Albin Kurti Dhe UNMIKU

Lenko

Primus registratum
Re: Albin Kurti Dhe UNMIKU

ATHERE EJA DHE ME MESO NESE KE ZEMER.Ti dhe gjithe Klincat tu meri me Veti.Te pres Jome ne Peje Momentalisht pe do Pune.Dhe une flase ashtu si kane folure Gjysherit e mi pa ndryshim te gjuhes qe ke bere ti dhe je asimiluare.
 

Flamuri

Primus registratum
Re: Albin Kurti Dhe UNMIKU

Ju lutem si vllezer mjafte me me fyerje sepse nuk i kontriboni temes per te cilen po debatojm dhe vlersojm per nje figur siq eshte Albini.
 

Lenko

Primus registratum
Re: Albin Kurti Dhe UNMIKU

Une them ti ruhemi ketyre qe krijojne perqarje ne kete forume se kete jane Dore e grekut dhe serbit.
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: Albin Kurti Dhe UNMIKU

...Caesarit...
dhe disa te tjereve
i kam lypur debat haptas
iken,nga une.
po me ty.
qe nuk din te debatosh.
si t'ja boj.
shiko mesazhet e mia nga fillimi
pastaj urdhero.
 

Lenko

Primus registratum
Re: Albin Kurti Dhe UNMIKU

Ej a dine qka me ke lodhure se je kokedere smer vesh dot.Pra largohu nga ky forum.
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: Albin Kurti Dhe UNMIKU

ej a e dini cfare DARDANUS.
nau paska bere
Sllavo Killer.

hajde hajde
mori pune
sllavo killer nuk deshta per nje here
te them se je .
dardanus
por deshta qe ta marr pulsin

ke pules shume te dobet

po ta dije Albin Kurti kete
do te .... /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif
 

Lenko

Primus registratum
Re: Albin Kurti Dhe UNMIKU

Jashte teme! Bej kujdes me fjalorin qe perdor! Nuk ofendon njeri ketu, pervec se tregon nivelin tend intelektual!
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: Albin Kurti Dhe UNMIKU

Patriote, Shqipetaret,te kulturuarit,etj
ne vende publike nuk perdorin keso fjale,etj

e dardanus ,e sllave
tan forumt don ti tregosh
se cfar budalle je
Mos na nencmoni u lutem,
neve Kosovareve,
nuk jemi ne si Sllavet dhe nuk jemi killera

Rrofte Kosova ,
POR PA BUDALLENJE /pf/images/graemlins/tipsy.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: Albin Kurti Dhe UNMIKU

Nese vazhdoni me kete ritem diskutimesh dhe me kaq postime jashte teme, do te detyrohem ta mbyll kete teme! Tema eshte per Albin Kurtin, ndersa ketu vetem 3-4 postime kane lidhje me te!
 

Lenko

Primus registratum
Re: Albin Kurti Dhe UNMIKU

Jo negociata sepse... PDF Printo Email

* Jo negociata sepse negociatat kanë kuptim kur zhvillohen mes palëve të barabarta. Kosova nuk është e barabartë me Serbinë. Kosova nuk është shtet sikur Serbia.
* Jo negociata sepse nuk janë zhbërë strukturat e Serbisë në Kosovë.
* Jo negociata sepse përveçqë Kosova e ka Serbinë në qafë, ajo e ka edhe UNMIK-un mbi kokë. Kosova sundohet nga regjimi antidemokratik i UNMIK-ut.
* Jo negociata sepse institucionet e sistemit që i ka krijuar dhe i kontrollon ky regjim, medoemos do të udhëhiqen prej njerëzve të korruptuar e të shantazhuar, të tillë çfarë janë sot në Kosovë.
* Jo negociata sepse përmes negociatave Serbia po tenton të përligj ambiciet e saj për të rivendosur kontrollin faktik mbi popullin dhe territorin e vendit tonë, madje duke bërë edhe ndarjen e tij.
* Jo negociata sepse ato po planifikohen për Kosovën, e jo edhe për Serbinë. Rezoluta 1244 do të jetë baza e negociatave, e, siç dihet, rezoluta 1244 e ruan nominalisht sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën dhe e nxit restaurimin faktik të tij.
* Jo negociata sepse negociatat nuk planifikohen të bëhen për të kërkuar përgjegjësi dhe dëmshpërblim nga Serbia për 12.000 të vrarë, 3.000 të rrëmbyer, 20.000 femra të dhunuara, një milion të dëbuar dhe 120.000 shtëpi të shkatërruara. Negociatat po parashikohen të bëhen për të kurorëzuar rehabilitimin e shtetit të Serbisë.
* Jo negociata sepse negociatat përfundimisht do ta barazojnë krimin dhe gjenocidin (shteti i Serbisë) me viktimën (populli i Kosovës); dhe, agresionin me luftën çlirimtare.
* Jo negociata sepse negociatat duhet të zhvillohen pa kushte. Vendi ynë po kushtëzohet: na janë vënë standarde për të plotësuar dhe parime të panegociueshme arbitrare.
* Jo negociata sepse Serbia nuk u identifikua si agresor që ushtroi represion e terror për më se një shekull, por madje ajo pas rënies së Milosheviqit u rehabilitua; automatikisht (pa plotësuar standarde) u pranua në institucionet dhe organizmat ndërkombëtarë.
* Jo negociata sepse Kosovës nuk i mungon statusi, por popullit të saj i mungon liria. I burgosuri nuk negocion.
* Jo negociata sepse ato pashmangshëm nënkuptojnë gatishmërinë për kompromis. Liria nuk është kompromis. Liria është e drejtë e pandërmjetësuar dhe gjendje e panegociueshme.
* Jo negociata sepse fillimi i negociatave paraqet fundin e pavarësisë dhe shtetësisë si mundësi. Serbisë i mjafton kjo, në mënyrë që pastaj negociatat të bëhen për autonominë territoriale të serbëve në Kosovë e që nënkupton legalizimin e enklavave ekzistuese serbe në Kosovë si dhe zgjerimin e tyre dhe krijimin e enklavave të reja. Një gjë e tillë veç ka filluar me decentralizimin.
* Jo negociata sepse me Serbinë mund të negociohet për shumëçka tjetër vetëm atëherë kur ajo të pranojë parakushtin e panegociueshëm – vullnetin e popullit të Kosovës.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Albin Kurti Dhe UNMIKU

Sllavo_Killer, te lutem mos vendos te nje njejtin postim neper tema te ndryshme!
 

Lenko

Primus registratum
Re: Albin Kurti Dhe UNMIKU

12:44 time's up – UNMIK go home PDF Printo Email
Sunday, 08 January 2006
Me 7 janar 2006, aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren ndërmorën aksionin për shkrimin e parullës " 12:44 time's up - UNMIK go home" nëpër xhipat e UNMIK-ut. Me këtë bëmë të ditur që UNMIK-u, si një regjim që shpërfill vullnetin e qytetarëve të Kosovës, është i padëshirueshëm në Kosovë dhe duhet të shkojë nga këtu. Gjatë aksionit, aktivistët i përcollën disa patrulla të policisë. Aksioni përfundoi i qetë dhe pa arrestime.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren
 

Flamuri

Primus registratum
Re: Albin Kurti Dhe UNMIKU

Per deri sa ne mundohemi te vlersojm vepren e Atedhetarit tone te madhe Albin Kurti,Livizja VETEVENDOSJA-ne krye te se ciles eshte vete Albini po jepe edhe nje here vulen se eshte nje gjenerator i fuqishem i jetes politike Shqipetare karshi okupimit te moderuar nderkombetar gjithemon ne baze te rezolutes 1244.Livizja VETVENDOSJA dhe Albini po jepe vulen e merituar dhe kuptimin te qenurit njeri i lire ne cdo pore te jetes,por kjo Livizje nuk duhet te anashkalohet dhe te perbuzet si deri me tani nga jeta politike e Kosoves se ne kete raste po perbuzet gjaku i deshmorve i martirve te luftes qe per nga numri nuk jane te pakte.Te ndertosh te ardhmen duke anashkaluar te kalueren eshte e barabart me perbuzjen qe munde ti beshe popullit.Albini dhe Atedhetaret e tjere nuk munde te shkelin mbi koditat e popullit.Me rrespekt nga Flamuri.
 

Lenko

Primus registratum
Re: Albin Kurti Dhe UNMIKU

Natyrisht qe Levizja Vetvendosja eshte nje levizje qe mundohet me te gjitha mundesite te ndale padrejtsite qe behen nga nderkombetaret dhe te realizoje amanetin dhe gjakun e deshmorve deri ne Pavarsin e Plote Te Kosoves Pa Kompromise dhe Pa Decentralizim dhe ndarje te Kosoves.Kosova eshte e pa ndashme dhe eshte Nje.Mirpo Hajt e Shpjegou disave nga Shqiperia ne kete Forum Realitetin Si MLK dhe Dahlia dhe Caesar Kure perpiqen te tregojne se sa ishte e vlefshme Skimbimi tokash me Serbine e nuk e dine qe krejt ato toka jane 100% te Troje Etnike Shqiptare.Pra tregojne sa kulture dhe dobesi kombetare kane!
 

Flamuri

Primus registratum
Re: Albin Kurti Dhe UNMIKU

Fatkeqesia e jane Kombetare per momentet e caktuara eshte evidente dhe kjo po reflektohet edhe ne popullin tone pa marre parasyshe se ciles pjese te regjionit tone i takon,i nderuar ne nuk kemi as me te voglen arsyje te ndalemi ne individ se per mendimin time eshte sekundare dhe nuk qone peshe te madhe,me rendesi eshte qe ne kete forume te krijojm opinionet tona qe ngritin kulturen tone Kombetare dhe sa do pake japim kontributin tone individual,eshte e vertet se me shumicen e antarve te forumit nuk munde te pajtohem mirpo nje njeri i cili nuk deshiron te bindet ne rrugen e drejte Kombetare eshte edhe kote te krijoshe polemika se nuk ka dobi.Do te jeme shume i lumture nese me kuptoni drejte,i madhi Faik Konica thoshte "Armiku me i madhe i Shqipetarit eshte vete Shqipetari";.Qofsha i gabuar ne vlersime por realiteti dhembe.Me nderime nga Flamuri.
 

premtim

Primus registratum
Re: Albin Kurti Dhe UNMIKU

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Fatkeqesia e jane Kombetare per momentet e caktuara eshte evidente dhe kjo po reflektohet edhe ne popullin tone pa marre parasyshe se ciles pjese te regjionit tone i takon,i nderuar ne nuk kemi as me te voglen arsyje te ndalemi ne individ se per mendimin time eshte sekundare dhe nuk qone peshe te madhe,me rendesi eshte qe ne kete forume te krijojm opinionet tona qe ngritin kulturen tone Kombetare dhe sa do pake japim kontributin tone individual,eshte e vertet se me shumicen e antarve te forumit nuk munde te pajtohem mirpo nje njeri i cili nuk deshiron te bindet ne rrugen e drejte Kombetare eshte edhe kote te krijoshe polemika se nuk ka dobi.Do te jeme shume i lumture nese me kuptoni drejte,i madhi Faik Konica thoshte "Armiku me i madhe i Shqipetarit eshte vete Shqipetari";.Qofsha i gabuar ne vlersime por realiteti dhembe.Me nderime nga Flamuri.

[/ QUOTE ]

Plotesisht pajtohem me ty me ate qe thua se te vetmin armik te cilin shqipetari do ta kete ndonjehere ne hisotrine e saj do te jete vetevetja e tij....Albin Kurti dhe disa te tjere (Thaci, Rugova etj) do ta kene kohen ne zonat e caktuara te veprimit dhe ata do ta kryejn sherbimet/kontributet e tyre ne ato zona te caktuara te kohes moderne...asgje nuk e mbijeton kohen pervec Historise kombetare ku e perbejne elementet e saja (Rugova, Thaci, Albin Kurti, UCK, spiune etj) ne jemi ata te cilet do ta shkruajme (dhe te kemi kujdes) Historine e kombit tone dhe po ata te njejtit te cilit do te kujdesen se si te tjeret do te shkruajne per ne...Sot kur Kosova dhe populli i saj i kalojne ditet e tyre me te veshtira (pas gjenocidit Serbo-sllav) pa Presidentin e tyre te cmuar Dr. Ibrahim Rugova, nje njeri dhe familje i cili dha/sakrifikoi aq shume burra dhe deshmore per Kosoven dhe shqiptarine nga gjiri i tije...nje njeri i cili kishte dhe e gezonte namin boteror...nje njeri i cili i vetmi ne kohet me te veshtira (pa arme) veproi mu ne zemer te shkaut kur shume te tjere as bile nuk guxonin te shkruanin apo mendonin per ate...nje njeri i cili na la dhe vdekja e te cilit tronditi boten (perfshire ketu edhe disa shqipetare te cilit vone e kuptuan se kush ishte Ibrahim Rugova)..kur edhe ky vdiq dhe na la ne momentin me kritik/historik te Kosoves personalisht per mua si shqipetare me mbetet vetem ta vazhdoje rrugetimin e tije dhe ta mbaje imazhin te cilin Kosova dhe Shqipetaret e fituan fale tije...Sa per tjeret jane njerez, me te mira apo te keqija, te cilit jane "satelite" rreth tije...I qofte i lehte dheu dhe zoti e bekofte ate dhe popullin shqipetare..
 
Top