ALBFORUMI a ka zë?

pashai

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb]se dyti, pres perfundimin e faqes, por ne rast se zgjatet se tepermi do te shpall te hapur fushaten e grumbullimit ne nej menyre tjeter. Fillimisht secili nga ju mund te postoje premtimin e vet, pra te thote. Jam i gatshem te jam KAQ $ apo Euro, kjo mund te behet direkt ose anonime. [/qb]
Ok, $50.00 Ku duhen derguar?
 

blendiys

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Nese nuk krijohet nje bord i posacem qe do te merrej me administrimin e shumave te donuara,eshte e kote qe flasim dhe per me teper te tregohemi <<bujare>>.
Krijoni nje institucion (Network),zgjidhni stafin,shtroni pikat e punes,formuloni nje rregullore te shendoshe,dhe se fundi nje adrese e-maili te vlefshme ku mund te raportoheshin abuzimet ose shkeljet e verejtura.
Mire thote shkruesi i mesiperm,ok ja edhe 50€ po ku ti dergoj?
Kujt i bie ne dore kjo shume?
Dhe per me teper kush me siguron qe shumat e mbledhura nuk do te keqperdoren?
 

Admir

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Mendoj qe nevojitet me shume ambicje dhe sherbim brenda komunitetit virtual, vetem atehere mund te synohet per te arritur dicka perjashta.

Provoni dhe rregjistrohuni tek www.fidonet.org nese deshironi te shihni forcen reale te nje komuniteti virtual.

Sa larg qe jemi mendoj, shume larg...
 

pashai

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga Blendi@:<br />[qb] Nese nuk krijohet nje bord i posacem qe do te merrej me administrimin e shumave te donuara,eshte e kote qe flasim dhe per me teper te tregohemi &lt;&lt;bujare&gt;&gt;.
Krijoni nje institucion (Network),zgjidhni stafin,shtroni pikat e punes,formuloni nje rregullore te shendoshe,dhe se fundi nje adrese e-maili te vlefshme ku mund te raportoheshin abuzimet ose shkeljet e verejtura.
Mire thote shkruesi i mesiperm,ok ja edhe 50€ po ku ti dergoj?
Kujt i bie ne dore kjo shume?
Dhe per me teper kush me siguron qe shumat e mbledhura nuk do te keqperdoren? [/qb]
U zgjat kjo pune u be corap. Kaq e veshtire eshte te vihen ca objektiva, ca data dhe te behet nje prove e nje veprimi te perbashket? Ta haje dreqi cfare na duhet akoma pas 9 faqesh me llafe? Hajde se po e thjeshtojme punen:

Emri: Te gjithe per Shqiperine (ose dicka tjeter)

Qellimi: Te kanalizoje burimet financiare, intelektuale dhe njerzore te te gjithe Shqipetareve qe duan te kontribuojne per te ardhmen e Shqiperise ne veprime konkrete. Te kryeje vepra bamirsie, te ndergjegjsoje Shqiptaret qe e ardhmja varet nga ne, te financoje me aq sa mundet projekte qe dhuruesit sugjerojne dhe gjykojne si te dobishme.

Lista e anetareve: Ju lutem dergojini nje e-mail 3 personave (Psh. Blendi, Gene, dhe Diabolis Dasaretis ose Tea ose kushdo tjeter) me emrin tuaj dhe shumen sa deshironi te dhuroni tani ne kete moment dhe sa mendoni qe mund te kontribuoni ne te ardhmen. Gjithashtu ju lutem parashtroni cdo mendim e ide qe keni per projekte te ardhshme.

Puna e pare: Jetimorja. Ju lutem ata qe kishin ide konkrete, si psh ku mund te blihet kaldaja, si mund te vihet ne kontakt me drejtuesit e jetimores etj te bejne nje propozim te detajuar ku te perfshijne koston e ketij procesi dhe nje sasi kohore deri kur mund te realizohet. Pasi te mblidhni keto te dhena ju lutem postojini ne kete teme dhe dergojani 3 personave te lartepermendur te cilet t'ja postojne qe te gjitheve.

Llogaria Bankare: Te gjendet nje perfaqsues ne cdo shtet ku ka dhurues, ose ne cdo rajon gjeografik. Ky person te mbledhi te ardhurat dhe pasi te arrijne nje shume te caktuar te beje nje transferte bankare (eshte me e lire te besh nje transferte bankare sesa dhjetra te tilla). Cdo anetar ti dergoje nje cek ketij personi dhe ta postoje edhe ne forum ose ne e-mail shumen e derguar dhe daten kur e ka derguar. Ne nje date te caktuar nga fillimi i Janarit te transferohen te gjitha balancat ne nje llogari ne Shqiperi.

Perfundimi i punes se pare: Mbase te perfundoje puna te behet nje pasqyre sa leke jane dhuruar, kush ka dhuruar, sa ka dhuruar, si jane perdorur leket, te vihet ne dukje merita e cdokujt qe kontribuoi me njohjet lokale dhe te propozohet projekti tjeter.

Sa e veshtire eshte kjo? Pune 10 minutash per ta menduar dhe per ta shkruar, atehere perse na duhen 9 faqe te harxhuara kot?
 

Seriozi

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Per tu mburrur dhe per te shitur mend dynjaja ja pse duhen nente faqe si dhe per ti bere furçe njeri-tjetrit.
 

blendiys

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Ky eshte problemi or mik.
Mesa duket ne jemi me teper te predispozuar qe te hedhim mendime ne faqe virtuale sesa te krijojme dicka reale.
Mbase mundesite jane te pakta dhe ne mund te jemi te dobet ose te papergatitur per te hedhur hapin e pare,ose e thene me mire te pasigurte.
Duket sheshit qe pjesa me e madhe e shkruesve jane pro,por eshte shenja perfundimtare qe po presim.
Kur do te behen 9-të faqet realitet,dhe sa do te presim?
Personalisht pres nje veper reale,edhe pse mund te jete deshtake,rendesi ka fillimi dhe te tjerat rregullohen me kalimin e kohes.
Nga gabimet e bera do te mesojme,ndryshe nuk mund te ecim perpara.
E di qe do te jete nje rruge shume e veshtire per tu bere,por mos harroni se sa shume jemi!
Idete e hedhura nga pjesemarres te ndryshem jane vertete shume frytdhenese (se pakti ne teori),por eshte &lt;&lt;prijesi&gt;&gt; qe na mungon.
 

blendiys

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Me fal Pashai,por kemi te bejme me nje keqkuptim me duket!!
Shiko profilin.
Jashte teme,te me falni!
 

alpacino

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

mirdita te gjithve
sapo fola per kaldajen me diretorin e magazines ku une sherbehem,dhe me siguroi nje trajtim te mire persa i perket cmimit te kaldajes
po te drejtohem ty irene, sepse ti je ajo qe ke kerkuar per te ndihmuar keta femije,prandaj me thuaje sa metra katrore eshte,nese ka gas metano,ose eshte mundesia per ta sjelle gasin ne azil
persa i perket hapjes se llogarise me kane ardhe shume email qe me konfirmojne qe jane gati te fillojne nga puna sa me shpejt.
jam i mendimit qe kete llogari ta hapim ne itali,dhe ne ndonje vend tjeter, pasi ketu ne itali ka nje numer te madh emigrantesh
dhe kjo llogari sic e kam thene dhe me pare te hapet nga 5-6 vete dhe te gjitha operacionet te behen ne prani te te gjitheve.
nese jeni dakort javen qe vjen hapim llogarine,prandaj TEA fol me ato te tjeret dhe te fillojme nga faktet :thumbsup: :shrug:
me respekt nga une
 

komino

Valoris scriptorum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

nje keshille per llogarine

hapeni ne poste qe te behen bonifico me buletin e kushton shume pak

behen edhe vaglia nga ata qe jane jashte italise
 

Goca

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Sa birre ke pi sonte?! /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

qeshem

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga - Al Pacino -:
[qb] mirdita te gjithve
sapo fola per kaldajen me diretorin e magazines ku une sherbehem,dhe me siguroi nje trajtim te mire persa i perket cmimit te kaldajes
po te drejtohem ty irene, sepse ti je ajo qe ke kerkuar per te ndihmuar keta femije,prandaj me thuaje sa metra katrore eshte,nese ka gas metano,ose eshte mundesia per ta sjelle gasin ne azil [/qb]
mesa di une ngrohja me gaz nuk ishte e preferueshme per femijet ne ate moshe te pakten ngrohja me gaz qe behet ne shqiperi, pasi gazi eshte pare si mundesi ngrohjeje dhe nuk eshte rekomanduar ne qender, aktualisht aty ekziston nje sistem ngrohjeje por ne mungese te energjise elektrike ky sistem behet i paperdorshem.
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga Blendi@:<br />[qb] Ky eshte problemi or mik.
Mesa duket ne jemi me teper te predispozuar qe te hedhim mendime ne faqe virtuale sesa te krijojme dicka reale.
Mbase mundesite jane te pakta dhe ne mund te jemi te dobet ose te papergatitur per te hedhur hapin e pare,ose e thene me mire te pasigurte.
Duket sheshit qe pjesa me e madhe e shkruesve jane pro,por eshte shenja perfundimtare qe po presim.
Kur do te behen 9-të faqet realitet,dhe sa do te presim?
Personalisht pres nje veper reale,edhe pse mund te jete deshtake,rendesi ka fillimi dhe te tjerat rregullohen me kalimin e kohes.
Nga gabimet e bera do te mesojme,ndryshe nuk mund te ecim perpara.
E di qe do te jete nje rruge shume e veshtire per tu bere,por mos harroni se sa shume jemi!
Idete e hedhura nga pjesemarres te ndryshem jane vertete shume frytdhenese (se pakti ne teori),por eshte &lt;&lt;prijesi&gt;&gt; qe na mungon. [/qb]
..prandaj edhe sugjerova ne fillim qe mos presesh mendime nga antaret por merr hapa dhe jep shembull, se ndryshe do behen edhe 9 faqe te tjera me mesazhe te tipit "sa birra ke pire sot."
 

zog

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

capoi ka te drejte duhet me qene konkrete e jo llafe ne ere. pershembull mendoj se nuk eshte mendim i mire me ble kaldaje ngaqe si ç'mund ta dini ne shqiperi nuk eshte se s'ka kaldaja (me siguri dhe shtepia e femise e ka nje te tille), atje s'ka LENDE ZJARRI, pra mungon qymyri, mazuti, elektriciteti, druri, etj. bile dhe lendet fikese si uji, atje s'ka.

prandaj sipas llogjikes duhej te blinim mazut ose elektricitet, po ku, sa dhe si ta shpiem atje. ketu qendron çeshtja.

tjeter pike nevralgjike eshte: ndihma jone humanitare a mund ta zhduke varferine nga shqiperia. kush mendon se po, te ngreje doren, te tjeret ska nevoje se merret vesh.

pranej une kam nje ide origjinale dhe teper pragmatike. une them me paret qe do mbledhim, te hapim nje "tender" (a si quhen keto) per kandidate info-grafiste, ketu gjenden me dhjetra, komisioni i krijuar me ket rast te shpalle fituesin dhe ky trim pasi te marre parate ti pervishet punes si turku S. dhe t'ja beje asaj çerdhes nje web-sit nga me te miret qe gjinden ne ket leme, kjo sit do te beje te mundur qe problemin publik te asaj çerdhes ta nderkombetarizoje e pse jo planetarizoje, kjo do te siguronte ndihma qindra here me te medha se tonat, e mund te ndertohej nje çerdhe krejt e re me gjithe ngrohje e guzhine, ushqim e benzin. etj etj.

si thoni, kush eshte dakort te ngreje doren, te tjeret s'ka.......
 

zog

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

te lumte vizitor, vetem se je kujtu pak vone, per vete kam kohe qe ja kam bo, biles me sollen dhe nji leter; i dashtuni donacionist i nderuar qe na e shtive doren tate donatore te mbushur me sheqer e me oriz............s'me kujtohet mo e gjitha, por s'ka ronci........ku me shpjegoshin se me ane te donacionizmit ata shpresoshin te rritnin femijet e lumtur dhe te begate. etj, etj.

pra du me thone e rencishme osht njitash e njitu, ne mejdan, ne shesh burrash......
 

iliriano

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga Blendi@:<br />[qb] Nese nuk krijohet nje bord i posacem qe do te merrej me administrimin e shumave te donuara,eshte e kote qe flasim dhe per me teper te tregohemi &lt;&lt;bujare&gt;&gt;.
Krijoni nje institucion (Network),zgjidhni stafin,shtroni pikat e punes,formuloni nje rregullore te shendoshe,dhe se fundi nje adrese e-maili te vlefshme ku mund te raportoheshin abuzimet ose shkeljet e verejtura.
Mire thote shkruesi i mesiperm,ok ja edhe 50€ po ku ti dergoj?
Kujt i bie ne dore kjo shume?
Dhe per me teper kush me siguron qe shumat e mbledhura nuk do te keqperdoren? [/qb]
KETU QENDRON PROBLEMI?
DHE DUHET ZGJIDHUR. :thumbsup:
 

blendiys

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Gjithekush shkruan dhe c'dokush pyet:
Kur do te filloje kjo levizje?
Kush do ta drejtoje kete &lt;&lt;revolucion&gt;&gt;?
Perse do te sherbeje kjo levizje?
...dhe se fundi kujt i intereson??
Boll folem,eshte koha te veprojme.
Por,si?
Kur?
dhe ne cfare menyre??
{tani eshte koha)
 

Elsi

Forumium praecox
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Krijojme shoqaten albforumi, me bord drejtues dhe anetare, me status te qarte, dhe me objektivat e veta... Ky eshte hapi qe mund te ndiqet...
 
Top