Aleatet sulm mbi Irak !

Aleatet sulm mbi Irak !

Aleanca e "Koalicionit te Carmatimit te Menjehershem te Irakut", e perbere nga :
Afghanistan,
Albania,
Australia,
Azerbaijan,
Bulgaria, Colombia,
Czech Republic,
Denmark,
El Salvador,
Eritrea,
Estonia,
Ethiopia,
Georgia,
Hungary,
Italy,
Japan
Korea,
Latvia,
Lithuania,
Macedonia,
Netherlands,
Nicaragua,
Philippines,
Poland,
Romania,
Slovakia,
Spain,
Turkey,
Britain,
Uzbekistan, dhe pese shtete qe nuk duan te identifikohen, kane nisur sulmin mbi Irak sot.
Sirenat e alarmit rane rreth 90 minuta mbas skadimit te ultimatumit nga Presidenti Bush.
Me pas u degjuan rradhe te rende te artilerise anti-ajerore te ushtrine Irakiene.
Nderkohe ne radio ushtria Amerikane ka transmetuar mesazhe si "Kjo eshte dita qe populli i Irakut ka pritur".
Nderkohe ne radion shteterore, zyrtaret e Irakut shprehen vazhdimisht, se forcat e Aleances i jane drejtuar nje "Infernoje".

Lutemi per mbarimin sa me te shpejte te kesaj lufte, dhe sa me pak gjakderdhje.

sm.tracker.gif



Nderkohe behet e ditur se nje batalion i marinasve te ushtrise Amerikane, ka ardhur me afer se kurre te kape Bin Laden....
 

eM

Paper Moon
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Sinqerisht nuk dua as te mendoj se ne fund te fundit strumbullari i gjithe kesaj pune eshte nafta. Nese Bush eshte shtyre nga nje gje e tille atehere postin, besimin e americaneve nuk e meriton. Megjithate dua te kujtoj se US ka edhe rezerva te tjera, Alaska eshte mjaft per te mbajtur nje perqindje te mire qe konsumit pastaj mund te perdorin dhe Venezualan kur aty te pushojne strikes. dmth personalisht nuk mendoj se eshte nafta.

Shpesh harrojme se ne e dime qe ne 91 Iraku kishte arme kimike, biologjie whatever. I ka pasur dhe i ka. Derisa nuk tregoj as edhe nje document qe i ka prishur kjo tregon se keto arme jane perseri aty. Bush dhe shumica e Americaneve e dine qe keto arme Sadami nuk do te jete ne gjendie ti nisi nga Baghadad ne NYC ose Washington DC, nuk eshte e mundur, por sic tregoi 11 shtatori ka menyra te tjera per ti perdorur. Me vjen per te vjedhur kur Gjermanet dalin me teori se sulmet e shtatorit jane bere nga cifute. Kjo eshte shume e pamundur.

Persa i perket fotove qe nuk i tregojne mendoj se eshte pak si paradoks. Sinqerisht mendoj se do e nervozonin me shume popullin dhe do te shtonin etjen ndaj ndeshkimit te Irakut. Megjithate kam pershtypje ne kane frike se mos marin nje reaksion te kundert.

well, ne DC vazhdojne rally per Anti-War! te duhen 4 ore te shkosh nga 18 street ne 22! Megjithate, cti besh!

eM
 

elona

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Amerika po sulmon nje vend pa pyetur popullsine e ketij vendi. Po shkaterron e djeg gjithe irakun. Ndoshta nuk shkon tamam fjala e urte, por per nje plesht ai po djeg shtepine, jo vetem jorganin. Shume shtete demokratike sic eshte gjermani, nuk bashkohen me ameriken sepse ligji gjerman e ndalon qe te sulmosh nje shtet tjeter ne shtepine e vete, qofte ky shtet edhe komunist. Valle nuk eshte Kuba komuniste, po Korea e veriut? Perse nuk shkon Bushi ne Kube dhe te sulmoje Kuben?
Edhe dicka tjeter: Sadami nuk ka mundesi te kete te beje me bin ladenin sepse ai sdo te ja dije per luften e shenjte. Per mua Lufta qe po ben amerika eshte agresive dhe Bushi duhet te cohet ne gjyq si kriminel lufte!!
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

pare moon
do beje mire te shihje intervisten qe dha pres. b-ush kur u kthye te dielen nga camp david
gjeja kryesore qe vihej re ishte se mgjth ne nje dite te veshtire per luften ai ishte i kenaqur se ushtaret e tij "kishin ne kontroll te plote" shumicen e puseve te naftes ne jug
dil e thuaj se lufta s eshte per nafte

sa per armet e irakut
merr pak te dhena per vizitat ne bagdat te rumsfeld dhe se kush e armatose irakun dhe se kush e vuri ne pushtet sadamin
 

renea

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Kombi Amerikan nuk eshte Presidenti Bush, dhe po te nisesh me nje llogjike te shendoshe, flamuri Amerikan nuk esht flamuri i Bushit, ndaj dhe djegja e tij kalon caqet e mos-mbeshtetjes, ne nje cka tjeter te cmires, urrejtjes, dhe papunesise.
Pikerisht, vende qe i'a dedikojne ekzistencen Amerikes, poshterojne, perdhosin, djegin simbole te Kombit Amerikan. Jam dakort me qendrimin e kujtdo per aq sa kohe sa nuk perdhosen simbolet e nje kombi, sepse flamuri i 52 shteteve nuk eshte as i Bushit asi partise Republikane, por i amerikaneve qe kane qene dhe jane, te njejtet amerikane qe dhane jeten pa kursim per Europen.
Per kete aresye qellimet e paqedasheve jane te utleta, siperaqsore, hipokrite dhe feminore, ku na kthejne vitet 70 me shprehejn beni dashuri dhe jo lufte, thua se keto lloj sloganesh nuk i nxorri Kombi qe ata urrjene dhe i djegin falmurin. Aq larg shkon sa nuk do kishim mundesine te shkruanim ne forum sikur nje Amerikan i quajtur Bill Gates mos te kishte ndertuar kompanine, Mircosoft.
Luften nuk e do askush, as une, as ti, as Bushi, por ne jete, per te rriturit qe kane pergjegjesi, na duhet te bejme gjera qe s'na i ka enda por duhen bere.
Megjithese nuk para ju besoj burimeve te sjella ketu, shpresoj qe Meksika te jete me e zgjuar se nje burrito, sepse bilionat e dollareve te shpenzuara mbi Meksikane po perpiqen te ndalen nga Tom Daschle, nje anti-Bush, anti-lufte i perbetuar.
Nese Sadami nuk do te qe ndalur, cili nga shtetet "paqedashese", apo personat me lart, do te mbanin pergjegjesi nese neser nje terrorsit shperthen nje dyqan me bomba kimike?
Amerikanet, dhe ne qe jetojme ne Amerike nuk mund te vazhdojme jetet tona me shpresen se nje tip psiko-patologjik si Sadami, nuk do te na godase akoma.
A nuk eshte me mire te ndalet semundja para se t perhapet?

Kete vendet e BE e kuptojne, por interesat ekonomike u'a kane thare trute per sigurine e kombit Amerikan, por te shqetesuar mbi humbjet ekonomike ne Irak vene masken e 'paqesoreve' me urrejtjen e vjeter per fuqine Amerikane, teksa njerez me shume para dhe shume kohe, as qe punojne por ngelen duke u cirrur neper rruget e botes duke ju kushtuar qyteteve mijera dollare ne dite.
Lufta mbarofte sa me shpjet, dhe lutemi per sa me pak viktima.
 

renea

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Fillimisht postuar nga PaperMooN:
[qb] Sinqerisht nuk dua as te mendoj se ne fund te fundit strumbullari i gjithe kesaj pune eshte nafta. Nese Bush eshte shtyre nga nje gje e tille atehere postin, besimin e americaneve nuk e meriton. Megjithate dua te kujtoj se US ka edhe rezerva te tjera, Alaska eshte mjaft per te mbajtur nje perqindje te mire qe konsumit pastaj mund te perdorin dhe Venezualan kur aty te pushojne strikes. dmth personalisht nuk mendoj se eshte nafta.

Shpesh harrojme se ne e dime qe ne 91 Iraku kishte arme kimike, biologjie whatever. I ka pasur dhe i ka. Derisa nuk tregoj as edhe nje document qe i ka prishur kjo tregon se keto arme jane perseri aty. Bush dhe shumica e Americaneve e dine qe keto arme Sadami nuk do te jete ne gjendie ti nisi nga Baghadad ne NYC ose Washington DC, nuk eshte e mundur, por sic tregoi 11 shtatori ka menyra te tjera per ti perdorur. Me vjen per te vjedhur kur Gjermanet dalin me teori se sulmet e shtatorit jane bere nga cifute. Kjo eshte shume e pamundur.

Persa i perket fotove qe nuk i tregojne mendoj se eshte pak si paradoks. Sinqerisht mendoj se do e nervozonin me shume popullin dhe do te shtonin etjen ndaj ndeshkimit te Irakut. Megjithate kam pershtypje ne kane frike se mos marin nje reaksion te kundert.

well, ne DC vazhdojne rally per Anti-War! te duhen 4 ore te shkosh nga 18 street ne 22! Megjithate, cti besh!

eM [/qb]
Paper moon ke te drejte, Venezuela i eksporton Amerikes me shume vaj dhe nafte se cdo shtete tjeter. Me vjen kqe kur mendojne se lufta behet vetem per nafte, historia ka treguar qe Amerika ben lufte dhe per njerez, WW2 psh.
Presidenti i nje shteti demokratik eshte bere ne syte e cave me i keq dhe me kriminel se sadami qe percelloi me gas Mustard popullin e tij, popullin kurd, dhe popullin Irakien.

poshte sadami, kasapi i lindjes se mesme
 

kutabale

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Drejt ke er plak ku te marin vesh ata qe jetojne ne europe. Megjithese te thuash te drejten te gjithe duan te hajne nga pak. Sepse thuhet franca gjermania dhe rusia nuk duan lufte por duan paqe. Prandaj kane nenshkruar kontrata per biliona dollare qe te mbushin xhepat e tyre. Por fundja mire bejne te gjithe duan te rjepin ku te munden . Horojne se akoma jetojme ne bote te eger, por cfare kane bere ata per popullin e Irakut thjesht marin naften por popullin e kane lene te vuaj ndaj Sadamit. Ashtu sic ka bere franca me gjithe kolonite e veta. I ka lene te vuajne. Megjithate Une them qe ne cdo aspect qe ta maresh luften eshte ne favor njerezimit dhe te vete amerikes. Amerikes me teper per ti dhene nje shtytje qe te dali nga ky stres. E te thuash te drejten dhe shqiperia ben mire qe ta ndihmoj ameriken kush na ka ndihmuar neve deri mesot mos na kane ndihmuar francezet ose gjermanet opa ruset qe skane buke te hane. Edime qe ne shqipetaret kemi infulence te keqe ne Europe sa do qe me te zhvilluar te behemi. Influenca e keqe do te doje kohe qe te ike. Keshtu sna behet keq. Thjeshte do jemi te favorizuar, ne mut qe mut jemi skemi ca te humbasim. plus qe amerika na ka ndihmuar per luften me kosoven. Dhe mos te themi ta shoh nga nje ane ne jemi si cifutet ne europe qe si do njeri na shofin si nje gje e keqe. Skemi pse te luajme rolin e evropianeve.
sidoqofte thuaj qe kjo lufte qe eshte nisur te mbaroj me sa me pak humbje ne njerez nga te dyja palet. Dhe Paqe . paqe dhe liri pa lufte ska.

ps moderatoreve dhe anetareve te tjere
sme duket e drejte qe ne kete teme duhet te pranohen sharjet dhe sidomos shfryrjesh inatesh. Nuk eshte mire sepse shume vete ofendohen dhe merziten dhe te thuash te drejten nuk te behet qe te vish e te japesh opinionin tend.

Dhe kujdes Ju Qe shani Ameriken jo vetem ate por cdo shtet tjeter. mos haroni qe shumica e te ardhurave qe shqiperia ka jane nga emigrantet qe punojne jashte atdheut te tyre keshtu boll me nostalgjira mallengjyese. Flisni realitetin se flamuri valevitet andej nga fryn era.
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Te gjithe qenkemi bere politikane(dhe diplomate!) te medhenje !
Mbrojtes dhe sulmues ne te njejten kohe !
Pa dashur te hyje ne detale politiko-pragmatike,
ne te shumten e rasteve interesa te ngushta personale ( Sa eshte siperfaqja e fytyres se njeriut ? ):
Do te ishte mire t'ia benim nje pyetje Sekretarit z.Powell ne lidhje me z.Rowe( gjeneral dhe keshilltar presidenti !).
Do te kishim nje pergjegje qe do te ishte e nevojshme dhe e mjaftueshme per te kuptuar esencen
!!!
Kjo(pergjegje) mbase nuk do te jepet(merret) publikisht(vesh) asnjehere !
 

eM

Paper Moon
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

okay, nje krahasim per menyren si europa dhe US i zgjidhin problemet.

Europa-->pret. Idea eshte per sa kohe qe lufta eshte larg meje nuk kam asnje problem. marim nje shembull konkret. Bosnja Herzegovina kishte plot 5 vjet qe po vritej nga Serbet. Mijera veta po vdisnin cdo dite dhe Germania, Franca, Italia, Greqia etj thonin le te vriten per sa kohe qe nuk prekin asnje interes tonin. Pastaj kur konflikti u hap dhe u be i rezikshem Europa nderhyri me vrap. Edhe sot e kesaj dite aty ka trupa.

US--> nuk i le derisa te qelbet fare puna. Prandaj mendoj se hyri ne Iraq tani para se vendin e Sadamin ta zene nja nga femijet e tij edhe me te cmendur!

megjithate ka nje thenie kohet e fundit: The world was far better when we had a drunk and an adulterous. (Klinton dhe Jensin) :rolleyes: /pf/images/graemlins/wink.gif

eM
 

Darien

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

sot dëgjova dhe një gjë tjetër të (s'di ça epiteti t'i vë - të dhj..ë mbase)

një kolonel iraken që u dorëzua tha: nuk luftoj unë për Sadamin, ai është agjent amerikan, prandaj po dorëzohem

tani kalojmë në ca komente për zhvillimet e luftës

dy helikopterë Apache Longbow u rrëzuan nga forcat irakene - disa e quajnë këtë humbje të papritur

kur pashë analizën e betejës, u habita që nuk u rrëzuan më shumë - kushdo që ka lozur në kompjuter atë lojën "Apache" e kupton si përdoren këta helikopterë; funksioni i tyre është të sulmojnë armikun në lëvizje sepse mund t'i afrohen andej nga nuk e pret, ose për sulm nga krahët kundër tankeve të kundërshtarit në pozicion mbrojtës në një kohë kur ky kundërshtar është duke luftuar tanket e tua në mënyrë ballore

ideja në përdorimin e helikopterëve në këto raste është që mund të ngrihen lart sa për të lëshuar disa raketa (hellfire tank-killer missiles) dhe të ulen përsëri për të vazhduar luftën afër tokës

kur përdoren në sulm frontal si në këtë rast, kundërshtari e ka të lehtë të shkaktojë dëm sidomos me anë të MLRS (nuk po e përkthej Multiple Rocket Launch Systems), të cilat krijojnë një zonë vdekjeje në ajrin përpara tyre; për këtë arsye të gjithë helikopterët që morën pjesë në atë sulm patën një farë dëmi, njëri prej tyre aq sa u vra gjithë ekuipazhi, një tjetër aq sa ra direkt dhe u kap ekuipazhi, të tjerët u kthyen në bazë për riparime

në simulime të luftës kundër rusëve, edhe ato katjushat e vjetra që kishim në Shqipëri (ndoshta i kemi akoma) ofronin mbrojtje të mirë kundër sulmit ballor nga një kompani helikopterësh

e vetmja arsye që shoh unë për sulm të tillë, është shpresa që të fitohet lufta pa përdorimin e artilerisë së rëndë - kur ke një kundërshtar që ka një vijë mbrojtëse të parapërgatitur dhe të përforcuar (beton, bunkera, etj.), nga ana ushtarake është më mirë të sulmosh me forcë të përqendruar - artileria e rëndë vazhdon bombardim të pandërprerë, tanket e tua lëvizin vazhdimisht, avionët luftarakë (ata që u fillon emri me F) kryejnë misione SEAD (Suppression of Enemy Air Defense), avionët A-10 (të ashtuquajturit tank-killers) vijnë pas luftarakëve dhe kryejnë detyrën, gjithë informacioni i mbledhur nga këto manovra përdoret nga helikopterët për sulm nga krahët (flanking maneuvers) - ky është plan i njohur beteje; ushtria jugosllave bënte shpesh stërvitje se si mund të luftonte kundër një plani të tillë në qoftë se pushtonte sovjetiku (kishin ca frikë pas pushtimit të Pragës)

i vetmi problem me këtë plan lufte është që artileria, kur përpiqet të zbutë pozicionin mbrojtës, sjell shumë shkatërrim pa dallim; kur e dinë që do u duhet ta administrojnë Irakun për shumë vjet, nuk duan të armiqësojnë popullsinë duke u shkatërruar shpinë dhe duke u vrarë të afërmit civilë

(s'po i marr parasysh fare arsyet humanitare për shmangien e vdekjeve dhe plagosjeve civile; po të them që amerikanët e bëjnë këtë se janë zemërmirë nuk më besojnë ata që janë kundër luftës, prandaj po ju them arsyen që merr parasysh interesat amerikane - u intereson që të luftojnë në këtë mënyrë)

nuk e di sa do zgjasë kontrolli i formave të betejës në këtë mënyrë, sepse po të vazhdojë shumë lufta, administrata e Bushit do ketë parasysh Vietnamin, kur synimet politike e kufizuan aq shumë ushtrinë sa nuk kishte si ta fitonte luftën - nuk mund ta lejojnë përsëritjen e asaj situate, prandaj metodat e reja janë akoma në provë e sipër, po nuk dolën me sukses do përdoren të vjetrat që u dihet vlera
 

Darien

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Fillimisht postuar nga elona:
[qb] ...Sadami nuk ka mundesi te kete te beje me bin ladenin sepse ai sdo te ja dije per luften e shenjte....[/qb]
Sadami ka bërë shumë shpesh thirrje për shkatërrimin e Izraelit dhe është përpjekur të përdorë propagandën për ta paraqitur veten si mbrojtës të Islamit (po deshe prova për këtë, bëj një kërkim në internet për reaktorin bërthamor që bleu nga Franca dhe që u shkatërrua në vitin 1981, kërko dhe gjithë fjalimet që mbajti në vitet 1979-1980)

Shumë nga vendet islamike ia dinin fytyrën e vërtetë dhe nuk e përkrahën, po pati dhe nga ata që pasi dëgjuan fjalinë e parë "po luftoj për Islamin" nuk pyesnin më se kush ishte - pikërisht për këtë arsye do t'i adijë Sadami, është një vegël shumë e fuqishme për të mbajtur pushtetin e vet
 

renea

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Darien
pikerisht nje gjeneral ne pension, tha se kjo lufte eshte shume "politikisht korrekte" pra duket sikur ushtria amerikane po lufton me "dorashka", puna duehet qe te terhqein dorashkat dhe te luftojne tamam.
Sipas disa analisteve, fushata "Shock and Awe" nuk ka filluar, ajo do te jete marrja e Bagdadit dhe shkaterrimi i Gardes kriminele te Republikes.
Megjithate, regjimi frikacak i Sadamit e tregon fytyren duke maskuar ushtaret si civile te dorezuar dhe mepas duek gjuajtur mbi amerikane, soe duke keqtrajtuar roberit e luftes.
 

ali

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Fillimisht postuar nga Olorin:
[qb] Darien
pikerisht nje gjeneral ne pension, tha se kjo lufte eshte shume "politikisht korrekte" pra duket sikur ushtria amerikane po lufton me "dorashka", puna duehet qe te terhqein dorashkat dhe te luftojne tamam.
Sipas disa analisteve, fushata "Shock and Awe" nuk ka filluar, ajo do te jete marrja e Bagdadit dhe shkaterrimi i Gardes kriminele te Republikes.
Megjithate, regjimi frikacak i Sadamit e tregon fytyren duke maskuar ushtaret si civile te dorezuar dhe mepas duek gjuajtur mbi amerikane, soe duke keqtrajtuar roberit e luftes. [/qb]
Kurse Trimat Amerikane kane qysh ne fillim te luftes qe thone se kemi marre portin Um Qasr dhe asnje gje nuk kan marre. /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

ali

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Te keshilloj qe te shikosh ndonje here kanalin Al-Jazeera JSC edhe pse nuk din arabisht se ndoshta shikon gjera te cilat mediat amerikane nuk i nxjerrin.
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Fillimisht postuar nga lissus:
[qb] na ishte njeher rreth 2700 vjet me pare ,ku ne zonen ku ndodhet sot Iraku shtrihej Perandoria e Babilonise qe per shtrirjen e saj gjeografike nga pushtimet e bera , per zhvidhimin ekonoimik , per fuqine e saj ushtarake , per modernizimin, arkitekturen ,qyteterimin ...ajo deklarohej dhe ishte superfuqi boterore ne ate epoke ...

ehhhh i dashur CHEYENNE
Egjypti, Babilonia , Medio-Perset, Greqia, Roma,... cfare fundi ka bere valle lavdia e tyre /pf/images/graemlins/frown.gif e ja sot per te kenaqur ty aleanza Anglo-Amerikane sme duket me llogjik arsyetimi yt qe qenka e veshtir te pertysim faktin qe sot U.S.A eshte superfuqi boterore ..., do te ishte me e veshtire te pertypet fakti qe jetojme ne mijevjecarin e 3 pas eres sone , e njeriu krijesa me e mrekullushme , inteligjente e planetit ku po jetojme akoma sgjen menyren per te jetuar ne paqe e ne harmoni me njeri tjetrin . [/qb]
Duhet te kishe vene dhe Mongoline aty e cila shtrydhi Kinen. Per mua sdo te thone asnje gje keto "perandori te deshtuara".
Shume njerez qe duan paqe (edhe une jam i tille) kujtojne se cdo gje do te mbyllet duke shmangur luften, gabohen, gabohen duke menduar qe Sadami do te shkatronte armet e tij qe kush e di per sa kohe i ka pregatitur per ti perdorur ne "luften e shenjte"(sic e quajne ata) kunder amerikes. Amerika eshte nje vend, dhe i vetmi vend qe lufton per demokracin dhe te drejtat e qenies me te bukur te kesaj bote. Shtetet evropjane u hidheruan qe USA u fut ne nje lufte pa to, dhe kjo dmth qe USA eshte nje plotfuqi absolute ne kete toke(dhe duhet te jete akoma me e fuqishme per te perballuar luftrat e cecenve dhe kurdeve te turqise).
Sa per Romen qytetin e perjetshem Greqin e lashte dhe Egjyptin le te ngelet nje histori e bukur dhe terheqese sepse ne mijevjecarin e 3-te pas eres sone luftohet nje lloj armiku qe quhet terrorist. Evropa deri me sot, akoma nuk ka marre masat e nje lufte te tille dhe amerika nga ana tjeter po ndjen humbjet e para e nje beteje te luftes qe e gjithe bota duhet te kontributoj dhe mos te shohi kendveshtrimet ekonomike qe duken arsyetime ne siperfaqe.
 

miyuki

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb]
Fillimisht postuar nga Olorin:
[qb] Ana, nuk mendoj se eshte puna tek pa drejtesia e luftes, se sa tek urrejtja e fuqise Amerikane.

Fundja, nese proteston per paqe nuk duhet te hedesh bomba me benzine amdasedes, apo fast-food, apo bankave amerikane neper bote, sepse po proteston per paqe.
Ndaj, gjithe kjo pune e paqes thjesht bie poshte qeillimit te saj, duke dale si gjtihmone tek interesat, qe kane (Fr, Rus,Chi, Ger etj), dhe ne Europe imitimi i nje kulture eshte epidemi sidomos midis Shqiptare.

(referohu tek shkrimet me lart per vertetim) [/qb]
llogjike e "shendoshe" sidomos kur fjala eshte per fqinjet e amerikes kanada dhe meksike
te dyja keto vende jane me qeveri pro amerikane me ekonomi 90% amerikane
por c ti besh se vendosen kete rradhe te mos perkrahin ameriken
ata vendosen te bejne ate qe eshte me e moralshme te mos perkrahin ameriken dhe te mos hyjne ne lufte kunder interesave ekonomike te shteteve te tyre por duke qene koshient se bene ate qe ishte e drejte
s eshte vetem ne europe qe politikat amerikane kundershtohen
te shtunen ne proteste ne ottawa canada para ambasades amerikane u dogj flamuri amerikan dhe ambasada u llangos me boje te kuqe
jam i sigurte se gjysma e atyre qe moren pjese ne demostrime ne kanada mund te punojne ne shoqeri amerikane por kjo si pengon te qendrojne ne ate qe eshte e drejte
te mos perkrahin ameriken ne lufte [/qb]
Sa per dijenine tende, protesta per paqen ka kudo, por kjo s'do te thote qe ai vend eshte kunder Amerikes...
Gaboj apo nja dy nga pengjet amerikane vinin nga Mexico???(çne qe s'paska ushtare Meksikane???)

Per sa i perket Kanadase, ajo e mbeshtet plotesisht nderhyrjen Amerikane ne Irak, pavaresisht se ka vendosur te mos dergoj forca, gje qe me duket absurde, sepse mbi nevojen e mbeshtetjes morale, Amerika ka nevoje per ndihme ushtarake.
Kur kete ndihme mundi t'ja jepte Shqiperia, atehere Kanadaja e shtetet e tjera te medhaja si Italia, Spanja, Japonia e te tjera, mund ti jepnin dhjetefishin....
 

TDSH

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

There is a difference between mexico and new mexico...look it up in the map!
 

miyuki

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Fillimisht postuar nga EDI-:
[qb] There is a difference between mexico and new mexico...look it up in the map! [/qb]
e ç'hyn New Mexico ketu?
çuni me para tha qe Mexico s'ka derguar trupa, ndersa pengjet thane qe vinin nga Mexico...
 

marko

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Me kte llogjike qe keni ju (per nje plesht djeg jorganin) ata aleatet qe bombarduan Drezdenin e Berlinin e kishin gabim.
Turp tu vinte Sovjetikeve e Anglo-Amerikaneve qe rrihnin me artileri Berlinin e qytete te tjera te Gjermanise.
Do kete pas dhe athere njerez qe u dhimsej Hitleri, me falni populli gjerman.
 

marko

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Edhe qafsh mu, kush e permeni Kanadane si shtet te fuqishem?
Kanadaja eshte shteti me pa peshe ne bote, dac politikisht, dac ekonomikisht dac ushtarakisht (30.000 ishtare ka gjithsej)
Kanadaja eshte shtojce e GB dhe USA, dhe ata nuk e dine ca po i bojn vetes, duke fishkelly flamurin amerikan.
 

Darien

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

masa e ushtrisë kanadeze nuk tregon forcën e vërtetë të Kanadasë, marko

ata kanë patur pakt mbrojtjeje me Anglinë kur ishte mbretëresha e deteve dhe me Shtetet e Bashkuara pothuajse prej themelimit, është e panevojshme dhe humbje e kotë burimesh materiale dhe monetare të kenë ushtri të barabartë me disa nga vendet europiane (me të cilat kanë ekonominë të barabartë)

liria e fjalës ka atë të mirë, njerëzit protestojnë pa u burgosur - po të thotë Kanadaja që nuk ta jap votën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duhet t'u vijë inat amerikanëve (kur i bie radha Kanadasë për të qenë anëtare, kuptohet), protestat nuk i kanë problem


një shënim tjetër këtu në lidhje me flamurin amerikan: Gjykata e Lartë (Supreme Court) ka deklaruar që është një mënyrë e shprehjes së lirë që mbrohet nga Shtojca e Parë e Kushtetutës (First Ammendment) - personalisht nuk jam dakort me këtë, mendoj që të djegësh flamurin amerikan në Amerikë duhet të ketë një farë dënimi nga ligji, ashtu si duhet të ketë po të djegësh flamurin shqiptar në Shqipëri - megjithatë, përderisa tani tregohet e ligjshme, dënimi ndaj atyre që e bëjnë mund të jetë vetëm moral (bashkë-protestuesit shpesh u flasin atyre që djegin flamurin)
 
Top