Re: ALBFORUMI a ka zë?
Fillimisht postuar nga atman:
[qb] - Persa i perket Soniles apo alinos gjykon shume gabim kur thote se nuk ka te beje me administraten e AF. Nese hapet nje diskutim ne AF dhe kur ky diskutim kerkon zgjidhje reale, atehere vetiu lind pyetja se kush duhet t'i realizoje? Jemi ne virtualitet dhe askush nuk e njeh tjetrin per t'i besuar inisiativa te cilat jane te lidhura edhe me vlera materiale. Ose deri tani njohja eshte keqperdorur. Dhe kur kjo eshte bere ne virtualitet dhe me gjera te cilat sidoqofte jane dhe kane mbetur ne fushen e fjaleve, po ne rastin e kundert kur duhen besuar vlera materiale? Besimi mund te egzistoje vetem ne rast se flitet per persona juridike te cilet duhet te jene te zgjedhur nga masa e forumit. Me kete rast (dhe flitet per AF e jo organizata jashte tij sepse edhe ty po ta theksoj eshte teme e hapur ne AF dhe drejtuar AF)pra ka vetem nje rruge, qe AF te regjistrohet si person juridik duke pasur parasysh edhe konseguencat qe vine. Dhe ligji eshte teper i qarte.
- Mendimi im edhe pse mund te cilesohet bezdisesh eshte se nuk jap asnje ndihme materiale qe te gelltitet nga nje bote virtuale dhe arsyet nuk duan shume tru per t'u kuptuar. [/qb]
Kjo do te ishte e vertete nese forumin e shikon si iniciator, por ne fakt nuk eshte ashtu. Te pakten une e shoh si nje mjet komunikimi pertej kufinjve zyrtare. Virtualiteti ka bere kete gje te mundur dhe ja kemi pare hajrin.
Ti ke shume te drejte kur thua se besimi krijohet vetem kundrejt personave juridike, dhe pikerisht per kete arsye propozova qe te krijohet nje grup pune nga ata qe kane rene dakort mbi nje pike (psh dy-tre ketu mund te kene menduar se ideja optimale eshte dhenia e librave). Keta persona do te bejne "njohjen" dhe nese nga diskutimi, del e konsoliduar nje shoqate, atehere keta persona do ta regjistrojne ate duke paguar taksat perkatese dhe gjerat e tjera qe kerkon ligji.
Per licensimin e nje shoqate jofitimprurese procedurat shkojne 2 muaj dhe me pas mund te fillosh aktivitetin.
Pikat qe dha irene jane mese te sakta.
Ajo qe me shqeteson ne kete pike dhe e shoh te perseritet ne ambjentet shqiptare eshte kerkesa e deshperuar per nje udheheqes. Asnje nga ne nuk ka rene dakort se cfare do te beje personalisht, dhe me ke mund ta beje kete gje, pro kjo nuk ju ka ndaluar te diskutoni kete gje, duke anashkaluar ate cka eshte me e rendesishme.
E di si thuhet per OJF dhe OJQ ne Shqiperi?
Qe kur mblidhen 5 veta (duhen minimumi 5 anetare te regjistruar ligjerisht ne bordin e nje shoqate qe kjo te njihet si e tille), ne fillim diskutojne kush do jete presidenti i shoqates dhe me pas diskutohet statuti.
Deshira ime do te ishte qe nga ky aktivitet brainstorming (nuk eshte asgje me teper!!!) te lindin iniciativa te ndryshme nga persona te ndryshem. C'kuptoj une me kete?
Po ja, nese Blendi eshte per bamiresine dhe bie dakort me Laren qe kjo te drejtohet nga femijet jetime, ata mund te merren me kete ceshtje duke kerkuar ndihmen e personave te tjere brenda dhe jashte forumit, e te krijojne kete fondacion bamiresie.
Linglingbodega mund te organizoje sensibilizimin e shqiptareve me nenshtetesi amerikane qe te bashkohen me trupat e paqes.
Atman mund te merret me publikimin e nje permbledhje me krijimet ne AF, duke u bere mbledhes i informacionit, editor dhe shkrues.
Gene mund te organizoje nje grup te vogel per sensibilizimin e rinise shqiptare jashte atdheut, i cili fale teknologjise do te beje te mundur bashkepunimin midis tyre per gjera me konkrete si konferenca, takime, publikime etj.
Une per vete do te perqafoja cdo ide qe lidhet me arsimit. Jam e aktivizuar ne grupet e Debatit Kombetar, si edhe ne nje qender akademike te quajtur Qendra per Politikat Publike, Shkencen Politike dhe Ligjin, qe organizojne aktivitete si public speeches dhe reading groups per studentet e fushave me lart, por jo vetem.
Nuk ka nevoje qe 5000 anetare te forumit te behen nje bashkesi fetare. Ne jemi aq te ndryshem dhe me aq shume interesa sa kjo eshte e pamundur.
Edhe ne forum jane krijuar nen-ndarje ne kategori dhe disa nga ne frekuentojne vetem nje ose dy, duke injoruar te tjerat.
Ketu nuk kerkohet unifikimi i anetareve, por aktivizimi i tyre. Nuk do te habitesha sikur midis nesh te kishim njerez qe kane bere shume ne ato pika qe ne permendem me lart dhe kjo teme u ka sherbyer per te krijuar kontakte te reja. Shpesh nuk ka nevoje per te ndertuar dicka nga fillimi, mjafton te shtohesh dhe ti ne nje projekt apo vizion te dikujt tjeter /pf/images/graemlins/smile.gif