ALBFORUMI a ka zë?

Guest
Re: ALBFORUMI a ka zë?

E di se esh puna o forumista te dashurr ? ne shqiptaret vdesim per tu dukur icik .. duam te kopjojme te huajt ne shuem gjera po puna eshte qe skemi as breke ne b**** le te themi ate qe eshte jemi proud po skemi leke tani kjo qe thoni ju do te mbetet vetem nje teori jam mese i sigurt pasi nuk ka mundesi qe kjo te ndodhi si kemi ne as kushtet as teknologjine , per te tilla projekete nuk mund te perdoresh njerez te thjeshte por duhen njerez qe merren me para tere kohes duhen biznesmene te suksesshem duhen njerez profesionista nuk ma merr mendja qe ndonje nga ju e ka bere nje gje te tille me pare dhe po ju them se po shkoni si derri ne thes , ju duken te bukura fjalet po se keni idene as te qarte se ca do ndodhe , ska dalur asnje i mencur deri tani qe te japi nje mendim dhe nje plan qe te thote cfare do na sjelli e gjithe kjo ? ku eshte perfitimi ketu nese ju i dini pergjigjet hajde ballafaqojini qe ti dime te gjithe , por prape se prapi ngel nje enderr ne sirtar pasi sic e thash dhe me siper nuk ekzistojne fondet as menyrat per te realizuar kete gje po e beni si ca shkencetare shume vjet me pare qe mendonin se mund te benin gjithcka biles dhe te shpiknin nje shkop "magjik" qe kur prekte nje objekt e kthente ne ar :lol:

nejse ju e dini un e thash mendimin tim , ja te shohim se cfare do ndodhi
 

enton

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

E di si eshte puna.
Do e hapni ate llogarine bankare ku te bejme derdhjen e lekave per kaldajen apo cfaredo forme/mjeti ngrohjeje? Nqs po na beni nje ze po ashtu edhe link ta reklamoj ne faqe.

Ndersa temen lereni te hapur, mbase ne kete menyre ka edhe ndonje anetar qe do mund te rise numurin e postimeve.
Enton
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga linglingbodega:
[qb] meqenese doni te ndihmoni, pse nuk afishoni ne albforum te gjitha organizatat fetare dhe joqeveritare (psh ne amerike) qe kane veprimtari ne shqiperi. ai eshte hapi nr. 1 dhe mund te reklamohen veprimtarite e ndryshme te shoqatave qe jane vendosur ne shqiperi ne vend qe te shpiket rrota nga e para. Nje donacion prej 100 dollaresh eshte 10 here me me vlere nese i behet nje organizate qe e ka nje strukture te ngritur tashme dhe eshte funksionale ne vend qe une ti jap 100 dollare Neo-s, Kordeles, Haninit, DiKK DeBig, e te tjera personalitete te shquara te forumit qe fare mire mund ti pijne keto 100 dollare kur une mund ti pija vete dhe te mbysja me Glenlivet deshperimin qe nuk ndihmova te varferit, me ngeleshin dhe nja 50 dollare per te marre stomakun me te mire. [/qb]
Kush tjeter mund te shkruaje keshtu pervec bsc... /pf/images/graemlins/wink.gif
Eshte e vertete qe keto organizata kane strukture te ngritur, por nje perqindje e larte shkon per rrogat e atyre qe administrojne, si psh Kryqi i Kuq, per cdo dollar qe ti jep, 90 cent shkojne per rrogat e nenpunesve te vet dhe 10 cent shkojne per ndihme. Jam interesuar per dicka te tille kur ishte koha e luftes ne Kosove. Gjeja me e leverdisshme eshte kur kjo organizohet nga vullnetare qe e bejne per humanizem dhe jo per te marre rrogen.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga atman:
[qb] Blendi, po me zhgenjen serish, ose me sakte e leme zhgenjimin dhe themi se po gabon serish. Tema nuk esht e kufizuar per miq e shoke, por qe ne titull shprehet qarte çdo gje dhe nuk do koment. Ka ze AF? Kjo teme, ose ky titull kushtezon pjesmarrjen e te gjithe anetareve ne diskutime. Deri ketu jemi plotesisht brenda AF. Ne rast se çdonjeri prej nesh ndermerr inisiativa personale atehere mbetemi jashte AF. Por edhe nese hapim nje teme ku secili prej nesh te demonstroje dhe te tregoje me shembuj se si ndihmon, kjo serish hyn brenda AF sepse i drejtohet mases se antareve dhe sherben per te nxitur edhe te tjeret.
Besoj se tani jemi te qarte sikurse del e qarte edhe alergjia tende per gjithe ata qe shprehin mendime te kunderta te cilat nuk te pengojne ty megjithate te besh bamiresite e tua.
- Persa i perket Soniles apo alinos gjykon shume gabim kur thote se nuk ka te beje me administraten e AF. Nese hapet nje diskutim ne AF dhe kur ky diskutim kerkon zgjidhje reale, atehere vetiu lind pyetja se kush duhet t'i realizoje? Jemi ne virtualitet dhe askush nuk e njeh tjetrin per t'i besuar inisiativa te cilat jane te lidhura edhe me vlera materiale. Ose deri tani njohja eshte keqperdorur. Dhe kur kjo eshte bere ne virtualitet dhe me gjera te cilat sidoqofte jane dhe kane mbetur ne fushen e fjaleve, po ne rastin e kundert kur duhen besuar vlera materiale? Besimi mund te egzistoje vetem ne rast se flitet per persona juridike te cilet duhet te jene te zgjedhur nga masa e forumit. Me kete rast (dhe flitet per AF e jo organizata jashte tij sepse edhe ty po ta theksoj eshte teme e hapur ne AF dhe drejtuar AF)pra ka vetem nje rruge, qe AF te regjistrohet si person juridik duke pasur parasysh edhe konseguencat qe vine. Dhe ligji eshte teper i qarte.
- Mendimi im edhe pse mund te cilesohet bezdisesh eshte se nuk jap asnje ndihme materiale qe te gelltitet nga nje bote virtuale dhe arsyet nuk duan shume tru per t'u kuptuar. [/qb]
:thumbsup: :thumbsup: :thumbsup:

Ja cfare shkruan Alinos: Pa folur me Blendin mendoj te krijohet nje shoqate apo fondacion dhe se kjo nuk do te kete te bej me administratoret dhe nuk duhet te kete te bej me administraten keshtu qe akuzat ne kete drejtim jane te kota.

MJAFT, Alinos se ke folur MJAFT! Akuzat per drejtimin jane me se te drejta dhe e ke menduar shume gabim kur QELLIMISHT ke devijuar nga tema kur thua " te krijohet nje shoqate apo fondacion". Ketu, nuk behet fjale per te krijuar nje shoqate tjeter, por per legalizuar eksistuesen.

Ja cfare shkruan Blendi si hapesi i temes me shkronja kapitale: SI MUND TA PERDORIM KETE FORUM SI NJE VEGEL PER TE NDRYSHUAR DICKA NE SHQIPERI... SI MUND TA PERDORIM KETE FORUM PER KOMBIN.

Dhe te gjithe pjesemarresit ne kete teme kane shkruajtur duke patur parasysh kete, pra FORUMIN.

Me c'te drejte ti e dashur Alinos ndryshon objektin e temes, duke dale jashte teme (mod. te shikojne kete fakt!) dhe me qellim ndryshon cfare te tjeret kane thene ketu, kur duke bere nje permbledhje te mendimeve te te tjereve shkruan se NE kerkokemi krijimin e nje fondacioni bamires, JASHTE AF-se!! dhe angazhim ne fondacione apo ne levizjen shoqerore MJAFT!!!(?).

Si ka mundesi Blendi qe ti harron cke thene me siper dhe ben nje U-kthese dhe falenderon Alinon per kete permbledhje qe sipas teje, DUHEJ?!

Shume veta ketu shprehen idete e tyre per te perdorur forumin si vegel ne ndihme te kombit. Po te gjithe e kuptuam se ne rast se duam te arrijme dicka vertet domethenese (jo tullumbaca) legalizimi i forumit, me te gjitha pasojat qe sjelle legalizimi duke perfshire dhe Zgjedhjet (jo zgjedhje thjeshte per hir te zgjedhjeve) eshte nje domosdoshmeri. Dhe kjo beri qe administratoret te ndryshojne mendim dhe objektin e temes. Te kam bere nje pyetje Blendi andej nga faqa 4 me duket dhe i je shmangur ( e drejta jote megjithate).

Beni kujdes o njerez se ne vend te perpjekjeve te tuaja te sinqerta per te perdorur forumin si vegel ne sherbim te kombit po perdoreni si vegla ne sherbim te tjereve apo MJAFT.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

****
administratoret nuk kane pse tremben fare sepse ka shume menyra per te bere zgjedhje dhe per te mos harruar njehohsisht punen qe kane bere deri tane (ata e une e ti)

nje gje me cudit mua (po kujt i ... ne fund te fundit /pf/images/graemlins/smile.gif )
pse ke kaq frike se mos te perdorin?!

nese do te marresh pjese ne nje shoqate egzistuese, mjafton te zgjedhesh ato me menyre organizimi ku te gjithe mund te influencojne vertet e jo vetem te bejne numer e te shperndajne fletepalosje per madheshtine e te tjereve :smash:
nese nuk egzistn nje e tille, krijohe ti atehere bashke me te tjere qe e mendojne si ty (perfshi dhe mua ketu-ne mendim)

pse kaq frike nga organizimi?!
 

arterie

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Une e bera nje perpjekje. Pa lek fare, pa kohe dhe qe te jep te njejten vlere investimi si ai monetar. Une u nisa nga tema "cfare do te besh ti per Shqiperine" dhe ndihma ime do te jete gjithmone ne ndertimin e Shoqerise Shqiptare
Ju lutem tejconi kete nisme ne jeten tuaj te perditshme.
 

alpacino

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

citim
Shkoder
mosha 0-3 vjec kapaciteti 30 femije
mosha 3-6 vjec kapaciteti 40 femije
mosha 6-14 vjec kapaciteti 80 femije

lexova kete shkrim te irenes,me preku jashte mase,nuk mund te rrij indiferent ndersa lexoj keta rreshta mosha 0-3 vjec kapaciteti 30femije +40 3-6vjec +80 6-14vjec me duket sikur kryqezoj veshtrimet e ketyre femijve te pafajshem, :angel: dhe nuk kam guxim ti rezistoj shikimit te tyre,dhe nuk besoj se asnje nga ju do kete guxim ti rezistoj shikimit te tyre te pafajshem te kesaj situacione qe ato ndodhen ne keto momente.
Ju lutem,MENDONI TE JENI JU NE POSTIN E KETYRE VOGELUSHEVE.Prandaj lejini per nje moment kritikat dhe diskutimet per nje post kryetari, qe spo marr vesh se per cfare ju hyn ne pune.Fillojme me nje dhurate per keta vogelushe,dhe pastaj ulemi ne nje tavoline dhe diskutojme per keto gjera, qe dhe keto kane rendesine e tyre.por qe tani me duket nje gje sekondario, fillojme me kete kaldajen per mgrohjen ne shkoder o ku ndodhet.
Mendoj qe nje grup prej 5-6 vetesh dhe un, te hapim nje llogari bankare ku te kontrollohet nga te gjithe,ketu flas per te gjithe un ne kto momente jetoj dhe punoj ne itali do ishte mire qe ndonjeri qe jeton dhe punon dhe studion(per ata qe studiojne brenda mundesive te tyre se dhe ata kane problemet e tyre)te me komunikoje qe ai ose ajo, jane gati dhe te fillojme direkt nga puna.Un kam nje kompani idraulike merrem me montimin e kaldajave,dhe kam shum mundesi qe kaldajen ta gjej me nje cmim te arsyeshem pasi un ketu kam nje skonto te mire ne magazinen ku un sherbehem me kuptoni,eshte nje avantazh per ne.Me thoni ju lutem IRENE sa metra katror eshte kjo shtepi apo azil, per te llogaritur se cfare kaldaje duhet.Ok djema dhe vajza shpresoj qe ndonjeri i le menjane fjalet e bukura dhe premtimet dhe eshte i nje mendimi me mua qe te fillojme sa me...?
 

zog

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

o Al Paçino edhe une kam nje kompani radiatoresh, pranej du ta kryesoj une mionin historik te shpetimit, nuk di a me kupton, masnej menoj qe jam tip i pashem dhe shkoj qamet me ekranin e televizorit, diten e intervistes, qe patjeter do te ket apo jo! :cool:

per me teper menoj qe ti se ke bo planet mire, s'besoj ti kesh kaldajat me energji diellore, se qe thu ti, mire e instalove ate kaldajen tate po me çfare do e vesh ne pune, ku me e gjet mazutin ajo jetimorja, si thu ti. apo çi ** tom, ne vetem kaldaja na intereson, ca te tjereve kryetarlliku e mund te vazhdojme me rradhe.
 

alpacino

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

mbohet qejfi qe je i bukur dhe venin per me shku ne tv ta lejme ty.Un smora vesh nese je dakorte me ndihmu keto vogelushe apo jo
 

edda

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Ok, te henen kush do shkoje te hapi nje llogari bankare (une s'e marr dot persiper se jam ca injorante nga ekonomia :rolleyes: )??
Te pakten per ne qe jetojme ketu ne Itali....nese bindim edhe rob te tjere qe s'jane as anetare te AF 100 here me mire.

Atehere kush e merr persiper?? Kush eshte ekonomist ktu??
 

qeshem

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

smile s ka nevoje me qene ekonomiste me hap llog bankare /pf/images/graemlins/smile.gif

besoj se pjesa qe mungon eshte ndonje nga stafi i af qe te dali vullnetar si person kontakti, dhe me te flasim per keto detajet

so... kush eshte ???

ps. zog e ke tregu veten e tua qe je shume i thelle per cektesirat e af , rri me mire ne thellesite e tua se nuk qekan per ty cektesite ... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga **** Darlington Delarge:
[qb]

MJAFT, Alinos se ke folur MJAFT! Akuzat per drejtimin jane me se te drejta dhe e ke menduar shume gabim kur QELLIMISHT ke devijuar nga tema kur thua " te krijohet nje shoqate apo fondacion". Ketu, nuk behet fjale per te krijuar nje shoqate tjeter, por per legalizuar eksistuesen.

[/qb]
Trapo (Di*ck keshtu do te thote apo jo?)

Une nuk jam as perfaqesuese e Mjaftit dhe asgje tjeter, dhashe nje mendim si gjithe te tjeret. T'u duk dalje nga tema ty?
Une them jo!
Blendi pyeti si mund ta perdorim forumin, i thash si mjet komunikimi dhe krijim kontaktesh!
Forumi eshte privat nese nuk e ke kuptuar dhe nese ty ta ka enda ta blesh nje, shiko ne google se nuk do te zhgenjeje /pf/images/graemlins/wink.gif
Persa i perket asaj qe thash une, lexo me kujdes djale, se une s'jam Derida, po flas ashtu sic ushqehem.
Thash nese Blendi do fondacion, le ta krijoje ate. Jo te behet forumi fondacion. Kjo s'do shume mend me duket.
Te tjerat i kam sqaruar.
Sa per MJAFT si organizate, ne google perseri do gjesh website-in e tyre, dhe do te shikosh se kane dhe forum, kshu qe me kete "tonin" s'kane asnje lidhje, pervec ndonje anetari qe vjen ketu sic shkon ne chat.
E boll me sentenca se na lodhe koken. Ti cfare sugjeron? Pasi ta besh rri e prit se si do te pritet nga te tjeret, sepse pavaresisht nga mendimi qe mund te kesh ti per veten, nese nuk te vete njeri pas, mbetesh ne minorance dhe duke qene se s'ke ***** ta kthesh nje ide ne iniciative praktike, pret ta beje dikush tjeter qe ti ta kritikosh me pas!
Pfffffffffffffffff
 

edda

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Irene, per me hap nje llogari bankare sa per veten time di (s'jam ne aq injorante!! /pf/images/graemlins/wink.gif ) por ndofta llogari te tilla mbartin edhe ca yçkla mbrapa. Nuk e di por pa u konsultuar njehere me ndonje punonjes banke mua s'ma mban te beje diçka te tille sepse nuk dua qe neser pasneser te kem probleme me ndonjerin prej jush.
Per mua ideale e di si do te ishte qe dikush te hape kete konto (dhe menjehere pas ketij operacioni as ai te mos te kete asnje te drejte te terheqi para prej kesaj konto) dhe ne kete konto te lejohej qe vetem te futeshin parate dhe sapo te arrihej nje tot (ky limit i duhet bere i ditur bankes qe ne fillim), banka ti nisi direkt ne llogarine e shtepise se femijes ne Shqiperi. Une nuk e di sa eshte e realizueshme kjo :confused:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Edda, c'informacion te duhet ty nga banka?!
Nese ke perdorur nje te tille si individ di edhe si funksionon.Pasi e ke hapur ke te drejte qe ta kontrollosh sillogari me te gjitha hyrje daljet e saj madje edhe ONLINE.Dhe nese knontrollon hyrje daljet ahere parate s'kane nga shkojne.
Per nje llogari individuale edhe komisionet edhe kushtet e bankes (te pakten ne Shqiperi) jane me te lehta se sa per nje organizate apo cfaredolloj enti tjeter.Ne kete pike ka nje klecke, nese do legalizohej dicka, qe mua me duket e tepert, panvaresisht shmangies nga detyrimet tatimore, duhet te "japesh" llogari ne keto autoritete duke pasqyruar bilancin panvaresisht se eshte nje bilanc negativ.Me ligjin e ri je i detyruar ta paraqesesh nje te tille.

Une di dicka, skpeticizmi na u ka bere si sklepat e sinozitit, po na kullon nga syte.

Ky eshte nje forum privat, ka qene nje i tille gjithmone, ne marrim kenaqesine (shpesh edhe duke kerkuar hesap me shume se c'duhet e c'lejohet) nga keta administratore te cilet kane bere te mundur qe nje deshire te mire te tyre per te na dhene mundesi komunikimi, debatimi dhe shnderrim idesh e opinionesh, madje dhe te njihemi dhe te marrim nisma si keto me lart.

Ju me skepticizmin tuaj po "vrisni" edhe ato pak zera qe duan te ngrihen, thame nje ze jo nje revolucion.
 

edda

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Kordele, nuk e di e lexove apo jo te gjithe postimin tim :confused: .
Zyra ne cilen punoj ka nje llogari bankare ne te cilen vetem une dhe njeri nga avokatet kane te drejte te hyjne (biles passwordet e homebanking i di vetem une). Mirepo ato kane aq besim tek une. Ndersa ketu (ndoshta dhe me te drejte sepse jemi ne virtualitet) njerezit behen mosbesues.

Prandaj edhe une thashe dhe po e perseris

Fillimisht postuar nga smile:
[qb] Per mua ideale do te ishte qe dikush te hape kete konto (dhe menjehere pas ketij operacioni as ai te mos te kete te drejte te terheqi para prej kesaj konto) dhe ne kete konto te lejohej qe vetem te futeshin parate dhe sapo te arrihej nje tot (ky limit i duhet bere i ditur bankes qe ne fillim), banka ti nisi direkt ne llogarine e shtepise se femijes ne Shqiperi. Une nuk e di sa eshte e realizueshme kjo :confused: [/qb]
Nese kjo eshte e realizueshme une e hap qe te henen (biles te henen do shkoj kastile ne banke te informohem)
 

bona

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Per personin qe hapi kete teme:


MIRE SE IKNI NGA SHQIPERIA

Nga Mesila Doda

Kujtdo qe i ka qelluar te lere vendin qofte ne porte apo ne aeroport, padyshim do i kene terhequr vemendjen radhet e gjata te shqiptareve, policet qe te shikojne me ca fytyra hetuese sikur gjejne fajtorin ne cdo fakir qe guxon te udhetoje, e kesi gjerash. Ai qe le kufirin ka nje tufe me gjera te shemtuara per te harruar dhe nje nder to eshte percjellja qe shteti eme i ben ne kufi.

Ndoshta pak e gjate kjo hyrje per te nisur diskutimin mbi njerin nga kufijte tone te famshem, Rinasin, i cili eshte rinovuar e dhene me tender nje mori heresh.

Radhwn e fundit u shkul Kryeministri dhe erdhi per ta prere ate shiritin e kuq, i cili me plot gjasa i ngjall pushtetareve te njejtin terbim e dashuri, ashtu si demit copa e kuqe.

Perfundimi i ketij pasioni eshte i pervajtshem.

Cfare ka ndryshuar ne Rinas?

Pllakat e dikurshme jane zevendesuar me ca me te reja, vetratat me nje pale ne ngjyre tjeter, kondicionimi i ri perbehet nga disa impiante si shtylla, te cilat zor se do i gjesh ne ndonje aeroport tjeter te Lindjes dhe qe s'bejne te ndjehet as ngrohte e as ftohte. Per te thene te verteten ky sistemi i ajrimit te aeroportit shqiptar eshte per turp qoftw edhe ndonje cep te Afrikes.

Gjithsesi kjo eshte e meta me e vogel e ketij soj rregullimi kufitar. Halli me i madh eshte tek shqiptaret qe hyjne e dalin. Rreshtohen si dele dhe presin ne ca rradha te gjata me fytyra te pervuajtura. Perpara tyre presin heshtjet arrogante te nepunesve te policise qe duan i hapin, s'duan s'i hapin sportelet perkatese per miletin udhetar. E njejta tragjedi udhetareve shqiptare i ndodh edhe kur hyjne ne memedhe, pasi te huajt i sheh tek kalojne fet e fet ndersa ti rri e pret, derisa personi perkundruall te vere doren ne zemer e t'i kaloje shpejt bashkombasit e tij, te cilet kane nevoje per pak sportele e shume procedura.

Per pak desh harrova piperin e ceshtjes "Rinas". Ne dalje te doganes rri e pret nje makineri skaner ku njerwzia hyrese duhet te fuse per te kontrolluar bagazhet qe ka me vete. Aty duhet te fusesh gjithe valixhet qe ke me vete dhe nepunesit shqiptare shohin se mos ke me vete mallra kontrabande a te tjera kesisoj. Sipas meje, kjo ben pjese ne ate hipokrizi te rastit qe ne shqiptaret e kemi ngritur ne sistem. Afermendsh askush nga ata qe do fusin narkotik apo kontrabande nuk eshte cmendur qe te shkoje serbes ne duart e policise, ndaj rruget i ka gjetur gjetiu. Ai qe e han ne kete rast eshte vetem fakiri udhetar qe i ka shkuar nder mend te kaloje kufirin e shtetit te vet dhe i duhet te ngarkoje ne shpatulla valixhe, canta e nuk e di se cfare, vetem e vetem per t'i treguar shtetit te vet qe nuk eshte faqezi, por thjesht nje udhetar dhe i ngarkuar jo pak.

Kjo pra, eshte me pak fjale situta e sotme e aeroportit te Rinasit. Ajer i rende, police mendjemedhenj, sportele qe i perplasen perpara hundes shqiptarit, dhe rradha te gjata qe gjithsesi tentojne qe ta heqin edhe ate pak dinjitet qe shteti yt i pari e ka per detyre te ta jape.

Por cfare do te thote kjo? Cfare simboli eshte Rinasi brenda psikologjise tone? Ku dhe cfare eshte kufiri per ne?

Arrogance dhe pervuajtesi

Nuk e permenda asnjehere aeroportin e Rinasit me emrin e tij te vertete, i cili eshte Aeroporti "Nene Tereza".

Kjo sepse mendoj se ai simbol i krijuar ne Rinas, shprehje e arrogances se sotme nuk ka aspak te beje me emrin e shenjtores, e cila u be e tille nga pervujtesia qe tregoi dhe respekti, me te cilin pa qenien njerwzore.

Kufiri yne shteteror, aeroporti yne kombetar, eshte vendi ku me se pari gjindja nuk respektohet. Ky eshte mekati i pare i drejtimit te ketij organizmi. Polici eshte vetem nje sherbetor i taksapaguesit te vet, ndaj ka detyren te respektojw ate qe e mban me rroge. Kjo do te thote qe rradhet e gjata, batutat e shemtuara, ngritjet e zerit nuk kane asnje logjike ne vendin qe duhet te prese e te percjelle shqiptaret.

Si ne nje shkallare antivlerash edhe ky vend te jep krejt idene e asaj molepseje te sotme te vendit, i cili ka sot nje mbret qe emeron e shkarkon duket, kontet etj. i cili ben kohen e mire dhe te keqe. Ky eshte sistemi i sotem prepotent, i cili e ka shprehjen e vet me te pare ne vendin e pritjes e percjelljes nga Shqiperia.

Mekati tjeter i ketij vendi eshte se jo vetem qe nuk eshte rinovuar, por edhe tualetin ia kane bere si mos me keq ose sic thuhet ndryshe si "nuse katundi".

Mekat, sepse dhe aty jane hedhur ca para qe nuk merret vesh c'fund kane patur. Mekat, sepse eshte inauguruar aq shume here, meqw injorantet qe kemi lart nuk e marrin vesh qe ky vend vec motiv krenarie nuk eshte.

Mekati i trete i ketij vendi eshte qe quhet Nene Tereza.
 

Blendi

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Hanini i ka rene ne koke ceshtjes para nje faqeje.
Forumi eshte vegla, punen mund ta bejne antaret.

DDD, une kur them se duhet te perdorim forumin per nje dobi per shqiperine, nenkuptoj mundesine qe ky forum ofron per komunikim.
Cfare tjeter eshte ky forum? Asgje, ky nuk eshte placke, nuk eshte prone, eshte thjesht nje mundesi komunikim, mjet, vegel.
Nje shembull koti se mbreme ishte nate e veshtire: Ne rast se vendosim te luajme futboll ne nje fushe, a do te thote kjo se fusha eshte e jona? A nuk mund te luajme per qejf pa u zene per fushen?
A MUND TE MBLIDHEMI SIC JEMI PER TE PUNUAR POZITIVISHT, PA TITUJ, PA POZITA HIERARKIE?
www.albforumi.com eshte ndertuar nga nje grup personash te vecante te cilet kane investuar kohe, mund dhe para per kete forum. Ky forum ka nje kosto vjetore e cila paguhet nga Administratoret kundrejt 0 perfitimi. Ky forum as blen, as shet dhe asnjehere nuk ka kerkuar qe antaret te kontribuojne per kostot. Ky forum disa here ka refuzuar mundesine per te mbajtur reklama nga kompani te ndryshme shqiptare.
Pra, kjo faqe eshte ketu per kenaqsine e te gjitheve, falas, sepse dy tre cuna menduan se do ishte "cool" te kishim nje forum shoqeror. Nuk shoh mbeshtetje morale per keto qe thoni.

A po shprehem dot qarte? Forumi eshte thjesht forum, administratoret jane thjesht administratore forumi. Ky organizim qe po flasim ne kete teme eshte i hapur per te gjithe njesoj.
DDD, a do te ndihmosh? Urdhero dhe zer vend, kontakto me mua dhe behu pjese e kesaj levizjeje.

PS. O linglingoooooo, po ti o burr' i dheut me njeh mua dhe ca vete te tjere ketu. Per ca gjera ke plotesisht te drejte dhe do duhen degjuar dhe zbatuar, por ta kerkoj si vella, kur e di qe ne po mundohemi per mire, eja dhe na mbeshtet se i ke aftesite, mos na vono me kunja.

I need u on my side on this dogg.
 

bona

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

si gjithmone ne shqiptaret kemi qejf me llap. ju te gjithe pa perjashtim keni frike me tregu emrat dhe une s'dime kush jemi, kujt i flas etj, etj.
kurre se besoj se do behet dicka kurre.

HAJDE VEJME BAST.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga hanini:
[qb]
Fillimisht postuar nga **** Darlington Delarge:
[qb]

MJAFT, Alinos se ke folur MJAFT! Akuzat per drejtimin jane me se te drejta dhe e ke menduar shume gabim kur QELLIMISHT ke devijuar nga tema kur thua " te krijohet nje shoqate apo fondacion". Ketu, nuk behet fjale per te krijuar nje shoqate tjeter, por per legalizuar eksistuesen.

[/qb]
Trapo (Di*ck keshtu do te thote apo jo?)

Une nuk jam as perfaqesuese e Mjaftit dhe asgje tjeter, dhashe nje mendim si gjithe te tjeret. T'u duk dalje nga tema ty?
Une them jo!
Blendi pyeti si mund ta perdorim forumin, i thash si mjet komunikimi dhe krijim kontaktesh!
Forumi eshte privat nese nuk e ke kuptuar dhe nese ty ta ka enda ta blesh nje, shiko ne google se nuk do te zhgenjeje /pf/images/graemlins/wink.gif
Persa i perket asaj qe thash une, lexo me kujdes djale, se une s'jam Derida, po flas ashtu sic ushqehem.
Thash nese Blendi do fondacion, le ta krijoje ate. Jo te behet forumi fondacion. Kjo s'do shume mend me duket.
Te tjerat i kam sqaruar.
Sa per MJAFT si organizate, ne google perseri do gjesh website-in e tyre, dhe do te shikosh se kane dhe forum, kshu qe me kete "tonin" s'kane asnje lidhje, pervec ndonje anetari qe vjen ketu sic shkon ne chat.
[/qb]
Militante Sh*erdhyme ( pa referenca seksuale dhe pa perkthime ky eshte yr payroll title, apo jo?)

Nga Mjafti bera me vlere vetem moton e tyre per ti thene boll zellit tend per tu bere "sandwich- board- woman" for free, dhe mashtrimeve te tuaja me permbledhje keqintrepretuese, gje qe tregon cfare fut ti ne goje si ushqim qe llap ne kete far feje.
Injoranca jote kur flet per forumin si prone private, qe ne kete rast eshte pa malice, megjithate mund te ndihmoje ty dhe te tjeret qe kane humbur gjumin nga paniku i shpronesimit apo nga frika e ndonje revolucioni :rolleyes:

Po te vish si pilli ne dasem ne diskutim kur te tjeret po flisnin per legalizimin e Albforumit kishin parasysh legalizim ne gjykate dhe jo ne Google, apo ty te duket se gjykata legalizon www. com-sa. Albforumi eshte prone private dhe ketu asnje spo pretendon te bej reforme agrare ne Google. Por nje shtepi ama mund ta ndertosh mbi nje toke qe nuk ke te drejte pronesie dhe toka nuk do te thote se behet e jotja. Keshtu dhe shembulli i Blendit mbi futbollin, loja apo rregullat ne te mund te ndryshojne po jo pronesia mbi fushen.

Legalizimi i Albforumit ne gjykate ben te mundur nje fushate sensibilizuese ne nje shkalle me te gjere dhe me kredibile (gjerat sbehen me besime apo miqesira dhe pse mund te fillojne si te tilla dhe pa legalizim vetem para per tullumbaca do mblidhni) qe gezon dhe mbeshtetje nga shteti apo qe mund te siguroj fonde nga subjekte te tjera. Legalizimi percakton rregullat e administrimit te koutazicioneve te drejtat dhe detyrimet e secilit si dhe zgjidhje per raste mosmarreveshjesh. Gjerat nuk fillojne nga catia po nga themelet. Ne se legalizimi i Albforumit kerkon zgjedhje kjo zgjedhje nuk ka efekt mbi pronesine ne google.

Per minorancat apo idete e secilit spo e prish gojen me teper /pf/images/graemlins/wink.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

vazhdo pra!
Une nga kjo teme i piketova kontaktet e mia!

Ti merru me legalizimin!

p.s. Nuk ofendohem nga nje spurdhjak qe flet duke cituar detyrat e shpise. Por me ler te te them dicka: do vije dita kur do te zhgenjehesh dhe ti, ate dite do vish ne forum, do kerkosh nickun tim dhe do me shkruash nje pm duke me thene: Alinos kishe te drejte!
 
Top