Aleatet sulm mbi Irak !

Aleatet sulm mbi Irak !

Aleanca e "Koalicionit te Carmatimit te Menjehershem te Irakut", e perbere nga :
Afghanistan,
Albania,
Australia,
Azerbaijan,
Bulgaria, Colombia,
Czech Republic,
Denmark,
El Salvador,
Eritrea,
Estonia,
Ethiopia,
Georgia,
Hungary,
Italy,
Japan
Korea,
Latvia,
Lithuania,
Macedonia,
Netherlands,
Nicaragua,
Philippines,
Poland,
Romania,
Slovakia,
Spain,
Turkey,
Britain,
Uzbekistan, dhe pese shtete qe nuk duan te identifikohen, kane nisur sulmin mbi Irak sot.
Sirenat e alarmit rane rreth 90 minuta mbas skadimit te ultimatumit nga Presidenti Bush.
Me pas u degjuan rradhe te rende te artilerise anti-ajerore te ushtrine Irakiene.
Nderkohe ne radio ushtria Amerikane ka transmetuar mesazhe si "Kjo eshte dita qe populli i Irakut ka pritur".
Nderkohe ne radion shteterore, zyrtaret e Irakut shprehen vazhdimisht, se forcat e Aleances i jane drejtuar nje "Infernoje".

Lutemi per mbarimin sa me te shpejte te kesaj lufte, dhe sa me pak gjakderdhje.

sm.tracker.gif



Nderkohe behet e ditur se nje batalion i marinasve te ushtrise Amerikane, ka ardhur me afer se kurre te kape Bin Laden....
 

lule-bore

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

MREME KAM DEGJUAR TEK RAIUNE QE NENAT IRAKIENE I KANE BLER FEMIJEVE KUFJE ME KASETOFON QE KUR TE FILLOJNE BOMBARDIMET FEMIJET TE MOS TMERROHEN POR TE DEGJOJNE MUZIKE?
VALLE E MERITOJNE ME MIJERA NJEREZ TE PAFAJSHEM TE FLIJOHEN SEPSE AMERIKA DO KOKEN E SADAMIT E DY DJEMVE?
NUK JU BE MESIM NE AFGANISTAN QE SHKUAN ME MIJERA JETE NJEREZISH PER BIN LADENIN E AI VAZHDON TE JETE GJALLE .VALLE NJERZORE ESHTE KJO
XHORXH BUSH TANI MENDOJ QE ESHTE KRIMINELI ME I MADH QE NGA 11 SHTATORI E DERI TANI KA SJELLE VIKTIMA TE PANUMERTE.

PER Q PO NDODH NE PALESTINA AFGANISTAN IRAQ GJITH KY GJAK I PAFAJSHEM O ZOT NA NDIHMO?

AMERIKA PO LUAN ME JETE NJERZISH PER OILLLL.NA ISHTE NJEHER PO AJO AMERIKE QE NDIHMONTE DHE FUQIZONTE SAAM IDIOTIN QE TE LUFTONTE IRAKUN? APO NUK E DINI? DHE PO AJO AMERIKE PERSERI NXIT SADAM IDIOTIN TE LUFTOJE KUVAJTIN E NDERSA KUVAJTI NDODHET I PA MBROJTUR PER BALLE IRAKUT SHFAQET AMERIKA SHPETIMTARE QE SHPETON KUVAJTIN NGA IRAKU DHE E BEN TE SAJEN SEPSE AMERIKA E KA NE DORE KUVAJTIN TANI DON TE RREMBEJE IRAKUN QE TE VAZHDOJE ME IRAN SIRI ETJ ETJ PO ZOTI ESHTE I MADH E LE TE SHPRESOJME NE NDONJE MREKULLI
 

Karl von Ghega

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Amerika eshte nje force kriminele dhe kete po e tregon me se miri.
Turqia akoma nuk eshte shprehur aleate e saj edhe pa perkrahjen e turqise sdo jete e zonja te bej asgje pasi nuk duan pranine e trupave turke ne Irak po kjo gje ska per te ndodhur.Iraku sot ka perballur me se miri sulmet nga ana e jugut duke hedhur 6 raketa mbi kuvajt.
 

marko

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Raketa qe Sadami nuk i kishte, se ishin te ndaluara.
Pffffffffffffff
By the way, Karl, ato raketat u shkaterruan nga baterite e rraketave Patriot.
Divizione Irakiane po dorezohen sipas rojterit.
Divizione!
O Karl, ai Sadami sikur nuk kishte arme qe jane ne kundershtim me marrveshjen e pasluftes.
A e di ti se ato raketat skud tejkalojne rrezen e lejuar nga armepushimi i 91?
 

shpati

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Du vetem nje vrejtje per administratoret e kti forumi.njeriu me pseodonimim pasha flet shqipe e nuk ka idenditet komtare.E quan SHBA fuqin kriminale.te flasesh kshtu e ti thushe veti shqiptare nuk eshte e drejte.kta njerze qe menojne kesht jane mbeturina te sllave e te turqve.DHe une menoje se nuk duhet lejuar qe te kene munsi te flasin kshtu ne nje furume SHqiptare me mir do te ishte qe ata mendimin e tyre ta japin ne furume sllave e turke se ndoshta edhe do ti pagunin.
 

ardx

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

o kosovar shume ekstremist qenke.amerika beri nje nderhyrje relativisht te drejte ne kosove,po kjo sdo te thote qe c'do gje qe ben amerika eshte korrekte.une jam per paqen gjithmone dhe besoj se aministrata amerikane,jo populli amerikan,eshte nje rrezik per mbare boten.kan krijuar nje fuqi te tille,duke u nisur nga perfundimi i luftes se dyte boterore,qe mund te bejne c'fare te duan dhe kur te duan.absurde po te mendosh qe jemi ne kerkim te nje paqe boterore
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Secili ka opinionin e tij ne lidhje me Ameriken apo luften ne Irak. Mendoj se nuk eshte mire qe te imponohet nje opinion apo nje tjeter. Dikush mendon Ameriken si nje superfuqi qe ve/mban rregullin dhe perkrah demokracine ne Bote, te tjeret e shikojne si agresore. Prandaj ky eshte forum i lire qe gjithkush te shprehi mendimet e tij. Sido te jete, do ishte mire mos te kalonim ne ekstremitete per hir te mbrojtjes se idese tone.

Paqe ne AF! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

kutabale

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

por te flasim ne shqipetaret per demokraci si nuk na shkon shume. per vete faktin qe kemi jetuar mbi 45 vjet nen diktatur. Ku e ekemi pervetesuar kaq mire sistemet demokratike ne shqiperi ku njerezit akoma theren per i llaf goje me mire politikanet jane ata qe theren. Keshtu ne kemi shume per te perfituar e mesuar nga amerika. Te drejtat si njeri ne radhe te pare. amerika eshte per nje bote te hapur te lire dhe mundesi e oprtunitete te medha. Dhe vete jeta ekonomike qe eshte ne amerike eshte ne saj globalizimit ku te gjithe te marin pjese ne saj te fuqise qe kane. Mua sme duket hic e drejta existenca e atij regjimit ne Iraq. Sic ishte edhe ne shqiperi per 45 vjet. nuk e di por se mendoj se do deshte ndonje ri te jetonte ne ato periudha. Lufta ka nje arsye. dhe kjo lufte ka filluar qe ne 11 shtator. ku u vrane gjithe ata vete dhe u godite "Ministria e mbrojtjes".
Dhe desha te shtoja se Turqia e aprovoi dhe i dha lejen amerikes te perdori token e saj. POr nuk e besoj se amerika do te japi para per turqine. Me gjithate parate qe ajo do te merte ishin jashte zakonisht shuma te medha. deshiroja ti ndodhte shqiperise nje gje e tille. por. besoj se prape kemi per te mare para nga USA>
 

Darien

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Fillimisht postuar nga el_che:
...sot u tha se per shqiperine dhe vendet aleate te USA ne kete lufte nuk do rritet cmimi i naftes...
el_che,
kush e kontrolloka kështu çmimin e naftës? I mendoni këto gjëra apo e besoni direkt sa e thonë në televizor, radio, gazetë?

po të shpenzosh një orë kohë në jetën tënde për të kuptuar tregun e energjisë në botë (nafta është një nga pjesët përbërëse të këtij tregu) e kupton që nuk i premton dot Amerika çmim nafte Shqipërisë apo kujtdo tjetër - mund të premtojë ndihmë, para, armë, etj, po jo çmim fiks nafte
 

enton

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Per futbollisti.

1)Vertet qe USA mer oil nga venezuela ose me mire merte pasi tani ne venezuele puntoret e naftes jane ne greve(arsye qe benzina u rit ne USA kete muaj)

2)Pas clirimit te Kuvajtit USA beri kontrata te dores se pare me qeverine kuvajtiane duke qene retailer i pare(i shiste nafte edhe frances gjermantit...)

3)Me pushtimin(me falni) clirimin e Irakut do vije qeveria "lolo" e cila do hedhe kembet sipas muzikes se USA ashtu sic moren ate presidentin aktual te Afganistanit qe jetonte ketu ne downtow brooklyn/NY dhe e vendosen atje.(Cudi se sapo ndoqa lajmet Donald rumsvelt i ben thirje ushtrise irakiene mos digjni puset se do quhet krim???? pse nuk i thote mos vrisni kurdet ose civilet se eshte krim!!).

Duhet permbysur regjimi diktatorial/tip komunist, se po vuan populli thone, pse nuk heqin kastron ku perdite Kubaneze ja fusin me not per me ardh ne USA, pse smeren me korene e veriut kur para disa ditesh beri nje test atomik)

Com one njerez te rime shtrember dhe te flasim drejt. Ne fund kur cdo gje te kete mbaruar familjet e medha ne USA do kene siguruar edhe 200 vjet jetegjatesi biznesi, ndersa ne populli do vazhdojme te shikojme per ndonje overtime ne pune te mbulojme shpenzimet e familjes.
Pershendetje Enton
 

Darien

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Fillimisht postuar nga Enton:
...Made in oil. Nuk po diskutoj me gjate pasi ketu ne NY kemi diskutuar aq shume reth kesaj sa na u be boze....
Ndoshta duhet të kishit diskutuar pak më mirë çështjet strategjike.

Opinione këto ditë janë me shumicë, në vend që t'ju them opinionin tim po mundohme të hedh pak dritë nga pikëpamja strategjike. Po përdor llogjikën dhe jo emocionet. Shikoni që nuk po them asgjë nëse njëra anë ka të drejtë apo ana tjetër. Po ju them më poshtë vetëm cilat janë synimet e secilit dhe ç'mendojnë se do arrijnë me njërin veprim ose me tjetrin.


Terrorizmi është metodë balancuese e fuqisë. Një grup me më pak armë, para, dhe ushtarë mund të luftojë me sukses një kundërshtar të fuqishëm kur përdor luftën guerile (në rast okupacioni) ose jo-konvencionale (mos sulmo ushtarët po sulmo civilët, përdor bombat që kushtojnë pak po bëjnë dëm shumë, etj.). Këto metoda janë përdorur prej kohësh nga IRA, janë përhapur nga agjencitë e inteligjencës, janë studiuar mbarë e prapë nga pikëpamja luftarake, prandaj po e lë me kaq.

Amerika ka nevojë për ndihmën e vendeve arabe që të luftojë organizata të ndryshme terroriste (jo vetëm bin Ladenin). Në këto vende, bashkëpunimi me Amerikën rrit presionin e brendshëm kundër qeverisë. Disa vende nuk bashkëpunojnë fare.

ShBA tani ka nevojë të ushtrojë presion mbi këto qeveri dhe Iraku është shteti më strategjik në Gjirin Persik. Nga Iraku mund të shkosh shumë lehtë në Arabinë Saudite, në Iran, dhe në Siri. Amerikës i intereson të ketë forca ushtarake në Irak për arsye që vazhdojnë edhe 10 ose 20 vjet në të ardhmen.

Nga ana financiare, pushtimi i Irakut, rindërtimi, dhe mbajtja e forcave të nevojshme për veprimet e mëtejshme, do kushtojë më shumë se fitimi nga nafta irakene. Nuk po them në asnjë mënyrë që nafta s'ka rëndësi, po është vetëm një faktor.
 

Darien

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Fillimisht postuar nga Enton:
pse nuk i thote mos vrisni kurdet ose civilet se eshte krim!!).
Kurdët nuk kanë nevojë për mbrojtje në tokë - në fakt mund të shkaktojnë komplikime nëse forcat turke hapin frontin e veriut. Megjithëse e urrejnë Sadamin, kurdët nuk i duan as turqit. Mund të shkruaj pak më tepër për këtë kur të flas për Turqinë (po pata kohë).

Tani për tani, e vetmja ndihmë që duan kurdët është të mos kenë luftë kundër forcës së përqendruar të Gardës Republikane dhe të mos kenë sulm nga ajri. Të dyja i kanë të siguruara.

Kurdish Democratic Party (KDP):
- 15 mijë luftëtarë të armatosur dhe shumica veteranë të luftës civile kundër Patriotic Union of Kurdistan (PUK)
- ka pak dialog me Uashingtonin me qëllimin kryesor kufizimin e influencës turke në Irakun e veriut
- para pak kohe i bëri kërkesë Sadamit për armatime që të pengonin sulmin turk

për PUK (Bashkimi Patriotik i Kurdistanit) mund të shkruaj më vonë
 

Darien

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Fillimisht postuar nga Enton:
...pse smeren me korene e veriut kur para disa ditesh beri nje test atomik...
Pushtimi i Koresë së Veriut vendos forcat amerikane në kufi me Kinën - gjë që Kina nuk mund ta lejojë

Nga ana strategjike, sido që ta rrotullosh, pushtimi i Koresë së Veriut (ose bashkimi me jugun duke përdorur forcën) del me humbje për Amerikën.

Edhe pa ndërhyrjen e Kinës, Koreja e Veriut ka të paktën një milion e gjysëm ushtarë. Pushtimi nuk është i mundur, dhe nuk ka asnjë lloj fitimi. Hapja e Kinës ndaj kapitalizmit do e izolonte aq shumë Korenë e Veriut sa herët a vonë do binte regjimi, ashtu si ranë në Europën lindore.

Rezultati: Merru me Kinën se atje ia vlen barra qeranë.
 

ardx

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

x darien

po ti qenke i gjithanshem............

c'fare analize fenomenale........


po te bej une nje pyetje.te duket e drejte,nga ana njerzore e morale,lufta qe po ben amerika ne irak?
 

Djalepopulli

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

My fellow citizens, the dangers to our country and the world will be overcome. We will pass through this time of peril and carry on the work of peace. We will defend our freedom. We will bring freedom to others. And we will prevail."
George Bush
Qytetare te mij, Reziqet ndaj vendit tone dhe te botes do te kalohen. Ne do te kalojme rreziqet e kohes sone dhe do vazhdojme te punojme per paqen. Ne do te mbrojme lirine tone. Ne do te sjellim lirine tek te tjeret. Dhe ne do te fitojme.
George Bush

Dhe ne fund nje lutje.
Te lutem perendi mbroji Ameriken dhe Shqiperine. Mbaji ne pellembe te dores te gjithe ushtaret Amerikane dhe Shqipetare qe sot luftojne per nje bote me te mire kunder kriminelave dhe vrasesve te pashpirt. Mbroji gjithashtu ushtaret dhe qytetaret e pafajshem irakene.
 

Darien

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

ardx,

opinionin tim nga ana morale e dinë ata që u hyn në punë, më shpjego pse të duhet ty dhe ndoshta e them

po s'të pëlqeu ndonjë shpjegim që jap, sqaroji njerëzit me fakte dhe argumenta; është formë e njohur debati që kur nuk do të merresh me mesazhin kalon në ironi ose përpiqesh të zhvleftësosh shkruesin
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Nje sqarim, sipas Kores se Veriut, ata kane hapur centralet atomike per energji, pasi ata perdorin hidroenergji, dhe duke qene se atje tani ka ngrire gjithcka, vendi ndodhet ne gjendje mizerabel.

Pike tjeter, lufta me Irakun, ka filluar ne te vertete qe me 11/9, duke u nisur qarte nga ajo qe Bush tha qe atehere qe ne do luftojme terroristet dhe cdo vend apo shtet qe i mbeshtet ata. Iraku ishte me Afganistanin ne listen e zeze qe ne fillim. Me nderhyrjen e Powell (kur i tha Bush, qe po te niste luften ne Irak nuk do kishte mbeshtetje nderkombetare), u vendso te luftohej ne fillim vetem ne Afganistan. Pasi ceshtja Afganistan mbaroi ju kthyen ceshtjes Irak. Perseri nderhyri Powell qe kerkoi qe te behej rezoluta dhe te kerkohej qe dhe UN te bente punen e saj. Bush vendosi te degjoj keshillen e tij. Por UN tregoi qe nuk ishte ne gjendje (ka qene ndonjhere??) te bente punen e saj, keshtu qe Usa ju desh te kalonte ne zgjedhjen perfundimtare.
Me keto qe thashe, nuk dua aspak te justifikoj luften e USA, dhe ndonje tifoz i tyre nuk jam, thjesht desha te tregoj qe qellimi nuk eshte nafta (kuptohet qe dhe ajo do kete influencen e saj), por Plani strategjik i sigurise se USA.
Ju them vetem dicka, mendohuni, sikur e gjithe bota te ishte vendosur kundra ketij diktatori, sa do kishte rezistuar ai? PO jua them, asnje dite, biles as lufte nuk do ishte e nevojshme. Mendoni, c'fare do ndodhte sikur lufta te pushonte tani, kush do ishte fitimtari dhe do behej akoma me keq?
Mendohuni....

Nqs nuk keni zgjidhje me te mire, beni me mire te heshtni..

Une (ne heshtje) /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

rreth Irakut të Veriut

- Kurdët kanë si synim krijimin e shtetit të pavarur të Kurdistanit (përsëri po e lë në dorë të lexuesit të vendosi nëse është gjë e mirë apo e keqe po të ndodhë - na bën mirë t'i mendojmë për vete këto gjëra, jo të na i japin të gatshme)
- Irani dhe Turqia janë kundër kësaj ideje
- Kurdët nuk janë të bashkuar në këtë qëllim prandaj do e kenë të vështirë të dalin me sukses

- Dy grupet më të fuqishme janë KDP (Kurdish Democratic Party = Partia Demokratike Kurde) dhe PUK (Patriotic Union of Kurdistan = Bashkimi Patriotik për Kurdistanin)
- Të dyja grupet kanë bërë përpjekje diplomatike që të shtojnë mbështetjen ndërkombëtare për idenë e Kurdistanit të pavarur
- Kjo shihet në udhëtime e Masud Barzanit (anglisht: Masoud Barzani) i KDP-së dhe Xhelal Talabanit (anglisht Jalal Talabani) i PUK-së

- Irani ka krijuar influencën e vet me anë të grupit Këshilli Suprem për Revolucionin Islamik në Irak (SCIRI = Supreme Council for Islamic Revolution in Iraq) i cili kohët e fundit lëvizi mbi 5000 ushtarë në zonën e kontrolluar nga PUK-ja
- Kjo të bën të mendosh që ka një aleancë midis këtyre dhe që Irani ka një farë kontrolli mbi PUK-në
- Më parë Irani e ka patur problem PUK-në, po tani duket të ketë marrë pozitën e sponsorit diplomatik ndërkombëtar për këtë grup

- Në 12 mars, presidenti iranian Katami dërgoi përfaqësuesin e tij Bezad Nabavi (anglisht ia shkruajnë me h emrin, Behzad) në Ankara për një takim me presidentin turk dhe (ka shumë mundësi) me udhëheqësin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Erdogan.
- Këto takime dhe disa deklarata të mëparshme të bëjnë të mendosh që Irani dhe Turqia, kanë vendosur të bashkëpunojnë pak
- Bashkëpunimi lejon Iranin të ruajë influencën që ka në verilindje (terreni malor) dhe shmang rrezikun që trupat turke mund të kontrollojnë gjithë veriun deri në kufi me Iranin
- për Turqinë ulet rreziku i luftës kundër kurdëve të bashkuar kur të përpiqet të rrisë influencën e vet në veriperëndim (lugina e Tigrit)
- Kjo marrëveshje mosndërhyrjeje mund të bëjë që kurdët mos të mbajnë as atë autonomi që kanë patur gjatë 10 vjetëve të fundit nën mbrojtjen e njërës prej 'zonave të ndalimit të fluturimit' (northern no-fly zone)


Duke filluar me këto mund të kërkoni burime të mëtejshme në internet. Vendosni vetë kush po mundohet t'ia fusë tjetrit. Jam i sigurtë që dikush do thojë se e ka fajin Amerika.
 

mostro

Putraku
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

apapapaaaa si u nisshin ato predhat!!gjynaf gjynaf!por kam pershtypje se ka per te mbaruar shpejt dhe me shume pak probleme...media ktu po flet me optimizem per rrjedhjen e ngjarjeve!
jo per luften aspak /pf/images/graemlins/laugh.gif


apo nuk ka dhene dhe nje tavoline me nja 30ushtara duke pire dhe duke kenduar labçE.per zotin do kene qene ushtaret tane pas ndeshjes me aleatet,ne futboll e kom fjalen /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

blendiys

Primus registratum
Re: Aleatet sulm mbi Irak !

Ne te gjithe jemi per paqen,por jo te anashkalojme dhe te rrotullohemi se si te na vije per mbare.Kur jeni kaq pacifiste o burra,perse nuk jua degjuam zerin kur hidheshin me ton bomba mbi Ceceni,ose kur grate shtatezena Kosovare thereshin si <<delet>> nga serbet etc.
Por dihet qe edhe ne Shqipetaret bashke me pjesen tjeter te Evropes jemi njesoj dhe themi.
<<pse ta kruj kot b..... une kur skane gje me mua>>
Mos i vini epitete te kota kesaj lufte,se eshte nje lufte qe duhet perkrahur dhe jo per ti qene anash.
Dhe sa per citimin e nje tjetri pak me siper per punen e Turqise!!Parlamenti Turk ka me se 10 ore qe i ka hapur driten jeshile trupave Amerikane per lejimin e perdorimit te vijes se saj ajrore ndaj sulmeve te metejshme mbi Bagdad.
 
Top