ALBFORUMI a ka zë?

D-J

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga Penelat e Gogut:
[qb] Diku, me vjen keq po duhet te te kundershtoj. [/qb]
Ke gjithe jeten qe me kundershton, kam gjithe jeten qe s'te mbush, po qe s'te mbush dot Ate mendje /pf/images/graemlins/tongue.gif

Ashtu sic me tha dhe e dashura "e" ne nje shkrim me siper, ehu sa halle ka Shqiperia, ti kerkon...
E drejte, po forumi nuk do mbaje me buke dynjane, sado ne nevoje qe jane dhe nganjehere eshte me bukur ta nisim nga endrat se sa nga realiteti /pf/images/graemlins/tongue.gif .
Te kthesh forumin ne nje tjeter organizate bamirese ne nje kohe qe ne Shqiperi ka me qindra te tilla dhe qe jane te financuara dhe te organizuara per kete qellim do me dukej pa kuptim, pa efektivitet, qe do arrinte vetem nje numer shume te paperfillshem personash dhe jo domosdoshmerisht atyre qe jane me tepr ne nevoje (shembulli i Alinos me duket keshtu) dhe qe nuk do i sherbente aspak kesaj ideje pasi ndihma qe do te ofronim do te ishte e minimale dhe mundesite qe ofron forumi nuk do shfrytesoheshin ne potencialin e tyre.

A ka ze forumi? Zeri i forumit shprehet me fjale, me shkrimet tona, me mesazhet qe percjell duke sensibilizuar dhe ndergjegjesuar. Kjo eshte natyra dhe karakteri i forumit dhe cdo ide apo nisme duhet te marri patjetr parasysh natyren e tij. Ofertat ekonomike jo vetem qe nuk do ndryshojne gje ne terren (mbase per nje dite ose dy) po nuk kane as karakter simbolik dhe nuk shprehin vizion apo krijojne legacy per te ardhmen. Forumi le te bej ate qe ben mire brenda natyres se tij dhe jo te kthehet ne nje kasap qe dhe shet lule dhe ben riparime kepucesh ne te njejten kohe se do jete nje recete per deshtim ne misionin e tij.

Ka plot menyra per te arritur tek sa me shume njerez. Kordelja me Emen psh ( keto jane emrat qe me erdhen ne mend tani)mund te dalin te ura e Lanes dhe te shperndajne letra te shtypura me fondet e mbledhura, qe bejne fjale per dhunen ne familje te vajzave dhe grave. Menyren si mund te behet kjo mund te diskutohet, po kjo eshte nje ide te pakten qe mund te punohet. Dikush, me nje peticion apo firma te mbledhura nga anetart e forumit mund te "lobby" prane dikujt per nisma te ndryshme qe mund te kemi ( pse jo per nevojen e shperndarjes falas te kontraceptiveve?). Nje numer telefoni mund te sigurohet per dike qe ka nevoje te flase tek nje i panjohur per te dashuren, apo per sex, apo depresionin, apo problemet ne familje ose alkolizmin etj.

Me nje fjale keto jane disa nga format ose te pakten si idera te pergjithshme mendoj une qe forumi mund te percjell me zerin e tij, brenda natyres dhe misionit te tij jashte mureve online.

p.s cant help thinkin that kjo qe po bejme vjen nga faza feminore qe eshte interneti shqiptar, ku forumi akoma shihet me sy romantiku naiv si nje tempull shpetimi me misione kombetare :rolleyes: .
 

D-J

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

RE: Per llogarine bankare!

Te krijosh llogari bankare te forumit me fonde nga anetaret e tij automatikisht presupozon ZGJEDHJE me vota te fshehta te bordit drejtues te tij.

Zeri i forumit nuk kerkohet duke e shnderruar ate ne shoqate aksionere. Pse? Ku eshte qellimi?

Mos harroni te dashur miq se ne forum ka individe apo shoqata te FINANCUARA qe percjellin mesazhet dhe qellimet e tyre dhe ti pa dashur behesh vegel e tyre me finacimin tend. Ka njerez qe duan te nxjerrin " a living" nga forumi. Ka te tjere qe e shikojne si nje investim te mundshem me qellime perfitimi (dhe pse jo). Per keto dhe shume te tjera, sado cinik qe mund tju dukem ka dhe njerez qe mund te pyesin sinqeritetin e ketyre thirrjeve qe skane qene te pakta kohet e fundit.
 

Al-Punk

Still here
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Une jam dakort!

Nje organizim i tille tregon deshiren per te bere mire dhe nuk ka rendesi sa qindra shoqata kot ka ne Shqiperi qe mbartin kete emer. Ne bejme aq sa mundemi duke u munduar te ngjallim nje ndienje pozitive ne shoqerine ku kemi mundesine ta bejme dicka te tille!
 

atman

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Nuk ve ne dyshim idene e kesaj teme sikurse as edhe qellimin per te cilin u hap. Por me thene te drejten kam patur rezervat e mia qe ne fillim dhe ndodhi pikerisht ajo qe une i trembesha. Arritem tek parate.
- Me duket se ne kushtet aktuale te diskutohet per krijim fondesh eshte e parakoheshme. Pse?
- Gjithmone kam shprehur rezervat e mia ne lidhje me stafin drejtues, me zgjedhjen e tij. Dhe mbetem i mendimit se eshte i perqendruar apo xhiron brenda nje rrethi vicioz qe ka pasur dhe ka pasoja negative.
- Pra piksepari qe AF te kete te drejte morale te kerkoje demokratizimin jashte sferes virtuale, duhet qe te jete ai vete i demokratizuar. Kjo kerkon qe stafi drejtues te zgjidhet me vote te hapur nga te gjithe antaret e AF.
- E dyta jam dakort me mendimin e NEO, (s'besoj se gaboj) qe te kerkohet legalizim. Eshte nje mendim i mençur sepse kjo u jep fund shume situatave te arbitrare qe administratore dhe moderatore pa skrupuj i kane krijuar me qellim. E mbi te gjitha nuk lejon shkrime antikombetare, apo me karakter te theksuar fondamentalist te cilat perbejne nje shkelje ligjore. Por nga ana tjeter nuk lejon asnje, ne menyre absolute asnje qe te shfrytezoje te dhena personale kunder njerit apo tjetrit antar te AF.
- Shkurt dua te them se hapi i pare mbetet te behet brenda AF e me pas jashte forumit.
- Po keshtu edhe DDD kishte mendime te pjekura te cilat duhen marre ne konsiderate.

- Une them se AF mund dhe duhet te shndrohet ne nje force e cila ndoshta ne nje te ardhme do te merret ne konsiderate. Por duhet kohe, te pakten dy vjet pergatitje per te arritur ne nje takim te madh me pjesmarrjen e thuajse te gjithe anetareve duke i bere te ditur qeverise, shtetit dhe popullit qe forca te reja, te fresketa po dalin ne arenen e vendit tone. Nje takim i tille, disa mijera vete, dhe ku nje shumice jane studente, do te kete nje impakt psikologjik edhe mbi popullin. Do te terheqe vemendje dhe do te zgjoje shprese. Natyrisht qe s'do te jete e mirepritur nga forcat politike, por Shqiperia mbi te gjitha e sidomos e ardhmja e saj, rinia.
- Mendimi i Gene per te publikuar edhe materialet e forumit eshte i drejte, por i perket nje periudhe te mevoneshme, dua te them kur te dale nga virtualiteti. Ne kete rast mund te mblidhen fonde, te percaktohen shkrime qe duhen publikuar dhe te organizohet shperndarja falas.
- Kisha nje verejtje per Rever, kur thote se po ju pres ju dhe pastaj do te them une. Me duket se po e trajton veten si nje eminence gri.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

me duket se deri ketu kane lindur tre koncepte (nevoja)

-organizim
-fonde
-komunikim


ps. bashkohem me atman ne kritiken ndaj eminencave gri (teper i thjeshte ai rol ne keto momente)
 

Admir

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

It's better to teach a person how to fish, rather than giving him a fish each day. Mos ndooshta eshte kjo ajo qe AF-ja duhet te beje, duke patur parasysh bagazhin profesional dhe kulturor te anetareve, predominues studenta. Nje bamiresi, dhurate, do te kryente pune per pak kohe, por jo perhere.

Vertet nuk arrij ta shoh Albforumin te kete ndonje ze apo ndikim real, pervec atij virtual ne limitet e http-se, per vete faktin e pamundesise kohore dhe vullnetore te angazhimit, linjave te administrimit, shperndarjes gjeografike dhe moskokecarjes se shumices.

Sikur e kam shpreh edhe diku tjeter, duhet qe administrata e AF-se ti veje nje qellim vetes, nje vlere apo interes te cilin kerkon ta arrije nepermjet cdo kategorie. Moderatoret, Adminet, sikurse dhe anetaret te jene te pergatitur per te qene te angazhuar ndaj njeri-tjetrit ne diskutime qe edukojne, frymezojne, zhvillojne, ndertojne, dhe argetojne cdo shqiptar te kudondodhur.

Kam edhe shume gjera te tjera, por po i kursej per heren tjeter.
 

TEA

Forumium maestatis
Re: ALBFORUMI a ka zë?

ALBFORUMI a ka ze?

sigurisht qe e ka ...perndyshe nuk do ishin bere gjithe keto postime .Deshira e gjith-secilit per te bere diçka te bukur ekzisotn . E mbeshtes iden e Blendit dhe do doja ti shtoj kurajon per te ecur perpara.

Organizimi?
Kete e kemi ne ne dore , ku ka mirkuptim , respekt dhe jo egoziem. Eshte e vertet qe ne Shqiperi ka shume OJQ po perse ne duhet te krahasohemi me te tjeret...kur kjo eshte diçka qe lind midis nesh qe lexohemi perdite, dhe pak a shume kemi nje ide per njeri-tjetrin nga ato qe shkruajm.
Fondet?
Nuk besoj se secili nga rrenohet economikisht duke dhen nje kontribut . Normale te shtrijm kembet sa kemi jorganin thote nje fjal e vjeter popullore. sa per organizimin e fondeve jan dhen idet me larte .
Komunikimi?
Mjafton te jete idea dhe vullneti per te ecur perpara dhe shperndaria e kumunikimit eshte e mundur.Idea e nje Reviste apo gazete te AF do ishte shume domethense ..por eshte akoma heret per nje gje te till. Ndaj si fillim te fillohet me vendosien e afishe te medha neper vendet e reklamave, afishe te vogla ku mund te shperndahen neper pub-e (te cilat nuk mungojn )qendra interneti , shkolla etje...

shpresoj qe kjo gje te shkoi deri ne funde :wave:
 

abs

nuk e di...
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Jeni thjesht te mrekullushem.
Jam me ju!

Per vec shume mendimeve interesante do shtoja se krijimi i Veprimit zingjir si URE lidhse ne mes te: -Antarve te Forumit, Individeve drejtues dhe grupeve ne baze...te jete transparent.
Me kte dua te them se sa me e kjarte te formulohet koncepti i nje Projekti dhe sa me te inforumar te jene te gjithe pjesmarresit aq me shume rritet deshira e gjithanshme per te bashkpunu.

Shpresoj te zhvillohet kultura Merr-Jep!


-----------------
:angel:
 

Blendi

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Mendimet e te gjitheve jane te mirpritura, prandaj quhet forum.
Une nuk kuptoj pse disa paten pershtypjen se po ndertojme nje organizate bamirese.

Cfare bejne njerzit zakonisht per vit te ri?
Japin dhurata.
Thjesht, mendova se per te nisur dicka do ishte mire te fillonim duke bere nje veprim se bashku, si grup, si forum. Une nuk jam bossi i asnjerit prej jush, duhet ta ndalojme dhe kete mentalitetin "Administrata VS. Antaresise". Ja une jam admin, por a kam bezdisur ndonjehre ndonjerin prej jush, apo i kam fryre ndonjehere flatrat e palloit prej pozicionit qe mbaj?

Po te isha ne Tirane do t'i kisha gjerat me te qarta sepse Albforumi ka per shenjester shoqerine Shqiptare, por qe ketu (maje Bostonit) bej aq sa mund. Dua te jap dicka per ata qe nuk kane, si egoist qe jam, e bej per kenaqsine time te te dhënit. Nje menyre do ta gjej, qofte edhe vetem. Dergoj time me qe eshte ne Tirane tek shtepia femijes, she knows the way all to well being that she grew up there.

Ne mund te krijojme nje levizje si keto qe keni permendur atman, gene, DDD, pa patur relativitet me stafin e forumit. Dua te them, nese kemi ide, deshire dhe nje vizion le te organizohemi pa patur fare nevoje te jemi Moderatore apo Admine te forumit. Stafi eshte atje me se shumti per arsye teknike por nese antaret duan te organizohen mes tyre stafi behet ure jo pengese. me kuptoni? Nuk ka nevoje te jesh dikush ne AF virtuale per te qene dikush ne nje levizje me konkrete, si kjo.

Kush e do spektrin?
 

Erjon rapper

Forumium praecox
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Jam dakort me ty Blendi. Mundesite e Alb Forumit jane shume te medha dhe organizimet duhet te jene me te shpeshta ne menyre qe ky komunitet te mos ngelet vetem nje komunitet virtual, por edhe real. Por duhet per mendimin tim qe diskutimet te mos kthehen ne banalitete chit-chati, ato te kufizohen ne zonen e tyre dhe anetaret tipik qe nxisin chit-chatin t'u hiqet e drejta e postimit.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Sinqerisht që e trokita gabimisht ketë temë, se mbaja mend që do ishin po të njëjtët që do përsërisnin po të njëjtat dhe kaq. Por e lexova deri në fund e po bëhesha gati të postoja ca mendime të miat.
Mirpo del robi në rrugë, dhe pa patur nevojë të hapë fare The New York Times, në faqe të parë të saj lexon titullin "For Albanians, It's Come to This: A Son for a TV" apo "Për shqiptarët ka shkuar deri këtu: Një Djalë për një TV" shkruar nga një Nicholas Wood. Ndjehesh aq keq, sa të duket se ata që të shohin hëm ty hëm artikullin mbetet vetëm të të pyesin "Ke gjë për të shitur?"
Duke i lënë për herë tjetër mendimet e mëdha mund ta gjeni artikullin online, po jap një lidhje,
http://query.nytimes.com/search/query?sr...st&sources= all
dhe po ju lutem të dërgoni sa më shumë e-mail që të mundni tek adresa letter@nytimes.com, ti faksoni (212) 556-3622, apo dërgoni letra Editorit në adresën: The New York Times, 229 West 43rd Street, New York, N.Y. 10036-3959.
Mjaftojnë dhe dy fjalë.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Antareve te AF.
Shume prej jush ju njoh prej se largu dhe ju admiroj ne heshtje. Kam besim se secili prej jush jo shume larg qe tani do te kete ecur perpara. Disa do te jene mjeke, disa shkrimtare, disa ekonomiste, disa biznesmene etj.
Nderkohe, jemi bere miq, kemi gjetur tek njeri tjetri dicka qe na pelqen, perndryshe nuk do te vinim serish e serish te kjo faqe virtuale, per tu takuar dhe per te folur.
Por nuk jemi as femije dhe secili prej nesh kupton se vijme nga nje vend i cili eshte akoma shume pas. Ju e dini vete miqte e mi ndesa ecni piacave te europes apo rreshqisni neper "highways" te Shteteve te Bashkuara. Ju e dini se i keni nje borxh Shqiperise.
U kemi borxh gjyrsherve pensionista dhe prinderve qe u ra bretku te na rritnin, u kemi borxh atyre qe rrijen e durojne denglat e nano-Berisha-Rama-Ngjela qe kane pushtuar krejt shtetin.

Po e le me kaq, nuk dua te zgjatem. Nga ju deshiroj te degjoj ndonje ide origjinale.

SI MUND T'A PERDORIM KETE FORUM SI NJE VEGEL, PER TE NDRYSHUAR DICKA NE SHQIPERI.

Ne vend te gallates pa fund, a mund te sherbeje ky sit per dicka me shume. A nuk mundemi ne te bejme dicka per dheun tone. E di, ndoshta ngjaj me ndonje cjap qe blegerin kot me kot, por ne te verte ju them. Si mund ta perdorim kete Forum per kombin.


+ Une propozoj formimin e nje "USHTRIA E MAIL" - ku antaret regjistrojne adresat e tyre per t'i perdorur ne shperndarje peticionesh, protestash etj etj. [/qb]
me duket se e humbem fillin

kjo ishte ideja fillestare

peticione per cfare??
protesta per cfare e drejtuar kujt??
 

linglingbodega

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga Diabolis Dassaretis:
[qb] dhe po ju lutem të dërgoni sa më shumë e-mail që të mundni tek adresa letter@nytimes.com, ti faksoni (212) 556-3622, apo dërgoni letra Editorit...Mjaftojnë dhe dy fjalë. [/qb]
Cfare do i thuash? Qe keto nuk ndodhin? Por keto jane botuar me dhjetra here ne shtypin e vendit. Apo do i thuash qe jane jevgjit ata qe i bejne keto. Titulli eshte me i zymte se vete artikulli, megjithate cdokush qe ja vlen te diskutoje do e lexoje deri ne fund artikullin. Dhe do shikoje se nuk ka asnje te pavertete...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: ALBFORUMI a ka zë?

E ka thënë vetë ai që e ka shkruar se e bëjnë jevgjit, por unë mund ti them se Shqipëria nuk ka 300,000 (treqind mijë jevgj), mund ti them se edhe në New York ka gra që mbajnë fëmijët e të tjerëve në bark e kurrë ndonjëherë Times-i nuk ka vënë titullin Amerikanët shesin fëmijët, mund ti them se djemtë shqiptarë po luftojnë krah për krah me djemtë e amerikës në Irak, e të tjera. Ti çfarë do ti thuash?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga linglingbodega:
...Dhe do shikoje se nuk ka asnje te pavertete...
Nuk flitet per te paverteta, eshte fakt, por a na dominon neve ky fakt?!
Ti/une/kushdo ne AF eshte katandisur deri ne kete pike?!
Them se jo, pra keto fakte te shemtuara nuk na dominojne, natyrisht perversitetet (po i perkufizoj keshtu) qe shohim ne TV amerikane, apo kudo tjeter, nuk e kane prekur ende kete vend, te gjitha kane nje gjeneze, vijne nga injoranca, ma merr mendja qe jevgjit sillen njesoj ne tere boten, ne te gjithe boten ka injorance, por ne cuditerisht mbushim ende gazetat, s'eshte cudi qe ne ate gazete te punoje ndonje shqiptar qe per te keq te tij te furnizoje me lajme te tilla dhe te justifikoje vendin e punes (opsion mbetet ky).

Para ca kohesh edhe mua me erdhi nje peticion nepermjet e-mail per gjykimin e dobet te FIFA ne nje ndeshje shqiptare (me duket ajo me Rusine) te cilin ua shperndava te tere te njohurve te mij, madje edhe e diskutuam.Nuk e di se c'u be, di qe une nuk e hodha ne kosh, pra dicka bera.

Them se gjithnji ekziston dicka per t'u bere sado pak e rendesishme te duket.

Po flasim per nje zë jo per revolucion.
 

Zgalemi

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Qe te behet dicka serioze duhet te jeni te gatshem te dilni nga anonimiteti. Shoqata e organizata me pseudoime s'ka.
Qe te behet dicka efikase duhet te dini cfare doni te beni njehere e pastaj si arrihet ajo gje.
Plot te gatshem pashe ketu po mu duk sikur te gjitheve u hanin duart per te bere dicka, por se cfare, as ata vete s'e dine besoj.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Ore po kush i ul keto temat se nuk po marr vesh asgje, ky duhej te ish postimi i fundit tek DSH, i bej rifreskim faqes se AF dhe del postimi i djeshem i XXL tek femrat mbi peshe i pari.

C'behet ketu :confused:
 

linglingbodega

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

Fillimisht postuar nga Diabolis Dassaretis:
[qb] E ka thënë vetë ai që e ka shkruar se e bëjnë jevgjit, por unë mund ti them se Shqipëria nuk ka 300,000 (treqind mijë jevgj), mund ti them se edhe në New York ka gra që mbajnë fëmijët e të tjerëve në bark e kurrë ndonjëherë Times-i nuk ka vënë titullin Amerikanët shesin fëmijët, mund ti them se djemtë shqiptarë po luftojnë krah për krah me djemtë e amerikës në Irak, e të tjera. Ti çfarë do ti thuash? [/qb]
Mos jevgjit nuk jane shtetas shqiptare? Ku e di ti qe jevgjit nuk jane 300,000....kur i numerove ti? Po sikur ai autor ti referohet statistikave te perpiluara ne shqiperi?

Une nuk do i them asnje gje autorit. Sepse ai i ka thene te gjitha, perhapjen e fenomenit, detajet, si dhe cfare po ben shteti shqiptar. Titulli te thashe eshte i zymte, por ashtu sic thuhet amerikanet vriten ne irak dhe eshte e kuptueshme qe nuk u vrane te gjithe amerikanet, po ashtu eshte e kuptueshme qe nuk jane te gjithe shqiptaret qe shesin femijet per nje televizor.

ja, zeri i albforumit (nese behet dmth, gje per te cilen une nuk ve doren ne zjarr) duhet per keto gjera, jo per chain e-mail...per gjykimin e dobet te FIFA.. per gjoksin e madh te angelina jolie...etj etj.
 

qeshem

Primus registratum
Re: ALBFORUMI a ka zë?

ops pse degradoi kshu kjo gje /pf/images/graemlins/frown.gif
... faji i atij qe la spektrin ??? /pf/images/graemlins/frown.gif
 
Top