Aleksander Moisiu??

MeLoDy

Primus registratum
Aleksander Moisiu??

Ju lutem a mund te me gjeni disa nga vleresimet ose kritikat qe i kane bere Aleksander Moisiut
 

atman

Forumium maestatis
Re: Aleksander Moisiu??

Dikur ne biblioteken time kam pasur nje liber per Aleksander Moisiun. Ketu ku jam nuk mbaj mend shume gjera, por them se duhet te kete neper site shqiptare.
Di qe kur kerkoi shtetesine shqiptare, mbreti i shumekulturuar Zog, i propozoi te punonte si lolo ne pallatin mbreteror. Nuk ka nevoje per komente.
Di qe Max Reinhardt, regjisor, hoqi unazen qe mbante ne gisht si simbol qe u jepej regjisoreve te medhenj dhe e vuri ne trupin e Aleksandrit duke thene: "Hamleti u shkruajt per Moisiun, Moisiu lindi per Hamletin". Sidoqofte eshte diçka qe duhet verifikuar sepse edhe une jam midis dyshimit nese ishte nje Max tjeter, biografi dhe miku i ngushte i Kafkes, Max Brod.
Kafka ka thene: "Zeri dhe gjestet e Moisiut, mna propozuan deri tani diçka te pa pare ne skenen europiane".
Peronalisht kam pare dokumentare, filmime me ze te Aleksandrit dhe ishte tmerresisht ngjethes, kumbues, i thelle, aq sa dukej siku i kishte kaluar njehere nga ferri gjithe personazhet e tij, pastaj ne skene.
Per fat te keq nuk vdiq si shtetas shqiptar, por si italian. I varrosur ndoshta ne zvicer nga dhimbja qe i shkaktoi mohimi i shtetesise shqiptare, duke gjetur nje toke asnjeanese.
 
Top