. Shijojeni kete dyzim dhe lerini te tjeret ta shijojne.
Ketu flitet per idete, nuk perjetohen gjerat. Dhe aktivitetet njerezore fizike vetem perfliten, nuk perjetohen, keshtu qe kjo mani per te mesuar nese e bej cicin ne kembe apo ulur eshte vertet e pajustifikueshme.
Merrni njehere fryme thelle dhe bisedoni ne nivel idesh. Eshte shume bukur dhe shume cliruese. Ne kete ambjent mund ta beni duke mbetur anonime, qe do te thote pa marre pergjegjesi per ato qe thoni, dhe kjo eshte liria e vertete. S'eshte liri t'i thuash tjetrit qe ti e di se c'pune ben ai ose ajo, apo nese ka partner/e apo jo! Kjo eshte roberi! Ju beheni rober te situatave qe perseriten ne realitet dhe asnjehere nuk arrini tek esenca e qenies, qe eshte mendimi.
Bisedoni per idete, ju lutem! Lerini njerezit te qete.
Une kete po blej sot, te drejten qe ne nje forum virtual te diskutojme idete dhe jo njerezit apo jetet e tyre. Eshte nje mundesi qe nuk duhet humbur, me besoni.
Kemi nevoje te deshperuar per nje tempull idesh, dhe kemi nevoje si komunitet, si popull, si nje teresi, por vecanerisht si individe. Virtualiteti ofron nje mundesi te pashoqe, qe nuk duhet perdhosur.
Kemi nevoje per nje tempull idesh. Kemi nevoje per nje tempull idesh. Kemi nevoje per nje tempull idesh!