Re: Ankandi i se Drejtes
Thjeshteze po te ofroj te drejten e pergjigjes si kundervenje ndaj te se drejtes per injorim!
Fillimisht po sillja te drejten e injorimit, pastaj rruges u mendova dhe arrita ne perfundimin se:
1. Nese per t'u mbrojtur ka dy rruge, 1. indiferenca e shprehur me injorim dhe 2. kunderpergjigja, atehere them se eshte me e drejte te kunderpergjigjesh sepse replika shkakton debat, debati rrahje mendimesh dhe rrahja e mendimeve eshte thelbi i komunikimit. Pa komunikuar do ishim vetem! Teoria e komunikimit thote se edhe kur nuk flasim ne komunikojme, por kjo me duket forma me e thjeshte, si e tille me pak e vlefshmja.
2. Kur zgjedh te injoroj i shkurtoj kohe e energji vetes, gjithashtu i kursej shqetesimet rreth ceshtjeve qe nuk me perkasin, apo nuk me interesojne mjaftueshem. Duke u pergjigjur shpenzoj kohe por kjo kohe nuk eshte humbje, une jap e marr me njerez te tjere e keshtu mesoj. Te mesuarit nuk eshte kurre humbje kohe, rrjedhimisht me mire te pergjigjem.
3. Kur injoron merr nje fare kenaqesie narciziste, ndjehesh i/e vetkenaqur me pak fjale, dhe kurre nuk do e mesosh ne kish ndonje keqkuptim ne mes apo jo. Nderkohe, nese pergjigjem e fitoj, atehere eshte fitore e merituar dhe e sigurte. Mundesite qe grindjet te perseriten jane pothuajse zero.
Kaq besoj se majfton te ma blesh te drejten. nese jo, jam e vendosur te vazhdoj derisa te te bind /pf/images/graemlins/pickellonja.gif