Albanian Tax Bulletin

CoolAngel

Primus registratum
Re: Albanian Tax Bulletin

Si funksion ana legjislative e ligjeve mbi taksat ne Shqiperi? Kur propozohet nje takse e re, kjo gje sillet per miratim ne parlament, apo ka ndonje menyre tjeter brenda ministrise se finances?

Ne cfare menyre paguhen taksat, nje here ne vit apo jane te permuajshme?

Te me falni pak per keto termat qe do te perdor ne anglisht:

Do the Albanian corporations keep two books, i.e. one for tax and the other for financial accounting?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Albanian Tax Bulletin

teorikisht egzekutivi nuk ben dot ligje (pervec dekret ligje ose brenda delegimit te parlamentit)

tvsh me duket se derdhet cdo muaj te tjerat ne fund te vitit (pak a shume)

mbajne vetem librin e tvsh dhe zakonisht punojne me dy bilance
nje per vete (i fshehte) dhe nje per shtetin

kretitimi nuk eshte i zhvilluar dhe nuk para mendojne per ate bilanc
 

qeshem

Primus registratum
Re: Albanian Tax Bulletin

kujdes ndryshimin thelbesor midis takses dhe tatimit nese tatimi eshte shuma e detyrimit ndaj shtetit si perqindje e X gjeje (varet nga lloji i tatimit) taksa eshte nje shume detyrimi i caktuar per X gje ( varet nga llji i taksave)
taksat mund te jene mujore kryesisht por edhe vjetore varet nga lloji i takses (solidariteti psh ishte mujore, se tani nuk eshte me) nese je interesuar per afatin e pageses se taksave e ke ne postimet me lart po pate durim ti lexosh /pf/images/graemlins/wink.gif
persa i perket tatimeve
eshte TVSh qe paguahet ne dt 14 te cdo muaji, tatim fitimi qe parapaguhet ne baze mujore , dhe tatimi mbi te ardhurat qe zakonisht paguhet ne 15 te cdo muaji pervec rasteve kur keto te ardhura realizohen ne menyre sporadike dhe paguhet ne burim ne momentin e realizimit te tyre.
kompanite zakonisht mbajne dy libra nje per shtetin dhe nje per nevojat e drejtimit ne menyre qe bilanci per shtetin te paraqes nje fitim te vogel si rezultat pagese me te vogel te tatim fitimit ne kete kuader eshte dhe mos rregjistimi te sig shoqerore per pagat reale te punonesve, ne menyre qe te shmanget pagesa e larte e kontributit te sig shoqerore dhe zvogelimi i tatimit mbi te ardhurat personale
uh se harrova ligjet i miratojne vetem te nderuarit tane deputete /pf/images/graemlins/wink.gif
 

CoolAngel

Primus registratum
Re: Albanian Tax Bulletin

Gene dhe Irene faleminderit per pergjigjet. Faleminderit edhe per informacionin qe sillni ne AF. Meqenese ju me jepni pershtypjen se jeni te mireinformuar ne kete drejtim kam edhe disa pyetje te tjera. Ne keto momente cfare standartesh ndjekin kompanite shqiptare ne accounting (kontabilitet?)? Nga kerkimet qe kam bere, duket se Bashkimi Europian ne fillim te 2005 do te kerkoje qe kompanite t'i permbahen standarteve te IASB (International Accounting Standard Board), kurse Amerika ndonese vazhdon te ndjeke FASB (Financial Accounting Standard Board) po e konsideron bashkimin e ketyre standarteve me IASB drejt avancimit te nje ekonomie globale. Po Shqiperia ku qendron ne kete drejtim? A ka ndonje standart te vlefshem dhe te miratuar? Nqs po, keto standarte anojne nga IASB apo FASB? A ka ndonje grup te kualifikuar ne Shqiperi per pergatitjen e ketyre standarteve?
 

qeshem

Primus registratum
Re: Albanian Tax Bulletin

Fillimisht postuar nga LemonDrop:
[qb] Gene dhe Irene faleminderit per pergjigjet. Faleminderit edhe per informacionin qe sillni ne AF. Meqenese ju me jepni pershtypjen se jeni te mireinformuar ne kete drejtim kam edhe disa pyetje te tjera. Ne keto momente cfare standartesh ndjekin kompanite shqiptare ne accounting (kontabilitet?)? Nga kerkimet qe kam bere, duket se Bashkimi Europian ne fillim te 2005 do te kerkoje qe kompanite t'i permbahen standarteve te IASB (International Accounting Standard Board), kurse Amerika ndonese vazhdon te ndjeke FASB (Financial Accounting Standard Board) po e konsideron bashkimin e ketyre standarteve me IASB drejt avancimit te nje ekonomie globale. Po Shqiperia ku qendron ne kete drejtim? A ka ndonje standart te vlefshem dhe te miratuar? Nqs po, keto standarte anojne nga IASB apo FASB? A ka ndonje grup te kualifikuar ne Shqiperi per pergatitjen e ketyre standarteve? [/qb]
sa per korrektese perpara se ti pergjigjem pyetjes do sugjeroja transferimin e kesaj pergjigje te nje teme e re meqenese ligji per kontabilitetin dhe standartet e IAS nuk jane pjese e legjislacionit fiskal /pf/images/graemlins/wink.gif mgjth une po te pergjigjem ketu
Aktualisht ne Shqip eshte ligji per kontabilitetin i cili permban PKP planin kontabel te pergjithshem. mesa kam njohuri ka shume ndryshimie me IAS qe nga struktura , forma dhe deri te permbajtja, duke qene se pkp eshte shume i detajuar deri ne hollesite me te vogla dhe gjithashtu ka ndryshime me ias dhe nga ana konceptuale mbase ne ndonje teme tjeter (sipas humorit) mund te flasim dhe per keto ndryshime. por e reja e 2003 eshte se ministria e financave ka propozuar nje ligj te ri per kontabilitetin i cili pritet te miratohet ne 2004 qe do ristrukturoje bazat e kontabilitetit duke hequr pkp dhe duke futur standartet kombetare te shoqeruar me manualet perkatese, kjo sepse deri tani kontabilistet ishin mesuar me pkp qe te pershkruhej cdo gje nga ligji ne detaje ndersa
nje standart i trajton gjerat ne koncept ndaj eshte manuali ti sqaron ne detaje. persa i perket futjes se ias ne 2005 besoj se se shpejti do te behet i detyrueshem mbajtja kontabilitetit sipas ias se kompanive te medha , bankave te nivelit te dyte dhe kompanive te huaja investuese, kjo gje me perspektive ne 2004. aktualisht kontabiliteti mbahet sipas pkp kurse firmat e huaja qe raportojne dhe jashte mbajne kontabilitetin ne dy menyra sipas pkp dhe ias por sic thashe me siper kjo nuk do zgjase per shume kohe
do i lutesha moderatoreve qe vetem per mundimin e te shkruarit ta trasferonin por mos ta fshinin nese duket pa lidhje me titullin e temes

:wave:
 

qeshem

Primus registratum
Re: Albanian Tax Bulletin

per ato qe jane ne dijeni te ceshtjes, ne shtator te 2003 eshte miratuar nje ligj ku thelbi i tij eshte mbledhja e kontributeve te sigurimeve shoqerore jo me nga Instututi i siq shoqerore por nga organet tatimore per llogari te tyre, si rrjedhim te gjitha subjketet qe paguajne sig shoqerore duhet te rregjistrohen prane organeve tatimore per te derdhur aty kontributet e tyre.
opinioni juaj , eshte thjesht ceshtje teknike, apo ky centralizimi i organeve tatimore ka per qellim shmangjen e mospagimit ne mase te sig shoqerore ????
nqs, a nuk eshte kjo nje arsye me shume per te fuqizuar njerezit e taksave me detyra qe mbase nuk i perkasin ???
do isha vertete kurioze te degjoja opinionin tuaj mbi ceshtjen

:wave:
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Albanian Tax Bulletin

nqs nuk e kuptova keq, qellimi eshte centralizimi i mbledhjes se parave dhe eliminimi i strukturave te dyfishta per kete
kjo lehteson edhe kontrollin te dyfishte mbi bizneset - po pagove taxa duhet te paguash edhe sigurime dhe po pagove sigurime duhet te paguash edhe taxa

o te dyja o asnje (kam frike se asnje)

administata tatimore nuk po arrin te mbledhe as taxat dhe jo me te jete e afte te mbledhe edhe sigurimet

megjithate mund te krijohen ekonomi rreze veprimi dhe te rritet rendimenti (po kjo do pune - po te punonin nuk do ishin ne kete gjendje)

teorikisht, centralizimi i funsioneve sjell kursime por zakonisht ul eficencen e organizatave
 

qeshem

Primus registratum
Re: Albanian Tax Bulletin

ke drejte kur thua per centralizimin qe ul eficensen , personalisht jam ne dyshim nese kjo gje do sjelli rritjen e pagesave te kontributeve ne masen e tyre reale sic duhet te ishin, apo do beje thjesht fuqizimin e inspektoreve te tatimeve duke lene me shume vend per abuzime te mundshme ... ???
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Albanian Tax Bulletin

ke te drejte
do kene me teper mundesi te vjedhin por le te perpiqemi ta mendojme keshtu- DO VJEDHIN VETEM ATA TE TAMIMEVE E JO TE SIGURIMEVE

jo mua mu prish puna se kush vodhi por kam frike se do i hapet me teper rruge evazionit

me te njeten shume qe korrupton nje funksionar, perfiton ne mospagimin e taxave por edhe te sigurimeve
(megjithese, me sa di une, egzistojne tarifa te ndryshme korrupsioni per nivele te ndryshme shkeljesh- dhe nuk po tallem e di vertet)

eshte thike me dy presa
varet se si do te administrohet sistemi
do te ishte interesant ligji i plote
 

qeshem

Primus registratum
Re: Albanian Tax Bulletin

ligji plote ... /pf/images/graemlins/wink.gif

TAKE IT /pf/images/graemlins/smile.gif

L I G J
Nr. 9136,date 11.9. 2003

PËR MBLEDHJEN E KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TE SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË


Ne mbeshtetje te neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave,

K U V E N D I
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I :

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj rregullon mbledhjen e kontributeve të detyrueshme te sigurimeve shoqërore dhe te kontributeve te detyrueshme të sigurimeve shëndetësore.

Neni 2

Perkufizime

Per qellime te ketij ligji, termat e meposhteme kane keto kuptime :
1. “Kontribute të detyrueshme të sigurimeve shëndetësore” jane kontributet që paguhen në mbeshtetje të Nenit 8 të ligjit nr. 7870 date 13.10.1994 “Për Sigurimet Shëndetësore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
2. “Kontribute të detyrueshme të sigurimeve shoqërore” jane kontributet që paguhen në mbeshtetje te neneve 9 dhe 13 të ligjit nr. 7703 date 11.5.1993 “Për Sigurimet Shoqërore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
3. “Kontribute” jane, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe, pagesat e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe pagesat e detyrueshme të sigurimeve shëndetësore.
4. “Numri i sigurimit shoqëror” ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 7845 date 13.7.1994 “Për numrin e sigurimit shoqëror ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
5. “Organe tatimore” jane, sipas rastit, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe deget e tatimeve ne rrethe.
6. “Paga bruto” eshte paga qe percaktohet me Vendim te Keshillit te Ministrave.
7. “Person i detyruar për të paguar kontribute” eshte çdo person që detyrohet të paguajë kontributet e detyrueshme sipas ligjeve nr. 7703 date 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar dhe nr. 7870 date 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
8. “Person i vetëpunësuar” eshte personi i vetëpunësuar dhe personi me të ardhura të rregullta nga veprimtaria ekonomike
9. “Punëdhënës”, “persona te punesuar” dhe “punonjes të papaguar të familjes“ kanë të njëjtin kuptim si dhe në ligjin nr. 7870 date 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
10. “Shkalla e kontributeve” jane perqindjet e kontributeve te sigurimeve shoqërore dhe shendetesore të vendosura me ligjet nr. 7703 date 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar dhe nr. 7870 date 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.

Neni 3

Përgjegjësia për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme

Kontributet mblidhen nga organet tatimore për llogari të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe te Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe te akteve te tjera nenligjore.

Neni 4

Transferimi i kontributeve

Proçedurat për transferimin e kontributeve dhe te interesave te mbledhura, sipas përcaktimit në këtë ligj, nga organet tatimore ne Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe ne Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 5

Njoftimi

Organet tatimore u japin Institutit te Sigurimeve Shoqërore, Institutit te Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutit te Statistikave (INSTAT) te dhenat perkatese per mbledhjen e kontributeve. Forma dhe permbajtja e ketyre te dhenave, si dhe kushtet dhe afatet per dhenien e tyre percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.

KREU II

PROCEDURAT

Neni 6

Detyrimet e personave që paguajnë kontributet
1. Personi i detyruar per të paguar kontributet eshte përgjegjës për llogaritjen, deklarimin dhe pagesën e kontributeve ne kohen dhe ne masen e duhur.
2. Punëdhënesi eshte përgjegjës për mbajtjen e kontributeve të punëmarrësit dhe për pagesen në organet tatimore, se bashku me kontributet e punëdhënësit.
3. Personi i vetëpunësuar eshtë përgjegjës për pagesen e kontributit dhe për punonjesit e papaguar të familjes.

Neni 7

Regjistrimi në organet tatimore

1. Personi i detyruar per të paguar kontributet duhet të regjistrohet në organet tatimore brenda 15 ditëve nga casti kur lind detyrimi per te paguar.
2. Proçedurat e regjistrimit përcaktohen në udhëzimet e Ministrit te Financave, te nxjerra në zbatim të këtij ligji.

Neni 8

Llogaritja e kontributeve për punëmarrësit

Kontributet e punëdhënësit per punëmarrësin dhe kontributet e vete punemarresit, llogariten sipas nivelit të përcaktuar mbi pagën bruto të punëmarrësit dhe shtesat e tjera me karakter te perhershem që lindin nga marredhëniet e punës, brenda një page bruto minimale që përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe nivelit maksimal qe eshte sa pesefishi i pages minimale.
Neni 9

Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes

1. Kontributet për personin e vetëpunësuar, perfshire punedhenesin e vetepunesuar dhe punonjësin e papaguar të familjes llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje mbi pagën minimale, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave.
2. Kontributet për punedhenesin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje ndaj të ardhurave vjetore fikse të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave.
3. Në rast se veprimtaria ekonomike, me ane te nje deklarate, ndërpritet per një periudhe, vlera e kontributit për t’u paguar zvogelohet përpjestimisht, në përputhje me formulën e përcaktuar në udhëzimet e Ministrit te Financave, te nxjerra në zbatim të këtij ligji.

Neni 10

Detyrimi për të deklaruar

1. Personi i detyruar per të paguar kontribute duhet të dorëzojë në organet tatimore një deklaratë për çdo periudhë për të cilën eshte i detyruar t’i paguajë keto kontribute.
2. Deklarata duhet të përmbajë emrin dhe numrin e sigurimit shoqëror të çdo personi, i cili detyrohet per të paguar kontribute dhe vleren e kontributeve të paguara.
3. Formulari i deklarimit përcaktohet në udhëzimet e Ministrit te Financave, te nxjerra në zbatim të këtij ligji.


Neni 11

Afatet e deklarimit dhe te pageses

Deklarimi dhe pagesa e kontributeve behen si me poshte :
a) nga punëdhënesi çdo muaj, jo më vonë se data 15 e muajit pasardhes ;
b) nga personi i vetëpunëuar diten e fundit te çdo tremujori te vitit kalendarik ;
c)proçedurat për dorëzimin e deklaratave përcaktohen në udhëzimin e Ministrit te Financave, në zbatim të këtij ligji.

Neni 12

Vendi i pagesës

1 Kontributet paguhen në bankat, të cilat kanë marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, me Institutin e Sigurimeve Shoqerore dhe me Institutin e Kujdesit Shendetesor.
2 Pagesa në valutë këmbëhet në leke, sipas kursit zyrtar të këmbimit të ditën kur bëhet pagesa.
3 Proçedurat për pagesën e kontributeve përcaktohen në udhëzimin Ministrit te Financave, në zbatim të këtij ligji.


Neni 13

Rimbursimi i kontributeve të paguara mbi vlerën e duhur

1. Nëse si rezultat i një kontrolli apo për arsye të tjera shuma e kontributeve të paguara tejkalon shumen e llogaritur te detyrimit per kontributin, organi perkates rimburson diferencën brenda 30 ditëve nga zbulimi i mbipagesës ose nga njoftimi për këtë të fundit.
2. Nëse të gjitha ose pjesë të kontributeve të paguara lidhen me kontributet e punëmarrësit, punëdhënësi eshte përgjegjës për rimbursimin e punëmarrësve brenda 30 ditëve. Mosplotësimi i kësaj dispozite përbën shkelje dhe ndëshkohet sipas shkronjes dh, te pikes 1 te nenit 20 të këtij ligji.

Neni 14

Masat shtrënguese

Nëse kontributet nuk paguhen në kohë, organi perkates ka të drejtë të marrë masa shtrënguese, në përputhje me ligjin nr. 8560 date 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.


Neni 15

Mbajtja e regjistrimeve

Punëdhënësi duhet ta pajisë punëmarrësin me numurin e sigurimit shoqëror dhe të mbajë regjistrime për periudhën e marredhënieve të punës dhe shumat e paguara (në të holla ose si përfitime në natyrë) për çdo punëmarrës.

K R E U III

KONTROLLI

Neni 16

Kontrolli i organeve tatimore

1.Organet tatimore kane të drejtë të kontrollojnë punëdhënësin për të verifikuar nëse deklaratat dhe pagesat e kontributeve të detyrueshme janë të plota dhe të sakta.
2. Për ushtrimin e kontrollit organet tatimore kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime si ato të kontrollit tatimor, në mbeshtetje të ligjit nr. 8560 date 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.

Neni 17

Vlerësimi

1. Kur organet tatimore zbulojne se kontributet nuk janë paguar, lëshojnë një njoftim vlerësimi, ku paraqitet shuma e kontributeve shtesë për t’u paguar, së bashku me vlerën e interesave dhe te gjobave që duhen paguar.
2. Pagesa e shumave të vlerësuara bëhet brenda 30 ditëve nga data e dërgimit të njoftimit të vlerësimit.

Neni 18

Afatet kohore të vlerësimit

1. Organet tatimore kane te drejte te bejne vlerësime, sipas nenit 17 te ketij ligji, brenda 5 vjetëve nga data kur duhej të ishte depozituar deklarata për periudhën e vlerësuar. Nëse deklarata dorëzohet pas kesaj date, atëherë afati kohor prej 5 vjetësh fillon nga data e dorëzimit.
2. Ne rastet e një ndryshimi në vlerësim, si rezultat i apelimit, afati kohor, i percaktuar ne piken 1 te ketij neni, shtyhet sa kohëzgjatja e apelimit.


K R E U IV

INTERESAT DHE GJOBAT

Neni 19

Interesat për pagesën e vonuar

1. Nëse kontributet nuk paguhen në kohë, mbahen interesa për pagesë të vonuar. Interesat nuk falen nga asnjë autoritet.
2. Masa e interesit per pagese te vonuar eshte ajo e percaktuar në ligjin nr. 8560 date 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.

Neni 20

Gjobat

1. Kur nuk perbejne veper penale, shkeljet e meposhteme perbejne kundervajtje administrative dhe denohen me gjobe, si me poshte:
a) kur punëdhënësi nuk regjistrohet në organet tatimore gjobitet me 60 000(gjashtedhjete mije) leke;
b) kur personi, që detyrohet të paguajë kontributet, nuk regjistrohet në organet tatimore, gjobitet me 20(njezete mije) leke;
c) kur punëdhënësi dorëzon me vonesë deklaratën e kërkuar sipas këtij ligji dhe paguan me vonese shumen e kontributit, gjobitet me 10 per qind të shumës së kontributit të deklaruar me vonesë, por jo me pak se 10(dhjete mije) leke;
ç) kur personi, i detyruar të paguajë kontributet, dorëzon me vonesë deklaratën e kërkuar sipas këtij ligji dhe paguan me vonese shumen e kontributit, gjobitet me 10 (dhjete mije) leke;
d) kur punëdhënësi deklaron kontribute më të ulëta, gjobitet me 50 per qind të shumës së kontributit të padeklaruar;
dh)kur punëdhënësi mban kontributet e punonjësve, por nuk i paguan ato në organet tatimore, gjobitet 50 per qind të shumës së kontributit të papaguar. Kur keto kontribute nuk paguhen ne organet tatimore edhe pas tre muajve nga data e përcaktuar me ligj, punedhenesi kallezohet per ndjekje penale.
Punedhenesi qe nuk kthen kontributet e mbajtura me teper ndaj punemarresit, sipas percaktimit ne nenin 13 pika 2, gjobitet me 50 per qind te shumes se kontributit te parimbursuar.
e) kur punëdhënësi nuk mban regjistrime, në përputhje me nenin 15 të këtij ligji, gjobitet me 30 (tridhjete mije) leke.
ë) kur punëdhënësi nuk jep te dhena ose pengon punonjësit e organeve tatimore gjatë ushtrimit të kontrollit, gjobitet sipas nenit 53 të ligjit nr. 8560 date 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
2. Gjobat vendosen pas dërgimit të njoftimit te vlerësimit ne perputhje me nenin 18 të këtij ligji.


K R E U V

APELIMET

Neni 21

E drejta e apelimit

1. Çdo person, që detyrohet të paguajë kontribute, gëzon të drejtën e apelimit per vlerësimin e kontributit shtesë te interesave ose gjobave.
2. Cdo punëmarrës ka te drejten e apelimit per llogaritjen e vlerës së kontributit, të mbajtur nga punëdhënësi.

Neni 22

Proçedura e apelimit

1.Cdo i punesuar mund te apeloje me shkrim prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore per llogaritjen e shumes se kontributeve te mbajtura nga punedhenesi.
2. Punedhenesi dhe personi i vetepunesuar mund te apelojne me shkrim ne organet tatimore, ne perputhje me dispozitat e ligjit nr. 8560 date 22.12.1999 “Për proçedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.


K R E U VI

DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE

Neni 23

Dispozita kalimtare

1.Ky ligj zbatohet ndaj personave, te cilet me vendim te Keshillit te Ministrave, jane te detyruar te paguajne kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ne organet tatimore.
2. Keshilli i Ministrave percakton grupet e personave, te cilet detyrohen te paguajne kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ne organet tatimore, si dhe afatet dhe procedurat perkatese.
3.Te gjitha kontributet, qe lindin para dates se hyrjes ne fuqi te ketij ligji, mblidhen ne perputhje me ligjet nr.7703 date 11.5.1993 « Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise », i ndryshuar dhe nr 7870, date 13.10.1994 « Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise », i ndryshuar.
4. Personat, te cilet nuk jane te detyruar te paguajne kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ne organet tatimore, do t’i paguajne keto kontribute ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore, ne perputhje me dispozitat ligjore ne fuqi.


Neni 24

Nxjerrja e akteve nenligjore

1. Ngarkohet Keshilli i Ministrave te nxjerre aktet nenligjore ne zbatim te neneve 4, 5,8,9 dhe 23 te ketij ligji.
2. Ngarkohet Ministria e Financave nxjerr aktet nenligjore ne zbatim te neneve 7, 9,10,11 dhe 12 te ketij ligji.
udhezime në zbatim të këtij ligji.

Neni 25

Shfuqizime

Çdo dispozitë qe bie ne kundershtim me kete ligj, shfuqizohet.

Neni 26

Hyrja në fuqi

Ky Ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.



K R Y E T A R I

SERVET PELLUMBI
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Albanian Tax Bulletin

praktikish ekzekutivi do te vendose procedurat

nuk me pelqen ky ligj - mundesite per abuzime duket sikur rriten

ne situaten aktuale, ku mbreteron korrupsioni, ligjet duhet te dalin nga parlamenti sa me analitike pa i lene te drejten qeverise te hape rruge pervetesimi per personat qe ka punesuar ne organet tatimore apo te tjera(se keshtu ndodh)
 

CoolAngel

Primus registratum
Re: Albanian Tax Bulletin

Per mendimin tim qeveria nuk duhet t'i detyroje fare qytetaret qe te paguajne sigurime. Sistemi i sigurimeve ka deshmuar te jete teper i dobet ne te gjithe boten, per vete faktin qe fondet perdoren per qellime te ndryshme nga ato per te cilat ishin identifikuar. Do te ishte me mire sikur ta etiketonte si nje takse apo tatim tjeter meqenese ka me te vertete nevoje per ato fonde, ne vend qe t'u jepte njerezve premtimin se ka per te siguruar te ardhmen e tyre.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Albanian Tax Bulletin

ne fakt njerezit nuk e besojne shume sigurimin nga qeveria por duhet nje sistem tek i cili te kene besim ose edhe thjesht nje sistem integrues si ai i fondeve te pensionit por per kete duhet te kete kursime nga paga - faktikisht nuk mbyllet muaji
 

CoolAngel

Primus registratum
Re: Albanian Tax Bulletin

Po jap nje shembull konkret te nje qeverie me te integruar se ajo shqiptare (i.e. SHBA), ku sistemi i sigurimeve shoqerore po deshton (te me falin ata qe e lexojne per mungesen e perkthimit):

Although social security was designed to be a self-supporting program and has largely succeeded in that goal, it has never developed the "trust fund" to draw on for future years which was once anticipated. This means that the taxes paid for social security are not put into a separate account that is used only to pay out social security benefits. Instead, the government uses the social security taxes as it uses all other taxes (to build roads, provide defense, etc.), and it puts an "IOU" in the trust fund.

To look at it another way, the social security taxes simply reduce the cost of government borrowing. Therefore, the funds from social security have played an important role in obscuring how truly large the federal deficit really is because social security receipts have been included in the federal budget figures. When government leaders tell us that "the budget will be in surplus" in the very near future, remember that they are including the social security trust funds in their calculations.

In the early 1980's government policy makers feared the social security system would become bankrupt, so in 1983, the system was changed significantly. Part of the changes involved adopting an expanded and indexed wage base and higher tax rates. Also, under certain circumstances, social security benefits may be subject to income tax.

Another important change was in the increase in the normal or full retirement age from 65 to 67. While the increase is gradual and relatively small, it represents a major change in social security philosophy. The age-65 retirement limit for full benefits had not been changed since the adoption of the Social Security Act in 1935, even though life expectancy for a 65-year- old then was only another 2 years. Today the life expectancy of a 65-year-old is another 16 years for men and 19 years for women. In 1935, when social security was enacted, most people never reached age 65.
 

qeshem

Primus registratum
Re: Albanian Tax Bulletin

Fillimisht postuar nga gene:
[qb] praktikish ekzekutivi do te vendose procedurat

nuk me pelqen ky ligj - mundesite per abuzime duket sikur rriten

ne situaten aktuale, ku mbreteron korrupsioni, ligjet duhet te dalin nga parlamenti sa me analitike pa i lene te drejten qeverise te hape rruge pervetesimi per personat qe ka punesuar ne organet tatimore apo te tjera(se keshtu ndodh) [/qb]
shume dakort me ty, dhe per me teper gjeja paradoksale e ketij ligji eshte se udhezimi mbi procedurat nuk eshte botuar akoma ne fletoren zyrtare pasi nuk eshte miratuar por pavaresisht nga kjo ne 14 nentor ky ligj vihet ne zbatim per vip-at, vete fakti qe po nxitohet qe te vihet ne zbatim nje ligj akoma i pa kompletuar te shtyn te mendosh qe ka dicka qe nuk shkon ... :shrug:
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Albanian Tax Bulletin

Speciale
Paketa e re fiskale, lojërat e fatit, tatim me kuota fikse

Këto lojëra janë përjashtuar nga detyrimi i TVSH-së dhe efekti financiar llogaritet të jetë afro 700 milionë lekë





Eltion Hoxha / Data (11-11-2003)


Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet në paketën fiskale të vitit 2004 është propozuar modeli i tatimit me kuota fikse dhe jo siç është vepruar deri tani, duke i përjashtuar ato nga TVSH-ja. Ky model parashikon kuota fikse mbi çdo makinë apo lojë, në rastin e slot makinave apo bingove me fitim në cast, si dhe kuota fikse për çdo kompani të lojërave sportive të fatit dhe për çdo pikë të hapur nga këto kompani. Në kuadrin e ndryshimeve në TVSH, të përfshira në paketën fiskale të vitit që vjen, ndër përjashtimet e bëra nga tatimi mbi vlerën e shtuar bën pjesë edhe detyrimi për përjashtim nga ky tatim për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, këto të licensuara sipas ligjit “Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet”. Me anën e këtij ndryshimi ekspertët e financave parashikojnë që sipas përllogaritjeve efektet financiare të kapin vlerën e 700 milionë lekëve.
Në funksion të mbrojtjes së klientëve dhe shmangies së fitimeve abuzive nga ana e këtyre kompanive është futur koncepti i kuotave minimale të detyruara për t’u shpërndarë në formën e fitimeve për pjesëmarrësit në këto lojëra (aty ku është e mundur teknikisht). Kështu, në raport me xhiron norma e kthimit në formën e fitimit varion nga 75 për qind tek slot-machine, në 60 për qind tek lotaritë, bingot etj.
Nga specialistët është parë si domosdoshmëri shtypja e përqendruar dhe e mbikëqyrur nga shteti e biletave, skedinave etj. në pjesën më të madhe të rasteve, aty ku tatimi nuk është fiks, por vendoset mbi xhiron.
Licensimi
Për sa i përket licensimit të shoqërive për kazino dhe hipodrome është futur sistemi i licensimit në dy faza. Gjithashtu, është parë e arsyeshme që format e shoqërive të jenë: me kapital të përbashkët, shtetëror, privat-vendase apo të huaja, i tillë do të jetë edhe konkurrimi për marrjen e licensave për kazinotë.
Reagimi
Ndryshimet në mënyrën e llogaritjes së tatimit mbi fitimin për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet për vitin e ardhshëm nuk dukej të ishin surprizë. Ka qenë ministri i Financave Kastriot Islami i cili gjatë analizës 9-mujore të administratës tatimore ka reaguar kundër mënyrës aktuale të llogaritjes së fitimeve për këto lloj aktivitetesh, duke u shprehur se ndër faktorët që kanë penguar rritjen e të ardhurave nga taksat dhe tatimet ka qenë edhe llogaritja e tatimit mbi lojërat e fatit. Në takim ai pati theksuar ndryshime të rëndësishme ligjore dhe administrative mbi tatimin nga të ardhurat e lojërave të fatit, që sipas tij të ardhurat që mblidhen nga këto lojëra janë minimale kundrejt të ardhurave që gjenerojnë.

Lojërat e fatit, cilat janë kategoritë kryesore të tyre
“Lojëra fati quhen ato lojëra ku pjesëmarrësit paguajnë një shumë të caktuar të hollash dhe ku faktori fat ka ndikim të drejtpërdrejtë si në fitimin, ashtu edhe në humbjen e pjesëmarrësve në lojë”. Në këto lojëra futen:
1) lojërat aritmetike, ku lojtari shënon sipas zgjedhjes së vet një seri numrash nga një bashkësi e caktuar numrash të shënuara në biletën e lojës. Ai fiton vetëm nëse numrat e zgjedhur nga ai përkojnë me ato që dalin pas hedhjes në publik nga shorti. Në këto lloj loje hyjnë: lotot, bingot, proto, xhoker etj;
2) lojëra fati sportive, të cilat janë ato lojëra fati, rezultati i të cilave varet nga parashikimi i saktë i rezultatit nga pjesëmarrësit i një gare ose ngjarje tjetër sportive. Parashikimi i pjesëmarrësve në to shënohet në një biletë të veçantë, të cilën e shpërndan organizatori. Në këto lojëra futen: konkurset për parashikimet sportive dhe bastet;
3) lotaritë, të cilat janë ato lojëra fati ku organizatori i ofron blerësit mundësinë të fitojë një shumë të caktuar nëse fiton numri ose kombinimi i numrave ose i simboleve që shënohen në biletën e hedhur në qarkullim nga organizatori i lojës. Lotaritë klasifikohen në: lotari për të cilën hidhet short dhe lotari çasti. Në të parat hyjnë lojërat e fatit ku pjesëmarrësi synon të fitojë një shumë të caktuar nëse në hedhjen e shortit që bëhet në mënyrë publike, fiton numri që është i shënuar në biletën që ai ka zgjedhur. Tek grupi i dytë hyjnë lojërat e fatit ku blerësit të biletës i jepet mundësia që ai të bëjë vetë fshirjen e shiritit mbulues të numrit të shënuar brenda intervalit kohor gjatë së cilit është e vlefshme bileta;
4) lojërat elektronike me fitim në çast, të cilat janë ato lojëra fati të cilat zhvillohen me ndihmën e kompjuterave elektronikë ose të makinave elektronike, që organizatori i ka vendosur në një vend të caktuar dhe nëpërmjet tyre pjesëmarrësi në lojë, duke vendosur një shumë, mund të fitojë një shumë të caktuar, të cilën e merr direkt nga makina ose në një mënyrë tjetër të paracaktuar.


Komiteti i Lojërave të Fatit
Për shqyrtimin e kërkesave për licensim dhe mbikëqyrjen e lojërave të fatit, në varësi të ministrit të Financave, krijohet Komiteti i Lojërave të Fatit. Përgjegjësitë, mënyra e organizmit dhe forma juridike e këtij komiteti përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Emërimi i personelit në këtë komitet bëhet nga ministri i Financave, i cili miraton edhe numrin e nevojshëm të të punësuarve.

Leja dhe organizatori
1. Ministri i Financave, me propozim të Komitetit të Lojërave të Fatit, jep leje për organizimin e lojërave të fatit, e cila jepet për një periudhe 10-vjeçare. Për marrjen e lejes për zhvillimin e lojërave të fatit, të parashikuara në këtë ligj, organizatori paguan një shumë prej 10 (dhjetë) milionë lekësh për njërën nga lojërat e dhëna si më poshtë:
· Lotari aritmetike
· Lotaritë
· Lojërat sportive të fatit
· Lojërat elektronike
Kriteret për dhënien e lejeve për lojërat e fatit përcaktohen me vendim të
Këshillit të Ministrave.
2. Organizatori i pajisur me lejen përkatëse, sipas dispozitave të këtij ligji,
zhvillon lojërat e fatit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
3. Leje për ushtrimin e veprimtarive për lojëra fati mund të japin edhe organet e qeverisjes vendore pas miratimit paraprak nga ministri i Financave për personat juridikë me synimin për të financuar veprimtaritë e tyre bamirëse dhe humanitare. Këto leje jepen vetëm për organizim lotarish dhe duhet të zhvillohen në një vend dhe në kohë të kufizuara dhe të kenë lidhje me një situatë ose ngjarje konkrete. Shpërndarja e të ardhurave për lojërat e
parashikuara në këtë paragraf përcaktohet me vendim të Këshillit të
Ministrave.
4. Në lejen e dhënë organizatorit duhet të jetë përcaktuar shprehimisht se
organizatori është i detyruar të mbulojë vetë shumën e përgjithshme të
shpenzimeve që i nevojiten për organizimin, mbikëqyrjen dhe funksionimin e lojërave të fatit që ai do të zhvillojë.
5. Standardet e biletave që përdoren nga organizatori për zhvillimin e lojërave të fatit, propozohen nga Komiteti i Lojërave të Fatit dhe miratohen me akt të ministrit të Financave.
6. Ministria e Financave merr masa për shtypjen e përqendruar të biletave
sipas skemës së duhur, si dhe për shpërndarjen dhe kontrollin e hedhjes së
tyre në përdorim.

Organizatori i kazinove:
1. Leja për ushtrim veprimtarie për kazino i jepet një shoqërie tregtare e cila
plotëson kushtet e mëposhtme:
- Të jetë shoqëri anonime, me kapital vendas, të huaj ose të përbashkët, si
dhe të ketë selinë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
- Të ketë si objekt të veprimtarisë së saj organizimin e lojërave në kazino.
- Të ketë në organet e saj drejtuese persona të specializuar dhe që zotërojnë
njohuri profesionale në fushën e funksionimit të kazinove.
- Kapitali themeltar i shoqërisë të jetë jo më i vogël se 30 000 000 (tridhjetë
milionë) lekë dhe jo më shumë se 1/10 e tij të jetë në natyrë.
- Të garantojë në çdo çast pagimin e shumave të pjesëmarrësve në lojërat e
kazinosë.
- Të deklarojë themeluesit e shoqërisë.
- Të deklarojë drejtuesit dhe personelin kryesor të shoqërisë.
2. Mënyra, forma, kriteret specifike për zgjedhjen e organizatorit, si dhe masa dhe kushtet e garancisë, të parashikuara në pikën 1 paragrafi 5 të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
 

qeshem

Primus registratum
Re: Albanian Tax Bulletin

gene sa info te detajuara !!!

t' paska shku menja me hap ndonje kazino ... /pf/images/graemlins/tongue.gif

para disa ditesh degjova nje debat interesant mbi propozimet e fiskales '04
c kishte propozuar bisnesi dhe cfare kishin pranuar autoritet e fisk.
disa nga prop e bera por te refuzuara ishin
- pershkallezimi i TVSh 12.5 % - 20% sipas veprimtarise
- rregullimi dhe dhenia forme e procedurave te bisnesit te vogel
ndersa propozimet qe ishin pranuar dhe qe pritet te ndryshohen ishin me teper te nje natyre proceduriale ne kete menyre qe te riregullohen marredheniet e tatimeve me bisnesin
konkluzioni i nxjere nga perfundimi i debatit nga ana e bisnesmeneve ishte qe ato qe paguanin rregullisht e hanin me keq ndersa ato qe nuk paguanin dilnin si gjithmone pa lagur dhe normal dhe xhepat e inspektoreve ... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Albanian Tax Bulletin

mendimi im akoma nuk ka ndryshuar

ne situaten shqipetare rregullat duhet te dalin nga parlamenti sa me analitike dhe sa me te qarta

duhet lene shume pak fuqi vendimmararese per administraten publike (tanimore ne rastin tone)

sa me shume rregullore dhe sa me te qarta qe te jete e mundur

shkallezimi i tvsh - nje mundesi me teper per pushtetaret qe te pasurohen

le te gjejne nje mesatare
 

qeshem

Primus registratum
Re: Albanian Tax Bulletin

pse e mendon ashtu per pershkallezimin e tvsh

per sektorin prodhues nje tvsh 12.5% do ishte fine persa kohe qe dihet qe nga nje ane tvsh rritet dhe nga ana tjeter barren e tvsh e mban konsumatori final qe eshte populli
ideja nuk ishte mesatare e 12.5% dhe 20 % por tvsh e ndare sipas sektoreve /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top