Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona)
Po hap kete teme me librin e shkruar nga Elena Kocaqi. Sipas fjaleve te vete autores:

Ky studim ka si objekt figurat më të famshme shqiptare, ose me rrënjë shqiptare, të cilët kanë lënë gjurmë të thella në historinë botërore. Shqiptarët janë krijuesit dhe qeveritarët e perandorive më të mëdha të njerëzimit; Perandoritë, si ajo e Aleksandrit të Madh, Romës,
Bizantit dhe Osmanëve, janë në thelbin e tyre perandori të krijuara dhe qeverisura nga shqiptarët, apo nga paraardhësit e tyre, pellazgo-ilirët. Ata në rolin e qeveritarëve, i kanë dhënë botës zyrtarisht fenë njëzotëshe dhe janë arkitektët dhe financuesit e veprave të kultit më të vjetra dhe më të famshme të botës. Shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre për krijimin e disa shteteve moderne si të Egjiptit, Turqisë, Greqisë, Rumanisë, Italisë etj. Ata studiues të huaj, të cilët e njohin historinë, e vlerësojnë lart kontributin që kanë dhënë shqiptarët për qytetërimin botëror. Një nga këta është amerikani Xh. Williams, i cili e dënon ashpër persekutimin e shqiptarëve në shekullin e XX, kur thotë se: “Është tragjedi tej çdo përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandisej në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandal i qytetërimit evropian”.

Ka ardhur koha që të njihet e vërteta historike dhe shqiptarëve t’u jepet vendi që meritojnë, për kontributin që kanë dhënë në historinë e qytetërimit botëror. Shqiptarët janë gjyshërit e kombeve dhe gjuhëve të Evropës, si dhe krijuesit e qytetërimit më të lashtë etnik evropian dhe nuk e meritojnë të trajtohen siç janë trajtuar, sidomos në shekullin e XX. Bota duhet të dijë të shfrytëzojë dhe të kanalizojë aftësitë e shqiptarëve në drejtimin e duhur, për të kontribuar për të mirën e njerëzimit dhe, për ta bërë këtë, ajo duhet të njohë historinë e vërtetë të këtij kombi. Në këtë libër, për herë të parë përfshihen fakte të marra nga burimet Mesjetare perëndimore, në të cilat flitet për origjinën iliro-trojane të popujve të perëndimit, apo racës gjermanike nga ku del qartë roli i madh i genit shqiptar në formimin e kombeve të Evropës dhe të gjuhëve të tyre.

Këto të dhëna mendoj se meritojnë të shihen me kujdes nga historianët shqiptarë dhe të huaj. Për të nxjerrë të vërtetat historike, të cilat për një historian janë të rëndësishme, jam mbështetur në burimet historike parësore, si të Antikitetit dhe të Mesjetës, i kam ballafaquar këto burime me njëra tjetrën si dhe me të dhëna të tjear. Shpresoj që të kem dhënë sadopak kontribut mbi njohjen dhe rivlerësimin e historisë së vërtetë të shqiptarëve. Falënderoj Zotin e vetëm të të gjithë njerëzimit, që e dua më shumë se çdo gjë në këtë botë, i cili më ka dhënë vullnetin për të studiuar dhe çdo gjë që unë kam. Falënderoj prindërit dhe profesorët e mi për edukimin tim, nga ana njerëzore dhe profesionale si dhe të gjithë intelektualët shqiptarë për mbështetjen që më kanë dhënë në punën time.
paperclip.png
Fotografitë e Bashkëngjitura
attachment.php
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Konstanti 337-351

Konstandini i ri 337-340

Konstanci II 337-361

Perandoria u nda në tre pjesë, kështu perandori Kosntandini i ri mori tokat përtej Alpeve, Konstanti Azinë dhe Orientin dhe Konstanci II Ilirinë, Italinë dhe Afrikën. Gjithashtu, Konstandini u dha nipërve të tij Dalmatit, Thrakin e Maqedonin, dhe vëllait të tij Armeninë. Djali i parë i Konstandinit, ishte Krispi që e kishte me gruan e parë. Këtë e ekzekutoi, pasi gruaja e dytë e akuzoi për incest, por më vonë doli e vërteta që ai ishte i pafajshëm, dhe për këtë ai e dogji gruan e tij të gjallë në ujë të valuar, e cila ishte e bija e Maksimianit. Konstandini me ndihmën e nënës së tij Helenës arriti të zbulojë të vërtetën, dhe u pendua për vrasjen e të birit. Ai nxori një monedhë ku shkruante “djalit tim që e dënova padrejtësisht”. Nipërit u eleminuan dhe luftën për pushtet midis djemve të tij e fitoi Konstanci që në 351 mori të gjithë pushtetin në dorë. Konstanci luftoi kundër të vëllait Konstandinit II, të cilin e vrau vet ushtria e tij në 351, ndërsa vëllai tjetër, Konstanti, kishte vdekur që në vitin 340, kështu që pushteti i mbeti atij.

Konstanci mori për grua vajzën e Jul Konstantit, të birit të Konstancit, që ishte edhe i ati i Konstandinit të Madh, pasi Jul Konstanci dhe Konstandini ishin vëllezër nga babai, por
Konstandini kishte për nënë Helenën dhe Jul Konstanci një tjetër ilire, të bijën e Maksimianit. Martesat që kanë bërë perandorët ilirë kanë qenë brenda familjes, ashtu si te dinastia ilire e ptolemejve. Kështu, Konstanci II mori për grua kushërirën e tij, vajzën e xhaxhait nga babai dhe pas kësaj mori dhe disa gra të tjera. Ai luftoi kundër persëve, të cilët e kishin shkelur traktatin e paqes që kishin vendosur me Dioklecianin para 40 vjetësh. Në kohën që Konstanci mbeti vetëm filluan stuhi dyndjesh barbare dhe për të mbrojtur Lindjen, ai shpalli çezar kushëririn e tij të parë po ilir Galin, të cilin më vonë e vret. Më pas shpalli si Cezar kushëririn e tij Flav Klaud Julianin, i cili fitoi në Strasburgune sotëm mbi Frankët, duke zënë rob dhe prijësin e tyre. Ushtarët e tij e shpallin August, pra perandor, dhe në momentin që do shpërthente një luftë midis tyre, Konstanci vdiq në Lindje, e kurora i mbeti Julianit. Nuk ishte gjeneral aq i madh sa vëllezërit e tij, edhe pse ishte shumë punëtor. Konstanti I, dhe i vëllai i tij nga nëna Krispi I ngjanin më tepër me Konstandinin e Madh, dhe ishin më të zotët, por fati e solli që të mos ishin sundues afatgjatë të perandorisë, por vëllai i tyre Konstanci, që i ngjante më tepër së ëmës intrigante, të bijës së Maksimianit, sesa Konstandinit.

Veterani në 351

ishte perandor për një kohë të shkurtër duke, e marrë fronin me luftë, në kohën kur u vra Konstanti, por Konstanci arriti ta rimarrë sërish fronin. Veterani ishte nga Iliria dhe quhej kështu, sepse ishte i vjetër në moshë dhe që ka një emër të pastër shqip qe do të thotë vete-ran, pra është plak, ka veten e rënë nga ku ka dalë fjala vete-ran.

Juliani 361-363

Ishte ilir, sepse ishte i biri i Jul Konstancit, të vëllait nga babai të Kosntandinit të Madh. Juliani u shpall çezar nga Konstanci II, djali i xhaxhait të tij, dhe më vonë e shpalli ushtria
si perandor august. Ai u martua me vajzën e xhaxhait, Konstandinit të Madh, Helenën, e cila vdiq e re dhe pas kësaj ai nuk u martua kurrë, duke i qëndruar besnik tërë jetën gruas
së tij. Ai nuk pati fëmijë me Helenën. Juliani donte të rikthente vlerat e qytetërimit pagan, të cilat po zhdukeshin nga krishtërimi, dëshirë që ishte e pamundur për t’u realizuar, pasi një filozofi e re, dhe vlera të reja kishin lindur të lidhura me kristianizmin. Ka qenë një njeri tepër i arsimuar dhe i edukuar. Gjatë qeverisjes së tij luftoi kundër persëve ku u plagos rëndë dhe vdiq. Ai nuk la pasardhës, sepse nuk u martua më pas vdekjes së Helenës, por ka të dhëna historike që tregojnë se ai la një djalë ilir të adaptuar prej tij dhe që më vonë u bë perandor, i quajtur Joviani. Pra, pushteti kaloi nga familja e Kosntandinit të Madh në një perandor tjetër ilir. Pas Julianit nuk pati më perandorë nga kjo derë e madhe, por janë ilirë të tjerë që merituan me zotësinë e tyre fronin e perandorisë.

Joviani 363-364

Autori Aurel Viktori thotë se “Joviani është i biri i Varrenionit, banues i tokës së Singuidunit (Beogradit) provincës së Panonisë”. Në këtë burim historik ai del me origjinë nga Panonia. Gjatë kohës prej shtatë muajsh të qeverisjes së tij, ai bëri paqe me Persinë me të cilën perandorët ilirë kishin zhvilluar vazhdimisht luftë, dhe njohu pavarësinë e Armenisë.

Valentiani I i Madh 364-375

Lindi në Dardani të Ilirisë në 321 – vdiq në 375. Ai kishte baba Gratianin, i cili kishte qenë një ushtarak i zoti, dhe i biri kishte të njëjtat veti. Valentiniani kishte jetuar në Afrikë me
familjen e tij dhe ngjiti shkallët e karrierës ushtarake me zotësi gjatë qeverisjes së ilirëve Konstancit II, Julianit, Jovianit, duke arritur që të bëhej komandant i Gardës Perandorake.
Pas vdekjes së Jovianit, u shpall perandor nga ushtria. Ai e ngriti vëllanë e tij Valentin në rangun e augustit i cili qeverisi në lindje dhe vetë qëndroi në perëndim, sepse ishin intensifikuar dyndjet barbare gjermane apo Ilire, dhe u angazhua në luftë kundër tyre. Valentiniani si kryeqytet pati Parisin dhe Amienin. Ai njihet si themeluesi i disa prej qyteteve dhe kryeqyteteve të sotme europiane. Luftoi për një kohë të gjatë kundër anglosaksëve dhe gjermanëve. Gjatë jetës së tij anoi nga aristokracia ilire, por nuk la pas dore dhe interesat e shtresave më të varfëra dhe ushtarëve. Ai i pajiste ushtarët me tokë, i lejonte të krijonin familje, kështu lindën dhe disa qytete evropiane nga kampet e ushtarëve që u vendosën aty përfundimisht. Nuk u përzie në çështjet fetare, duke aplikuar tolerancën fetare në perandori. Ai e bëri august të birin Gratiani, të cilit i kishte vendosur emrin e të atit, dhe vdiq në vitin 375.

Valenti 364-378

Valenti ishte me origjinë nga Sirmi i Panonisë ilire, të dhënat na jepen kur flitet për perandorin tjetër Gratiani, ku thuhet se “Gratiani pas vdekjes së xhaxhait të tij Valenti, thirri nga Spanja Teodosin dhe e shpalli perandor të kësaj pjese”. Po aty thuhet se “Gratiani kishte lindur në Sirmin e Panonis ilire”. Duke qenë se Gratiani ishte nipi i Valentit dhe ishte nga Iliria, atëherë dhe Valenti ishte ilir. Valenti e Valentiani ishin vëllezër dhe qeverisën së bashku për disa kohë, njëri në lindje, tjetri në perëndim. Ai e nisi karrierën si ushtarak, gjatë kohës që vëllai i tij ishte komandant Garde. Ai ishte tribun në gardë, por nuk qe aq i aftë sa Valentiniani. Pasi i vëllai i tij u bë perandor, ai u shpall august i lindjes. Gjatë sundimit të tij pati probleme të mëdha me gotët. Duke qenë në presionin e gotëve ai ra dakord që t’i vendoste ata në Thraki, por me kusht që të shërbenin në ushtrinë romake. Qeveria nuk e mbajti fjalën dhe gotët filluan një kryengritje të fuqishme, për shtypjen e së cilës shkoi vetë perandori Valent. Në betejën kryesore të Adrianopolit kundër gotëve, ai vdiq, sepse nuk i erdhën në kohë ndihmat nga Graciani, djali i të vëllait, Valentinianit që sundonte në perëndim. Ai luftoi dhe me persët pa arritur një rezultat përfundimtar. Kishte simpati për fenë ariane, që sapo kishte lindur te gjermanët apo Ilirët, e cila predikonte një variant të kristianizmit të pastër, duke u bazuar te Bibla që pak a shumë rilindi te gjermanët me protestantizmin. Protestantizmi s’është gjë tjetër veçse një variant i ri i arianizmit.

Gratiani 375-382

Ishte i biri i Valentinianit dhe u martua me të bijën e perandorit Konstanci II, Konstandinën, mbesën e Konstandinit të Madh. Ai u bë august nga i ati në moshën 8- vjeçare dhe pushtetin e mori në moshën 16 vjeçare kur i ati i tij vdes, por ushtria ilire e shpall august dhe vëllanë e tij, Valentinianin II, katër vjeçar. Gratiani si rrallëherë ka ndodhur në histori jo vetëm që nuk i bëri gjë të vëllait që ta largonte nga pushteti, por e rriti dhe e edukoi atë, dhe qeverisën së bashku. Qeverisi perandorinë në perëndim pas vdekjes së të atit dhe në lindje vendosi Teodosin. Në 382 vdiq dhe pushtetin në perandori, si në lindje e perëndim e mori vetëm Teodosi, që mbajti deri në 395, kohën kur vdiq dhe u la perandorinë dy djemve. Këta perandorë, në vazhdën e ligjeve të Konstandinit, nxorën ligje të reja që e lidhnin koloninë pas tokës, madje, kush linte tokën mund të dënohej me burg ose me gjoba të rënda. Nxorrën ligje kundër korrupsionit të qeveritarëve provinciale, të cilët me vjedhjet e tyre, sipas perandorëve, kishin varfëruar popullsinë dhe boshatisur buxhetin e shtetit. Në politikën financiare u ndalua që ari të nxirrej jashtë perandorisë në tregti me barbarët, madje, udhëzohej që me dredhi e tregti ari i barbarëve të futej në perandori dhe për moszbatuesit e këtij ligji kishte sanksione të rënda. Në tregtinë me barbarët u vendosën dhe mallrat që nuk duheshin eksportuar si vera, vaji, ulliri, peshku, pra këto produkte duheshin mbajtur brenda perandorisë.

Valentiniani II 375-392

Lindi pranë Sirmiumit të Panonisë ilire në 371. Ishte i vëllai i Gratianit dhe i biri i Valentinianit I. Gratiani u shpall perandor nga vetë i ati i tij Valentiniani I, ndërsa Valentinianin II e shpalli perandor ushtria ilire pa lejen e të vëllait. Gratiani e mirëpriti bërjen perandor të të vëllait, dhe të dy bashkëqeverisën për disa vjet. Ai u shpall perandor nga ushtria ilire vetëm kur ishte katër vjeç dhe iu dha për qeverisje Iliria, Italia dhe Afrika. Perandori do të vritej në moshën 21 vjeçare në pallatin e tij, pasi kishte qëndruar 17 vjet në pushtet, por që në shumicën e kohës pushtetin e mbajtën të tjerët. Valentiniani II kishte një motër, Gallën, që e martoi me Teodosin, i cili ishte perandor në lindje dhe më vonë i të gjithë perandorisë. Ajo lindi një vajzë të cilën e quajti Galla Placida në 390, e cila të bijtë e perandorit Teodos, që ishin Arkadi dhe Honori, i kishte vëllezër nga babai. Ajo u martua me një ilir nga Dardania, që quhej Konstanc, me të cilin pati dy fëmijë, vajzën Honoria dhe djalin Valentinian. Honori i vëllai nga babai e bëri kunatin e tij, pra burrin e Galla Placidës, august dhe bashkëqeverisi me të. Pas vdekjes së vëllait nga babai, Honorit, Galla Placida bëri perandor të birin e saj.

Valentiniani III 425-455

Lindi në vitin 419 nga një nënë ilire, Galla Placida dhe një baba ilir nga Dardania, Konstanci, i cili ishte perandor i njohur si Konstanci III, e bashkëqeverisi me kunatin, Honorin. Në vitin 423, daja i tij që e kishte zgjedhur si trashëgimtar, vritet. Ata shkuan te Teodosi II, që ishte nipi i Teodosit të parë, i cili e ndihmoi Valentinianin III që të merrte fronin e perandorit në perëndim, fron që ishte uzurpuar nga një pretendent tjetër. Ai hipi në fronin e perandorit në moshën 6-vjeçare, por realisht pushtetin e ushtronte e ëma dhe gjeneralët e tij. Ai vritet në pallatin mbretëror nga disa komplotistë hunë në bashkëpunim me një nga gjeneralët e tij. Valentiniani pati dy vajza, Eudosin, e cila u martua me djalin e mbretit Huneric të vandalve në Afrikën e Veriut, me të cilin pati djalin Helderic, që u bë mbret i vandalëve. Pati dhe vajzën tjetër Placidia, që u martua me një aristokrat të quajtur Olybrius, i cili në vitin 472 u emërua për disa muaj në fronin e Romës. Valentiniani III ishte edhe perandori i fundit Ilir i Romës. Ilirët qeverisën Romën për gati 2 shekuj, duke i kthyer fuqisë më të madhe të antikitetit, shkëlqimin e saj. Ilirët ishin komandantët dhe ushtarakët më të zotë të Perandorisë Romake që ngjitën shkalëlt e karrierës falë aftësive të tyre mendore dhe fizike. Në shekujt në vazhdim do të ishte po kjo racë që do të nxirrte ushtarakët dhe qeveritarët më të mirë të perandorive të tjera.
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Arite ta lexosh te gjithen ??
Une jame duke w lexuar kte liber ka goxha gjera interesante dhe pse shpeshhere duken absurde ose ' platonike '
 
Top