Re: Albumi (Komente)
Pershendetje te gjitheve.
Une jam anetar i ri ketu, ndaj mendoj se do te qe mire te prezantohem ne fillim.
Foton time e keni pare, dhe e shoh qe qenka bere vertet objekt diskutimesh, sidomos ne faqen e fundit te kesaj teme. Po zbuloj gjithashtu se paskam dhe nje shok ketu... Djepi me njihka me emer. Djep une s'e kam idene se kush je me thene te drejten, po jam i bindur qe po te me kujtosh ndonej episod, do ta njof dhe une patjeter. /pf/images/graemlins/smile.gif
Emrin e kam Edison, po gjithmone me kane thirrur Soni, si familja dhe shoqeria. Jam nga Durresi, 22 vjec, dhe si gjatesi aty ke 190-ci. Po bej mbi 5 vjet tashme ketu ne SHBA, dhe jetoj me familjen ne Penn. Jam tip atdhetar kshu, me thone te drejten - edhe nga fotoja kuptohet kollaj. Qese kam ardhur ketu, s'kam qene ndonjehere ne Shqiperi, dhe jam bo derr dmth. Mezi po pres te shkoj, dhe them qe nga gushti me kismet duhet te jem ne Durres kete vere.
Ju jeni te gjithe individe shume simpatike. Ju falenderoj te gjithve per vleresimet rreth fotos time, pak rendesi ka nese ato qene pozitive, negative apo mosbesuese. Une nuk jam tip qe me ngel qejfi kollaj.
Shpresoj te krijoj sa me shume miqesi ketu.
Pershendetje.