Amendamente kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE...!

Parlamenti Europian paraqet një numër rekord amendamentesh për draft -rezolutën, për progresin në integrimin europian të Shqipërisë.192 amendamente janë paraqitur për draft – rezolutën e Raportuesit Knut Fleckenstein, që do të diskutohet të hënën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.Ajo që tërheq vëmendje lidhur me këtë draft – rezolutë, nuk është vetëm aspekti sasior i amendamenteve, por edhe përmbajtja e tyre. Për herë të parë, Kryetarja e të djathtës esktreme franceze të Front National, Marine Le Pen, sëbashku me 3 eurodeputetë të tjerë të kësaj partie, prezantojnë një amendament, sipas të cilit, Shqipëria mund të reformohet jashtë Bashkimit Europian.“Shqipërisë i është akorduar statusi i vendit kandidati. Megjithatë, konsolidimi i reformave demokratike dhe reforma të mëtejshme janë krejtësisht të mundshme jashtë procesit të anëtarësimit”, thuhet në amendament.Një tjetër amendamet vjen edhe nga grupimi i ekstremit të djathtë italian, Lega Nord:“Duke pasur parasysh dobësinë e vazhdueshme të gjyqësorit, korrupsionit në shkallë të lartë, prezencën e fortë të krimit të organizuar, mungesën e mbrojtjes së minoriteteve, diskriminimin kryesisht të grave, mungesën e transparencës në financimin e medias, duke konsideruar rritjen e papunësisë dhe çështjet që lidhen me kushtet e tregut të punës, si dhe nga ana tjetër, se Komisioni Evropian nuk ofron ndonjë anëtarësim të ri në Bashkimin Evropian gjatë pesë viteve të ardhshme, kërkojmë pezullimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërinë në Bashkimin Europian”, thuhet në amendament.Shumica dërrmuese e amendamente ka të bëjnë me pesë kriteret kryesore të Shqipërisë, për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe konkretisht me luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, administratën publike, të drejtat e njeriut dhe gjyqësorin. Por sigurisht, bashkëpunimi midis forcave politike për integrimin europian, mbetet rekomandim kyç.

Tv Klan Le-pen.jpg
 

SNAP

Papirus rex
Zini mend o popull Shqiperia as ka pas shtet ndonje here as nuk ka shtet.
Ky popull meriton ate shtet qe ka votuar.:qaj::ndihme::bang:
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Burimi i informacionit Tv Klan? Këto janë thjesht politike po kështu eshte kur media e shkruar është një fasadë që injekton informacione të këqija.
Pastaj me atë parti politike ekstremiste që ka në France e kemi bërë diskutimin këtu tek postimi i vrasjes së gazetareve , e parashikuam
që nuk do ishte favarizues rrjedhja e ngjarjeve pas asaj situate që u krijua!
 
Top