Seyfert
Valoris scriptorum
Ku është varri i Aleksandrit te Madh ?
Sipas gojdhanes së njohur, para se te vdiste, Aleksandri e la porosi qe doren e tij te djathtë ta lenin jashtë sarkofagut, kuptohet domethenja e tij profetike; "gjysmen e botes e pata në dorë, më në fund dora mbetet e zbrazët.."
Ashtu edhe u veprua sipas deshires së tij. Perdikasi ndertoi një sarkofag dhe e mbështolli më një mbulojë te dyfishtë prej ari qe donte ta mbante trupin e tij ende te ngrohët.
Trupin e tij e kerkonin tani edhe gjeneral të tjerë. Ptolemeu Soter, i biri i Lagosit, deshironte te behej faraoni i Egjiptit, edhe donte ta varroste trupin e tij në Aleksandri, dhe pas nje beteje te ashpër mes kater udheheqsve te mbretërisë se Aleksandrit, më në fund fiton Ptolemeu i cili e dergon sarkofagun në Aleksandri dhe më vonë Ptolemeu i II-të, i biri i tij, e varrosi në një tempull në Aleksandri në vitin 280 para krishti, por më vonë, Ptolemeu i IV-të ndertoi një Mauzole të stilit maqedon, në një dhomë prej alabastri te ngritur mbi një tumul prej guve si ato qe u gjeten ne Vergina ne vitin 1978. Mirëpo ne Vitin 89 P.K, Ptolemeu X e zëvendëson arin dhe e vëndos trupin e Aleksandrit në një sarkofag prej alabastri te tejdukshëm qe e shofim pastaj edhe sipas deshmisë që na jep Straboni, i cili e vizitoi varrin e Aleksandrit aty rreth vitit 20 para krishtit, por edhe Jul Qesari e viziton në vitin 48 P.K, pas tij edhe Oktavian Augusti në vitin 30, mirëpo Augusti shkon më tej, për simpatinë që kish ndaj Aleksandrit, ai e nxjerr trupin e tij qe ishte në sarkofagun prej alabastri ku i vendos mbi koken e tij një kurorë prej ari, mirëpo edhe e dëmton shumë trupin e tij që deri në atë kohë ishte i ruajtur mirë. Sipas të dhenave të Flavius Zhozefit, edhe Kleopatra e famshme e kishte hapur këtë sarkofag për ti marrë disa sende prej ari !
Sipas Seutonit, perandori Kaligula i kishte vjedhur xhamadanin e famshëm Aleksandrit, kurse Karakala i kishte vjedhur xhaketen e purpurt, unazen dhe rrypin ne vitin 215 pas krishtit...
Mirëpo në vitin 365, pas një vershimi të madh, u demtua tërë Aleksandria dhe më këtë rast edhe mauzoleu i Aleksandrit te Madh.
Më 12 Prill 2009, me rastin e rindërtimit kufirit midis Maqedonisë dhe Greqisë, kompania e ndërtimit Build e Shkupit, zgjidhi një nga misteret më të mëdha të botës së lashtë. U bë një zbulimi i një grope gjatë gërmimeve gjeodezike. Angel Trajkovski i bindi kolegët per te vazhduar e per ta pastruar atë. Doli që ishte një mur mermeri 34 metra e gjërë me një hyrje. Terreni u pastrua shpejt e shpejt, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Republikës së Maqedonisë, Goce Micevski. Gjatësia e kësaj hyrje në trajtë tuneli ishte 140 metra, me mure anësorë prej mermeri të zi, me trashësi prej rreth 1m.
Në fund të korridorit u gjet një një bllok i madh guri i gdhendur me imazhin e perëndisë Apollon me qerre të tërhequr nga mjelmat dhe me reliev te gdhendur Hyperborea (greqisht Υπερβορεία ). U mendua se prapa këtij kishte dicka të rëndësishme.
Brenda hapësires tjetër, u supozua të ishte varri i Aleksadrit të madh, i vendosur rreth njëzet metra nën sipërfaqen e kodrës në Bojčik. Muret ishin të mbuluar me gure graniti, të dekoruar me mozaikë te pushtimeve të Aleksandrit. Përveç kësaj, ne brendësi u gjetën edhe tetë shtylla me figurën e perëndisë Atlas duke mbajnë çatine, i njohur si caryatids. Në qendër të dhomës, qëndronte guri me mbishkrimin Μέγας A λέξανδρος ), ose Aleksandri i Madh. Ne Varr jane gjetur edhe eshtra te tjera, te 18 skeleteve njerëzore, te cilat ishin me paisje ushtarake që besohet se i përkasin gardes personale te Aleksandrit. Supozohet se këta njerëz kane mbetur te gjallë në brendësi te varrit dhe e kanë mbyllur hyrjen e tunelit, duke shtyre blloqet e gurëve per mbylljen e hyrjes se tunelit. Vendi, per shkak te afersise te kufirit grek, u sigurua me forca të fuqishme policore.