Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

Albtelekomi sot kalon perfundimisht ne duart e shoqerise turke
Data e Publikimit: 19/06/2007

http://lajme.shqiperia.com/index.php?page=shownews&newsID=36807

Autori i Lajmit:
L.K
Albtelekomi" do të kalojë përfundimisht në pronësi të konsorciumit të "Calik Enerji" dhe "Turk Telecom". Marrëveshja përfundimtare nënshkruhet sot nga qeveria shqiptare, përfaqësuar nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, dhe nga "Calik Enerji", përfaqësuar nga Ahmet Calik. Burime pranë Ministrisë së Ekonomisë konfirmuan për "Shqip" nënshkrimin përfundimtar të marrëveshjes, e cila finalizohet pas gati dy vjet zënkash e problemesh tekniko-ligjore të kontratës fillestare. Asetet që rrezikuan marrëveshjen janë "Eagle Mobile" dhe roamingu i brendshëm. "Eagle Mobile" u pengua me një tjetër vit nga qeveria shqiptare që të hyjë në treg, por finalizimi i kontratës me turqit do të sjellë që licenca e kësaj shoqërie të riaktivizohet menjëherë pasi firmat e Ahmet Calik dhe Genc Rulit të vendosen mbi letrën e kontratës. Por, operatorit të tretë celular mund t‘i duhen vite të hyjë në treg, përderisa "Calik" nuk do të gëzojë edhe roaming-un e brendshëm bashkë me "Albtelekomin". Kjo do të thotë se nuk do të mund të përdorë rrjetet ekzistuese të dy operatorëve të tjerë celularë për një kohë të shkurtër, maksimumi dy vjet, derisa të ndërtojë kapacitetet e veta. Një praktikë e tillë, ndonëse zbatohet në vendet e Bashkimit Evropian, nuk është parë e arsyeshme të zbatohet edhe në rastin e "Calik Enerji" nga qeveria shqiptare, duke favorizuar haptazi dy kompanitë celulare, "Vodafone Albania" dhe "AMC". Aktualisht, tregu i telekomunikacioneve vlerësohet te 500 milionë dollarët dhe sipas një llogaritjeje direkte të ndarjes së konsumatorëve dhe shërbimeve që ofrohen, pronari i ri i "Albtelekomit" do të zotëronte brenda një harku dyvjeçar rreth 300 milionë dollarë nga totali prej 500 milionësh, nëse do të dispononte edhe roaming-un e brendshëm. Për të argumentuar pavlefshmërinë e kontratës, qeveria shqiptare realizoi edhe një audit nga Deloitte, i cili nxori shumë parregullsi. Në fakt, marrëveshja duhej të ishte rrëzuar me kohë nga vonesa e ratifikimit në Parlament të marrëveshjes së qeverisë me "Calik Enerji" për blerjen e 76% të aksioneve të Telekomit Shqiptar. Vonesë që, sipas Genc Rulit, automatikisht rrëzon kontratën mes palëve. Në këto kushte, Ruli e konsideroi auditin e Deloitte si një rekuizitë mbështetëse të një vendimi të pakthyeshëm. "Kjo çështje ka marrë fund", deklaroi ai gjatë një seance plenare në fund të 2005-ës, duke folur mbi rrëzimin e marrëveshjes me turqit, çka në fakt nuk ndodhi kurrë. Kritikët e marrëveshjes kanë akuzuar në më shumë se një rast qeverinë shqiptare se zvarritja e privatizimit bëhej në fakt thjesht e vetëm për të favorizuar celularët. Por, një nga faktorët që ka ndikuar në suksesin e marrëveshjes mund të jetë edhe karta e fundit që Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, përdori. Pas tentativave të përsëritura për të marrë dritën jeshile nga qeveria shqiptare në blerjen e "Albtelekomit", përfshi këtu edhe një vizitë të anuluar në Shqipëri, Kryeministri turk futi familjen në lojë. Dhëndri i tij, Berat Albajrak, u emërua para pak kohësh drejtor i "Calik Holding". Gazeta turke "Milliyet" ka bërë të ditur lajmin në faqen e saj të internetit, ndërsa thotë se Albajrak është specializuar për ekonomi në Nju-Jork, por është vetëm 26 vjeç. Rrethanat e emërimit dhe mosha e drejtorit të ri janë provë e seriozitetit të përpjekjeve të fundit të homologut turk të Berishës. Çunaku i Erdoganit cilësohet i suksesshëm nga gazeta turke. Por nga ana tjetër hidhen dyshime se në emërimin e tij në një moshë aq të re në krye të një kompanie me 15 mijë punëtorë dhe 2 miliardë dollarë kapital ka pasur ndikim edhe politika. "Milliyet" bën të ditur se veç lidhjeve politike, Albajrak është gjithashtu një i afërm i Ahmet Calik, president i kompanisë me të njëjtin emër. Mediat turke kanë lënë të nënkuptohet se pas këtij emërimi mund të ketë konflikt interesash. Por, duket se kjo lëvizje ka funksionuar, duke vënë në pah edhe interesin personal të Kryeministrit turk për të zotëruar asetet e shoqërisë së telefonisë fikse. Mesa duket është një ëndërr e bërë realitet. Telekomi shqiptar do të fillojë të flasë edhe turqisht
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

Shkelzeni, eshte djal i afte, Eshte cun BOB. Ka treguar thjeshtesi qe ne kohen kur babai i tij ishte President. Eshte sikur me qen biri i Bamir Topit dhe jo biri i Sales. Pastaj nuk do te thote gje se e ka baben idiot te jet dhe ai i tille. Ai nga politika e babait te vet ka dale qe ne vitin 1998, ne qoft se e mbani mend punen e greves se urise. Kompania turke ka bere zgjedhjen me te mire, Ja hongsha Zemren.
Nje hip hip per Shkelzenin.
HIIIIPPPPPPPP HIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIPPPPPPPP UUUUUUUUURRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

Nese personi ne fjale eshte i kualifikuar, s'ka pse mos ta synoj nje poste te tille. I bie qe kush ka nje prind ne poste te larta te jete i penalizuar ne tregun e punes dhe kjo s'me duket e drejte.

Ky lajme eshte pergenjeshtruar nga kryeministria, ne kete link e gjeni te plote: http://km.gov.al/shqip/lajm.asp?id=7747
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

pse nuk thuj ti bona hip hip urra kot un /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif
Shpresoj per me lart per Shkelzenin. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 
Top