Amnesty “zbulon” burgjet e CIA-s edhe ne Shqiperi

LONDER (6 Prill)- Edhe Shqiperia me burgje sekrete te CIA-s. Kjo eshte konfirmuar nga raporti i fundit i “Amnesty International”, sipas te cilit, rrjeti i burgjeve te fshehta ndodhej pikerisht ne vendet e Europes Lindore, ku avionet e CIA-s kane sjelle per vite me radhe te dyshuarit per terrorizem. Raporti ve ne dukje nje kuader te shkeljes sistematike te te drejtave te njeriut dhe sovranitetit kombetar nepermjet perdorimit te burgjeve te fshehta si mjet per te zbuliar gjithcka mbi terrorizmin. Ai konfirmon se 11 fluturime sekrete te CIA-s jane kryer ne Itali si dhe ne vende te tjera te Europes.
Po sipas tij, ne Turqi, Bullgari, Rumania e Shqiperi ka patur qendra sekrete burgimi per te dyshuarit. Ne raport publikohet e deshmia e tre shtetasve te Jemenit, te cilet kane arritur te shpetojne nga qelite qe ne gjuhen e sherbimeve sekrete amerikane quhen “vrimat e zeza”. Raporti paraqet nje sere faktesh qeverifikojne ekzistencen e burgjeve te CIA-s, pa permenduar te dhena per vendndodhjen e tyre. Sipas raportit, avionet e CIA-s kane perdorur Italine per te transportuar te dyshuarit per terrorizem. Ata kane kryer levizjet e quajtura ndryshe “jashte radarit” dhe kane perdorur aeroportin e Ciampinos ne Rome dhe ate te Avianos ne Piza.
Ne te pakten dy raste jane transportuar qytetare me origjine arabe, te cilet jane derguar ne Kajro dhe Damask, ku jane keqtrajtuar. Behet fjale per egjiptianin Abu Omar, i rrembyer ne Milano me 17 shkurt 2003 dhe kanadezin me origjine siriane Maher Arar, i rrembyer ne New York me 26 shtator 2002. (marre nga gazetashqiptare/balkanweb)