ALBFORUMI a ka zë?

edda

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga linglingbodega:
[qb] ne vend qe une ti jap 100 dollare Neo-s, Kordeles, Haninit, DiKK DeBig, e te tjera personalitete te shquara te forumit qe fare mire mund ti pijne keto 100 dollare kur une mund ti pija vete dhe te mbysja me Glenlivet deshperimin qe nuk ndihmova te varferit, me ngeleshin dhe nja 50 dollare per te marre stomakun me te mire. [/qb]
dolem tek besimi (sikur ta dija!!!). Atehre ne kete pike nese ju s'keni besim tek administratoret mund te kontaktojme Mjaft-in apo ndonje shoqate tjeter korrekte ne Shqiperi dhe punen e ndermjetesve qe duhet ta benin administratoret le ta bejne ata.

Une njoh shume njerez qe perveç Karitasit nuk njohin asnje fondacion apo shoqate qe ndihmon Shqiperine. Sot, biles ndersa po vija ne pune takova nje mikun tim, ex skautist, te cilit pasi i fola per kete diskutim qe eshte hapur ketu me tha "molto interessante! Tienimi al corrente di tutto xchè se deciderete di fare qualcosa possiamo dare anche noi un aiuto". Dhe s'eshte i vetmi!
Ketu ne çdo zyre publike qe shkoj une gjej nje afishe qe thote "Adopto nje femije ne distance" me nr. telefoni etj.etj. pse te mos ekzistoje ne krah te saj edhe nje tjeter per femijet shqiptare?? Ajo qe deshiroj une eshte krijimi i nje fondacioni ose mbeshtetja ne nje tjeter dhe nese dikush nga ju deshiron te dhuroje para ok, nese jo s'ka problem, por mbi te gjitha te shkoje te ngjisi ca afishe diku, ti shkruaj gazetes lokale te qytetit ku jeton etj. ne menyre qe nese dikush deshiron te dhuroje diçka per Shqiperine te dije kujt ti drejtohet.
 

olti

Neo
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Mqs me permendet emri me duhet te sqaroj se Neo nuk ben pjese ne stafin e forumit. Statusi im nuk eshte me i ndryshem se sa i atij qe me permend dhe 99% e kusur te anetareve te tjere.

Sidoqofte mua me duket interesante idea e Alketit ( /pf/images/graemlins/tongue.gif ) per t'u lidhur me organizatat bamirese, per pasje bashkepunimi dhe reklamin te vepritarise se tyre dhe te njejtes gje nga ana e ketyre organizatave dhe fondacioneve.

Perseri per qefin e Alketit verej qe kalova kuoten e 5000 postimeve :tipsy:
 

qeshem

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

ku ta postoj infon qe keni kerkuar per rregullimin ligjor te organizatave jo fitimprurese ???
 

qeshem

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

eshte ca i gjate por me mire i detajuar qe te mos bejne pyetje ato qe jane me fixime /pf/images/graemlins/wink.gif
mund dhe ta zhvendosni nese e shihni te arsyeshme ...

:wave:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI

L I G J

Nr.8788, datë 7.5.2001

PËR ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,


K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I :

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME


Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj përcakton rregullat për themelimin, regjistrimin, funksionimin, organizimin dhe veprimtarinë e organizatave jofitimprurëse, të cilat ndjekin qëllime në të mirë dhe në interes të publikut.

Neni 2

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtme kanë këto kuptime:
1. "Mbledhje publike e fondeve" kuptohet mbledhja e fondeve me anë të fushatave sensibilizuese publike të një shkalle të gjerë.
2. "Organ shtetëror kompetent" kuptohet organi shtetëror, fusha e kompetencës së të cilit është e njëjtë ose e ngjashme me fushën e veprimtarisë së organizatës jofitimprurëse ose organi shtetëror i përcaktuar në ligj.
3. "Organizata jofitimprurëse" kuptohet shoqatat, fondacionet dhe qendrat, veprimtaria e të cilave zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe pa u ndikuar nga shteti.
4. "Veprimtari jofitimprurëse" kuptohet çdo veprimtari ekonomike ose joekonomike me kusht që të ardhurat ose pasuritë e organizatave jofitimprurëse, kur ka të tilla, të përdoren vetëm për realizimin e qëllimeve të përcaktuara në statutin e organizatës.
5. "Veprimtari e përkohshme" kuptohet veprimtaria që kryhet nga një organizatë jofitimprurëse e huaj në territorin shqiptar për realizimin e qëllimeve të caktuara konkrete gjatë një viti kalendarik, për një periudhë jo më pak se 30 ditë të njëpasnjëshme dhe jo më shumë se gjashtë muaj.
6. "Veprimtari në të mirë dhe interes të publikut" kuptohet çdo veprimtari që mbështet dhe zhvillon tek individi dhe shoqëria vlera shpirtërore dhe vlera të tjera humanitare, mbron jetën e njeriut, shëndetin e tij, siguron dhe realizon shërbime publike dhe sociale, ndihma dhe mbështetje në raste fatkeqësish, mbron mjedisin dhe zhvillon kulturën dhe edukatën ndaj tij, mbështet e zhvillon vlerat dhe traditat kulturore e historike, shkencën, arsimimin, edukimin fizik dhe shpirtëror, jep ndihmesë në zhvillimin e zakoneve të mira dhe të vlerave demokratike, si dhe çdo drejtim tjetër në të mirë dhe në interes të publikut.

Neni 3

Subjekte të ligjit

Subjekte të këtij ligji janë shoqatat, fondacionet dhe qendrat e parashikuara në nenin 2 pika 1 të këtij ligji.
Nuk janë subjekte të këtij ligji sindikatat, partitë politike dhe ato organizata të tjera jofitimprurëse, veprimtaria, organizimi dhe funksionimi i të cilave rregullohet me ligj të veçantë.
Çdokush ka të drejtën e organizimit kolektiv, pa pasur nevojë për ta regjistruar këtë si një organizatë jofitimprurëse.

KREU II

PARIME TË PËRGJITHSHME

Neni 4

E drejta e themelimit dhe e pjesëmarrjes

Çdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, ka të drejtë të themelojë një organizatë jofitimprurëse, të jetë anëtar i saj ose të marrë pjesë në organet drejtuese ose në personelin administrativ të organizatës jofitimprurëse.

Neni 5

Parimi i mbrojtjes dhe i respektimit të të drejtave të njeriut


Organizatat jofitimprurëse e bazojnë veprimtarinë e tyre në parimin e respektimit, të mbrojtjes dhe të zbatimit të të drejtve dhe lirive themelore të njeriut, të parashikuara në Kushtetutë, ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara me ligj.

Neni 6

Parimi i pavarësisë nga shteti

Organizatat jofitimprurëse e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të pavarur nga organet dhe interesat shtetërorë.

Neni 7

Marrëdhëniet e organizatave jofitimprurëse me organet shtetërore

Shteti mbështet dhe nxit veprimtarinë e organizatave jofitimprurëse. Realizimi nga ana e shtetit i kushteve dhe i lehtësirave për organizatat jofitimprurëse për përmbushjen e qëllimit dhe të objektit të veprimtarisë së tyre bëhet me ligj.
Organet shtetërore nuk ndërhyjnë në veprimtarinë e organizatave jofitimprurëse.
Ndalimi ose kufizimi i veprimtarisë së organizatave jofitimprurëse bëhet vetëm në rastet dhe mënyrën e përcaktuar në ligj.

Neni 8

Të drejtat dhe detyrimet civile

Organizatat jofitimprurëse kanë të drejta dhe përmbushin detyrimet në përputhje me dispozitat e Kodit Civil, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë ligj ose në dispozita të tjera ligjore.

KREU III

ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE

Neni 9

Format e organizatave jofitimprurëse

Themelimi, format, organizimi, funksionimi dhe fusha e veprimtarisë së organizatve jofitimprurëse bëhet në përputhje me Kodin Civil dhe me këtë ligj.

Neni 10

Ndarja e organizatave jofitimprurëse sipas organizimit

Në varësi të mënyrës së organizimit, organizatat jofitimprurëse ndahen në:
1. organizata jofitimprurëse me anëtarësi:
Organizata jofitimprurëse me anëtarësi janë shoqatat.
Organizatat jofitimprurëse me anëtarësi themelohen me vullnetin e lirë të personave fizikë ose juridikë. Numri minimal i anëtarëve themelues është 5 persona fizikë ose të paktën dy persona juridikë.
Çdo anëtar ka të drejtë të largohet nga organizata jofitimprurëse për çfarëdo lloj motivi. Statuti mund të parashikojë rregulla për përgjegjësinë që i takon anëtarit që largohet, lidhur me detyrimet dhe përgjegjësitë e organizatës kundrejt të tretëve deri në çastin e largimit të tij. Përgjegjësia e anëtarit që largohet është e njëjtë me atë të anëtarëve të tjerë të organizatës jofitimprurëse për veprimtarinë e kryer deri në çastin e largimit.
Organi më i lartë drejtues i organizatës jofitimprurëse me anëtarësi është mbledhja e përgjithshme ose asambleja e të gjithë anëtarëve të saj. Organet e tjera drejtuese zgjidhen dhe përgjigjen përpara këtij organi më të lartë;
2.organizata jofitimprurëse pa anëtarësi:
Organizata jofitimprurëse pa anëtarësi janë fondacionet dhe qendrat.
Organizatat jofitimprurëse pa anëtarësi krijohen nga një a më shumë persona ose me akt testamentar.
Organi më i lartë drejtues i organizatave jofitimprurëse pa anëtarësi është bordi i drejtorëve;

Neni 11

Qendra

1. Qendra është person juridik pa anëtarësi, që ka për objekt të veprimtarisë së saj kryerjen e shërbimeve dhe realizimin e projekteve për qëllime në të mirë dhe në interes të publikut, me fonde dhe të ardhura të siguruara sipas ligjit. Nuk lejohet që qendra të kryejë veprimtari fitimprurëse.
2. Qendra krijohet nga një a më shumë persona fizikë a juridikë me akt noterial.
3. Akti për krijimin e qendrës, me kërkesë të themeluesit të saj, regjistrohet në gjykatë.
4. Për themelimin, organizimin dhe funksionimin e qendrës zbatohen dispozitat ligjore përkatëse të fondacionit, përveç kur parashikohet shprehimisht ndryshe në këtë ligj dhe dispozita të tjera ligjore.

Neni 12

Ndarja e organizatave jofitimprurëse sipas së drejtës

Në varësi të vendit të regjistrimit të tyre, organizatat jofitimprurëse ndahen në:
1. organizata jofitimprurëse vendase:
Organizatat jofitimprurëse vendase janë ato që janë themeluar, njohur dhe regjistruar si të tilla sipas ligjit shqiptar.
Organizatat jofitimprurëse vendase mund të themelojnë degë të tyre në qendër ose në çdo njësi tjetër administrativo-territoriale të Shqipërisë. Këto degë nuk janë persona juridikë të veçantë, por pjesë e organizatës.
Organizatat jofitimprurëse vendase kanë të drejtë të themelojnë degë të tyre, filiale etj. jashtë territorit të Shqipërisë;
2. organizata jofitimprurëse të huaja:
Organizatat jofitimprurëse të huaja janë ato organizata të themeluara, të njohura dhe regjistruara si të tilla sipas ligjit të një shteti tjetër.
Oranizatat jofitimprurëse të huaja lejohen të ushtrojnë një a disa veprimtari të caktuara në territorin shqiptar, me kusht që ato të mos vijnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe legjislacionin shqiptar.
Organizatat jofitimprurëse të huaja lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin shqiptar edhe nëpërmjet themelimit dhe regjistrimit sipas së drejtës shqiptare të një dege të tyre ose të një organizate jofitimprurëse të re.

KREU IV

THEMELIMI DHE REGJISTRIMI I ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE

Neni 12

Subjektet themeluese

Organizatat jofitimprurëse themelohen nga persona fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj.

Neni 13

Regjistrimi i organizatave jofitimprurëse


Organizatat jofitimprurëse, subjekte të këtij ligji, fitojnë personalitetin juridik pasi të jenë themeluar dhe regjistruar në gjykatë, në përputhje me kushtet dhe procedurat e parashikuara me ligj. Të njëjtave procedura të regjistrimit u nënshtrohen edhe degët e organizatave jofitimprurëse të huaja.
Themeluesit e organizatës jofitimprurëse mblidhen dhe miratojnë aktin e themelimit dhe statutin e saj, si dhe mund të autorizojnë një a më shumë persona për të kryer veprimet për regjistrim.
Kushtet e parashikuara në paragrafin e dytë të këtij neni nuk zbatohen për fondacionet që themelohen mbi bazën e një akti testamentar. Këto fondacione, nëse përmbushin kriteret ligjore duhet të regjistrohen duke respektuar rregullat e përgjithshme juridiko-civile të ekzekutimit të testamentit.
Procedurat për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse në gjykatë dhe për depozitimin e akteve të tyre në Regjistrin përkatës rregullohen me ligj të veçantë.

Neni 14

Personaliteti juridik

Organizata jofitimprurëse njihet si person juridik ditën që vendimi i gjykatës për regjistrimin e saj ka marrë formë të prerë.
Organizata jofitimprurëse, pasi të ketë fituar personalitetin juridik, është përgjegjëse ndaj të tretëve për detyrimet dhe dëmet e shkaktuara gjatë veprimtarisë së saj.
Personaliteti juridik i organizatës jofitimprurëse mbaron në ditën kur vendimi i gjykatës për çregjistrimin e saj merr formë të prerë.


Neni 15

Kohëzgjatja e organizatave jofitimprurëse


Organizatat jofitimprurëse themelohen me ose pa afat.
Kohëzgjatja e veprimtarisë së organizatës jofitimprurëse dhe rregullat për ndryshimin e saj caktohen në statutin e saj.

Neni 16

Akti i themelimit

Akti i themelimit është akti me të cilin themeluesit e saj shprehin vullnetin e tyre për themelimin e organizatës jofitimprurëse.
Fondacioni mund të themelohet edhe nëpërmjet aktit testamentar. Në këtë rast, testamenti përbën aktin e themelimit të fondacionit.
Akti i themelimit hartohet me shkrim dhe përmban në mënyrë të përmbledhur : llojin, emrin, selinë, identitetin e themeluesve, qëllimet dhe fushën e veprimtarisë, kohëzgjatjen, emrin e personit që autorizohet të ndjekë procedurat e nevojshme për regjistrimin e organizatës jofitimprurëse dhe për përfaqësimin ligjor të saj me të tretët.
Në rastin e fondacionit, akti i themelimit duhet të tregojë natyrën, burimin dhe vlerën e pasurisë së nevojshme për realizimin e qëllimit dhe fushës së veprimtarisë të fondacionit.
Në rastin e themelimit të fondacionit me testament, përmbajtja e tij mund të mos parashikojë të gjitha çështjet e treguara në paragrafët e tretë e të katërt të këtij neni.
Vendimet për ndryshime në aktin e themelimit, që kanë lidhje me emrin, simbolin, objektin, qëllimet, fushën e veprimtarisë së organizatave jofitimprurëse, si dhe vendimet për transformimin e saj në një formë tjetër të një organizate jofitimprurëse, duhet t'i paraqiten gjykatës brenda 30 ditëve nga data e marrjes së këtij vendimi. Ndryshimet në aktin e themelimit i nënshtrohen të njëjtës procedurë të përdorur në rastin e regjistrimit fillestar të organizatës.

Neni 17

Statuti

Rregullimi i hollësishëm i çështjeve të organizimit, të funksionimit dhe të veprimtarisë së organizatës jofitimprurëse parashikohet në statutin e saj.
Statuti i organizatës jofitimprurëse hartohet nga themeluesit dhe miratohet në mbledhjen themeluese të organizatës. Në rastin e themelimit të fondacionit me testament, statuti mund të hartohet dhe të miratohet nga ekzekutori i testamentit, përveç rasteve kur testamenti e përcakton ndryshe.
Statuti i organizatës jofitimprurëse duhet të përmbajë:
a) formën e organizimit;
b) emrin, siglën dhe simbolin e veçantë të organizatës;
c) themeluesit;
ç) qëllimin dhe fushën e veprimtarisë së organizatës;
d) ndalimin e shpërndarjes së fitimeve;
dh) kohëzgjatjen;
e) organet drejtuese dhe kompetencat e tyre;
ë) përbërjen e organeve të para drejtuese, që parashikohen në statut;
h) procedurat dhe mënyrat për zgjedhjen ose ndryshimin e organeve drejtuese;
i) rregulla për mbajtjen e mbledhjes, pjesëmarrjen, mënyrën dhe procedurën e votimit për marrjen e vendimeve;
j) kriteret e administrimit të pasurisë;
k) mënyrën e miratimit të ndryshimit të statutit, të aktit të themelimit dhe të rregullave të brendshme;
l) rregullat për bashkimin dhe ndarjen e organizatës jofitimprurëse;
ll) mënyrën e përfaqësimit ligjor;
m) rregullat për likuidimin dhe destinimin e pasurisë pas mbarimit të organizatës.
Përveç sa përmendet në paragrafin e tretë të këtij neni, për shoqatën, statuti duhet të parashikojë edhe:
a) rregullat për pranimin e përjashtimit të anëtarëve;
b) të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve;
c) rregullat lidhur me kuotizacionet.
Përveç sa përmendet në paragrafin e tretë të këtij neni, për fondacionin dhe qendrat, statuti duhet të parashikojë edhe burimet financiare dhe materiale të siguruara nga themeluesi dhe mënyrën e përdorimit të tyre.

Neni 18

Ndryshimi i statutit

Ndryshimi i statutit të shoqatës bëhet nga mbledhja e përgjithshme e anëtarëve të saj. Në rast se statuti nuk parshikon një shumicë më të lartë votimi, ndryshimet në statut bëhen me shumicën e thjeshtë të anëtarëve të shoqatës.
Në rastin e fondacionit dhe qendrave, organi më i lartë vendimmarrës i tyre, në përputhje me procedurat e përcaktuara në statut, ka në kompetencë të bëjë ndryshime në statut. Në rastin kur fondacioni është themeluar me akt testamentar, ndryshimi i vullnetit të testatorit nuk mund të bëhet kur kjo është e ndaluar shprehimisht në testament.
Vendimi i mbledhjes së përgjithshme ose i organit më të lartë vendimmarrës të organizatës jofitimprurëse për ndryshimin e statutit, depozitohet në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse, sipas procedurave të caktuara me ligj.

KREU V

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI

Neni 19

Organet vendimmarrëse

Organi më i lartë vendimmarrës i organizatës jofitimprurëse pa anëtarësi është bordi i drejtorëve, i cili mund të marrë emërtime të ndryshme, ndërsa për ato me anëtarësi është mbledhja e përgjithshme e anëtarëve të saj.
Në përputhje me procedurat e përcaktuara me ligj ose në aktet e saj, organi më i lart vendimmarrës i organizatës jofitimprurëse mblidhet jo më pak se numri i mbledhjeve të parashikuara në statut, si dhe brenda kohës së caktuar për zhvillimin e tyre, por në çdo rast jo më pak se 1 herë në vit.

Neni 20

Kompetencat e organit më të lartë vendimmarrës

Organi më i lartë vendimmarrës i organizatës jofitimprurëse, përveç çështjeve të tjera që çmon se duhet të shqyrtohen prej tij, vendos për ndryshimin e statutit, përcakton fushat dhe programet e veprimtarisë, mbikëqyr dhe kontrollon rregullisht realizimin e tyre, shqyrton çështjet ekonomike, financiare dhe të administrimit, miraton aktet më të rëndësishme në lidhje me buxhetin e organizatës jofitimprurëse dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm, nxjerr norma për rregullimin e veprimtarisë, të organizimit dhe të strukturës së organizatës, zgjedh ose emëron anëtarët e organit më të lartë ekzekutiv, krijon komitete të posaçme, si dhe vendos edhe për çështje të tjera të parashikuara shprehimisht në ligj ose në statut.

Neni 21

Shpërblimi i anëtarëve të organit më të lartë vendimmarrës

Anëtarët e organit më të lartë vendimmarrës, si rregull, ushtrojnë funksionin e tyre pa shpërblim.
Organizatat jofitimprurëse, në respektim të parimit të interesit më të mirë të organizatës, në varësi të kushteve të saj, të numrit dhe të kohëzgjatjes së mbledhjeve, mund të rimbursojë shpenzimet dhe të shpërblejë në mënyrë të arsyeshme anëtarët e organit më të lartë drejtues për pjesëmarrjen në mbledhjet e tij.
Ata shpërblehen edhe në rastet kur përmbushin detyra të caktuara.

Neni 22

Organet ekzekutive

Organizata jofitimprurëse ka një organ të lartë ekzekutiv individual ose kolegjial, i cili sipas rastit mund të quhet drejtor ekzekutiv, president, këshill ekzekutiv etj.
Veprimtaria e përditshme dhe ekzekutimi i programeve të vendosura nga organi më i lartë vendimmarrës i organizatës jofitimprurëse bëhet nga organi më i lartë ekzekutiv.
Rregullat e veprimtarisë së organit më të lartë ekzekutiv caktohen nga statuti dhe aktet e organit më të lartë drejtues ose vendimmarrës.


Neni 23

Shpërblimi i personave që bëjnë pjesë në organin më të lartë ekzekutiv dhe i punonjësve të organizatës jofitimprurëse

Anëtari ose anëtarët e organit më të lartë ekzekutiv dhe punonjësit e organizatës jofitimprurëse për punën e kryer përfitojnë pagë, shpërblime dhe rimbursim për shpenzimet e kryera gjatë ushtrimit të detyrave dhe kompetencave të tyre.

Neni 24

Numri i anëtarëve të organit më të lartë vendimmarrës

Organi më i lartë vendimmarrës i organizatës jofitimprurëse pa anëtarësi nuk mund të ketë më pak se tre anëtarë, përveç rasteve kur statuti parashikon ndryshe. Organi më i lartë vendimmarrës mblidhet me pjesëmarrjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve të tij dhe vendos me shumicë të anëtarëve të pranishëm.
Organi më i lartë vendimmarrës i organizatës jofitimprurëse me anëtarësi nuk mund të ketë më pak se pesë anëtarë, përveç rasteve kur statuti prashikon ndryshe. Organi më i lartë vendimmarrës mblidhet me pjesmarrjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve të tij dhe vendos me shumicën e anëtarëve të pranishëm.
Organi më i lartë vendimmarrës mund të krijojë organizma të tjerë vendimmarrës, ekzekutivë ose këshillimorë, si kur e lejon statuti ashtu edhe kur statuti nuk e pengon shprehimisht.

Neni 25

Përgjegjësia e anëtarëve të organeve drejtuese dhe punonjësve

Anëtarët e organeve vendimmarrëse dhe ekzekutive, si dhe punonjësit e organizatës jofitimprurëse nuk përgjigjen për detyrimet e saj ndaj të tretëve, me përjashtim të rasteve kur gjatë ushtrimit të detyrës, me dashje ose nga pakujdesia e rëndë, i kanë shkaktuar dëm të tretëve.

Neni 26

Konflikti i interesave dhe marrëveshjet e ndaluara

Nuk lejohet konflikti i interesave ndërmjet organizatës jofitimprurëse dhe anëtarit të organit vendimmarrës, ekzekutiv ose punonjësit të saj. Rastet e konflikteve dhe procedurat e zgjidhjes së tyre parashikohen në statut dhe në akte të tjera ligjore.
Marrëveshjet ndërmjet organizatës jofitimprurëse dhe një anëtari të organeve vendimmarrëse dhe ekzekutive ose një punonjësi të saj mund të lejohen vetëm nëse ato lidhen për të përmbushur një qëllim ose objekt të veprimtarisë së organizatës jofitimprurëse, vetëm nëse janë të drejta dhe në përputhje me vlerën reale të tregut. Këto marrëveshje mund të lejohen vetëm nëse shqyrtohen paraprakisht nga organet drejtuese. Personat e interesuar duhet të përjashtohen nga diskutimet dhe votimi për marrëveshjen.
Në rast konflikti interesi ose marrëveshje të ndaluar ose të konsumuar dhe në rast se procedurat e mësipërme nuk janë ndjekur, organizata jofitimprurëse mund ta anulojë këtë marrëveshje dhe të ngrejë padi për dëmshpërblim në gjykatë.

Neni 27

Zgjidhja e konfliktit të interesave

Çdo anëtar i organit më të lartë vendimmarrës ose ekzekutiv i organizatës jofitimprurëse duhet të tërhiqet nga shqyrtimi dhe marrja e vendimit për çdo çështje që ai ose familjarët e tij kanë interesa të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ekonomikë ose vetjakë.
Çdo transaksion financiar për llogari të organizatës jofitimprurëse, ndërmjet një anëtari të organit vendimmarrës, atij ekzekutiv a një punonjësi të organizatës jofitimprurëse, si dhe një personi tjetër juridik dhe fizik, kur anëtari i organit vendimmarrës, atij ekzekutiv ose punonjësi i organizatës jofitimprurëse ka interes financiar, mund të përfundohet vetëm nëse organi më i lartë vendimmarrës e lejon atë dhe nëse ky transaksion përmban kushte më të favorshme për organizatën jofitimprurëse.
Punonjësit e paguar nuk mund të jenë anëtarë të organit vendimmarrës të organizatës jofitimprurëse. Ata mund të marrin pjesë në mbledhjet e tyre pa të drejtë vote.

Neni 28

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Mosmarrëveshjet ndërmjet anëtarëve, ndërmjet tyre dhe organeve vendimmarrëse dhe ekzekutive ose ndërmjet tyre dhe të punësuarve zgjidhen me mirëkuptim dhe në përputhje me statutin dhe rregullat e organizatës jofitimprurëse, në të kundërt çështja zgjidhet nga gjykata.

KREU VI

ORGANIZATA JOFITIMPRURËSE TË HUAJA

Neni 29

Veprimtaria e organizatave jofitimprurëse të huaja

Organizatat jofitimprurëse të huaja kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtari të përkohëshme ose të përherëshme në Republikën e Shqipërisë duke respektuar legjislacionin shqiptar dhe zakonet e mira dhe në kushte të njëjta me ato të organizatave jofitimprurëse vendase.
Organizatat jofitimprurëse të huaja, për ushtrimin e veprimtarisë së tyre në Republikën e Shqipërisë, mund të themelojnë dhe regjistrojnë organizata jofitimprurëse ose degë të tyre sipas ligjit shqiptar.


Neni 30

Lejimi për veprimtari të përkohshme

Përveç kur është parashikuar ndryshe në marrëveshje dy ose shumëpalëshe, organizatat jofitimprurëse të huaja, për të ushtruar veprimtari të përkohëshme, me kërkesë të tyre, marrin vetëm pëlqimin paraprak të organit shtetëror që e ushtron veprimtarinë në të njëjtën fushë ose në fushë të ngjashme me organizatat jofitimprurëse të huaja.
Vendimi i organit shtetëror përkatës për dhënien e lejes së përkohshme të veprimtarisë jepet jo më vonë se një muaj nga data e paraqitjes së kërkesës. Në rast të kundërt, miratimi konsiderohet i dhënë. Mospranimi i kërkesës mund të kundërshtohet në gjykatë brenda 30 ditë nga marrja në dijeni.
Veprimtaritë e përkohshme, që zgjasin jo më shumë se 30 ditë të vazhdueshme, nuk kanë nevojë për leje të përkohshme.

Neni 31

Kërkesa dhe aktet shoqëruese për përfitimin e lejes
për veprimtarinë e përkohshme

Organizatat jofitimprurëse të huaja, që synojnë të ushtrojnë veprimtari të përkohshme, krahas përmbushjes së kërkesave të tjera të parashikuara nga ky ligj, si dhe marrjes së pëlqimit të organit shtetëror përkatës, që ushtron veprimtarinë në të njëjtën fushë ose në fushë të përafërt me atë të organizatës jofitimprurëse të huaj, bashkë me kërkesën duhet të paraqesin edhe dokumentet vijuese:
a) Dokument që të provojë qenien e tyre person juridik në vendin e tyre të origjinës.
b) Deklaratë nga vetë organizata jofitimprurëse e huaj, se veprimtaria që synon të realizojë në Shqipëri është në përputhje me qëllimin për të cilën është krijuar dhe me legjislacionin e atij vendi.
Aktet shoqëruese të lëshuara në vendet e tjera duhet të jenë autentike ose të vërtetuara rregullisht nga organi kompetent i vendit ku është lëshuar akti dhe të përkthyera e të noterizuara në gjuhën shqipe.

Neni 32

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e një dege të një organizate jofitimprurëse të huaj

Organizatat jofitimprurëse të huaja që synojnë të themelojnë një degë në Shqipëri, përveç përmbushjes së kërkesave të tjera të ligjit, kërkesën për regjistrim e shoqërojnë edhe me aktin e themelimit, me statutin, së bashku me vendimin e organit kompetent të saj për hapjen e degës në Shqipëri.
Aktet shoqëruese të lëshuara në vendet e tjera duhet të jenë autentike ose të vërtetuara rregullisht nga organi kompetent i vendit ku është lëshuar akti dhe të përkthyera e të noterizuara në gjuhën shqipe.


Neni 33

Të drejtat dhe detyrimet

Organizatat jofitimprurëse të huaja, në ushtrimin e veprimtarisë së tyre kanë të gjitha të drejtat, lehtësitë dhe detyrimet ligjore sikurse edhe ato vendase, përveç kur me ligj ose me marrëveshje ndërkombëtare është parashikuar ndryshe.


KREU VII

LICENCIMI, TË ARDHURAT DHE VEPRIMTARIA EKONOMIKE

Neni 34

Licencimi

Organizatat jofitimprurëse, për realizimin ose mbështetjen e qëllimit dhe objektit të veprimtarisë së parashikuar në statut, kanë të drejtë të ushtrojnë çfarëdo lloj veprimtarie të ligjshme.
Kur ushtrimi i një veprimtarie paraprihet nga nevoja për marrjen e një lejeje ose licence, organizata jofitimprurëse i paraqet kërkesë organit kompetent, i cili, pasi vëren se ajo i plotëson të gjitha kriteret dhe procedurat përkatëse ligjore, e pajis atë me lejen a licencën përkatëse.
Gjyqtari në vendimin e regjistrimit duhet të shprehet edhe për përmbushjen e detyrimit të kërkimit dhe të përfitimit të lejes a licencës përkatëse si kusht për ushtrimin nga organizata jofitimprurëse të veprimtarisë e cila është subjekt lejeje a licencimi. Një kopje e lejes ose e licencës së përfituar nga organizata jofitimprurëse, e vërtetuar sipas ligjit, depozitohet në regjistrin përkatës të gjykatës.

Neni 35

Burimet dhe përdorimi i të ardhurave

Burimet e të ardhurave të organizatës jofitimprurëse janë të ardhurat nga kuotizacioni kur ka të tilla, fonde, grante dhe donacionet e ofruara nga subjektet private ose publike, vendas ose të huaj, si dhe të ardhurat nga veprimtaria ekonomike dhe pasuritë në pronësi të organizatës jofitimprurëse.
Organizatat jofitimprurëse sigurojnë të ardhura nga burime që njihen nga ky ligj dhe bëjnë shpenzime vetëm për realizimin e qëllimit dhe objektit të veprimtarisë, për të cilin janë krijuar, si dhe për drejtimin e mirëmbajtjen e pasurisë së tyre.
Nuk lejohet asnjë formë e shpërndarjes së fitimit ose e përfitimit financiar dhe material nga të ardhurat dhe fitimet e organizatës jofitimprurëse prej personave që janë subjekte të statutit ose aktit themelues, përveç detyrimeve në formën e pagave, rrogave, pagesave, shpërblimeve e kompensimeve që rrjedhin nga kontrata e punës ose kontrata të tjera të ngjashme me të ose për mbulimin e shpenzimeve të kryera me porosi dhe për llogari të organizatës jofitimprurëse.
Shoqatat, në raste të veçanta, mund të japin ndihmë financiare anëtarëve të saj, personave të jashtëm ose subjeteve të tjera. Shoqatat mund të japin ndihma të tilla edhe nga fonde të dhuruara ose të vëna në dispozicion, kur donatorët kanë përcaktuara shprehimisht një të drejtë të tillë.

Neni 36

Veprimtaria ekonomike

Organizata jofitimprurëse, për realizimin e qëllimit dhe objektit të veprimtarisë së saj, ka të drejtë të ushtrojë veprimtari ekonomike.
Organizata jofitimprurëse mund të zhvillojë veprimtari ekonomike pa qënë nevoja që të krijojë një subjekt të veçantë për këtë qëllim, me kusht që kjo veprimtari të jetë në përputhje me qëllimet e organizatës jofitimprurëse, të jetë deklaruar si një nga burimet e të ardhurave dhe me kusht që kjo veprimtari të mos përbëjë qëllimin primar të veprimtarisë së organizatës.
Nëse organizata jofitimprurëse, nëpërmjet ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, realizon fitime, ato duhet të përdoren për përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara në statut dhe në aktin e themelimit.

Neni 37

Mbledhja e fondeve

Organizatat jofitimprurëse kanë të drejtë të kryejnë veprimtari për mbledhjen e fondeve, për t'i përdorur për përmbushjen e qëllimeve dhe objektit të veprimtarisë së tyre ose për të mbështetur qëllimet dhe veprimtaritë e organizatave të tjera jofitimprurëse.
Rregullat për mbledhjen publike të fondeve përcaktohen me ligj të veçantë.

Neni 38

Marrëdhëniet me donatorët

Marrëdhëniet financiare, të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella me donatorët realizohen në përputhje me marrëveshjet përkatëse, por duke respektuar kërkesat e statutit të organizatës jofitimprurëse dhe të këtij ligji.
Ndalohen ndihma materiale ose financiare që jepen për qëllime të kundërligjshme ose që sigurohen nëpërmjet burimeve të kundërligjshme.

Neni 39

Dhurimet dhe kontraktimet me organet shtetërore

Organizatat jofitimprurëse kanë të drejtë të marrin pjesë si të gjithë personat e tjerë juridikë në fushën e sipërmarrjes, të tenderimit dhe të prokurimit të granteve, të kontraktimeve dhe të shitblerjeve nga ana e organeve shtetërore të shërbimeve publike, të mallrave dhe të pasurive publike, si dhe të transferimit të shërbimeve publike dhe pasurive përkatëse nga sektori publik tek organizatat jofitimprurëse.


Neni 40

Lehtësimi dhe përjashtimi nga detyrimet fiskale

Lehtësitë dhe përjashtimet e organizatave jofitimprurëse nga detyrimet tatimore dhe doganore caktohen me ligj.
Organizatat jofitimprurëse, pavarësisht nga forma e organizimit, qëllimi që ndjekin dhe veprimtaritë që ushtrojnë, përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat që realizohen nga dhurimet dhe kuotat e anëtarësisë.
Personat fizikë dhe juridikë që japin ndihmesë me dhurime në favor të organizatave jofitimprurëse, gëzojnë të drejtën e lehtësirave, lidhur me tatimin mbi të ardhurat sipas ligjit.

Neni 41

Mbikëqyrja e organizatave jofitimprurëse

Organet kompetente shtetërore kanë të drejtë të mbikqyrin organizatat jofitimprurëse përsa i përket zbatimit të legjislacionit tatimor, doganor, të sigurimeve shoqërore, të lejimit të ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, të kontraktimit të ushtrimit të shërbimeve publike e sociale, si dhe për përmbushjen e veprimtarive të tyre me fonde të Buxhetit të Shtetit.

KREU VIII

TRANSFORMIMI, BASHKIMI, NDËRPRERJA E VEPRIMTARISË
DHE SHPËRNDARJA

Neni 42

Transformimi dhe bashkimi

Organizatat jofitimprurëse kanë të drejtë të transformohen ose të bashkohen me vendim të organit kompetent sipas aktit bazë dhe konsiderohen të shpërndara me regjistrimin e subjektit të ri.
Transformimi i një organizate pa anëtarësi, bashkimi me një organizatë tjetër jofitimprurëse ose ndarja e tyre, mund të bëhet vetëm kur parashikohet në statut.
Transformimi dhe bashkimi i fondacioneve dhe qendrave në shoqata ose i shoqatave në fondacion nuk lejohet.

Neni 43

Vetëshpërndarja


Organizata jofitimprurëse shpërndahet me iniciativën e saj.


Neni 44

Shpërndarja me vendim të gjykatës

Gjykata mund të vendosë shpërndarjen e organizatës jofitimprurëse me kërkesë të anëtarëve të saj, të organeve të saj vendimmarrëse, të organit shtetëror kompetent në rastet kur:
a) veprimtaria e organizatës jofitimprurëse vjen në kundërshtim me
Kushtetutën;
b) organizata jofitimprurëse kryen veprimtari të kundërligjshme;
c) organizata jofitimprurëse nuk është themeluar sipas kërkesave të
ligjit;
ç) organizata jofitimprururëse ka falimentuar sipas ligjit për falimentimin.
Përveç rasteve kur veprimtaria e organizatës përbën kërcënim serioz për publikun, gjykata duhet të lajmërojë me shkrim organizatën për shkeljen e ligjit dhe t'i japë asaj 30 ditë për të korrigjuar veprimtarinë e saj.

Neni 45

Mënyra e shqyrtimit të kërkesës

Shqyrtimi i kërkesës për shpërndarjen e një organizate jofitimprurëse bëhet në prani të përfaqësuesve të organizatës jofitimprurëse të organit mbikqyrës dhe, kur është rasti, në prani të anëtarëve që kanë paraqitur kërkesën.
Kur gjykata me kërkesë të të interesuave, të parashikuar në nenin 44 paragrafi i parë, çmon se është rasti, i rekomandon paraprakisht organizatës jofitimprurëse të bëjë veprimet për përputhjen e programit ose të veprimtarinë së saj me Kushtetutën dhe këtë ligj, në një afat të caktuar, duke pezulluar shqyrtimin e çështjes.
Kur zbatohen rregullisht rekomandimet, gjykata vendos pushimin e gjykimit. Në të kundërt shqyrton çështjen me plotësimin e afatit të caktuar.

Neni 46

Likuidimi

Kur vendoset shprëndarja nga vetë organizata jofitimprurëse, likuidimi realizohet nga një ose disa likuidatorë, të caktuar sipas statutit dhe kurdoherë përpara çregjistrimit nga gjykata.
Kur shpërndarjen e vendos gjykata, ajo cakton edhe likuidatorin, duke e veshur me kompetencat e nevojshme për zhvillimin e procedurës së likuidimit.
Në të gjitha rastet, likuidatorët kanë autoritetin dhe përgjegjësinë mbi asetet, pasurinë dhe përfaqësimin e organizatës jofitimprurëse, që nga dita e emërimit të tyre dhe deri në përfundimin e likuidimit.

Neni 47

Veprimtaria e likuidatorëve

Likuidatorët bëjnë vlerësimin e gjendjes financiare të organizatës jofitimprurëse dhe të pasurisë së saj në çastin e marrjes së vendimit për shërndarjen e saj, si dhe evidentojnë të gjithë kreditorët e debitorët e mundëshëm.
Pas pagimit të detyrimeve që organizata i ka shtetit dhe kreditorëve të tjerë dhe marrjes së detyrimeve nga të tretët, likuidatori vlerëson pasurinë e mbetur dhe kujdeset që kjo pasuri të shkojë në destinacionin e përcaktuar nga statuti, organi kompetent i saj, gjykata ose ligji.
Në asnjë rast nuk lejohet shpërndarje ose disponimi në favor të anëtarëve ose personave të tjerë që janë subjekte të statutit ose të aktit të themelimit të organizatës ose të të afërmeve të tyre.
Në rastet kur organizata jofitimprurëse ka përfituar përjashtim nga taksat apo lehtësira fiskale, donacione nga publiku ose grante shtetërore, çdo pasuri e mbetur pas pagimit të detyrimeve i shpërndahet organizatave të tjera jofitimprurëse që ndjekin qëllime të njëjta ose të ngjashme me organizatën e likuiduar. Në rastet kur një organizate jofitimprurëse shpërndahet vullnetarisht, organizatat përfituese të pasurisë së mbetur përcaktohen në statut ose me një vendim të organit më të lartë vendimmarrës. Kur ky përcaktim nuk është bërë, organizatat përfituese përcaktohen nga gjykata.

Neni 48

Çregjistrimi

Kur shpërndarja është vendosur nga vetë organizata jofitimprurëse, organi kompetent, sipas statutit, miraton raportin përfundimtar të likuidatorit dhe kërkon nga gjykata çregjistrimin e organizatës jofitimprurëse.
Në rastet kur organi kompetent i organizatës jofitimprurëse nuk miraton raportin përfundimtar të likuidatorit ose shpërndarjen dhe likuidimin e ka vendosur gjykata në seancë gjyqësore në prani të përfaqësuesve të organizatës jofitimprurëse dhe të likuidatorit, ajo shqyrton raportin përfundimtar të likuidatorit dhe merr vendim për çregjistrimin e saj.


KREU IX

DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 49

Veprime plotësuese të organiztave jofitimprurëse

Organizatat jofitimprurëse të huaja, me veprimtari të përkohshme në Shqipëri, duhet paraqesin një kërkesë për miratim nga organi shtetëror kompetent që ushtron veprimtarinë në të njëjtën fushë ose në një fushë të përafërt me atë të organizatës jofitimprurëse të huaj brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Në të kundërtën, organizatat jofitimprurëse të huaja, me veprimtari të përkohshme në Shqipëri ndërpresin veprimtarinë e tyre.
Organizatat jofitimprurëse të huaja, të cilat kanë veprimtari të përhershme me degë të pavarura ose filiale në Shqipëri dhe që nuk janë regjistruar sipas të drejtës shqiptare vazhdojnë veprimtarinë e tyre. Brenda një viti nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet të paraqesin kërkesë dhe të regjistrohen në gjykatë, në të kundërt humbasin statusin e subjektit juridik dhe veprimtaria e tyre konsiderohet e paligjshme.

Neni 50

Rregullimi i formës së kërkuar për organizatat jofitimprurëse ekzistuese

Në rastet kur veprimtaria e organizatave jofitimprurëse ekzistuese nuk është në përputhje me dispozitat e këtij ligji, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji duhet të paraqiten në gjykatë për të depozituar rregullimet e nevojshme.
Gjykata shprehet vetëm në rastet kur ndryshimet e depozituara nuk janë në përputhje me dispozitat e këtij neni.
Rregullimet e bëra në zbatim të paragrafit të parë të këtij neni konsiderohen si ndryshim dhe jo si riregjistrim.

Neni 51

Shfuqizimi

Ligji nr.7695, datë 7.4.1993 "Për Fondacionet" shfuqizohet.
 

Landa

Forumium praecox
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Blendi pergezime per temen!
Eshte ide e mire qe ne fillim duket si ne koherat e romanticizmit po une kam provuar urine pikerisht ne Tirane e keshtu e di fare mire se cdo te thote te vdesesh urie.
Per cdo gje une jam ne Tirane edhe e gatshme te ndihmoj. Edhe cunat e alb. i njoh eshtu qe mjafton nje email ne PM

Ju pershendes
landa
 

olti

Neo
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga **** Darlington Delarge:
[qb] hahahahah DiKK DeBig! sa po e vrisja trunin me ndryshu nikun dhe spo gjeja noigjo te hajrit po ma solli zoti si me porosi :kiss:

[/qb]
Sapo i dhe nje puthje nje mashkulli
grinning-smiley-001.gif
 

babi

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Sic e shikoni edhe vete zeri i AF nuk mund te shkoje shume me larg se vete AF - sikur ne shqiptaret si popull te kishim mend per te dashur e degjuar njeri-tjetrin nuk ishim katandisur ne kete pike.

Mendojeni vete - dhe do ta kuptoni qe ndryshimi fillon tek gjithsecili.

:wave:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Mesa pashe une kjo teme nuk eshte thirrje per mbledhje parash dhe shpenzim te tyre per qefin tone, por nje teme ku njerezit listuan nje sere gjerash/aktivitetesh qe Blendi mendoi se mund te bejme dhe njerez te tjere e perkrahen.
Pa folur me Blendin (s'e kam idene c'mund te kete menduar konkretisht), mendoj se nese krijohet nje shoqate apo fondacion kjo nuk do te kete te beje me administraten, dhe nuk duhet te kete te beje me administraten keshtu qe akuzat per drejtimin jane te kota. Nese ndonje nga administratoret apo moderatoret do te jape nje lek, nje ese apo vjershe per publikim apo ku e di une cfare do te vendosni, kjo do te jete ne te njejtin nivel me cdo njeri tjeter qe merr pjese ne kete iniciative. Theksoj, nuk behet fjale per formimin e fondacionit qe do i siguroje rrogen soniles, se sonila edhe po mori pjese do e beje ne menyre vullnetare.

Mesa lexova deri tani eshte folur per:

1. krijimin e nje mailing list per te shprehur opinione ne lidhje me ceshtje qe kane te bejne me Shqiperine
2. dhurimi i librave per universitetet shqiptare
3. dhurimi i nje shume te hollash apo ndonje placke/dhurate per te vobektit ne Shqiperi
4. krijimi i nje fondacioni bamires me nje llogari te perbashket
5. krijimi i nje shoqate, deri tani pa qellime te percaktuar pervec deshires se mire per te bere mire.
6. publikime te shkrimeve artistike apo edhe studimeve shoqerore/politike/ekonomike te anetareve
7. angazhimi i anetareve ne shoqata dhe fondacione ekzistente si ai i Bill Gates apo levozja shoqerore Mjaft.

----------------------------------------------

Deri ketu kemi arritur keshtu qe mendohuni per keto dhe per gjera te tjera qe mund t'ju vine ne mendje.
Disa sugjerime qe mund te jipja une jane:
a. iniciativa mund te linde ne kete teme dhe te zhvillohet jashte forumit
b. mjafton qe dy-tre prej nesh te krijojne nje grup pune dhe me pas te afrojne njerez te tjere, ne kete menyre do te krijohet besimi.
c. iniciativa mund te jete individuale dhe e perkrahur nga ambjenti i punes, forumi mund te sherbeje si pike kontakti me persona te tjere te interesuar per te.

-------------------------------------------------

Une si individ:

ne rradhe te pare mendoj se forumi ka ze, sa e sa here me kane lindur ide qe i kam aplikuar ne studimet e mia (detyra shkolle), apo ne punen time, nuk numerohen.
ne rradhe te dyte, nese ti flet per forumin si ambjent, nese krijon kontakte ne fillim shoqerore, me pas mund te lindin bashkepunime profesionale, adminet e forumit keshtu e kane nisur bashkepunimin e tyre, njerez te tjere ne fushat te tjera po ashtu, edhe pse nuk e kane deklaruar ne sy.
ne rradhe te trete, faleminderit atyre qe me propozuan pa me pyetur mua :), tregon se kane krijuar nje fare respekti per mua virtualisht, edhe pse me Blendin me shume kemi diskutuar neper tema dhe rralle shume rralle ne privat (cudi he?)
ne rradhe te katert, personalisht nuk besoj ne dhenien e lemoshave, mendoj se ndihma jepet duke e ndihmuar tjetrin te punoje per buken e gojes, jo duke e meshiruar!
se pesti, nese une shoh ndonje iniciative qe ja vlen dhe perputhet me parimet e mia, do ja bej te ditur organizatoreve gatishmerine time /pf/images/graemlins/smile.gif

se gjashti, komplimenta per diskutimet jane te gjitha te vlefshme. Me behet qefi sepse po silleni si qytetare dhe jo si femije te perkedhelur.

flasim
une
 

abs

nuk e di...
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Sot mora nje sms nga nje vendas ktu, me shkruante se ne nje gazete CH, shkruhej per Produktet Bio qe gjenden ne shqiperi. Nje institut (se di akoma cili) do ndertoje projekte per kte ne shqiperi…si per vajin e ullirit dhe…

Duke u nisur nga ky kend veshtrimi… Deshira ime do ishte dhe ka qene per Projekte (si fillim, te vogla)…
Per te percaktuar keto, do ishte shume ndihmese te shkruhen ktu nje Liste me Nevojat e shumta qe ka vendi yne, nga te cilat prioritet t`ju jepet disave nga ato. Pastaj per to, te shkruhen nga grupi qe marrin persiper kte X projekt. nje konzept pune ( kte mund ta bej pothuajse se cili pasi te dije se per cfare, ose mund te plotesojme njeri tjetrin duke mos njohur disa kushte/rregulla ne shqiperi).

Per realizimin e ketyre projekteve duhet te organizohen njerez ne baze te cilet do ndihmojne ne realizimin e Projektit nga drejtuesa „satelite“(sic i quaj une) qe jane nderlidhesat ne mes pjestarve jashte vendi dhe atyre qe realizojne projektin.
Keshtu pervec ndihmes konkrete materiale, rritet dhe morali i njerzve ne nje norme relativisht pozitive /pf/images/graemlins/smile.gif

Te them te drejten nuk kam kundershtim per dhurata te vogla (sic ato qe u permenden me siper libra dhe…) ne menyre te organizuar…por jam me shume per Projekte qe sic thone shkodranet;- „ ne mos rrjedht, pikon“ per nje te ardhme.

Mua s me duket e mjaftushme ti dhurohet nje cek nje jetimores, te behen ca foto me buzeqeshjen e femijve dhe kaq. Ktu shoh vetem konsumatorin. Pra njeanshmerine.

Nga pervoja ime ne lidhje me kte lloj ndihme, kam realizu me vone, se ndonje person e kam `ndihmu`vete te kthehet ne „parazit“…dmth ishte zhvillu mendimi „jetoj me ndihmat“…
Keshtuqe po te behet psh, nje projekt me mesimdhenjen e femijve X (gjakmarrjes psh) nga mesuesja pritet qe ne fund te vitit te japi nje rezultat. Kte quaj Marr-Jap.
Ose po te ndertohet nje punishte qumeshti ne X fshat, bahet qe me pare nje kontrate se cfare pret nga ajo punishte…dhe duhet ndryshu sistemi i te paguarit/menduarit/punuarit…
Dmth, Strategjite e reja, se si duhet parashtru ndihma dhe kerkesat ndaj saj, se si duhen motivuar/sqaruar njerezit e se si te kerkohet nga ato…

Megjithe disktutimet qe bahen ktu, kam besim per nje fillim optimist te marrjes se kesaj inisitative.
(edhe ktu ku punoj une,qe medekem eshte vend aq i zhvilluar, kushedi sa projekte bahen me ndihmen materiale te organizatave te ndryshme)

Ndersa per pyetjen a ka AF zë? Disa zvicerian dhe shqipetare e njohin AF dhe e simpatizojne, nga bisedat e zhvilluara me to ne lidhje me te. Biles pytja: a eshte ndermarre ndonje Inisiative??? ka qene aktuale ne bisedat e ndryshme.


Pershnetje
Absi /pf/images/graemlins/smile.gif Perkrahese e Inisiatives.
 

Blendi

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Flmn. Sonila per permbledhjen, duhej.

Nderkohe po punohet per ndertimin e nje faqeje prezantuese fillestare qe do te ofroje informacion te detajuar per qellimet dhe menyrat e organizimit.
Ne rast se behet i mundur nje legalizim, kjo do doje me pare nje shqyrtim te detajuar, antaret me njohuri mbi ligjin jane te lutur te ndihmojne.
Flm irene*
Sinqerisht do t'ju lutesha kujtdo qe nuk ka deshire te ndihmoje te mos bezdise me gjate ne kete teme.
Mendova se ishte e qarte qe kjo iniciative nuk ka te beje me stafin teknik dhe Adminet e AF, eshte nje deshire mes miqsh, ne nivel miqsh, shkoni beni nje mik qe te kuptoni.
Ne rast se iniciativa merr rruge, do te mund te flasim konkretisht per antare, votime dhe drejtues. Deri me tash gjithkush qe ka deshire dhe mundesi mund te ndihmoje. Tani per tani te gjithe jane ne NJE NIVEL TE VETEM.

Te gjitheve qe shprehen kenaqsine dhe mbeshtetjen
FALEMINDERIT!
Shume shpejt do te mund te shihni konkretisht cfare po ndodh. Jeni te mirpritur te punoni bashke me mua dhe te tjere, skeptri vjen verdalle.
 

atman

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Blendi, po me zhgenjen serish, ose me sakte e leme zhgenjimin dhe themi se po gabon serish. Tema nuk esht e kufizuar per miq e shoke, por qe ne titull shprehet qarte çdo gje dhe nuk do koment. Ka ze AF? Kjo teme, ose ky titull kushtezon pjesmarrjen e te gjithe anetareve ne diskutime. Deri ketu jemi plotesisht brenda AF. Ne rast se çdonjeri prej nesh ndermerr inisiativa personale atehere mbetemi jashte AF. Por edhe nese hapim nje teme ku secili prej nesh te demonstroje dhe te tregoje me shembuj se si ndihmon, kjo serish hyn brenda AF sepse i drejtohet mases se antareve dhe sherben per te nxitur edhe te tjeret.
Besoj se tani jemi te qarte sikurse del e qarte edhe alergjia tende per gjithe ata qe shprehin mendime te kunderta te cilat nuk te pengojne ty megjithate te besh bamiresite e tua.
- Persa i perket Soniles apo alinos gjykon shume gabim kur thote se nuk ka te beje me administraten e AF. Nese hapet nje diskutim ne AF dhe kur ky diskutim kerkon zgjidhje reale, atehere vetiu lind pyetja se kush duhet t'i realizoje? Jemi ne virtualitet dhe askush nuk e njeh tjetrin per t'i besuar inisiativa te cilat jane te lidhura edhe me vlera materiale. Ose deri tani njohja eshte keqperdorur. Dhe kur kjo eshte bere ne virtualitet dhe me gjera te cilat sidoqofte jane dhe kane mbetur ne fushen e fjaleve, po ne rastin e kundert kur duhen besuar vlera materiale? Besimi mund te egzistoje vetem ne rast se flitet per persona juridike te cilet duhet te jene te zgjedhur nga masa e forumit. Me kete rast (dhe flitet per AF e jo organizata jashte tij sepse edhe ty po ta theksoj eshte teme e hapur ne AF dhe drejtuar AF)pra ka vetem nje rruge, qe AF te regjistrohet si person juridik duke pasur parasysh edhe konseguencat qe vine. Dhe ligji eshte teper i qarte.
- Mendimi im edhe pse mund te cilesohet bezdisesh eshte se nuk jap asnje ndihme materiale qe te gelltitet nga nje bote virtuale dhe arsyet nuk duan shume tru per t'u kuptuar.
 

abs

nuk e di...
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Sic tha dhe atman kjo teme eshte hapur per te gjithe,ktu hyjne dhe ato qe kane mendime te kunderta, te cilat, simbas meje nuk e pengojne inisiativen ne rrjedhen e realizimit te saj…
Perkundrazi mendimet e kunderta kane anen e tyre pozitive sepse pasiguria e disave qe as qe e marrin mundimi ta shprehin mendimin e tyre, sqarohet nepermjet diskutimeve kundershtare… si dhe cdo njeri e shikon dhe ne kend tjeter veshtrimi kte inisiative...
Me kristalizimin e mendimeve bahet vetvetiu nen ndarja e grupeve.
Jam e sigurte se kte teme e lexojne pothuajse te gjithe, dhe ato qe nuk ndiehen te sigurte ne thellsi te vehtes, deshirojne te behet dicka per vendin/njerezit tane…dhe se ato ne nje moment te caktuar, ndoshta ne forma dhe organizata te tjera, do angazhohen ne nje proces te tille...

Populli yne (perjashto mretin dhe ca…) eshte populli i thjeshte me halle…dhe sensibel ndaj ketyre problemeve…

Mos harroni se sado mire te jemi atje ku jetojme…dhe sado te thote dikush; “as dua te mendoj per ate vend” “ai vend eshte I humbur dhe…” genjejme vehten!

Si perfundim, une kur te vdes asgje s do marr me vehte. Nje ndihme sado e vogel, se varferon me tej `pasurine`time te ma prishi lumturine e jetes.

,...kto jane kushtet e mendimet e mia, te cilat s`i imponohen kerkujt...
 

komino

Valoris scriptorum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

si shume mendime ka

nuk po e kuptoj

keni ndermend (admin) te vini AF ne sherbim te nje ideje/projekti/shoqate/ojq apo cfare ???

a do te ndryshoje karakterin e vet af?

nje teme per cdo propozim do te thjeshtonte pak punet ketu
 

zog

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

kur ju lexon (shyqyr qe s'ju degjoj dot e s'me degjoni, per vete jam i llahtarshem kur flas) thua shqiperia eshte ne rrezik termeti, ose e pushtume nga goxilla.

qe flitet per NDIHME une e morra vesh kaq, mirepo cilet me ndihmu popllin apo qeverine, apo te dyja bashke, dhe PSE?
 

linglingbodega

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Shume shpejt do te mund te shihni konkretisht cfare po ndodh. Jeni te mirpritur te punoni bashke me mua dhe te tjere, skeptri vjen verdalle. [/qb]
1. Kjo teme eshte e qarte qe nuk eshte hapur per te stimuluar nje diskutim te vertete, por per te promovuar "ate qe do ndodhe se shpejti, prej meje et al"

2. kruje o qytet i bekuar, prite prite skenderbene

P.S. Koncepti i skeptrit qe shkon verdalle eshte krijuar tek "Survivor". Prandaj dhe konfuzioni.

P.S.S. www.peacecorps.com per ata qe kane nenshtetesi amerikane
 

Blendi

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Koncepti i Skeptrit vjen nga lashtsia, perndryshe nuk do te kishim as fjalen.

Sidoqofte pranoj se lidhja me organizata tashme te stabilizuara eshte e dobishme ne disa raste, por ne disa raste jo. Sidoqofte kjo varion nga rasti ne rast, nuk kam kundershtim me ate qe thua ti.
Por sic ti e di fort mire keto organizata kane nje infrastrukture te zgjeruar te tyren, mijra te punesuar me rroga, kompjutera, godina, fax, leter, kamione, vetura, roje, etj etj. Dihet qe per cdo dollar te dhuruar vetem 50% arrin tek i vobekti pasi gjysma tjeter shkon per pagesen e nenpunesve dhe te gjitha shpenzimet e tjera qe permenda me lart.
Duke qene se nuk kemi dale ketu per te ndryshuar boten, te pakten kete here me duket se volit me shume te shfrytezohet puna vullnetare.

Kjo eshte deshmia e njeres prej atyre qe formuan Mjaft!. Ja se si lindi, tafti, bafti.

...gjithcka filloi nje mbasdite dimri me shume se nje vit me pare, teksa po prisnim te na vinin dritat qe kishin me shume se dy ore qe kishin ikur. Duhet t'ju kete qelluar dhe juve te bisedoni neper kafene e tavolina te ndryshme se pse eshte ne kete gjendje vendi une, se perse ne nuk ecim perpara, se pse kenaqemi nese dritat sna ikin me 4 ore por vetem 2 ore ne dite, se pse jemi bere aq apatike dhe pranues te te gjithave te keqiave qe na kane mbuluar perballe te te nderit qytetare te emancipuar, te zhvilluar me botekuptim perendimor dhe qe meritojme gjithe te mirat te na zbresin nga qielli. Aty thame ti themi MJAFT kesaj gjendjeje ekzistuese dhe te nxisim protesten qytetare ne kerkim te zgjidhjes se problemeve. Si do ta benim kete? Ashtu sic u be, me ato aktivitete qe tani jane te pasqyruara tek faqja e internetit, ku kam dhene dhe une kontributin tim. Por ato qe donim te benim kerkonin dhe para, shume para, sidomos persa i perket anes mediatike qe duhej te permbante. Keshtu qe cunat e gocat qe shkruan projektin vajten dhe u drejtuan ne disa donatore ku u perpoqen te shpjegonin sipas kendveshtrimit te tyre se perse gjerat ishin ashtu dhe se si ata besonin se mund te ndryshonin. Disa prej ketyre donatoreve qe e pelqyen idene dhe e konsideronin me vlere te kontribonin ne kete nisme ishin: Ambasadat Hollandeze, Angleze, Amerikane, Fondacioni Soros, UNDP dhe...kaq me duket. Kur u mendua ishte shume me e thjeshte nga c'u be ne vazhdim, sepse njerezit i rriten shume pritshmerite karshi kesaj nisme dhe ne u perpoqem te gjithe te benim shume me teper nga ckishim nderrmare, dhe ja arritem qellimit, beme vertet shume me teper nga ckishim menduar ne fillim. Jam e sigurt qe ka qene perseri shume pak po ta krahasosh me nevojat qe ka ende ne vendin tone, prandaj ne jemi perseri ketu dhe do te vazhdojme te organizojme aktivitete nga me te ndryshmet e gjithnje me teper perfshirese.
Me pak fjale ishin ca te rinj qe donin te benin dicka per vendin e tyre dhe per kete paten mbeshtetjen si te shqiptareve ashtu edhe te te huajve, nje mbeshtetje e paster, shume idealiste, pa asnje intrige apo prapaskene. Sot ne ato zyra anetaresohen perdite me dhjetera te rinj, burra e gra. Ata marrin letra inkurajuese nga kongresi amerikan, nga shkrimtari i nderuar Ismail Kadare, e plot te tjere nga brenda dhe jashte vendit, njerez qe i kane kaluar koplekset se dicka eshte shume e bukur per te qene e vertete, por u pelqen ajo qe verejne se po ndodh ne Shqiperi, ju jep shprese dhe e perqafojne me thjeshtesine e besimit se per nje Shqiperi me te mire mund te kontribuoje cdokush. Mundesh Ti?!
www.mjaft.org
 

alpacino

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

mroma te gjithve
po shoh nje gje qe spo me pelqen fare, sapo njeri thot mendimin e tij(atman)si nje ciklon vershojne kundershtimet,pse!
Mendoj,qe te gjithe ne ti shohim gjerat me aspektin pozitiv, dhe jo si ndodh shpesh me syrin kritik,prandaj te fillojme sa me shpejt nga puna pa humbur kohe. Un mendoj si fillim te hapim nje llogari bankare ku te kontrollohet nga nje komision prej 5-6 vetesh,dhe keshtu piano piano si organiza.un jam gati mezi po pres qe dhe bashkatdhetaret e mi te bejne dicka per atdheun e tyre,dhe mos te presim gjithnje nga te tjeret.
eshte hera e fundit qe shkruaj ne kete teme, derisa te shoh gjera konkrete dhe jo fjale te bukura. ciao me respekt - Al Pacino -
 
Top