ALBFORUMI a ka zë?

pashai

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Per mua eshte gjynah qe kjo pune u nis me aq buje dhe pastaj u shfry kaq keq. Sic i thone fjales "u mbars mali e polli nje mi". Me vjen akoma me teper keq qe personi qe e nisi nuk gjen kohen ti kushtohet me kesaj ideje qe do ti sherbente shume vetave; si atyre qe jane ne Shqiperi ashtu edhe neve qe do te mund te benim dicka, packa se minimale, per vendin tone.

Postimi i fundit i nismetarit ne kete teme ishte me date 4 Dhjetor, pothuajse 3 jave me pare. Nqs nuk jeni ne gjendje te mbaroni nje gje mos e nisni fare se nuk kemi kohe te merremi me "pa-aftesite" dhe deshtimet tuaja. Kjo s'eshte gje, vecse nje deshtim tjeter qe i ftoh njerzit, dhe i heq deshiren dhe shpresen se mund te behet dicka. Pune m***! Pune M***!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

PER ATA QE DUAN TE JAPIN NJE SHUME TE HOLLASH PER SHTEPINE E FEMIJES NE TIRANE JU OFROHET MUNDESIA NEPERMJET
BANKES KOMBETARE TREGTARE
NR. LLOGARISE
40130934


Eshte iniciative e Top Channel dhe e disa shkollave te mesme ne Tirane, plus levizjes MJAFT!

Mua me duket gje e mire!
Dhe ata qe kerkojne te ofrojne dicka tashme dine si te veprojne! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

platinumvl2000@yahoo.co.u

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Jam i ri ne kete faqe dhe kur i lexova 10 faqjet e juaja me shtyhy kureshtja.A mund te themi femijet e TR apo te VL etj...keshtu qe kureshtja do te shtyhej me shume megjithate NR e mora dhe NQS ndonjeri ka sajuar ndonje gje kaq simpatike per te vjedhur (mund ta quajm)do te isha gati ta ndihmoja ate njeri me aq sa mundem dhe per te mos ngren ne kurrizin e te tjereve, edhe dicka pa e zgjatur per keto gjera sikur dhe faqa shqiperia apo ndonje faqe tjeter te na jepte mundesin te na siguroj sa me shume per te vazhduar te dhene kontributin tone.
 

Odea

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Wow, mbas 6 faqesh lexim (duke perfshire ketu faqen e fundit te temes) mund te them qe u lodha.
U lodha jo vetem nga te lexuarit por nga pesimizmi i tepert nga disa dhe pak nga ai i duhuri nga disa te tjere (e di qe duhet te jemi realista por nganjehere idealizmi te shtyn te arrish realizmin).

Eshte i cuditshem fakti qe pikerisht sot mu dha fati te gjeja kete teme. Sot pashe ate emisionin e Oprah dhe u ndjeva kaq keq per grate ne Indi te cilat digjeshin nga familja e burrit nqs ato nuk do iu jepnin paret qe kerkonin per paje si dhe fatkeqesine e grave ne Ethiopi te cilat vuanin nga nje semundje qe iu ndodhte gjate lindjes se femijes.

Kjo gjendje e varfer e ketyre grave dhe ndihma qe ata po merrnin keto kohet e fundit nga nje doktoreshe bamirese me dhane idene dhe deshiren qe nje dite ndoshta edhe une do luaja rolin e nje nene dashamirese dhe do kisha kenaqesine te kuroja paciente qe do ma vleresonin punen 1000 here me shume se ata qe do paguanin per sherbimin tim. Ndihma me e mire dhe fitimprurese eshte ajo qe jepet me deshiren per te mos marre fitim (te pakten financiar).

Anyway, ate qe doja te thoja eshte qe pikerisht sot po mendoja qe edhe une do doja nje dite si keta shembuj qe pashe ne televizor te beja dicka per ata qe kane nevoje dhe kush tjeter me shume se bashkeatdhetaret e mi kane nevoje sot dhe jam e sigurte ne te nesermen kur une do kem shume here me shume te jap ndihmen e duhur.
Per kete e lexova me shume kenaqesi dhe interes temen dhe gjate leximit me vinin ide nga me te ndryshmet. Njera prej tyre ishte qe te mos fiksohemi vetem tek kontributi financiar pasi per studenta si puna ime qe jane ne varesi te plote te prinderve dhe ato pak para qe marrin shkojne direkt te dy kokat kryesore, shkolla dhe prinderit eshte e veshtire qe te gjejme menyra qe te iu ndihmojme financiarisht. Ne cdo menyre tjeter une jam me se e gatshme te iu ndihmoj (aq sa kam mundesi dihet pasi duhet ta pranoj qe realiteti im eshte ai i nje vajze qe jeton me dy prinder shume konservatore). Une mendoj qe forumi te behet nje organizet qe perbehet nga grupe ose minoritete ne te gjitha vendet e botes. Kjo do sillte ndihme dhe influence nga te gjitha keto vende ku keto minoritete jane.

Psh, meqe une jam ne Kanada, atehere une dhe te gjithe anetaret e tjere qe ndodhen ne Kanada dhe qe duan te jene pjese e kesaj organizate, te mblidhemi ose te mundohemi me menyra te ndryshme qe te terheqim vemendje ne gjendjen e Shqiperise. Mendoj qe kemi me shume per ndihmen e miqve se sa per para.Nje mik qe punon ne nje shtepi botuese do ishte 100 mije here me mire se sa mbledhja e parave pasi ky mik do ishte ndihmesi jot konstant.
Imagjinoni cfare do ndodhte po te kisha shok ose shoqe te ngushte ndonje kengetare dhe ta bindja te vinte ne shqiperi qe te bente nje koncert per bamiresi. Do ishte mrekulli! Keshtu do ndodhte edhe me ju te tjeret cfaredo miqsh te keni. Arkitekte, doktore, shkrimtare madje edhe punetore. Po sikur nje dite te na duhet te ndihmojme per ndertimin e nje ndertese dhe nuk kemi parate per ndihmen punetore? Do kerkonim dike qe mund ta ndihmoje dhe dikush me eksperience ne kete fushe do ishte me se i volitshem.

Gjithashtu, une mendoj qe Albforumi duhet te beje lidhje me forume te tjera si dhe me website te tjera te njohura shqiptare. Psh, mami im as nuk do e dinte ndonjehere qe ekziston nje forum shqiptar i quajtur Albforum po te mos ishte per mua. Mendoj qe do ishte mire per stafin qe te bente lidhje me Albasoul, Fajtori apo te gjitha keto website qe frekuentohen nga te rriturit pasi une jam konfidente qe ndihma e tyre do ishte shume me fitimprurese dhe me e madhe ne krahasim me tonen. Mos harroni qe ndjenja e patriotizmit eshte shume me e fuqishme tek ata se sa tek e jona duke ditur qe ai vend iu ka marre vitet me te bukura te jetes se tyre.

Sigurimi i lidhjeve me organizata te ndryshme eshte ideja qe me duket me e mire. Nje lidhje me UNICEF-in do ishte e mrekullueshme per vete faktin qe ata jane nje organizate me fame dhe autoritet boteror keshtu qe nje aleat si ata do ishte me se e nevojshme. Mundohuni te ua mbushni mendjen qe nepermjet nje organizate te quajtur Albforumi i cili permbledh shqiptare nga e gjithe bota per te ndihmuar vendin e tyre do ishte jo vetem e mire per shqiperine nga ndihmat por edhe nga reklama. Mendoni sa shpresa dhe mendime te mira do iu jepte qytetareve ne shqiperi apo atyre ne gjithe boten po te dine qe imigrantet neper bote nuk e kane harruar vendin e tyre por mundohen me te gjitha mundesite qe kane ti kontribuojne atdheut.

Une mendoj qe si miqte nuk ka asnje. E di qe ndoshta eshte parim naiv por naiviteti ben cudira nganjehere. Ndihmohet nga ajo shtyrja e mrekullueshme e paditurise rreth konsekuencave negative dhe rrjedhimisht largim i frikave te shumta qe futen nganjehere dhe prishin cdo plan. Kjo shtyrje ose mendimi dhe shpresa qe gjithcka do behet mire nje dite eshte gjeja me e bukur dhe forca me e madhe ne nje akt si ky qe po mundohemi te bejme ne.

Me kete e mbyll postimin tim dhe ofroj stafin dhe kedo qe do te me kontaktoje per ide ose gjithcka qe ka lidhje me temen te me coje nje mesazh dhe menjehere do pergjigjem.

P.S. Te me falni per shkrimin e gjate por isha plot pasion nga brenda dhe nuk e mbaja dot.
Shpresoj qe heres tjeter te flas me shkurt, sakte dhe konkret.


Odea :wave:
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Qendra e zhvilimit "Pellumbat"

Vizioni i Qendres

Zhvillimi dhe riaftesimi mendor e emotiv i femijeve me aftesi te kufizuara dhe integrimi i tyre ne shoqeri.

Numri i llogarise Bankare: 317/ 1700
Adresa: Rruga "Stavri Vrinjaku” Tirane (Mbas Ambasades Amerikane)

Cdo lloj ndihme eshte e mirepritur per ta...

Une
 
Top