Re: Albanian Tax Bulletin
ligji plote ... /pf/images/graemlins/wink.gif
TAKE IT /pf/images/graemlins/smile.gif
L I G J
Nr. 9136,date 11.9. 2003
PËR MBLEDHJEN E KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TE SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ne mbeshtetje te neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I :
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj rregullon mbledhjen e kontributeve të detyrueshme te sigurimeve shoqërore dhe te kontributeve te detyrueshme të sigurimeve shëndetësore.
Neni 2
Perkufizime
Per qellime te ketij ligji, termat e meposhteme kane keto kuptime :
1. “Kontribute të detyrueshme të sigurimeve shëndetësore” jane kontributet që paguhen në mbeshtetje të Nenit 8 të ligjit nr. 7870 date 13.10.1994 “Për Sigurimet Shëndetësore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
2. “Kontribute të detyrueshme të sigurimeve shoqërore” jane kontributet që paguhen në mbeshtetje te neneve 9 dhe 13 të ligjit nr. 7703 date 11.5.1993 “Për Sigurimet Shoqërore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
3. “Kontribute” jane, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe, pagesat e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe pagesat e detyrueshme të sigurimeve shëndetësore.
4. “Numri i sigurimit shoqëror” ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 7845 date 13.7.1994 “Për numrin e sigurimit shoqëror ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
5. “Organe tatimore” jane, sipas rastit, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe deget e tatimeve ne rrethe.
6. “Paga bruto” eshte paga qe percaktohet me Vendim te Keshillit te Ministrave.
7. “Person i detyruar për të paguar kontribute” eshte çdo person që detyrohet të paguajë kontributet e detyrueshme sipas ligjeve nr. 7703 date 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar dhe nr. 7870 date 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
8. “Person i vetëpunësuar” eshte personi i vetëpunësuar dhe personi me të ardhura të rregullta nga veprimtaria ekonomike
9. “Punëdhënës”, “persona te punesuar” dhe “punonjes të papaguar të familjes“ kanë të njëjtin kuptim si dhe në ligjin nr. 7870 date 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
10. “Shkalla e kontributeve” jane perqindjet e kontributeve te sigurimeve shoqërore dhe shendetesore të vendosura me ligjet nr. 7703 date 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar dhe nr. 7870 date 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
Neni 3
Përgjegjësia për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme
Kontributet mblidhen nga organet tatimore për llogari të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe te Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe te akteve te tjera nenligjore.
Neni 4
Transferimi i kontributeve
Proçedurat për transferimin e kontributeve dhe te interesave te mbledhura, sipas përcaktimit në këtë ligj, nga organet tatimore ne Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe ne Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 5
Njoftimi
Organet tatimore u japin Institutit te Sigurimeve Shoqërore, Institutit te Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutit te Statistikave (INSTAT) te dhenat perkatese per mbledhjen e kontributeve. Forma dhe permbajtja e ketyre te dhenave, si dhe kushtet dhe afatet per dhenien e tyre percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.
KREU II
PROCEDURAT
Neni 6
Detyrimet e personave që paguajnë kontributet
1. Personi i detyruar per të paguar kontributet eshte përgjegjës për llogaritjen, deklarimin dhe pagesën e kontributeve ne kohen dhe ne masen e duhur.
2. Punëdhënesi eshte përgjegjës për mbajtjen e kontributeve të punëmarrësit dhe për pagesen në organet tatimore, se bashku me kontributet e punëdhënësit.
3. Personi i vetëpunësuar eshtë përgjegjës për pagesen e kontributit dhe për punonjesit e papaguar të familjes.
Neni 7
Regjistrimi në organet tatimore
1. Personi i detyruar per të paguar kontributet duhet të regjistrohet në organet tatimore brenda 15 ditëve nga casti kur lind detyrimi per te paguar.
2. Proçedurat e regjistrimit përcaktohen në udhëzimet e Ministrit te Financave, te nxjerra në zbatim të këtij ligji.
Neni 8
Llogaritja e kontributeve për punëmarrësit
Kontributet e punëdhënësit per punëmarrësin dhe kontributet e vete punemarresit, llogariten sipas nivelit të përcaktuar mbi pagën bruto të punëmarrësit dhe shtesat e tjera me karakter te perhershem që lindin nga marredhëniet e punës, brenda një page bruto minimale që përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe nivelit maksimal qe eshte sa pesefishi i pages minimale.
Neni 9
Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes
1. Kontributet për personin e vetëpunësuar, perfshire punedhenesin e vetepunesuar dhe punonjësin e papaguar të familjes llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje mbi pagën minimale, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave.
2. Kontributet për punedhenesin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje ndaj të ardhurave vjetore fikse të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave.
3. Në rast se veprimtaria ekonomike, me ane te nje deklarate, ndërpritet per një periudhe, vlera e kontributit për t’u paguar zvogelohet përpjestimisht, në përputhje me formulën e përcaktuar në udhëzimet e Ministrit te Financave, te nxjerra në zbatim të këtij ligji.
Neni 10
Detyrimi për të deklaruar
1. Personi i detyruar per të paguar kontribute duhet të dorëzojë në organet tatimore një deklaratë për çdo periudhë për të cilën eshte i detyruar t’i paguajë keto kontribute.
2. Deklarata duhet të përmbajë emrin dhe numrin e sigurimit shoqëror të çdo personi, i cili detyrohet per të paguar kontribute dhe vleren e kontributeve të paguara.
3. Formulari i deklarimit përcaktohet në udhëzimet e Ministrit te Financave, te nxjerra në zbatim të këtij ligji.
Neni 11
Afatet e deklarimit dhe te pageses
Deklarimi dhe pagesa e kontributeve behen si me poshte :
a) nga punëdhënesi çdo muaj, jo më vonë se data 15 e muajit pasardhes ;
b) nga personi i vetëpunëuar diten e fundit te çdo tremujori te vitit kalendarik ;
c)proçedurat për dorëzimin e deklaratave përcaktohen në udhëzimin e Ministrit te Financave, në zbatim të këtij ligji.
Neni 12
Vendi i pagesës
1 Kontributet paguhen në bankat, të cilat kanë marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, me Institutin e Sigurimeve Shoqerore dhe me Institutin e Kujdesit Shendetesor.
2 Pagesa në valutë këmbëhet në leke, sipas kursit zyrtar të këmbimit të ditën kur bëhet pagesa.
3 Proçedurat për pagesën e kontributeve përcaktohen në udhëzimin Ministrit te Financave, në zbatim të këtij ligji.
Neni 13
Rimbursimi i kontributeve të paguara mbi vlerën e duhur
1. Nëse si rezultat i një kontrolli apo për arsye të tjera shuma e kontributeve të paguara tejkalon shumen e llogaritur te detyrimit per kontributin, organi perkates rimburson diferencën brenda 30 ditëve nga zbulimi i mbipagesës ose nga njoftimi për këtë të fundit.
2. Nëse të gjitha ose pjesë të kontributeve të paguara lidhen me kontributet e punëmarrësit, punëdhënësi eshte përgjegjës për rimbursimin e punëmarrësve brenda 30 ditëve. Mosplotësimi i kësaj dispozite përbën shkelje dhe ndëshkohet sipas shkronjes dh, te pikes 1 te nenit 20 të këtij ligji.
Neni 14
Masat shtrënguese
Nëse kontributet nuk paguhen në kohë, organi perkates ka të drejtë të marrë masa shtrënguese, në përputhje me ligjin nr. 8560 date 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
Neni 15
Mbajtja e regjistrimeve
Punëdhënësi duhet ta pajisë punëmarrësin me numurin e sigurimit shoqëror dhe të mbajë regjistrime për periudhën e marredhënieve të punës dhe shumat e paguara (në të holla ose si përfitime në natyrë) për çdo punëmarrës.
K R E U III
KONTROLLI
Neni 16
Kontrolli i organeve tatimore
1.Organet tatimore kane të drejtë të kontrollojnë punëdhënësin për të verifikuar nëse deklaratat dhe pagesat e kontributeve të detyrueshme janë të plota dhe të sakta.
2. Për ushtrimin e kontrollit organet tatimore kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime si ato të kontrollit tatimor, në mbeshtetje të ligjit nr. 8560 date 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
Neni 17
Vlerësimi
1. Kur organet tatimore zbulojne se kontributet nuk janë paguar, lëshojnë një njoftim vlerësimi, ku paraqitet shuma e kontributeve shtesë për t’u paguar, së bashku me vlerën e interesave dhe te gjobave që duhen paguar.
2. Pagesa e shumave të vlerësuara bëhet brenda 30 ditëve nga data e dërgimit të njoftimit të vlerësimit.
Neni 18
Afatet kohore të vlerësimit
1. Organet tatimore kane te drejte te bejne vlerësime, sipas nenit 17 te ketij ligji, brenda 5 vjetëve nga data kur duhej të ishte depozituar deklarata për periudhën e vlerësuar. Nëse deklarata dorëzohet pas kesaj date, atëherë afati kohor prej 5 vjetësh fillon nga data e dorëzimit.
2. Ne rastet e një ndryshimi në vlerësim, si rezultat i apelimit, afati kohor, i percaktuar ne piken 1 te ketij neni, shtyhet sa kohëzgjatja e apelimit.
K R E U IV
INTERESAT DHE GJOBAT
Neni 19
Interesat për pagesën e vonuar
1. Nëse kontributet nuk paguhen në kohë, mbahen interesa për pagesë të vonuar. Interesat nuk falen nga asnjë autoritet.
2. Masa e interesit per pagese te vonuar eshte ajo e percaktuar në ligjin nr. 8560 date 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
Neni 20
Gjobat
1. Kur nuk perbejne veper penale, shkeljet e meposhteme perbejne kundervajtje administrative dhe denohen me gjobe, si me poshte:
a) kur punëdhënësi nuk regjistrohet në organet tatimore gjobitet me 60 000(gjashtedhjete mije) leke;
b) kur personi, që detyrohet të paguajë kontributet, nuk regjistrohet në organet tatimore, gjobitet me 20(njezete mije) leke;
c) kur punëdhënësi dorëzon me vonesë deklaratën e kërkuar sipas këtij ligji dhe paguan me vonese shumen e kontributit, gjobitet me 10 per qind të shumës së kontributit të deklaruar me vonesë, por jo me pak se 10(dhjete mije) leke;
ç) kur personi, i detyruar të paguajë kontributet, dorëzon me vonesë deklaratën e kërkuar sipas këtij ligji dhe paguan me vonese shumen e kontributit, gjobitet me 10 (dhjete mije) leke;
d) kur punëdhënësi deklaron kontribute më të ulëta, gjobitet me 50 per qind të shumës së kontributit të padeklaruar;
dh)kur punëdhënësi mban kontributet e punonjësve, por nuk i paguan ato në organet tatimore, gjobitet 50 per qind të shumës së kontributit të papaguar. Kur keto kontribute nuk paguhen ne organet tatimore edhe pas tre muajve nga data e përcaktuar me ligj, punedhenesi kallezohet per ndjekje penale.
Punedhenesi qe nuk kthen kontributet e mbajtura me teper ndaj punemarresit, sipas percaktimit ne nenin 13 pika 2, gjobitet me 50 per qind te shumes se kontributit te parimbursuar.
e) kur punëdhënësi nuk mban regjistrime, në përputhje me nenin 15 të këtij ligji, gjobitet me 30 (tridhjete mije) leke.
ë) kur punëdhënësi nuk jep te dhena ose pengon punonjësit e organeve tatimore gjatë ushtrimit të kontrollit, gjobitet sipas nenit 53 të ligjit nr. 8560 date 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
2. Gjobat vendosen pas dërgimit të njoftimit te vlerësimit ne perputhje me nenin 18 të këtij ligji.
K R E U V
APELIMET
Neni 21
E drejta e apelimit
1. Çdo person, që detyrohet të paguajë kontribute, gëzon të drejtën e apelimit per vlerësimin e kontributit shtesë te interesave ose gjobave.
2. Cdo punëmarrës ka te drejten e apelimit per llogaritjen e vlerës së kontributit, të mbajtur nga punëdhënësi.
Neni 22
Proçedura e apelimit
1.Cdo i punesuar mund te apeloje me shkrim prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore per llogaritjen e shumes se kontributeve te mbajtura nga punedhenesi.
2. Punedhenesi dhe personi i vetepunesuar mund te apelojne me shkrim ne organet tatimore, ne perputhje me dispozitat e ligjit nr. 8560 date 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
K R E U VI
DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE
Neni 23
Dispozita kalimtare
1.Ky ligj zbatohet ndaj personave, te cilet me vendim te Keshillit te Ministrave, jane te detyruar te paguajne kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ne organet tatimore.
2. Keshilli i Ministrave percakton grupet e personave, te cilet detyrohen te paguajne kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ne organet tatimore, si dhe afatet dhe procedurat perkatese.
3.Te gjitha kontributet, qe lindin para dates se hyrjes ne fuqi te ketij ligji, mblidhen ne perputhje me ligjet nr.7703 date 11.5.1993 « Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise », i ndryshuar dhe nr 7870, date 13.10.1994 « Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise », i ndryshuar.
4. Personat, te cilet nuk jane te detyruar te paguajne kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ne organet tatimore, do t’i paguajne keto kontribute ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore, ne perputhje me dispozitat ligjore ne fuqi.
Neni 24
Nxjerrja e akteve nenligjore
1. Ngarkohet Keshilli i Ministrave te nxjerre aktet nenligjore ne zbatim te neneve 4, 5,8,9 dhe 23 te ketij ligji.
2. Ngarkohet Ministria e Financave nxjerr aktet nenligjore ne zbatim te neneve 7, 9,10,11 dhe 12 te ketij ligji.
udhezime në zbatim të këtij ligji.
Neni 25
Shfuqizime
Çdo dispozitë qe bie ne kundershtim me kete ligj, shfuqizohet.
Neni 26
Hyrja në fuqi
Ky Ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
K R Y E T A R I
SERVET PELLUMBI