Re: Aleksandër Meksi, preçedenti i vërtetë i shtypjes së medias
Ndersa ne faqet e metejme te te njejtit numer(13.11.2002) te "Rimekembjes", po postoj per ju Rekursin qe botuesi Ba;eta ka hartuar me perfaqesuesin e tij ligjor per ne Gjykaten e Larte, per t'u mbrojtur nga vendimi i padrejte i gjykates se Apelit.   KUSH MERR VESH NGA JURIDIKU, DO TE VERE DUART NE KOKE.  Po edhe kush nuk merr, mund te njihet me disa gjykjime te mbrapshta te Apelit shqiptar dhe me poshtersine me te cilen (nuk sulmohet Baleta, por) sulmohet shtypi nacionasit ne Shqiperi. Kurse me heshtjen mizore qe mbajti shtypi i perditshem ne ate kohe, do te njiheni me vone, po nepermjet shkrimeve nga "Rimekembja":

REKURS
Kundër vendimit të Gjykatës Apelit Tiranë nr. 942 datë 24.09.2002
PADITËS i kundërpaditur ; Aleksandër Meksi, i përfaqësuar nga Av.Artur Gurbardhi e Dhurata Meksi
I PADITUR kundërpaditës : Abdi Baleta, i përfaqësuar nga Av. Bexhet Agolli
OBJEKTI i padisë : Detyrimin e të paditurit për shpërblimin e dëmit jo pasuror në shumën 100 000 $
në bazë të nënit 625 të Kodit Civil
OBJEKTI i kundërpadisë : Detyrimin e paditësit të kundërpaditur të paguajë dëmin jo pasuror në
shumën 100 000 lekë në bazë të nenit 625 të Kodit Civil
PARA KOLEGJIT CIVIL TË GJYKATËS SË LARTË
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
T i r a n ë
Kërkoj prishjen e vendimit i vendimit nr. 942, datë 24.09.2002 të Gjykatës së Apelit, Tiranë, si i padrejtë, i gabuar, i pabazuar në prova dhe në ligj dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 1414 të datë 09.04.2002 i Gjykatës së shkallës së parë në Tiranë.
Të dy këto vendime kanë lidhje me kërkesë padinë e ngritur nga paditësi i kundërpaditur, Aleksandër Meksi dhe kundërpadinë e të paditurit kundërpaditës Abdi Baleta, për dëmshpërblimi dëmi jo pasuror në bazë të neneve 608 dhe 625 të Kodit Civil, shqyrtuar në shkallë të parë si çështje civile nr. 1368 në Gjykatën e Tiranës në disa seanca gjyqësore që përfunduan më 9 prill 2002 dhe në shkallë të dytë në Gjykatën e Apelit Tiranë në datën 24 shtator 2002.
Gjykata e shkallës së parë në Tiranë me vendimin nr. 1414 datë 9 prill 2002 ka rrëzuar si të pabazuar në prova e në ligj padinë e paditësit të kundërpaditur Aleksandër Meksi që kërkonte një shpërblim dëmi jo pasuror në masën 100 000 US dollarë dhe kundërpadinë e bërë nga i padituri kundërpaditës Abdi Baleta që kërkonte dëmshpërblim në masën 100 000 lekë. Kundër këtij vendimi ka bërë ankim në Gjykatën e Apelit në Tiranë paditësi i kundërpaditur Aleksandër Meksi. Unë, i padituri kundërpaditës, Abdi Baleta, megjithë rezervat që kisha për rrëzimin e kundërpadisë sime nuk bëra ankim në Gjykatën e Apelit, duke çmuar më të arsyeshme që në interes të drejtësisë të mbështesja një vlerësim parimor të rëndësishëm të bërë nga Gjykata e Faktit se “pretendimi i një të drejte (në gjykatë) nga paditësi nuk mund të konsiderohet shkaktim dëmi”. Çmova se duhet mirëkuptuar një gjykim i tillë i gjykatës për hir të konsolidimit të një rregulli të tillë në dhënien e drejtësisë.
Vendimin e Gjykatës së shkallës së parë për rrëzimin e padisë së ngritur kundër meje nga Aleksandër Meksi e kam çmuar dhe e çmoj të drejtë, të bazuar në prova e në ligj, të arsyetuar me logjikë juridike dhe në mënyrë të qartë e të mjaftueshme për të bindur çdo gjykatë të një shkalle më të lartë për drejtësinë e bazueshmërinë e tij. Për këto arsye shqyrtimin e çështjes në shkallë të dytë nga Gjykata e Apelit më datën 24 shtator 2002 e kam ndjekur nëpërmjet përfaqësuesit tim, avokat Bexhet Agollit, vetëm për të konfirmuar këtë qëndrim.
Përfaqësuesi im ka qënë i autorizuar dhe në dijeni vetëm për të bërë deklarimet e rastit për ato që përmbante vendimi i Gjykatës së shkallës së parë dhe për objektin e padisë e kundërpadisë që ishin marrë në shqyrtim gjyqësor nga Gjykata e shkallës së parë.
Përfaqësuesi im nuk ka qenë i autorizuar, as në dijeni të fakteve të tjera, për të shprehur ndonjë konsideratë para Gjykatës së Apelit për çështjet që dilnin jashtë objektit të gjykimit të shkallës së parë, konkretisht jashtë përmbajtjes së shkrimit tim me titull “Demaskimi i Meksit akuzë edhe për Berishën”, të botuar në gazetën “Rimëkëmbja” më 04.12.2001 kundër të cilit ishte ngritur dhe padia nga Aleksandër Meksi.
Në seancat gjyqësore në shkallë të parë përfaqësuesja e Aleksandër Meksit ka tentuar që gjykimi të shtrihej në shkrime të tjera të miat. Kjo tentativë me të drejtë nuk është marrë parasysh nga Gjykata e shkallës së parë, e cila i është përmbajtur shqyrtimit vetëm për objektin e përcaktuar në padinë e Aleksandër Meksit, duke orientuar palën e interesuar se mund të ngrinte padi të re për çdo ankesë tjetër që mund të kishte ndaj shkrimeve të mia, të botuara pas datës 4 dhjetor 2001. Tentativave të palës paditëse për të zgjeruar objektin e padisë në gjykimin e shkallës së dytë, përfaqësuesi im u është përgjigjur duke theksuar pamundësinë për t’u shprehur për to, sepse ato nuk ishin pjesë e gjykimit e vendimit në shkallë të parë.
Në përfundim të shqyrtimit të çështjes në shkallë të dytë, në datën 24 shtator 2002, treshja gjykuese e Gjykatës së Apelit e kryesuar nga Edmond Gogo, me anëtare Shpresa Beça dhe Tom Ndreca ka vendosur (vendimi është shpallur i paarsyetuar):
“Ndryshimin e vendimit nr.1414 të datës 09.04.2002 të Gjykatës së shkallës së parë në këtë mënyrë:
Pranimin e pjesëshëm të padisë.
Detyrimin e të paditurit kundërpaditës Abdi Baleta t’i paguajë paditësit të kundërpaditur Aleksandër Meksi 1 000 000 ( një milion) lekë.
Rrëzimin e kundërpadisë.”
Këtë vendim të Gjykatës së Apelit e çmoj të gabuar, të padrejtë, të pabazuar në ligj e në prova për tri pikat e para të tij.
Për të mbështetur pretendimin tim të mësipërm para Gjykatës së Lartë parashtroj në këtë rekurs pretendimet e mia lidhur me:
1.Shkeljet e proçedurave ligjore nga Gjykata e Apelit që kanë çuar në pengimin tim për të gëzuar të drejtën themelore të njeriut për barazi përpara ligjit dhe për gjykim të drejtë e të paanshëm.
2. Moszbatimin nga Gjykata e Apelit të dispozitave ligjore e të përkufizimeve të nocioneve juridike që përcaktojnë se kur deklarimet gojore, apo shkrimet në shtyp, formojnë veprën e paligjshme të shpifjes apo fyerjes dhe të konsiderohen si shkaktim dëmi moral (jo pasuror) ndaj dikujt.
3. Mos vlerësimin e saktë në tërësi, e sidomos në pjesë të veçanta, nga Gjykata e Apelit të arsyetimit që i ka bërë Gjykata e shkallës së parë vendimit të saj, duke mos u shprehur fare pikërisht për elementet thelbësore që ka pasur parasysh Gjykata e shkallës së parë.
4. Mbështetjen nga Gjykata e Apelit në konsiderata që nuk kanë fare lidhje me gjykimin e shkallës së parë, në fallsifikime e shpifje të pranuara si të mirëqënia pa i kaluar në një proçes të rregullt shqyrtimi gjyqësor.
5. Qëndrimet e përfundimet antikushtetuese dhe antiligjore të Gjykatës së Apelit që përbëjnë shkelje flagrante të lirisë së shtypit, të të drejtës themelore të qytetarit për lirinë e mendimit dhe shprehjen e lirë të mendimit.
6. Orvajtjet e Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vetes atribute ligjëvënëse duke sajuar “norma të reja” të panjohura të detyrimit antiligjor për gazetarët, publicistët, qytetarët që shkruajnë në shtyp dhe që kanë natyrë të tillë që të vendosin autocensurën nën kërcënimin e sanksioneve gjyqësore.
7. Politizimin e skajshëm dhe të dëmshëm të proçesit ligjor nga Gjykata e Apelit.
8. Pasaktësinë e Gjykatës së Apelit në interpretimin e nocioneve e koncepteve juridike përgjithësisht të njohura e të pranuara dhe të termave e praktikave të përdorimit të përditshëm në gazetari, publicistikë, politikë, gjuhësi me të cilat ka manovruar gjykata për dhënien e vendimit të gabuar dhe të arsyetimit të tij me shtrembërime e falsifikime.
9. Për caktimin e shumës së dëmshpërblimit në një mënyrë krejt subjektive (më shumë arbitrare) pa analizuar asnjë rrethanë konkrete.
10. Shtrembërimin flagrant të qëllimit të shkrimit tim të datës 4 dhjetor 2002 dhe atribuimin personit tim të shkrimeve që nuk janë të miat si dhe shpifjen se kam shkruar me pseudonim.
Pretendimet e mia i mbështes në provat që tashmë janë në dosjen e çështjes gjyqësore të krijuar gjatë proçesit të shqyrtimit gjyqësor nga Gjykata e shkallës së parë dhe që unë i kam analizuar gjerë e gjatë në kundërpadinë prej 12 faqesh të daktilografuara që mban datën 12 shkurt 2002, të cilën unë e kam paraqitur, me shkrim e me lexim, në seancën e parë të gjykimit, më datën 13 shkurt 2002. Provat që hedhin poshtë trillimet e shpifjet që kanë zënë vend në arsyetimin e vendimit të Gjykatës së Apelit nr. 942 datë 24.09.2002 do t’i përmend në këtë rekurs. Ato janë të qarta, gjërat janë të shkruara. Saktësia e këtyre provave mund të verifikohen lehtë edhe kryesisht nga organet e drejtësisë.
Gjykata e Apelit e ka shpallur vendimin e saj, vetëm pjesën urdhëruese të tij, më 24 shtator 2002. Por deri më 11 tetor 2002 as unë, as avokati Agolli, nuk kemi mundur të vihemi në dijeni për arsyet për të cilat Gjykata e Apelit kishte marrë këtë vendim. Vetëm në këtë datë ka qënë e mundur të marrim kopjen e vendimit të arsyetuar. Pra në një farë mënyre është prekur mundësia për të reaguar ndaj vendimit. Mbi të gjitha vetëm në këtë kohë unë kam patur mundësi të vërej se Gjykata e Apelit nuk është marrë vetëm me vlerësimin e gjykimit e vendimit të Gjykatës së shkallës së parë, por paska bërë një gjykim të panjohur për mua për shkrime të tjera të papërcaktuara, që sipas saj vertetojnë fajësinë time edhe për rastin e shkrimit të datës 4 dhjetor 2001, që ishte i vetmi objekt gjykimi në shkallë të parë.
Pra, Gjykata e Apelit me dashje më ka venë në pozitë të pabarabartë me palën time kundërshtare dhe më ka berë padrejtësi flagrante duke ndërruar objektin e gjykimit pa m'u komunikuar ndonjë kërkesë dhe pa ndonjë vendim gjyqësor të shprehur për ndryshimin e objektit të gjykimit.
Paditësi i kundërpaditur, Aleksandër Meksi, e vuri në lëvizje Gjykatën e shkallës së parë duke u shprehur me shkrim: "Shkak për ngritjen e kësaj kërkese është berë i padituri, i cili në gazetën "Rimëkëmbja" të datës 04.12.2001 me titull "Demaskimi i Meksit akuzë edhe për Berishën", në mënyrë të pamoralshme ka fyer dhe shpifur në mënyrë publike në adresë të personit tim si ish-person zyrtar, shpifje të cilat janë drejtuar edhe kundër të ndjerit babait tim Gabriel Meksi". (Fjalia e mësipërme është redaktuar me gabim gjuhësor të dukshëm se në të mungojnë fjalët e domosdoshme “... në shkrimin”...me titull... Duket që përpiluesi nuk e njeh mirë gjuhën shqipe). Ja, pra, cili është objekti i gjykimit që Gjykata e shkallës së parë e pranoi për shqyrtim, e shqyrtoi sipas procedurave dhe e përfundoi me shpalljen e vendimit të saj nr.1414 datë 09.04.2001. Edhe Gjykata e Apelit, ku çështja mbriti pas ankimit, duhej të shprehej për këtë objekt gjykimi dhe mbi bazueshmërinë e vendimi përkatës të marrë në shkallë të parë.
Por, Gjykata e Apelit në vendimin e saj shprehet qysh në fjalinë e dytë të pjesës arsyetuese : "Nga aktet del se i padituri kundërpaditës në shkrimet e ndryshme të botuara në "Rimëkëmbja" ka ngritur akuzën që përbëjnë shpifje e fyerje në ngarkim të paditësit Aleksandër Meksi" (nuk po e ndreq gabimin gjuhësor të bërë në vendim). Kurse Gjykata e faktit në vendimin e saj është përqëndruar vetëm në analizën e shkrimit "Demaskimi i Meksit, akuzë dhe për Berishën". Pse atëherë Gjykata e Apelit është larguar nga ky objekt i përcaktuar dhe bën fjalë për "shkrime të ndryshme të botuara në "Rimëkëmbja" pa treguar as titullin e këtyre shkrimeve të miat, as datat kur janë botuar, para apo pas ngritjes së padisë?!
Arsyet i di, por nuk i ka shtjelluar, Gjykata e Apelit që ka vepruar në këtë mënyrë. Unë kam të drejtën të kundërshtoj këtë mënyrë veprimi që është antiligjore, arbitrare dhe më ve mua në pozitën e qytetarit të dëmtuar, të cilit i mohohet e drejta për proces gjyqësor të ndershëm e të drejtë dhe barazia para ligjit.
Gjykata e Apelit ka menduar se e kapërceu këtë parregullsi në veprimet e saj duke më atribuar mua shkrimin e titulluar "Sa të ketë Krosin, s'e gjen gjë Fatosin", i botuar fillimisht në "Rimëkëmbja" më 26.02.2002 dhe pastaj, sipas Gjykatës së Apelit, në gazetën ",Bota Sot" (e përditshmja e madhe në gjuhën shqipe që qarkullon në Europë, SH.B.A e tani në Kosovë) në datën 06.04.2002. Madje këtë ribotim në “Bota Sot” Gjykata e Apelit e ka marrë e vlerësuar si episodin kryesor e themelor mbi të cilin ngre strukturën çyryke të vendimit të saj të padrejtë.
Këtu Gjykata e Apelit ka bërë gafën e saj më të rëndë dhe ka dhënë dëshminë më të qartë se në gjykim ka qenë tërësisht e njëanshme, ka pranuar si të mirëqëna trillime e shpifje që mund t’i jenë servirur, në mënyrë ende të paqartë për mua, nga pala i kundërshtare me mua, pra është nisur nga fakte që nuk janë analizuar e vlerësuar në gjykatën e shkallës së parë, dhe për rrjedhojë nuk kishin vend as midis "akteve të çështjes" në shqyrtim. Autori i shkrimit "Sa të ketë Krosin, s’e gjen gjë Fatosin" nuk është Abdi Baleta, as "Dulejman Milo", që gjykata në mënyrë krejt të habitshme e pranon dhe e shpall si pseudonim të Abdi Baletës, por është një person real, i cili tani banon në SH.B.A. Ai quhet Dylejman Mila. Me këtë emër autorial real dhe jo pseudonims, siç e paraqet Gjykata e Apelit, janë botuar në gazetën "Rimëkëmbja" disa shkrime. Më 22 janar 2002 është botuar shkrimi "Rrite këlyshin të të kafshojë" (që s'ka të bëjë me Aleksandër Meksin). Në fund të shkrimit është shënuar se Dylejman Mila banon në Nju York, SHBA. Më 29 janar 2002 në “Rimëkëmbja” është botuar shkrimi me titull “Faleminderit ty burrë që je gjak nga gjaku që më urren gjer në varr”. Autori i tij, Dylejman Mila, i drejtohet një kinoregjizori serb për punën e një filmi dhe jo Aleksandër Meksit Unë , Abdi Baleta, nuk kam pasur e nuk kam dijeni për këtë film e për atë kinoregjizor që të shkruaja këtë artikull. Shkrimi "Sa të ketë Krosin, s’e gjen gjë Fatosin" është botuar më 26 shkurt 2002 dhe është vërtetë një rreshtim faktesh që duhet të jenë shumë irrituese për Aleksandër Meksin, të cilit nuk i pëlqen fare t’ia demaskojnë bëmat publikisht . Në fund pas emrit të autorit shënohet , SH.B. A, vendi nga vinte shkrimi.
Më 16 prill 2002 është botuar shkrimi i Dylejman Milës (jo Milos) "Bum..orët po kthejnë përsëmbari, njerëzit duhet të flasin". Edhe ky shkrim duhet ta ketë zemëruar e shqetësuar shumë Aleksandër Meksin ndonëse vet Mila në të ka theksuar: "Nuk urrej njeri në botë.... Nuk janë inatet e mia për Meksin apo kushdo qoftë që më shtyjnë të shkruaj. Unë s'jam mik i Baletës, për më shumë s'e njoh fare.....” Vërtetë unë dhe Mila nuk njihemi, s'jemi takuar. Mbase Aleksandër Meksi e ka takuar, se Mila ka qenë veprimtar i PD-së, i forumit të saj rinor, para se të largohej nga atdheu, i zhgënjyer dhe i dëshpëruar nga pushteti i Berishës dhe i Meksit, siç shkruan ai dhe shumë të tjerë. Shkrimet e Dylejman Milës kuptohen fare lehtë nga çdo lexues se nuk janë të miat. Stili është tjetër. Njerëzit që përmenden në to me iniciale, ose vetëm me emër apo mbiemër të plot, nuk janë nga të kontakteve të mia. Vendet ku ka qenë e ku ka shkelur Mila ndryshojnë nga vendet ku kam qenë e kam shkelur unë gjatë këtyre 10 viteve të fundit. Shkrimet Milës në vëend të germës “ ë” kanë “e” pa dy pikat, se janë transmetuar me “E-mail” etj.
Është e "habitshme" se si një treshe gjyqtarësh të Gjykatës së Apelit me shumë lehtësi e bëjnë të paqenë një person të tillë real dhe shtrembërojnë me ndihmën e germës "O" mbiemrin e tij që të sajojnë një pseudonim për të më atribuar mua shkrime që nuk janë të miat. Një gafë e tillë e rëndë ligjore, procedurale dhe për sjelljen e rëndomtë njerëzore e komprometon përfundimisht tërë gjykimin e treshes së Gjykatës së Apelit, vendimin e saj, arsyetimin e këtij vendimi dhe është e mjaftueshme të kuptosh se kjo treshe ka vepruar me paragjykime e prapamendime kundër njerës palë në proces për të favorizuar me dashje të zellshme palën tjetër. Kjo është një shkelje nga më flagrantet që mund të bëjë një trup gjykues dhe në mënyrë të natyrshme të shtyn të hamendësosh për shkaqet antiligjore, antietike dhe antimorale të këtij veprimi.
Gjykata e Apelit e kishte shumë të lehtë të verifikonte këtë gjë këtu në Tiranë pa u ngatërruar me arsyetimet e saj të dështuara se "që i padituri e ka shkruar këtë shkrim vertetohet me shkrimin në gazetën "Bota Sot" datë 06 prill 2002 me të njëjtin titull që ka autor të paditurin dhe me fotografi". Mila ka vend pune, banesë, adresë, numër telefoni në Nju Jork.
Gazeta "Bota Sot" nuk vjen në Shqipëri dhe nuk më ka rënë rasti të shoh këtë faqen 9 të datës 6 prill. Por faqja 9 e "Bota Sot" është "faqja e Abdi Baletës" ku botohen prej 6 vitesh me radhë mesatarisht një herë në dy ditë, ose dhe më shpesh, shkrime të miat nën të njëjtën rubrikë "Kronikë kohe". Në krye të faqes, në cep është gjithnjë një fotografi e imja e vogël, gjithmonë e njëjta. Në këtë faqe botohen edhe shkrime me autorë të tjerë që i dërgoj unë nga Tirana, si përgjejës i redaksisë së Tiranës. Edhe shkrimin e Milës e kam dërguar unë. Nuk kishte përse të bëheshin hetime deri jashtë kufijve të Shqipërisë për të zbuluar (në fakt mohuar) ekzistencën e Dylejman Milës, sepse shkrimet e tij në “Rimëkëmbja” kanë plot karakteristika që i dallojnë nga shkrimet e mia.
Besoj se Gjykata e Apelit duke shkelur në një dërrasë të tillë të kalbur ka shkelur njëkohësisht ligjin, etikën profesionale, seriozitetin e proçesit të drejtdhënies dhe ka dëmtuar padrejtësisht mua. Është Dylejman Mila nga Nju Jorku, jo Abdi Baleta në Tiranë që i është drejtuar Aleksandër Meksit me fjalë të tilla therrëse: “Eh, Kros i keq që don të hiqesh më katolik se Papa dhe çon njerëz nëpër gjyqe për shpifje, hajt më ço dhe mua, por kujdes se po folën si unë dhe të tjerë që e duan atdheun, ndoshta duhet të shkosh të zëvendësosh Nanon në Tepelenë...... Po t’i s’ke frikë se s’ka drejtësi e shtet në Shqipëri se ti e shkallmove me themel. Po ta dish se dhe ne s’kemi frikë paçka se sot nuk e kemi forcën e duhur ndaj teje dhe rep[tilëve si ti...... si ke fytyrë të paraqitesh para organeve të drejtësisë, apo ke bindjen se ato nuk janë organe drejtësie dhe për pesë lekë shesin atdheun”.
Edhe vet Aleksandër Meksi e mbështet këtë vlerësim të Milës për shtetin shqiptar kur flet për “ata që kanë në dorë këtë spurdhjakoshtet” (“Shekulli” 1 mars 2002). E kam thënë e do ta them mendimin tim se “ciniku Meksi hiqet sikur mbi të nuk bie përgjegjësi që Shqipëria u bë sspurdhjakoshtet” (shkrimi “Rikthimi i Meksit në bizantizëm” “Rimëkëmbja” 12 mars 2002). E kam pyetur e përsëri do ta pyes bizantinin Meksi dhe Berishën se ç’dinë ata për majoren e Sigurimit “Shaljania”. Agim Shehu i është drejtuar Aleksandër Meksit me etiketimet “varrmihës”, “varrbërës”, “sigurims i vjetër”, “që përdori funksionin e kryeministrit të kohës së demokracisë që të shtronte rrugën për ardhjen në pushtet të komunizmit”. Mos vallë Gjykata e Apelit do të më ndëshkojë përsëri mua që përdor citime te tilla në vend që të bëjë një padi në Gjykatë për të vërtetuar se është apo jo kështu? Mos vallë i duhet ndonjë vendim gjyqësor Gjykatës së Apelit që ta marrë vesh se kur Meksi ishte kryeministër u vra dhe u varros shteti shqiptar? Gjykata për gjëra të tilla duhet të ndjekë parimin “evidentum non habet probationem” Evidentja, ajo që është e qartë, s’ka nevojë për t’u provuar.
Gjykimi i çështjes së kurdisur nga Aleksandër Meksi në shkallë të parë më nxiti të besoja se po i jepej në provë Dylejmanit të mërguar nga zhgënjimi e dëshpërimi se duhet të rifitojë një farë besimi. Por gjykimi në shkallë të dytë nga treshja e Gjykatës së Apelit shkon në favor të dëshpërimit që shpreh ai dhe të denoncimit që bën ai.
Është e vështirë lufta e të mirës me të keqen edhe në rrafshin e dhënies së drejtësisë. E për fat të keq dëshpërimi për gjendjen e rëndë në organet e drejtësisë është bërë dukuri e përgjithshme. Prandaj lufta e secilit kundër orvajtjeve të atyre që duan të instrumentalizojnë organet e drejtësisë për të mbuluar bëmat e tyre të zeza, për të xhvatur, për të bërë luftë të fëlliqur politike është luftë në interes të shoqërisë edhe kur bëhet në terrenin e një çështjeje konkrete me palë individë të caktuar.
Është Dylejman Mila nga Nju Jorku që me dëshirën e vullnetin e tij është përfshirë në trajtimin e këtyre problemeve. Unë për herë të parë nga shkrimi i Dylejman Milës kam ndeshur në fjalë të tilla drejtuar Aleksandër Meksit: “Kam njohur edhe një gazetar nga Amerikan që ma prezantoi Laura M..... dhe që ka ndenjur në Shqipëri tetor 1991-prill 1992 dhe punoi me porosinë që ti të ishe kryeministër. Ai nuk është mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”. (“Rimëkëmbja” 16 prill 2002). Mos duhet vallë që pse citoj këto fjalë të Dylejman Milës të detyrohem t’i paguaj Aleksandër Meksit 1 000 000 USD (se Meksi edhe në akte zyrtare shqiptare nuk begenis të përdorë Lekun) përderisa ende nuk ekziston një vendim gjyqësor i formës së prerë me të cilin vërtetohet ai fakt që përmend Mila? Sipas arsyetimit të treshes së Gjykatës së Kasacionit edhe kjo mund të ndodhë. Ku synojnë “arsyetime” të tilla ta çojnë drejtësinë e shoqërinë në Shqipëri?!
Qysh kur kam marrë kërkesë padinë e Aleksandër Meksit në fund të muajit Janar të vitit 2002 për mua ishte e qartë se ai po fabrikonte një çështje gjyqësore juridiko-civile për qëllime thellësisht e kryesisht politike, që mbase kishin më shumë rëndësi për të se sa xhvatja e një shume parashë për të kompesuar “dëmtimin e moralit” të tij që u monetarizuaka shumë lehtë.
Në interpretimet e mia e ka përmendur synimin e Meksit për të instrumentalizuar proçesin e drejtësidhënies për qëllime të luftës politike që zhvillohet midis tij e meje qysh nga viti 1991 dhe që ka patur si strumbullar qëndrimet që duhet të mbajë shteti shqiptar përball politikës armiqësore të Greqisë. Por pavarësisht nga kjo bindje para gjykatës u paraqita me detyrimin e qytetarit për një ballafaqim serioz thjesht në terrenin juridik dhe me dëshirën e mirë që të ndihmojmë që ky proçes në mes dy njerëzve të politikës të mos dilte nga korniza juridike, të mos shkaktonte as telashe të tepërta të kësaj natyre për organet e drejtësisë dhe as ndonjë shkas për fushata propagandistike spekuluese që janë dukuri e rëndomtë në jetën e vendit tonë. Kurse paditësi Aleksandër Meksi vërtetoi atë që shkruan Mila “nuk pati fytyrë të dalë para gjykatës” as në një rast të vetëm dhe e la punën në dorë të bashkëshortes përfaqësuese dhe të një shoqërueseje të kurdisura për të provokuar skena të pahijshme në mjediset e gjykatës.
Fatmirësisht gjykata e shkallës së parë me përkushtim ndaj ligjit e mbajti gjykimin në kornizën juridike dhe vendosi atë që e gjykoi të drejtë duke arsyetuar mbi baza ligjore e arsyetime juridike.
Fatkeqësisht Gjykata e Apelit e ka thyer kornizën juridike të vlerësimit të provave, arsyetimet të vendimit, duke i dhënë ngjyrim të dukshëm e të keq politik kësaj çështjeje. Por edhe pse ka ndodhur kështu unë do të bëj detyrën time qytetare dhe respektoj detyrimin ligjor që kundërshtimet e mia të jenë në rrafshin juridik, duke kujtuar aspektin politik vetëm kur është absolutisht e pashmangshme për shkak të arsyetimeve Gjykatës së Apelit.
Gjykata e Apelit ndonëse përdor termat me tingëllim të butë “ndryshim vendimi” në fakt është përpjekur të bëjë, pa gjetur argumente ligjore bindëse, një përmbysje të tërë gjykimit të bërë në shkallë të parë. Rregulli proçedural ia jep Gjykatës së Apelit këtë pushtet mbi gjykimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, më të ulët. Por ky pushtet duhet të ushtrohet në kufijtë e parashikuar në ligj dhe të jetë i bazuar në mënyrë të tillë që t’i shërbejë dhënies së drejtësisë dhe jo të padrejtësisë e gabimit në zbatimin e ligjit dhe vlerësimin e provave.
Gjykata e shkallës së parë pasi ka marrë provat e ka analizuar rastin me një logjikë të mirëfilltë juridike duke konkluduar se për të patur “shkaktim dëmi jo pasuror” duhet të konkurojnë këto kushte:
a) ekzistenca e dëmi, b) kundërligjshmëria e veprës, c) lidhja shkakësore midis veprës e dëmit, ç)ekzistenca e fajësisë së personit që ka shkaktuar dëmin.
Gjykata me shumë të drejtë e me dobi për zgjidhjen e mirë të çështjes ka mbajtur parasysh se “Fakti i cënimit të tij (personit që ankohet) në nderin e personalitetin e tij është kategori subjektive. Përndryshe ajo nuk mund të matet. Ajo do të konstatohet duke analizuar të gjithë elementët e tjerë që konstatojnë shkakun e dëmit”. Gjykata i ka analizuar këto elemente dhe është bindur se në shkrimin tim “Demaskimi i Meksit akuzë edhe për Berishën” nuk ekzistojnë këto elemente që t’i kenë shkaktuar dëm paditësit.
Gjykata duke u nisur nga përcaktimi ligjor i veprës penale të fyerjes e të shpifjes ka arritur në përfundimin se në shkrimin tim “nuk ka fjalë fyese ose ndonjë shprehje poshtëruese ose anormale, ndonjë epitet tallës ose poshtërues”.
Kurse Gjykata e Apelit si mëkat të shkrimit tim të datës 04.12.2001 “Demaskimi i Meksit akuzë edhe për Berishën” konsideron se “.... i padituri megjithëse e ka marrë si mbrojtje të tij shkrimin e Agim Shehut, nuk ka mundur të fshehë shprehje që janë të tij dhe jo të Agim Shehut”. Ky formulim i mjegullt që mbështjell një mendim të turbulluar nuk jep asnjë shenjë se në shkrimin tim ka fyerje apo shpifje. Unë nuk kam marrë në mbrojtje shkrimin e Agim Shehut, por vetëm i jam referuar atij shkrimi për të trajtuar një tjetër subjekt që përbën thelbin e shkrimit tim, mënyrën se si janë administruar punët e shtetit nga pushtetarë të lartë dhe konkretisht nga ish-kreu i shtetit Sali Berisha.
Edhe sikur unë të merrja, ose të marr në mbrojtje shkrimin (tani shkrimet) e Agim Shehut, kjo nuk del jashtë të drejtës për të patur e shprehur opinion dhe nuk është cënim i nderit e personalitetit të dikujt që nuk i pëlqen kur shprehja e opinionit bëhet pa shtuar shpifje dhe pa përdorur fjali fyese.
Gjykata e Apelit bën vlerësimin absurd nga pikpamja e ligjit dhe e logjikës juridike e asaj të rëndomtë. Në shprehjen “Kur bizantini njollos të ndershmin” i padituri menjëherë pa fakte (pra pa u vërtetuar nëse ato që shkruante Agim Shehu ishin apo jo të drejta) ka pranuar se shkrimi i Agimit ishte i drejtë dhe sulmi i Aleksandër Meksit kundër Agim Shehut ishte i “bizantit”. Është për të ardhur keq që në një vendim gjyqësor ndeshesh me një fjali si kjo e ndërtuar në mënyrë gati të pakuptueshme, kur fjala “bizantin” zëvendësohet pa kuptim me fjalën “bizant”.
Gjykata e Apelit nuk ka mbajtur parasysh se shkrimi im është publicistikë dhe jo vendim gjyqësor. Në publicistikë njeriu shpreh ndjesitë e tij, perceptimet e tij, dëshirat e tij, vlerësimet e tij në mënyrë të ndryshme nga sa bën një gjyqtar kur gjykon një çështje për të cilën do të japë një vendim që duhet të marrë formë të prerë.
Në gazetari e publicistikë nuk ka “vendime të formës së prerë”. Edhe sikur unë të krijoja idenë se në polemikën Meksi-Shehu, kishte të drejtë Shehu kjo nuk përbën dëm moral për Meksin. Por Gjykata e Apelit gabon në vlerësimet e saj sepse qëllimi i shkrimit tim nuk ishte t’i jepja të drejtë Shehut kundër Meksit, por t’i bëja Berishës ato pyetje që i kam bërë që në opinionin publik të sqarohej kush kishte të drejtë e kush jo nga dy hierarkët e lartë të pushtetit të kohës së Berishës, ish-kryeministri Aleksandër Meksi dhe ish-shefi i policisë Agim Shehu, që po kacafyteshin.
Unë si publicist nuk mund të prisja dhe nuk kisha asnjë detyrim ligjor të të prisnja e të mos shprehesha për këtë çështje deri sa një gjykatë të vendoste se kush ka të drejtë Meksi apo Shehu, vendim që mund të mos vinte kurrë dhe që nuk është e lehtë të vijë, edhe pse është zhvilluar një proçes gjyqësor, sipas meje krejtëisht i dështuar.
Gjykata e shkallës së parë e ka kuptuar dhe vlerësuar drejt faktin që unë qysh në fillim të shkrimit tim kam vënë fjalinë “shkas për këtë shkrim u bë një replikë shumë domethënëse e ish-kreut të policisë shqiptare, gjeneral majorit Agim Shehut, ndaj disa pohimeve të bëra në shtyp kundër tij nga ish-kryeministri Aleksandër Meksi”.
Nuk ka nevojë për vërtetim se shkrimi i Agim Shehut ishte dhe mbetet shumë demaskues për Aleksandër Meksin. Ndryshe nuk do të reagonte siç ka reaguar. Fjala “demaskuese” nuk ka asnjë tingëllim përkeqësues. Përdorimi i fjalës demaskuese nuk do të thotë aspak se unë mora në mbrojtje shkrimin e Agim Shehut, që edhe po ta kisha marrë në mbrojtje si p.sh. duke thënë më “duket më i argumentuar e serioz se ai i Aleksandër Meksit” nuk do të thoshte asgjë të padrejtë e të paligjshme, asgjë fyese e shpifëse.
Gjykata e Apelit gabon kur analizon e interpreton fjalët e mia “Kur bizantini njollos të ndershmin”. Ky është një nëntitull me rol stilistik në shkrim. Gjykata e Apelit duhej të kishte vënë re se ky nëntitull është i vënë me thonjëza që ndihmojnë për të larguar çdo keqkuptim se po marr në mbrojtje njërin kundër tjetrit. Gjykata e Apelit duhej t’i kishte kushtuar vëmendjen e duhur fjalisë që pason atë nëntitull dhe që është “Kjo do të ishte fjalia më e shkurtër për të shprehur njëherësh përmbajtjen e shkrimit dhe thelbin e mesazhit politik e moral të replikës së gjeneral Agim Shehut me shpifjet që sipas tij vazhdon të bëjë Aleksandër Meksi për të hedhur baltë mbi gjeneralin e policisë, fajet për mbrapshtitë që janë të ish-kryeministrit”.
Pra është e qartë për cilindo lexues se kam shkruar vetëm se si e kuptoj unë shkrimin e Agim Shehut, jo se unë i quaj të vërtetuara ato që thotë ai. Fjalët “sipas tij”, Agim Shehut, duhej të mjaftonin për t’i larguar plotësisht Gjykatës së Apelit ato mendime që ka shprehur në vendim.
Është një çudi më vehte se si Gjykata e Apelit ka arritur të arsyetojë “pretendimi i avokatit të të paditurit se në shkrim përdor figura letrare nuk mund të shërbejë në rastin konkret”. Pse nuk shërbekan vallë: mos e ndalon ligji që në shkrime publicistike të përdoren figura letrare që kanë marrë dhe kuptim të tipizuar jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera”.
Unë do ta quaj një mjerim gjuhësor e juridik fjalinë “Bizanti në këtë shkrim është i adresuar, ai sipas shkrimit është Aleksandër Meksi”. Aspak. Në shkrim nuk del gjëkundi se “Aleksandër Meksi është Bizanti”. Bizanti ka qënë perandori dhe ka marrë fund qysh në vitin 1453 kur Sulltan Mehmeti i II pushtoi kryeqytetin e saj Kostandinopolin (Stambollin e sotëm). Në shkrimin tim është përdorur termi “bizantin” e jo “Bizant”.
Në përdorimin e termit “bizantin”, “bizantizëm” nuk ka asgjë të kundraligjshme, asgjë fyese. Këto terma nuk kanë tingëllim përkeqësues (pezhorativ). Këtë e vërteton çdo fjalor gjuhësor që mund të hapësh. Në “Fjalorin e Gjuhës së sotme Shqipe” (edhe ky nuk mund të merret si model i saktësisë në shpjegimin e termave ndërkombëtare) shkruhet se “bizantin” do të thotë shtetas i Perandorisë mesjetare të Bizantit (ç’ka s’mund të jetë Aleksandër Meksi), “që ka të bëjë me Perandorinë dhe jetën e Bizantit”. Pastaj jepet kuptimi figurativ i fjalës “bizantin” “që është karakteristik për sjelljen, qëndrimet e veprimtaritë e shtresave të larta të zyrtarëve në Perandorinë Bizantine, hipokrit, dredharak, dinak që merret me hollësira të tepëruara”. Pra një shpjegim i ideologjizuar që krijon rrezik keqkuptimi. Në fjalorin “Uebster” të gjuhës anglo-amerikane s’jepen fare shpjegime të tilla. Në Fjalorin e Oksfordit për studjuesit e përparuar të gjuhës angleze kuptimi i fjalës “bizantin” shpjegohet “e ndërlikuar, e fshehtë, e vështirë për t’u ndryshuar”. Më i qartë është fjalorin i gjuhës franceze “Petit Robert” (botim i qershorit 2000) ku jepen të tilla shpjegime për kuptimin figurativ të termit bizantin : “term që të kujton debatet teologjike të kohës së Bizantit nëpërmjet teprimeve në marifete, karakterit formal e shterp”, dhe jep shembuj përdorimi si “diskutime e grindje bizantine, të diskutosh për seksin e engjejve, të çash në katër një fije floku”. Kurse “bizantizëm” ky fjalor quan “prirjen për diskutime bizantine”. “Bizantologji” quan “studimet historike dhe të qytetërimit bizantin”.
Në këto pra s’ka asgjë fyese. Nëse ka njerëz në Shqipëri ndaj të cilëve mund të përdoreshin terma të tilla më me siguri, ndër ta padyshim është edhe Aleksandër Meksi. Është bizantinolog. Për të në shtyp, jo nga “Rimëkëmbja”, është shkruar kohët e fundit se nga zhgënjimi prej dështimeve në politikë është kthyer në “bizantizmin” e tij për t’u përkushtuar shkencës së bizantologjisë. Madje është edhe një fakt që të bën të mendohesh për një “bizantizëm politik”. Kur ishte kryeministër i Shqipërisë Aleksandër Meksi u mburr se kishte gjetur e sjellë për tri ditë në Shqipëri një bamirës të madh “Perandorin e Bizantit” që do të investonte në vendin tonë 3 miliardë dollarë, përveç atyre 3 miliardëve të tjerë që do të investonte miku i zëvendës kryeministrit Tritan Shehu, i famshmi Xhon Mekgou, që kishte zbuluar arin shqiptar të fshehur në Zvicërr, por që ende nuk e dimë kujt i mbeti. Këto janë fakte për të cilat është shkruar në shtyp por nuk janë vërtetuara ende me vendime gjyqësore. Mos vallë sipas arsyetimeve të Gjykatës së Apelit unë duhet të detyrohem t’u paguaj disa qindra mijëra dollarë Aleksandër Meksit e Tritan Shehut sepse po shkruaj kështu? A nuk krijohet kështu terren gjyqësor që çdo batakçi të hedhë në shtyp në publik përralla të çuditshme dhe të presë se mos ndonjë i gjorë u referohet atyre dhe pastaj t’i kërkojnë atij shuma të majme? Ku mund ta çojë shoqërinë tonë angazhimi i gjykatave për të detyruar të “shpërblejnë dëme pasurore” ata që kur shkruajnë në shtyp i referohen ndonjë shkrimi të mëparshëm, por që nuk është vulosur me vendim gjyqësor?!
Në parim çështja gjyqësore e kurdisur nga Aleksandër Meksi në padinë e ngritur kundër meje duhej zgjidhur shumë thjesht vetëm duke iu përgjigjur kësaj pyetje: A ka vend për të ndëshkuar në rrugë gjyqësore një person i cili shkruan në një gazetë dhe i referohet një shkrimi të mëparshëm në një gazetë tjetër?”. Një llogjikë e shëndoshë juridike sipas mendimit tim, duhej të jepte përgjigje të prerë: kur dikush në një shkrim vetëm i referohet një shkrimi tjetër të mëparshëm dhe shpreh opinionin e tij për të nuk mund të paditet, as të ndëshkohet se ka cënuar nderin, dinjitetin e dikujt, apo ka shkaktuar ndokujt dëm. Përgjegjësinë për shpifjen apo fyerjen në publik e mban ai që e ka bërë për herë të parë. Përndryshe nuk do të ketë asnjë kuptim parimi “Shtypi është i lirë” dhe shuhet garancia kushtetuese për lirinë e mendimit e të shprehjes. Me vendimin dhe me arsyetimin e saj Gjykata e Apelit po e fut në rrugë të rrezikshme lirinë e shtypit në Shqipëri, të fituar me kaq vonesë e mund.

Është e dyta herë që më takon të paraqitem në një sallë gjyqi brenda 10 viteve të tranzicionit demokratik për të mbrojtur lirinë e shtypit. Në vitin 1992 jam paraqitur si avokat mbrojtës i palës së akuzuar në çështjen penale të ngritur nga “biznesmeni” francez Zhyljen Rosh kundër gazetës “Balli i Kombit” dhe gazetarit Myftar Gjana, të cilët Rosh i akuzonte për shpifje në dëm të tij sepse kishin shtruar çështjen nëse ishin të vërteta zërat që Rosh bënte veprimtari kontrabandë në Shqipëri. Nuk kishte, natyrisht, asnjë vendim gjyqsor që të kishte vërtetuar më parë se të shkruhej nga Gjana në “Balli Kombit” se Rosh ishte kontrabandist. Megjithatë, gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes Rosh u detyrua të tërhiqte padinë dhe liria e shtypit u mbrojt.
Tani në vitin 2002 po më bëhet përsëri nderi që të mbroj lirinë e shtypit duke qenë i paditur jo më nga një francez (që tashmë është marrë vesh mirë se cili është) por nga vet ish-kryeministri i Shqipërisë, sepse në shkrimet e mia u jam referuar fakteve të njohura botërisht, por që Gjykata e Apelit do të na e ndalojë t’u referohemi pa i vërtetuar ato me vendim gjyqësor të formës së prerë. Sikur të triumfojë kjo logjikë, atëherë shtypi i lirë nuk duhet të ekzistojë më në Shqipëri dhe gazetat duhet të kthehen vetëm në faqe kronikash të “fakteve të vërtetuara” gjyqësisht, të zëvendësohe tshtypi i lirë me “gazeta gjyqësore”, dhe me kaq të marrka fund infrormimi i lirë i publikut. Kjo do të thotë mohin i njërës nga të drejtat themelore të njeriut, të drejtës për informim pa kufizim. Ndërsa Gjykata e Apelit me arsyetimin e vendimit të vet kundër meje përpiqet t’i japë formë një censure gjyqësore mbi shtypin e lirë. Kurse misioni i shtypit të lirë është të zhbirojë faktet, të nxisë debatin, të gërrmojë për zbulimin e të vërtetave, të verë në lëvizje mekanizmat e tjera të shoqërisë të shtetit, jo vetëm të regjistrojë e të afishojë fakte që kanë marrë vërtetimin e “vërtetesisë” me vendime gjyqësore të formës së prerë. Prandaj, $ështjen në të cilën gjendem i implikuar e vështroj më shumë si një gjyq që po bëhet kundër lirisë së shtypit dhe shtypit të lirë. Për më tepër as Gjykata e Apelit nuk kavërtetuar ndonjë nga pretendimete Meksit kundër meje dhe as ka kundështuara pohimet mia me vendime të provuara gjyqëisht.
Më ngjan mjerim juridik kur në vendimin e Gjykatës së Apelit lexon fjalinë “Pra, aludimi i shkrimit pa fakte dhe i bërë botërisht është fyerje”. Si qenka fyerje aludimi? A e di Gjykata e Apelit përkufizimin ligjor të fyerjes?! Nëse nuk e di e ka për detyrë ta dijë. Nëse e di dhe nuk e zbaton vepron në kundërshtim me ligjin. Kur Gjykata e Apelit merr e analizon si aludimet dhe mbështetet në ato që i quan aludime apo po gjykon mendimin dhe jo veprimin, ajo gjykon një vullnet që ka mbetur i brendshëm jo një vullnet të shprehur. Kjo është e gabuar edhe veprim i paligjshëm. Edhe në rast se aludohet për një gjë apo për një person nuk mund të ketë fyerje.

Ky ishte rekursi.