Nje artikull nga Patrick Buchanan, i cili ka qene nder keshilltaret kryesore ne kabinetin e presidenteve Nikson, Ford dhe Regan.
Artikulli eshte
botuar ketu.
Kush e nisi Luften e Dyte te Ftohte?
Te premten, nje Su-27 rus beri nje 'rrotullim fucie'
[shenim perkth: barrel roll; nje manover fluturimi ku avioni pershkruan nje trajektore helikoidale] perreth nje avioni spiun amerikan RC-135 mbi Detin Balltik; hera e dyte brenda dy javeve. Ne prill, destrojeri amerikan Donald Cook me vendodhje afer enklaves ruse te Balltikut ne Kaliningrad, eshte pershendetur nga shume afer dy here nga avionet ruse.
Mesazhi i Vladimir Putin eshte: Mbajini avionat spiune dhe anijet ne nje distance te respektueshme larg nesh. Me sa duket ne ende nuk e kemi marre kete mesazh.
Te premten, zv.sekretari i mbrojtjes Robert Work njoftoi se 4000 trupa te NATO, ku perfshihen edhe dy batalione amerikane, do shkojne ne Poloni dhe ne vende te tjera Balltike, fiks ne kufi me Rusine. "Ruset kane bere shume ushtrime te rrezikshme ne kufi me shume trupa," ka thene Work, sipas te cilit kjo eshte nje "sjellje jashtezakonisht provokuese."
Por si jane trupat ruse brenda territorit rus "provokative" kur ne te njejten kohe trupat amerikane ne kufi me Rusine nuk jane te tille? Perpara se te perpiqemi te shkojme sa me lart ne problematike dhe te perfundojme me perplasje, le te kontrollojme njehere gjendjen e vetes tone.
Gjermania do te furnizoje nje nga kater batalionet qe do dergohen ne Balltik. Por nje sondazh nga 'Bertelsmann Foundation' ka zbuluar se vetem 31% e gjermaneve jane dakord qe trupat gjermane te operojne kunder levizjes se Rusise ne vendet Balltike dhe ne Poloni, nderkohe qe 57% jane kunder, dhe nderkohe qe per traktatin e NATO kjo gje eshte nje detyrim.
Vitin e kaluar, nje sondazh nga Pew zbuloi se pjesa me e madhe e Italise dhe Frances jane gjithashtu kunder perfshirjes kunder Rusise nese kjo leviz ne drejtim te Lituanise, Letonise, Estonise apo Polonise. Nese vjen puna deri tek lufta ne Balltik, aleatet tane europiane preferojne qe te jemi ne amerikanet ata qe do te luftojne.
Kur doli ne pension ish-gjenerali i pergjithshem i ushtrise Ray Odierno, u pyet se cili ishte reziku me i madh strategjik per ShBA, ai dha pergjigje identike me ate te gjeneralit te trupave marins, Joseph Dunford: "Besoj se eshte Rusia."
Permendi kercenimet per Estonine, Letonine, Lituanine dhe Ukrainen. Por, kur gjenerali Odierno filloi sherbimin, te tera keto shtete ishin pjese e Bashkimit Sovjetik dhe asnje president i Luftes se Ftohte asnjehere nuk ka menduar se ndonjera prej tyre ka vlere sa per te bere nje lufte.
Pavaresia e vendeve Balltike ka qene nje nga dividendet me te spikatur pas Luftes se Ftohte. Por kur u be kjo gje kaq jetike per interesat e ShBA deri ne keto nivele sa ne do bejme edhe lufte me Rusine ne menyre qe kjo gje te mos cenohet?
Putin mund te jete ne krye te listes se armiqve te 'Beltway', por duhet te perpiqemi ta shohim boten edhe nga kendveshtrimi i tij.
Kur Regani dhe Gorbacovi u takuan ne Reikjavik ne 1986, Putin ishte rreth te 30-ave dhe perandoria sovjetike shtrihej nga Elba deri ne Ngushticen e Beringut dhe nga Arktiku deri ne Afganistan. Ruset ishin kudo neper Afrike dhe kishin arritur te hynin ne Karaibe dhe Ameriken Qendrore. Bashkimi Sovjetik ishte nje superfuqi boterore qe kishte arritur barazi strategjike me ShBA.
Konsiderojme tani si ka ndryshuar bota per Putin dhe per Rusine.
Ne kohen kur u be 40 vjec, Ushtria e Kuqe kish filluar terheqjen e vet 'alla Napoleon' nga Europa dhe vendi i tij ishte ndare ne 15 nacione. Ne kohen kur u ngjit ne pushtet, Bashkimi Sovjetik kishte humbur 1/3 e territorit dhe gjysmen e popullates. Kazakistani, Kirgizstani, Taxhikistani, Uzbekistani, Turkmenistani, Gjeorgjia, Armenia dhe Azerbajxhani, ishin larguar.
Deti i Zi, dikur nje liqen sovjetik, tani kishte ne bregun verior nje Ukraine pro-perendimore, ne bregun lindor nje Gjeorgji armike, dhe ne bregun perendimor dy ish aleate te Traktatit te Varshaves, Bullgaria dhe Rumania, te cilat jane marre nga NATO.
Per luftanijet ruse ne Leningrad, udhetimi drejt Atlantikut tani ishte nje udhetim pertej brigjeve te tete vendeve te NATO: Estoni, Letoni, Lituani, Poloni, Gjermani, Danimarke, Norvegji dhe Britania e Madhe.
Putini ka pa pare veprimet e NATO - pavaresisht betimeve solemne Amerikane perpara Gorbacovit - qe perfshin brenda vetes te tera vendet europiano-lindore te cilat ju shkeputen Rusise, si dhe tre republika perberese te Bashkimit Sovjetik.
Tani eshte gjithashtu duke degjuar brohorimat pro-amerikane per te sjelle edhe tre republika te tjera - Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina - ne nje NATO e cila eshte drejtuar kunder Rusise.
Pasi bindi Kievin qe te bashkohej ne nje union ekonomik te kryesuar nga Moska, Putini pa si rrezohej me grusht shteti qeveria pro-ruse e Ukraines nga puciste te mbeshtetur nga ShBA. Ka pare se si ShBA ka financuar revolucionet 'e ngjyrosur' ne tentativa per te permbysur regjimet aleate kudo neper pjesen 'afer jashte shtetit'.
"Rusia nuk e ka pranuar doreshtrengimin e partneritetit," tha gjenerali i NATOs Philip Breedlove, "por ka zgjedhur rrugen e konfliktit." Por pse duhet qe Putin t'i shohe avancimet e pandalura drejt lindjes si nje "dore e shtrire per partneritet"?
Nese do kishim humbur Luften e Ftohte dhe te ishin avionet spiune ruse qe do patrullonin ne Pensacola, Norfolk dhe San Diego, si do kishin reaguar pilotet e F-16 amerikane? Nese do te zgjoheshim nje dite dhe do kishim nje realitet ku Meksika, Kanadaja, Kuba dhe pjesa me e madhe e Amerikes se Jugut do ishin ne nje aleance ushtarake kunder nesh, duke mirepritur baza dhe trupa ruse, do e shihnim kete si nje "dore e shtrire per partneritet"?
Jemi duke korrur frutet e inatosjes dhe indinjates se popullit rus lidhur me si e abuzuam ne terheqjen e Moskes nga perandoria e dikurshme. A nuk ishim ne vete qe shtrenguam doren e miqesise me Rusine, kur zgjodhem te jemi protagoniste te "momentit tone unipolar", te luajme "lojen e madhe" te perandorive dhe te kerkojme "hegjemoni pozitive globale"?
Nese ka nje Lufte te Dyte te Ftohte, a eshte vertet Rusia qe e filloi?
-- Patrick J. Buchanan, 3 Maj 2016