Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

Albtelekomi sot kalon perfundimisht ne duart e shoqerise turke
Data e Publikimit: 19/06/2007

http://lajme.shqiperia.com/index.php?page=shownews&newsID=36807

Autori i Lajmit:
L.K
Albtelekomi" do të kalojë përfundimisht në pronësi të konsorciumit të "Calik Enerji" dhe "Turk Telecom". Marrëveshja përfundimtare nënshkruhet sot nga qeveria shqiptare, përfaqësuar nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, dhe nga "Calik Enerji", përfaqësuar nga Ahmet Calik. Burime pranë Ministrisë së Ekonomisë konfirmuan për "Shqip" nënshkrimin përfundimtar të marrëveshjes, e cila finalizohet pas gati dy vjet zënkash e problemesh tekniko-ligjore të kontratës fillestare. Asetet që rrezikuan marrëveshjen janë "Eagle Mobile" dhe roamingu i brendshëm. "Eagle Mobile" u pengua me një tjetër vit nga qeveria shqiptare që të hyjë në treg, por finalizimi i kontratës me turqit do të sjellë që licenca e kësaj shoqërie të riaktivizohet menjëherë pasi firmat e Ahmet Calik dhe Genc Rulit të vendosen mbi letrën e kontratës. Por, operatorit të tretë celular mund t‘i duhen vite të hyjë në treg, përderisa "Calik" nuk do të gëzojë edhe roaming-un e brendshëm bashkë me "Albtelekomin". Kjo do të thotë se nuk do të mund të përdorë rrjetet ekzistuese të dy operatorëve të tjerë celularë për një kohë të shkurtër, maksimumi dy vjet, derisa të ndërtojë kapacitetet e veta. Një praktikë e tillë, ndonëse zbatohet në vendet e Bashkimit Evropian, nuk është parë e arsyeshme të zbatohet edhe në rastin e "Calik Enerji" nga qeveria shqiptare, duke favorizuar haptazi dy kompanitë celulare, "Vodafone Albania" dhe "AMC". Aktualisht, tregu i telekomunikacioneve vlerësohet te 500 milionë dollarët dhe sipas një llogaritjeje direkte të ndarjes së konsumatorëve dhe shërbimeve që ofrohen, pronari i ri i "Albtelekomit" do të zotëronte brenda një harku dyvjeçar rreth 300 milionë dollarë nga totali prej 500 milionësh, nëse do të dispononte edhe roaming-un e brendshëm. Për të argumentuar pavlefshmërinë e kontratës, qeveria shqiptare realizoi edhe një audit nga Deloitte, i cili nxori shumë parregullsi. Në fakt, marrëveshja duhej të ishte rrëzuar me kohë nga vonesa e ratifikimit në Parlament të marrëveshjes së qeverisë me "Calik Enerji" për blerjen e 76% të aksioneve të Telekomit Shqiptar. Vonesë që, sipas Genc Rulit, automatikisht rrëzon kontratën mes palëve. Në këto kushte, Ruli e konsideroi auditin e Deloitte si një rekuizitë mbështetëse të një vendimi të pakthyeshëm. "Kjo çështje ka marrë fund", deklaroi ai gjatë një seance plenare në fund të 2005-ës, duke folur mbi rrëzimin e marrëveshjes me turqit, çka në fakt nuk ndodhi kurrë. Kritikët e marrëveshjes kanë akuzuar në më shumë se një rast qeverinë shqiptare se zvarritja e privatizimit bëhej në fakt thjesht e vetëm për të favorizuar celularët. Por, një nga faktorët që ka ndikuar në suksesin e marrëveshjes mund të jetë edhe karta e fundit që Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, përdori. Pas tentativave të përsëritura për të marrë dritën jeshile nga qeveria shqiptare në blerjen e "Albtelekomit", përfshi këtu edhe një vizitë të anuluar në Shqipëri, Kryeministri turk futi familjen në lojë. Dhëndri i tij, Berat Albajrak, u emërua para pak kohësh drejtor i "Calik Holding". Gazeta turke "Milliyet" ka bërë të ditur lajmin në faqen e saj të internetit, ndërsa thotë se Albajrak është specializuar për ekonomi në Nju-Jork, por është vetëm 26 vjeç. Rrethanat e emërimit dhe mosha e drejtorit të ri janë provë e seriozitetit të përpjekjeve të fundit të homologut turk të Berishës. Çunaku i Erdoganit cilësohet i suksesshëm nga gazeta turke. Por nga ana tjetër hidhen dyshime se në emërimin e tij në një moshë aq të re në krye të një kompanie me 15 mijë punëtorë dhe 2 miliardë dollarë kapital ka pasur ndikim edhe politika. "Milliyet" bën të ditur se veç lidhjeve politike, Albajrak është gjithashtu një i afërm i Ahmet Calik, president i kompanisë me të njëjtin emër. Mediat turke kanë lënë të nënkuptohet se pas këtij emërimi mund të ketë konflikt interesash. Por, duket se kjo lëvizje ka funksionuar, duke vënë në pah edhe interesin personal të Kryeministrit turk për të zotëruar asetet e shoqërisë së telefonisë fikse. Mesa duket është një ëndërr e bërë realitet. Telekomi shqiptar do të fillojë të flasë edhe turqisht
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

shume bukur...deri tani kemi fol vetem shqip dhe nuk jemi marre vesh...tani me turqishten do ta ndrisim fare...
 

merc

Forumium praecox
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

te pakten turqit na duan me shume... di gje sa do vene tarifat?
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

Kudo TURQ TURQ!!! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

keshtu e ka globalizimi te huajte do blejne korporatat ne shqiperi ndersa shqiptaret kush e di mbase nje dite do blejme edhe te ndonje vendi afrikan.lol
cdo gje ka nevoje per privatizim pasi qeveria nuk ka se si te investoj dhe ta coj perpara nje kompani ne interes te konsumatorve,turqit me vete do sjellin edhe leke per te shtuar sherbimet dhe cilesine e atyre ekzistuese une gjithashtu e shikoj pozitive kete edhe pse do thuhen greket qe kontrollojne komplet kompanite mobile(eagle-mobile)
 

Zemrushi

Primus registratum
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

ishalla nuk kan nevoj per lek
kto turqit :p se puna pisk do
jet vallai, po prep turqia o
vend i mire edhe nuk ja bo kte
gje shqiptarit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

Tiranas

Primus registratum
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

Te shpresojme qe te ulen tarifat, nese jo, atehere do te thote, qe te treja kompanite kane rene dakort, per te zhvatur shqiptaret.
 

Al-Punk

Still here
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

Sidoqetejete, ua shtyne per dy vjet Hapjen e Operatorit Mobile. Une do isha i pari qe do kaloja aty! Edhe nese tarifat do ishin pak me te larta!
 

ujku81

Primus registratum
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

Kam degjuar se do hyjne ne treg Eagle Mobile me 9 lek (90 te vjetra) minuti!!! Sido qe te jete do te jete brenda pak vitesh kompania kryesore ne Shqiperi.

Berat Albajrak!!!! Dmth Berat FlamurShqiptari /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

Duke pas parasysh shkrimin qe u kam sjell tek politika dhe e kam nxjer link edhe ketu. them se keni te drejte /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

merc

Forumium praecox
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

Po meqe marrdheniet e turkut me grekut jane mese te keqiaj dhe meqe turqia nuk pranon te ule koken sic bejme ne sbesoj qe te bashkpunoje me dy kompanite greke mobile qe operojne ne shqiperi.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

parate i bejne te gjitha edhe armiqte behen miq por ne vec mund te shpresojme se enti rregullator i konkurences ka vite qe nuk funksionon ata vetem rrogat shkojne dhe i marrin bile tani nuk shkojne fare neper zyra,u shpik ATM(bankomat) ne shqiiperi
 

ujku81

Primus registratum
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

Nuk ka te beje fare me marredheniet Greqi-Turqi, Eagle mobile eshte nje operator qe do te filloje nga 0, keshtu qe do s'do per te kap kliente do ule cmimet, aq me teper qe mund te ofroje gati falas te flasesh nga Eagle ne fiks dhe e kunderta.
E dyta Albtelekomi ka per te nxjerre jashte loje te gjitha keto kompanite rurale si dhe ISP cope cope qe jane ne Shqiperi. Shumica prej tyre deri tani kane perfituar ne kurriz te Telekomit (po ti shikosh pronare te tyre jane njerez te afert me pushtetin), po qe tani do dalin jashte loje.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

edhe konfindustria e ka kundershtuar kete shitje me argumentin se miliona $ dalin jashte vendit edhe eshte e vertete me mire ta kishin blere aksionere shqiptar,me sa di une ata kishin ofruar 200 milion $ per licencen e operatorin eagle edhe per telekomin por para nje viti kur gjithcka kishte mbaruar.
 

maxper

Primus registratum
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

Mezi po pres te behet dicka per internetin ne kete vend se do te jete nje hap shume i rendesishem edhe per kulturen popullore ketu qe eshte per tu vajtuar.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

kultura shqiptare i ka rrenjet shekuj me pare si banoret e pare te kontinentit nuk do presim internetin per kete se ne ketu nuk jemi ne afrike.sa per internetin une shpresoj nga konkurennca me kompanite private qe po shtohen sa me shume por me kosto te larte
 

maxper

Primus registratum
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

celjan me vjen keq qe mendon keshtu se kultura jonemund te jete me rrenje te lashta por gjethet i jane thare dhe nuk ka nxjerre me sytha prej vitesh. C'kulture kemi ne, qe martojme vajzat qe 15 vjec apo qe marrim hak per idiotizma, po kjo eshte pikerisht mungese kulture. Kultura nuk eshte dicka fikse sic e ke idene ti,edhe une nuk e mohova qe ne jemi vend me nje kulture te lashte, por nuk ekam fjalen per kete lloj kulture. E kam fjalen per formimin e brezit te ri, kulturen e tij profesionale dhe te pergjithshme qe eshte cope-cope. Interneti do jete nje dritare e madhe per tu shfrytezuar, kaq.
 

antip

Primus registratum
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

Privatizimi i Albtelekomit duhet te shoqerohet me licenca te tjera operatoresh fikse se perndryshe hic asigjo s'ka ndryshu! Vetem konkurrenca ndryshon gjerat
 

Al-Punk

Still here
Re: Albtelekomi ne duart e shoqerise turke

Mesa duket AlbTelekom qenka nje biznes ndermjet Kryeministrash. Ne Turqi u emerua djali i kryeministrit, ne Shqiperi po ndodhka po ashtu!
Lexoni me poshte:
Kur nuk kanë kaluar ende një muaj nga shitja zyrtare e "Albtelekom", djali i Kryeministrit vihet në krye të drejtimet të kësaj kompanie. Shkëlzen Berisha, i kthyer nga Suedia, tashmë drejton operatorin e tretë të kompanisë celulare në Shqipëri. Burime pranë kësaj kompanie pohojnë për gazetën "Shekulli" se prej më shumë se dy javësh, djali i Kryeministrit është emëruar nëndrejtori i shoqërisë "Eagle Mobil", që tashmë menaxhohet nga kompania turke "Calik Energy".

Konsorciumi Turk "CETEL" Emërimi

Prej ditësh, një "BMW" e zezë parkohet brenda ndërtesës së "Albtelekomit". Fakti që në të udhëton djali i njeriut më të pushtetshëm të vendit bën jo vetëm rojet, por edhe zyrtarë të lartë të kësaj shoqërie, që t'i rrinë gati nëndrejtorit të sapoemëruar. Shkëlzen Berisha, prej dy javësh mban këtë post në kompaninë e tretë celulare në vend. Përveç burimeve të sigurta, lajmi konfirmohet edhe nga drejtues të Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë, si dhe nga sekretaria e z.Berisha të Riut. Vajza që përgjigjet në nr.04229436, të thotë se nëndrejtori i kompanisë, z.Shkëlzen nuk është paraqitur sot në punë. Ndërsa personi që ka marrë përsipër të komunikojë me median në këtë kompani, nuk pranon të japë asnjë koment. I kontaktuar nga "Shekulli", përfaqësuesi i kësaj kompanie, që prezantohet me emrin Sokol Karapici, të thotë se komunikimi me median do të bëhet vetëm për interesa të kompanisë.

Gjithsesi, Sokoli të shpjegon se asnjë prej drejtuesve nuk ndodhet në zyrë dhe se kompania është në fazën e transferimit nga shteti shqiptar në kompaninë turke, pas zyrtarizimit të shitjes së kompanisë "Albtelekom" kompanisë turke. Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Punëve Publike dhe e Telekomunikacionit, Erla Mëhilli, thotë se në bazë të kontratës së shitjes së kompanisë "Albtelekom" të drejtën ekskluzive për vendosjen e stafit të "Eagle Mobil" e kanë pronarët e rinj. Zëdhënësja të sqaron se, pikë e kësaj marrëveshjeje është që ish-drejtuesit e kompanisë së tretë celulare duhet të japin dorëheqjen dhe më pas, për fatin e tyre vendosin drejtuesit e shoqëria turke "Calik Energy" që kanë blerë këtë shoqëri. Kështu, nga sa thotë zëdhënësja e ministrisë, duket se drejtori i përgjithshëm aktual i kompanisë së tretë celulare, Arben Margilaj i ka ditët e numëruara. Në zyrat e kompanisë "Eagle Mobile" të thonë se drejtori është me pushime, ndërkohë që ndihet fuqishëm prezenca e nëndrejtorit të ri, Berisha. Emërimi i Shkëlzen Berishës është i vetmi ndryshim i bërë deri më tani në nivelet e larta të kësaj shoqërie, pas shitjes së kompanisë "Albtelekom" shoqërisë turke "Calik Energy".

"Eagle Mobile" është operatori i terë celular i krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, që vitin 2003, si pjesë e paketës së shitjes së shoqërisë "Albtelecom". "Eagle Mobile" është premtuar se do të jetë në treg brenda muajit shkurt të vitit të ardhshëm. Pala turke është angazhuar që të investojë brenda kësaj kohe rreth 35 milionë euro për ngritjen e "Eagle Mobile" dhe ka pranuar që të heqë dorë nga shërbimi roaming, për të shfrytëzuar rrjetet e dy kompanive ekzistuese, AMC dhe Vodafone. Në ditën e nënshkrimit të kontratës së shitjes "Albtelekom" kishte një numër total prej 2233 punonjësish, ndërsa "Eagle Mobile" 29. Në opozitë, Berisha e ka akuzuar shpesh shitjen e "Telekomit" tek turqit nga ish-kryeministri Nano, por që nga ardhja e tij në pushtet kanë kaluar dy vjet dhe sërish, para më pak se një muaj, kompania u shit me të njëjtin çmim dhe operatori i tretë celular, që shpresohet se do të ulë tarifat e komunikimit, në të vërtetë nuk dihet kur do të dalë në treg.


Ky eshte me keq se komunizmi. Te pakten atehere te thonin qe eshte prona e popullit dhe nuk ta benin private udheheqesit. Ndersa ketu pronen epopullit po e vjedhin hapur udheheqesit!
 
Top