Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

Gjykata Penale Nderkombetare per ish-Jugosllavine

Prokurorja e Gjykates

Kunder


1- Fatmir LIMAJT

2- Haradin BALES

3- Isak MUSLIUT

4- Agim MURTEZIT


AKTAKUZA

Prokurorja e Gjykates Penale Nderkombetar per ish-Jugosllavine, ne baze te kompetencave te saj, sipas Nenit 18 te Statutit te Gjykatat Penal Nderkombetar per ish-Jugosllavine (tutje "Statuti i Gjykatat"), akuzon:

1- Fatmir LIMAJN, i njohur si Celiku

2- Haradin BALEN, i njohur si Shala

3- Isak MUSLIUN, i njohur si Cercizi

4- Agim MURTEZIN, i njohur si Murrizi

Per Krime kunder njerezimit dhe shkelje te ligjeve ose zakoneve te luftes.


Te akuzuarit

1. Fatmir LIMAJ, i njohur si "Celiku", u lind me 4 shkurt 1971 ne Banje, atehere ne Komunen e Suharekes ne Krahinen Autonome te Kosoves. Gjate gjithe kohes qe lidhet me kete aktakuze, Fatmir LIMAJ ishte komandant ne UCK. Ne kete post, ai ishte pergjegjes per funksionimin e Kamp-Burgut te UCK-se ne Llapushnik, qe gjendej ne Komunen e Gllogocit ne Kosove.

2. Haradin BALA, i njohur si "Shala", u lind me 10 qershor 1957 ne Koretice te Eperme ne Komunen e Gllogocit. Gjate githe kohes qe lidhet me kete aktakuze, ai ishte anetar i UCK-se dhe komandant/roje ne Kamp-Burgun e Llapushnikut.

3. Isak MUSLIU, i njohur si "Cercizi", u lind me 31 tetor 1970 ne Recak ne Komunen e Shtimes ne Kosove. Gjate gjithe kohes qe lidhet me kete aktakuze, ai ishte anetar i UCK e komandant/ roje ne Kamp-Burgun e Llapushnikut.

4. Agim MURTEZI, i njohur si "Murrizi", u lind me 20 shkurt 1956 ne Qylage ne Komunen e Lipjanit ne Kosove. Gjate gjithe kohes qe lidhet me kete aktakuze, ai ishte anetar i UCK-se dhe roje ne Kamp-Burgun e Llapushnikut.


Paraqitja e fakteve

5. Jo me vone se ne vitin 1998, pas viteve te tensionit dhe dhunes qe sa vinin shtoheshin, filloi konflikti i armatosur midis forcave serbe dhe UCK-se ne Kosove. Ky zhvillim perputhej me politiken ne pergjithesi militante te UCK-se kunder pushtetit serb ne Kosove.

6. Bashke me civile serbe, civilet shqiptare qe sipas UCK-se refuzuan te bashkepunonin me UCK-ne ose i rezistuan me mjete joluftarake u bene objekt i kercenimeve, burgosjes, dhunes dhe

vrasjes.


Pergjegjesia penale individuale

7. Gjate gjithe kohes qe lidhet me kete aktakuze, Fatmir LIMAJ, ne postin e permendur me siper, ushtroi komande dhe kontroll "de jure" dhe "de facto" mbi anetaret e UCK-se qe drejtuan Kamp-Burgun e Llapushnikut.

8. Ne postin e permendur me siper, Fatmir LIMAJ kishte kompetenca per te disiplinuar dhe per te ndeshkuar vartes qe kryenin shkelje te disiplines ushtarake ose veprime te kunderligjshme, duke perfshire shkelje te se drejtes nderkombetare.

9. Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI jane pergjegjes per krimet per te cilat akuzohen ne kete aktakuze, ne baze te Nenit 7(1) te Statutit te Gjykatat, te percaktuar si me poshte, per planifikimin, nxitjen, urdherimin, kryerjen ose perndryshe per ndihme ne planifikimin, pergatitjen, ose kryerjen e veprimeve ose mosveprimeve te parashtruara ne kete aktakuze.

10. Fatmir LIMAJ gjithashtu mban pergjegjesi penale per krimet per te cilat akuzohet ne kete aktakuze si epror ne baze te Nenit 7 (3) te Statutit te Gjykatat. Kjo pergegjesi penale perfshin

pergjegjesine e nje oficeri epror per veprimet e vartesve te vet ne qofte se eprori dinte ose kishte arsye te dinte se ky vartes ishte ne prag te kryerjes se veprimeve te tilla ose i kishte kryer dhe

eprori nuk mori masat a duhura dhe te arsyeshme per te parandaluar veprime te tilla ose per te ndeshkuar kryesit e tyre.


Akuzat e pergjithshme

11. Gjate gjithe kohes qe lidhet me kete aktakuze, ekzistonte nje situate konflikti te armatosur ne Kosove.

12. Te gjitha veprimet dhe mosveprimet e akuzuara si krime kunder njerezimit ishin pjese e nje sulmi te gjere dhe sistematik te drejtuar kunder popullates serbe dhe anetareve te popullates civile shqiptare te cilet mendoheshin te kene refuzuar te bashkepunonin me UCK-ne ose ta rezistonin me mjete joushtarake.

13. Gjate gjithe kohes qe lidhet me kete aktakuze Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI ishin detyruar t'u permbaheshin ligjeve dhe zakoneve te luftes, duke perfshire Konventat e Gjeneves te vitit 1949 dhe protokollin shtese II.


Akuzat

Pikat 1 deri ne 2 (Burgosje, trajtim mizor)

14. Prej ose rreth majit 1998 deri ne ose rreth 25 korrikut 1998, ne Komunat e Shtimes, Gllogocit dhe Lipjanit ne Kosove, Fatmir LIMAJ, vete dhe ne bashkepunim me forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e tij, planifikoi, nxiti, urdheroi, kreu, ose perndryshe ndihmoi planifikimin, pergatitjen ose kryerjen e krimeve te burgosjes dhe trajtimit mizor te civileve serbe dhe shqiptare. Fatmir LIMAJ gjithashtu dinte ose kishte arsye qe te dinte se krimet e burgosjes dhe trajtimit mizor do te kryheshin ose ishin kryer nga ana e vartesve te vet dhe nuk mori masa te domosdoshme dhe te arsyeshme per te parandaluar akte te tilla ose per te ndeshkuar kryesit e tyre. Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI kryen ose perndryshe ndihmuan ne kryerjen e krimeve te burgosjes dhe trajtimit mizor te civileve serbe dhe shqiptare.

15. Gjate periudhes kohore te permendur me siper, forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT zune ne menyre te paligjshme se paku tridhjete e pese civile serbe dhe shqiptare nga komunat e Shtimes, Gllogocit dhe Lipjanit ne Kosove dhe i sollen me dhune ne Kamp- Burgun e Llapushnikut.

16. Ne Kamp- Burgun e Llapushnikut, forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT mbajten ne menyre te paligjshme civile serbe dhe shqiptare per periudha te gjata. Te burgosurit civile shqiptare u pyeten vazhdimisht per gjoja "bashkepunim" me serbe, shpesh ne baze vetem te kontakteve joushtarake me civile serbe.

Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI moren pjese personalisht ne ruajtjen e te burgosurve ne Kamp- Burgun e Llapushnikut dhe ne marrjen ne pyetje te te burgosurve.

17. Me keto veprime dhe mosveprime, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI moren pjese ne:

Pika 1: Burgosje, krim kunder njerezimit, i ndeshkueshem ne baze te Neneve 5(e), 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) te Statutit te Gjykatat.

Pika 2: Trajtim mizor, shkelje e ligjeve ose zakoneve te luftes, e percaktuar nga neni i perbashket 3(1)(a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) te Statutit te Gjykatat.


PIKAT 3 deri ne 5

(Torture, trajtim mizor)

18. Prej ose rreth majit 1998 deri ne ose rreth 25 korrik 1998 ne Kamp-Burgun e Llapushnikut, Fatmir LIMAJ, vete dhe ne bashkepunim me forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e tij, planifikoi, nxiti, urdheroi, kreu, ose perndryshe ndihmoi ne planifikimin, pergatitjen ose kryerjen e krimeve te Tortures dhe Trajtimit Mizor te civileve serbe dhe shqiptare. Fatmir LIMAJ gjithashtu dinte ose kishte arsye qe te dinte se krimet e tortures dhe trajtimit mizor do te kryheshin ose ishin kryer nga ana e vartesve te vet dhe nuk mori masa te domosdoshme dhe te arsyeshme per te parandaluar akte te tilla ose per te ndeshkuar kryesit e tyre. Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI kryen ose perndryshe ndihmuan ne kryerjen e krimeve te tortures dhe trajtimit mizor te civileve serbe dhe shqiptare.

19. Gjate periudhes kohore te permendur me siper, forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT i mbajten te burgosurit ne Kamp-Burgun e Llapushnikut ne kushte brutale dhe cnjerezore, duke ushtruar ndaj tyre sulme fizike dhe psikologjike ne menyre rutinore, duke perfshire tortura dhe rrahje. Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI moren pjese ne imponimin dhe vazhdimin e kushteve cnjerezore ne kamp, te cilat perfshinin ushqim dhe trajtim mjekesor te pamjaftueshem dhe moren pjese ose ndihmuan

ne torturat dhe rrahjet ndaj te burgosurve.

20. Me keto veprime dhe mosveprime, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI moren pjese ne:


Pika 3:

Torture, krim kunder njerezimit, i ndeshkueshem sipas neneve 5(f), 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) te Statutit te Gjykatat.


Pika 4:

Torture, shkelje e ligjeve ose zakoneve te luftes, e percaktuar nga neni i perbashket 3(1)(a) i Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) te Statutit te Gjykatat.


Pika 5:

Trajtim mizor, shkelje e ligjeve ose e zakoneve te luftes, e percaktuar nga neni i perbashket 3(1)(a) te Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, Isak MUSLIU dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) te Statutit te Gjykatat


Pikat 6 deri ne 7

(VRASJE)

21. Prej nje date ne ose rreth qershorit 1998 deri ne 25 korrik 1998, forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT, duke perfshire Haradin BALEN dhe Isak MUSLIUN, planifikuan, nxiten, urdheruan, kryen, ose perndryshe ndihmuan ne planifikimin,

pergatitjen ose kryerjen e krimit te Vrasjes se civileve serbe dhe shqiptare ne Kamp-Burgun e Llapushnikut. Ne secilin prej rasteve te parashtruar me poshte, Fatmir LIMAJ dinte ose kishte arsye qe te dinte se krimi i vrasjes do te kryhej ose ishte kryer nga ana e vartesve te vet dhe nuk mori masa te domosdoshme dhe te aryeshme per te parandaluar akte te tilla ose te ndeshkonte kryesit e tyre.

22. Ne nje date pas 24 qershorit 1998 por para 25 korrikut 1998, forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT vrane nje numer te burgosurish serbe dhe shqiptare, emrat e te cileve jepen ne Shtojcen I te kesaj aktakuze, ne Kamp-Burgun e Llapushnikut.

23. Ne nje date ne ose rreth mesit te korrikut 1998, forcat e UCK- se nen komanden dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT rrahen, torturuan dhe vrane nje numer te burgosurish serbe dhe shqiptare, emrat e te cileve jepen ne Shtojcen II e kesaj aktakuze, ne Kamp-Burgun e Llapushnikut. Haradin BALA dhe Isak MUSLIU moren pjese ose ndihmuan ne vrasjen e kater te burgosurve.

24. Ne nje date ne ose rreth qershorit ose korrikut 1998, forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e Fatmir LIMAJT rrahen, torturuan dhe vrane Fehmi XHEMEN, i njohur si Fehmi TAFA, ne Kamp- Burgun e Llapushnikut. Haradin BALA dhe Isak MUSLIU moren pjese ose

ndihmuan ne vrasjen e Fehmi XHEMES, i njohur si Fehmi TAFA.

25. Me keto veprime dhe mosveprime, Fatmir LIMAJ, Haradin BALA dhe Isak MUSLIU moren pjese ne:


Pika 6:

Vrasje, krim kunder njerezimit, i ndeshkueshem sipas neneve 5(a), 7(1) (Haradin BALA dhe Isak MUSLIU) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) te Statutit te Gjykatat.


Pika 7:

Vrasje, shkelje e ligjeve ose zakoneve te luftes, e percaktuar nga neni i perbashket 3(1)(a) i Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3, 7(1) (Haradin BALA

dhe Isak MUSLIU) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) te Statutit te Gjykatat.


Pikat 8 deri ne 9

(Vrasje)

26. Ne ose rreth 25 korrikut 1998, ne malet e Berishes afer Kamp- Burgut te Llapushnikut, Fatmir LIMAJ vete dhe ne bashkepunim me forcat e UCK-se nen komanden dhe kontrollin e tij, planifikoi, nxiti, urdheroi, kreu, ose perndryshe ndihmoi ne planifikimin, pergatitjen ose kryerjen e krimit te vrasjes se njembedhjete te burgosurve shqiptare. Fatmir LIMAJ gjithashtu dinte ose kishte arsye qe te dinte se krimi i vrasjes do te kryhej ose ishte kryer nga ana e vartesve te vet dhe nuk mori masa te domosdoshme dhe te aryeshme per te parandaluar akte te tilla ose te ndeshkonte kryesit e tyre. Haradin BALA dhe Agim MURTEZI kryen ose perndryshe ndihmuan

ne kryerjen e krimit te vrasjes se njembedhjete te burgosurve shqiptare.

27. Pak para 25 korrikut 1998, forcat serbe ripushtuan rrethinen e Kamp-Burgut te Llapushnikut. Si pasoje, me 25 korrik 1998, UCK-ja e braktisi Kamp-Burgun e Llapushnikut me 25 korrik 1998 dhe Haradin BALA dhe Agim MURTEZI detyruan rreth njezet e dy te burgosur te ecnin prej kampit ne drejtim te maleve te Berishes. Gjate rruges, ata u takuan me Fatmir LIMAJN, i cili u dha urdhra Haradin BALES dhe Agim MURTEZIT.

28. Pak me vone, Haradin BALA i ndau te burgosurit ne dy grupe. Nje grup prej rreth nente te burgosurish u lirua. Grupi tjeter prej rreth trembedhjete te burgosurish u detyrua te shkonte ne nje vend te hapur ne pyll. Pastaj Haradin BALA, Agim MURTEZI dhe nje ushtar i trete i UCK-se i pushkatuan, duke vrare njembedhjete prej te burgosurve, emrat e te cileve jepen ne Shtojcen III te kesaj aktakuze.

29. Me keto veprime dhe mosveprime Fatmir LIMAJ, Haradin BALA dhe Agim MURTEZI moren pjese ne:


Pika 8:

Vrasje, krim kunder njerezimit, i ndeshkueshem sipas neneve 5(a), 7(1) (Fatmir LIMAJ, Haradin BALA, dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) te Statutit te Gjykatat.


Pika 9:

Vrasje, shkelje e ligjeve ose zakoneve te luftes, e percaktuar nga neni i perbashket 3(1)(a) i Konventave te Gjeneves te vitit 1949, e ndeshkueshme sipas Neneve 3, 7(1) (Fatmir LIMAJ,

Haradin BALA, dhe Agim MURTEZI) dhe 7(3) (Fatmir LIMAJ) te Statutit te Gjykatat.


Nenshkruar ne origjinal, nga Carla del Ponte, Prokurore

Hage, me 24. 01. 2003


SHTOJCA I

Paragrafi 22:

Te burgosurit e vrare midis 24 qershorit dhe 25 korrikut 1998 ne Kamp-Burgun e Llapushnikut

1- Milovan KERSTIC

2- Miodrag KERSTIC

3- Boban MITROVIC

4- Mirosllav SHULNIC

5- Zhivorad KERSTIC

6- Stamen GENOV

7- Gjorgje CUK


SHTOJCA II

Paragrafi 23:

Te burgosurit e vrare ne mes te korrikut 1998 ne Kamp-Burgun e Llapushnikut

1- Sinisha BLLAGOJEVIC

2- Dragan (mbiemri nuk dihet)

3- Agim ADEMI

4- Vesel AHMETI


SHTOJCA III

Paragrafi 22:

Te burgosurit e vrare ne ose rreth 25 korrikut 1998 ne ose rreth maleve te Berishes afer Kamp-Burgut te Llapushnikut

1- Emin EMINI

2- Ibush HAMZA

3- Hyzri HAJRIZI

4- Shaban HOTI

5- Hasan HOXHA

6- Safet HYSENAJ

7- Mehmet OLLURI

8- Bashkim RASHITI

9- Hetem REXHAJ

10- Lutfi XHEMSHITI

11-Shyqyri ZYMERI
 

gjergji001

Primus registratum
Re: Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj është një ndër personalitetet më markante në Historinë e Re të Kosovës.Shëmbëlltyra dhe guximi,dashuria dhe mpleksja për atdhe dhe liri, aftësia komunikuese dhe afërsia njërzore janë virtytet që e përshkojnë si një pe i kuq karakterin e këtij djaloshi (burrë mbi burra) të Kosovës kreshnike.

Lindi më 1971 në Banjë, fshat i Podgurit ku buron uji i ngrohtë i Mirushës.Shkollën fillore e bëri në vendlindje, të mesmën në Malishevë, ndërsa studimet me rezultat të shkëlqyeshëm në Universitetin e Prishtinës. Ardhja e kryekriminelit serb në pushtet ( rreth vitit 1987)dhe nëpërkëmbja që i bëhej popullit shqiptarë dhe Kosovës lanë vrraga të pashlyeshme tek ai dhe gjenerata e tij (atëherë Limaj ishte 16 vjeq).Derisa nëpër koalaret politike derdhej lotë krokodili për ardhmërinë e Kosovës, populli shqiptarë i Kosovës u dasht që të presin derisa të rriten Limajt për t'i thënë makinerisë vrastare serbe se pusi është mbushur dhe rinia kosovare nuk duron dot.Demagogjia "gandiane" kishte futur veshët në lesh.Populli paguante haraqin e një demagogjie dhe qyqarllëku të mjerë.Europa si Europa!! Mes dy qendrave civilizuese të saj, pra mes Vjenës dhe Athinës lejonte gjenocid dhe shfarosje të paparë në histori.Dicka duhej bërë, po cka?!Pritja për një stabilizim politik në shtetin amë ishte stërgjatur.Dejtoni tradhtoi shpresat kosovare. Pra dita e kushtrimit kishte ardhur. Djaloshi Fatmir Limaj u bë pjesë e atij kushtrimi dhe hyri në histori.
I lumtë!
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

LIMAJ: ASNJË
PROTESTË PËR MUA!


Me eskalimin e komenteve që mund ta dëmtojnë imazhin e institucioneve të
Kosovës, Limaj ka ndërruar mendjen, ka hequr dorë nga dëshira për t’u përshëndetur
me familjen, dhe ka kërkuar lidhjet e para me Hagën. Ndërkohë, Limaj i ka
telefonuar botuesit Muhamet Mavraj në orët e vona të mbrëmjes dhe e ka lutur që
të botonte lutjen e tij që për të të mos protestonte askush, sepse ai kishte besim
të fuqishëm në drejtësinë e Hagës, por që atë energji protestuese njerëzit ta
zbrazin në procesin e ndërtimit të shtetit Sovran dhe të Pavarur, që tashmë është i
udhëhequr nga grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës. “Të vazhdohet aty ku
ka mbetur, pavarësisht se në Kosovë mungon një individ, si unë Fatmir Limaj”, ka
thënë djaloshi që la pa frymë të gjithë në Kosovë me deklaratat e tij. Le të jetë
mësim për të gjithë nëse është e mundshme: Kosova nuk bën të mbetet peng i
Fatmir Limajt e as i ndonjë individi tjetër, brenda apo jashtë ish UÇK-së.
Sa i takon veprimtarisë së Limajt, askush më mirë sesa ata 85 mijë banorë-popullatë
civile, që i kishte nën mbrojtje komanda e Limajt, nuk di të flasë. Që të gjithë
janë gjallë. Mijëra njerëz dhe dhjetëra e dhjetëra fshatra nën përgjegjësinë mbrojtëse-
çlirimtare të Limajt janë dëshmitarë për këtë. Shumë nga ata i kanë telefonuar
“Epokës së re”, me lot në sy e të befasuar deri në fund me Tribunalin e
Hagës pas atyre akuzave që i kishin dëgjuar në lajme. “Ne e dimë më mirë, sepse
kemi qenë këtu”, thonin ata. Por, Limaj ka insistuar: Këtë do ta dëshmoj në Hagë!
 

u74

Primus registratum
Re: Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

Me keto qe ka deklaruar ,dhe vepruar z
FATMIR LIMAJ pas arrestimit nga UMNIK duket me te vertete se kemi te bejme me nje njeri me karakter te forte dhe inteligjent,potriot qe vendose interesat e kombit mbi interesat prosonale....BRRAVO.
 

VitoCorleone

Primus registratum
Re: Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

Ne trimerine,guximin,pjekurine e tij dhe patrotizmin e tij nuk kam dyshuar qe kur i kam kaluar pushimet verore te sivjetshme ne Durres me Fatmir Limajn dhe vellaun e tij Demirn.
e vetmja qe me beri pershtypje ishte se Fatmir Limaj me tha mundesi te degjoj Avni Rrustemin sepse atehere skam qene dhe skam mundur ta degjoj.
Une per vete si shqiptare mburrem me nje njeri si ai, dhe jam i bindur se ky veprim qe u ndermurr nga Haga ka gezuar shume shqiptare por edhe ka vetedijesuar shume shqiptare.
Andaj rrofte Fatmir Limaj ,legjenda e gjalle ,qe me te eshte e tere shqiptaria mbare !!!!!
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

21.02.2003
Çfarë thotë Hashim Thaçi për akuzimin dhe arrestimin e Fatmir Limajt
url]

Thaçi: Kjo periudhë ma kujton kohën e fëmijërisë time...

PRISHTINË, 20 SHKURT - Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, të enjten në selinë e PDK-së, bëri prononcimin e parë publik pas akuzimit dhe arrestimit të Fatmir Limajt. Thaçi me këtë rast tha: Ju drejtohem nga vendi ku shpesh ju ka pritur dhe ju është drejtuar zoti Limaj, i cili sot i mungon familjes, i mungon partisë për të cilën ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të çmueshëm, i mungon institucioneve të Kosovës ju mungon juve për të komunikuar më lehtë për zhvillimet në Kosovë, por me shpresë dhe bindje se ju do të takoheni së shpejti përsëri me Limajn për të biseduar për të gjitha çështjet politike e shoqërore të Kosovës, por edhe të rajonit. Dhe lirisht mund t’ju them se kjo periudhë që po kalojmë ma kujton kohën e fëmijërisë time kur ndodhnin gjykime të njëpasnjëshme të njerëzve atdhetarë të devotshëm të sakrifikës që luftonin e punonin për çlirimin e vendeit, prandaj ky proces që po kalojmë tash, i pafavorshëm politik, ekonomik, social, i sigurisë keto burgosje janë duke dëmtuar këtë proces, në vend që të mobilizoheshin të gjithë bashërisht edhe vendorët e dhe ndërkombëtarët që të avansojmë këtë proces të ndieshëm për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës në fakt ky proces po rëndohet, po ngadalësohet dhe po dëmtohet jo edhe aq lehtë. Ekziston shqetsimi ynë, arsyet dhe motivi i këtij shqetësimi tanimë dihen botërisht. Reflektimi është jo i elhtë edhe për individin edhe për partinë edhe për procesin në shikim të parë por mbi të gjitha është për shettsëinë e ksovës dhe për procesin në të cilin ndodhemi tash, prandaj duhet të qartësojmë për të gjithë si erdhi deri te luta, cilët ishin shkaktarët dhe kush pësoi nga lufta. Megjithatë ne do të përballemi me procesin ne do t’i prezeentojmë argumenet tona dhe nejemi të bindur në tëd rjetën tonë, kemi pasur të drejtë të luftojmë dhe nuk ka pasur vepër më huamen se sa të luftohent policia, ushtria dhe aparatryoi i millosheviqit, prandaj jmei krenar me të kauarën tonë, me luftën tonë, me UÇK, me çlirimin e vendeit dhe me klirën që e gëzojmë sot në Kosovë. PDK që udhëheq qeverisë e Kosovës që është pjesë prëbërëse e tërë mekanizimit institucional, duke qenë si strukturë e dalë nga UÇK-ja nga forcat e reja intelektuale të Kosovës_konstaton me bindje të pltoë se UÇK-ja ka brë luftë çlrimtare dhe nuk ka bërë krime mbi popllatën civile. Krimet në ksovë janë udhçhqr nga regjimi i beogradit, nga strukturat politike, policore dhe ushtarake të saj. UÇK ka zbatuar të gjitha rregullat e luftës konform konventave ndërkombëtare mbi luftën. Në situatën dhe rrethanat e kontestuara të luftës sç UÇK-së ka qenëe logjikshme që organet gjejgëse t’u drejtohen strukturave legjitime politike dhe ushtarake të ish-UÇK për të sqaruar ato periudha që tash kontestohen. PDK ka pranuar dhe pranon juridiksionin e Gjykatës së Hagës mbi krimet e luftës në Kosovë. Por, kjo nuk nënkupton që njeh edhe metodologjinë e udhëhequr nga logjika e denoncuesve. Kosova dhe qytetaret e saj kanë jetuar kohë të gjatë të shtypur dhe janë keqpërdorur. Kjo ka prodhuar edhe dukuri negative në shoqerinë tonë. PDK është e përcaktuar për partneritet me bashkësinë ndërkombëtare. Askush të mos mendojë se mund t’i ndalë apo bllokojë proceset, e as të armiqësojë raportet tona te brendshme apo me faktorin ndërkombëtar. PDK konsideron se aktakuzat e ngritura ndaj figurave drejtuese të UÇK-së thjesht janë si drejtpeshim. PDK do të angazhohet me tërë potencialin e vet që t’i mbrojë dhe avancojë vlerat e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. UÇK-ja nuk ka bërë krime, ajo ka luftuar krimin dhe fashizmin e Millosheviqit. Fatmir Limaj nuk është në Hagë për shkak të veprimeve të tij por për shkak të shpifjeve të ulta ndaj tij. Institucionet e Kosovës, qevria dhe paralmemnnti janë të binduar se Fatmir Limaj dhe të akuzarit e tjerë nuk janë fajtorë dhe kërkojmë nga gjykata e Hagës që ata të trajtohetn si të vetëdorzuar, sepse zoti Limaj është vetëdorëzuar, dhe t’u mundosohet që ata të mbrohen në liri, për çka instticioent e veta ofrojnë garancitë e nevojshem juridike dhe procedurale.
 

Guest
Re: Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

<img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

Nëse ka persona që janë gëzuar, ata mund të jenë shqipfolës e jo shqiptarë. Nuk besoj se ka mjaft të tillë, që i gëzohen arrestimit të një personi që ka luftuar për lirinë e Kombit të vet. Po shihet që Z. Limaj është person me vlera të mëdha njerëzore, pasi përveç tjerash, ka deklaruar që të mos protestohet për të. Dëshiroj të mbrohet nga liria, dhe të shpallet i pafajshëm! Do kishte qenë mirë që të gjitha institucionet e Dardanisë të prononcohen sa më parë, për të kërkur që të mbrohen nga liria, dhe të japin garancione për ta.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

ParaHaga - fitore e madhe morale e UÇK-së dhe Fatmirit- Nga Ernest Luma


Prishtinë, 22 shkurt

Secili prej nesh që do të donte ta formulojë ndryshe e jo si një fitore të madhe morale të tij, gjithë atë që pamë e dëgjuam të ndodhë këto tre ditë me Fatmir Limajn, është i verbër ose i shurdhër, apo i ka të dyja bashkë. Në start të ballafaqimit me drejtësinë ndërkombëtare të Hagës, rezultati është 2 me 1 në favor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Karla del Ponte dhe TPI kanë shënuar dy herë autogol, që në përpjekjet e para për ta gjetur "krimin kundër njerëzimit" në radhë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shefja e Tribunalit Ndërkombëtar për krime të luftës, rrëshqiti vërejtshëm një plus një herë, në seri - së pari me mishmashin e agimëve dhe, së dyti, me ngatërrimin rreth ollurëve të Krojmirit të Lypianit. Në rastin e parë, në Qylagë, po të Lypjanit, sipas aktakuzës së Del Pontes, forcat e KFOR-it me urdhëra nga lartë kanë zgjuar gabimisht dhe trazuar një familje të tërë, në orën 03.00 (të mëngjesit), duke ia vënë prangat, pa hak as hile, Agim Marevcit. Pasi që kanë parë se janë gabuar, ata kanë kërkuar falje dhe e kanë liruar këtë Agim, duke arrestuar menjëherë një Agim tjetër (Agim Murtezin), emri i të cilit figuron në aktakuzën e zonjës që mban timonin e drejtësisë në Hagë. Shih çudinë dhe përshkallëzimin e absurdit, edhe Agimi i dytë s'paska qenë i vërteti. I biri i një haxhiu nga Qylaga, kurrë s'paska qenë ushtar i UÇK-së. Por, ai, po nga Haga akuzohet për KRIM KUNDËR NJERËZIMIT.

Menjëherë pas përbotimit të aktakuzës, në media pamë që, nga këto dy fshatra jo shumë të njohura të Lypianit, të demantohet në esencë një pjesë bukur voluminoze e aktakuzës. Nga Qylaga dhe Krojmiri, një bujk dhe një haxhi demantuan Hagën dhe hiq më pak se kryeprokuroren e saj. Babai i Agim Murtezit tha se i biri i tij kurrë s'ka qenë pjesëtar i UÇK-së e lëre më të ketë vrarë ndokënd. Mehmeti, vëlla i Muhamet Ollurit, vrasja e të cilit i atribuohet Fatmir Limajt dhe tre ish-ushtarëve të UÇK-së, në kuadër të aktakuzës për krim kundër njerëzimit, argumentoi se i vëllai (Muhameti), i hendikepuar mentalisht, nuk qenka zhdukur, siç thuhet në aktakuzë, në korrik, por në shtator 1998. Plus kësaj, sipas tij, aty rrotull s'ka pasur pjesëtarë të UÇK-së, por policë serbë.

Vetëm dy-tre ditë pas publikimit të aktakuzës së parë kundër UÇK-së, Del Ponten e demantuan me fakte dy shqiptarë. Njëri demantoi se gabimisht është përfshirë në anën e viktimës mbi të cilën e paska kryer krimin UÇK-ja dhe, tjetri, se gabimisht i është atribuuar autorësia e krimit kundër njerëzimit e, po ashtu, edhe veshja ndonjëherë e uniformës së UÇK-së.

Nëse ky gabim vërtetohet edhe nga gjykata, atëherë për fajësinë e shpifjes së dyfishtë duhet të përgjigjet dikush - ose Del Ponte ose pëshpëritësit lokalë të saj në terren apo informatorët e pasaktë. Kërkimfalja nuk mjafton në të tilla raste.

Të kthehemi te Fatmiri. Sikur edhe më sipër, edhe në rastin e tij, Haga nuk veproi me korrektësi. E, në të tilla raste, lëshimet në korrektësi nuk duhet të jenë as milimetrike. Ai ishte akoma duke skijuar shtigjeve të Alpeve, ndërkohë që në opinion u krijua një përshtypje polemizuese ndërmjet KFOR-it dhe Karla del Pontes. I pari e akuzonte kryeprokuroren për përzierje në kompetenca. Kjo e fundit KFOR-in për joefikasitet dhe tolerim që Limaj të lë Kosovën. Por, kapaku pozitiv i gjithë kësaj apo ndonjë sherri të madh të cilit dukej t'i jetë frikësuar Karla del Ponte, u bë vetë personaliteti i fuqishëm i Fatmir Limajt, i cili tha se do të dorëzohet vullnetarisht.

Megjithatë, ndryshe nuk është pritur të veprojë një karakter i tillë sikur Fatmir Limaj. Akti i tij i dorëzimit nuk ka mundur të manifestohet ndryshe dhe ka qenë absurde të ekzistojë dilema se, Limaj, nëse s'është në duar të policisë, sapo ta kuptojë aktakuzën, do të duhet të ndiqet nga interpoli. Jo, jo, jo. Ai s'ka bërë gjë, pos luftës së drejtë për lirinë e popullit dhe vendit të tij. Të njëjtën, pa mëdyshje, do ta dëshmojë edhe në Hagë. Dhe do ta dëshmojë ashtu si është më së miri.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ish-eprori i lartë, Fatmir Limaj dhe çdo pjesëtar tjetër i saj, kanë kaluar sfidën apo vështirësinë më të madhe në histori - sprovën për t'i dalë zot vendit. E, këta dalzotës të atdheut, siç i quan Kadare, të gjitha sfidat e mëtejme do t'i kalojnë më me lehtësi. Te secili nesh duhet të ekzistojë besimi i fuqishëm se çlirimtarët edhe në Hagë do të dëshmohen si të tillë. Aty sheshohet e vërteta dhe, pa mëdyshje, se Gjykata e Hagës, si institucion i lartë i drejtësisë më të ndjeshme, pavarësisht rrëshqitjeve të startit, në Kosovë, do t'i sheshojë mirë argumentet dhe nuk do t'i përziejë gatuesit e krimit me luftuesit e tij. Gjykatësit, prokurorët dhe të tjerët në Hagë, që kanë në duar peshoret e ndjeshme, kanë aq dioptri sa të dinë t'i dallojnë heronjtë e lirisë dhe demonët e krimit në rajon.

Fatmir Limaj edhe ashtu fitoi moralisht, që në parafazën e procesit, akoma pa e nxjerrë biletën për Hagë. Përkundër apelit të tij që të mos reagohet masovikisht, ai u brohorit si hero, duke shkaktuar revoltën më masive të njerëzve në tërë rajonin, për akuzën ndaj tij, gjë që nuk ka ndodhë deri më tani me asnjë të akuzuar nga Haga. Në favor të Limajt, kosovarisht reaguan edhe shumë nga partitë, të gjitha zyrat, mekanizmat e jashtëm e të brendshëm dhe pothuaj të gjitha kryeinstitucionet vendore, përveç njërit. Në Malishevë, në anën tjetër, motoja e protestës: "Jo kundër Hagës, por kundër aktakuzës", është formulimi më i mirë i disponimit gjithëkosovar.

UÇK dhe Limaj, edhe në këtë sfidë janë në rrugën e ngadhënjimit. I përkushtuar për atdheun, Fatmir Limaj mbahet mend mirë që nga gatishmëria kapitale e vitit 1995, kur në rrugë kamikaze deshi të vetëflijohej në qendër të Prishtinës (i lyer me benzinë) e deri në prag të Hagës, kur tha se "edhe një milion jetë po t'i kisha, nuk do të veproja ndryshe nga ç'kam vepruar". (autori është zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës)
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

Ernest Luma, Gazetari me negativ i te gjitha koherave te Kosoves,perrallat e te cilit edhe kalamajt ne djep i kane kuptuar se jane nje propagande e kulluar anti demokratike dhe anti popullore,ky mut, shpife,nxite,akuzon,etiketon cdo intelektual te Kosoves.
 

receli

Primus registratum
Re: Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

Dalzotes do me thane me i dal zot popullit tand.domethane qe popullit tand me ja hek qafet zgjedhen e roberine e huaj e tja sigurosh lirine,jeten,prosperitetin.

Ernest Luma iku ne han te Elezit e nuk i doli zot kerkujt vec bythes vet.
Aty ka qen kur Shkijet kapen profesor Aganin.
Agani nderhyri me ja ndal doren policve serb qe donin me vra disa te rij shqiptare dhe u perlesh me policet me mbrojt bijt e Shqipes qe ishin si femij te vet per Profesorin e nderuar.Agani u vra. Ai ishte e mbeti Hero.
Ernesti iku si mut bashke me Qosen e nuk i doli zot as atyre te rinjve e as Aganit.
Ernesti nuk i doli zot as nanes se komandant Drinit por perkundrazi ai personalisht inspiroi vrasjen e Drinit,komandantit te cetave te lirise.
Ernest Luma eshte frymezues i vllavrasjeve ne Kosove.

Dal zotes i Popullit te Kosoves eshte Nato e Uollkerit e Klarkut e jo bandat e Ernestit.

Interneti per kete eshte i mrekullueshem qe sot kemi mundesi dhe ne njerzit e thjeshte tju a themi te verteten Mafies staliniste.

Ernest Luma o ZP e qelbur e Kosoves mshele at hale!!!!
 

receli

Primus registratum
Re: Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

Po ky Hashimi me Fatmirin cka mutin deshen ne Slloveni?
Ju a kande atyre ato hotelet malore dimrore te Sllovenise ma ba skijim.
Ku i mesuan sa shpejt katundaret e PDK zakonet e milionereve qe dimrit shkojne rreziten ne hotelet malore e veres ne Hotelet verore buz detit ne Sarand e Korfuz.

Po ne Kosove ka qindra familje qe buk skan me i dhane fmive ne mbramje.
Ku po i gjen milionat Hashimi me Fatmirin me shku ne Hotelet luksoze e grate e tyre me i lan ne Prishtine e vet me bredh mbas kurvave.

Cfare herojsh, bandite jane e kurgja tjeter.
 

u74

Primus registratum
Re: Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

Kadale he burre mos i mshani kaq shumu njani-tjeterit ju shqipet e Kosoves, se dikure ju na thonit ne te Shqiperise rrebela qe vec ngaterroheni me njani-tjetrin !
PO ju c'fare po beni tani!!????
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

Per GURIN dhe DARDANIN qe kokan gezua aq shum per burgosjen e Luftarve Çlirimtar qe ju beri serbija aktakuz,pra le te gezohen sebashku me raden!!!
**************************************************
Rada Trajkovic:
url]


“Fatmir Limaj ka qenë korrekt në raport me mua, por nuk ka qenë korrekt në raport me popullin tim”, ka thënë Rada Trajkoviq, të mërkurën, pas arrestimit të katër shqiptarëve të parë të akuzuar nga Tribunali i Hagës.

“Në hapësirat e ish-Jugosllavisë jetojmë në kohëra të çuditshme kur ai që për kroatin është patriot, për serbin është tradhëtar, dhe e kundërta. Po ashtu, ai që për serbin është kriminel, për shqiptarin është patriot. Në këso kohëra të çmendura, kur plagët janë ende të freskëta, të gjithë si duket kemi një qëndrim jo-objektiv dhe jo-racional ndaj kriminelëve në radhët e veta.”

E bindur se edhe z.Thaçi dhe të tjerë do të gjenden në Hagë, ajo komentoi dhe parashikoi zhvillimet e mëtejme në Kosovë.

“Unë mendoj se Tribunali me këtë arrest i ka hyrë edhe Thaçit në shtëpi, dhe është vetëm çështje e momentit dhe e vendimit politik kur do të hyjë edhe në dhomën e tij. Dhe, jo vetëm të tij”, ka thënë për “Javën” Trajkoviq, deputete e Parlamentit të Kosovës.

E pyetur kush janë të tjerët, dhe a domethënë se ajo e di se Thaçi është tjetri në listë, Trajkoviq ka thënë: “Nuk po flas kush është në listë. Mendoj se është çështje e vendimit politik, kur z. Thaçi do të shkojë (në Hagë). Sipas zingjirit të përgjegjësisë së komandimit që e ka ndërtuar Haga, ai gjithësesi gjendet nën observimin e Tribunalit, dhe jo vetëm ai.”

Ajo nuk ka dashur të përmend emra konkretë të atyre që ajo mendon se do të gjinden në bankën e të akuzuarve të Hagës.

“Mendoj që duhet të gjithë, serbët, boshnjakët, shqiptarët, të kuptojnë që disa njerëz tanë, pjesëtarë të popullit tonë, kanë vrarë dhe se duhet të gjykohen për këtë”, ka thënë ajo.

“Lufta është e tmerrshme dhe gjithmonë sjell vdekje. Shpeshherë, si duket nga dëshira dhe dashuri ndaj popullit tënd të bën që edhe t’i nënshtrohesh një akti të tillë, siç është vrasja”, ka thënë Trajkoviq duke e përmbyllur prononcimin për “JAVA” duke thënë se të gjithë e kanë pritur një eufori apo gëzim timin, por unë gjithmonë jam munduar me qenë e drejtë dhe me e mbajt një qëndrim të drejtë.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

VASILEVIQ IA KA DHËNË DËSHMITË GJYKATËS SË HAGËS PËR ANËTARËT E ISH-UÇK?

Frankfurt -- Gazeta serbe "Vesti" e Frankfurtit shkroi se përmes ish-shefit të Drejtorisë së Sigurimit të Ushtrisë së Jugosllavisë, gjeneralit Aleksandar Vasileviqit, në Gjykatën e Hagës ka arritur materiali dëshmues i pamohueshëm i cili i rëndon shqiptarët e Kosovës për krime të luftës, e të cilin e ka hartuar ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Drejtorinë për Sigurim të UJ. Bashkëbiseduesit e gazetës thonë se ato 425 faqe, me fotografi dhe të dhëna të sakta, kanë qenë vendimtare për ngritjen e aktakuzës kundër Fatmir Limajt dhe tre shqiptarëve të arrestuar para disa ditësh nga Kosova. Gazeta shkroi se mund të pritet që për të njëjtin material gjatë periudhës së ardhshme mund të arrestohen edhe disa pjesëtarë të ish-UÇK. Burimet e gazetës pohojnë edhe se është planifikuar që Vasileviq të jetë dëshmitar në procesin kundër Dragolub Ojdaniqit, Nikolla Shainoviqit, Milan Martiqit dhe gjeneralit kroat Rrahim Ademit.
 

gjergji001

Primus registratum
Re: Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

Anatemimi i UCK-së

Marrë nga Shekulli

Nga Bashkim Muca


Dalja në skenë e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës (UCK) ka qenë sfida më e madhe e shqiptarëve të Ballkanit,gjatë gjysmës së dytë të shekullit që sapo kaloi. Ndërsa amerikanët e kishin paralajmëruar prej kohësh një konflikt të mundshëm në Kosovë, Evropa u ndodh e papërgatitur. Pas dështimit të të gjitha rrugëve paqësore për t'u integruar me të drejta të barabarta në rajon, shqiptarët e Kosovës vlerësuan luftën si të vetmen zgjidhje. Përpjekja e diktatorit Milloshevic për të rivendosur qetësinë në Kosovë nëpërmjet forcës, hasi në rezistencën e organizuar të luftëtarëve shqiptarë, të cilët arritën të sigurojnë mbeshtetjen e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s.

Pas clirimit të Kosovës, për të ndalur vështrimin dhe entuziazmin e një bashkëpunimi ndërshqiptar, presidenti amerikan Bush, i keqinformuar për luftën që shpërtheu në IRJEM (ish - Republika Jugosllave e Maqedonisë), do të fuste në listën e njerëzve që po konrtibuonin në destabilizimin e rajonit, disa nga figurat më të rëndësishme të luftës në Kosovë dhe IRJEM. Por ndërsa në Kosovë, disa figura të ish - UCK-së u larguan nga TMK-ja, disa të tjerë u burgosën pas akuzave për krime ndaj civilëve shqiptarë dhe serbë, në IRJM, ish - komandantë të rëndësishëm të Ushrtisë Clirimtare Kombëtare, do të bëheshin deputetë dhe madje për ta do të fillonte heqja nga lista. Situata duket e tillë, ku Ushtria Clirimtare e Kosovës (e mbështetur nga NATO) që udhëhoqi delegacionin shqiptar në negociatat e Rambujesë, të anatemohet, ndërsa Ushtria Clirimtare Kombëtare, e cila nuk u mbështet për të marrë pjesë në marrëveshjen e Ohrit, të vlerësohet ndryshe. Një krahasim i tillë nxjerr në pah karakterin politik të iniciativave të fundit ndëshkuese. Historikisht është vërtetuar se nëse ndëshkohën komandantët kryesorë të një ushtrie, atëherë në mënyrë thjesht induktive, vërtetohet strategjia e ndëshkimit të vetë ushtrisë dhe aleatëve të saj. E nëse ndodh kjo, atëherë sigurisht që do të duhej të hapeshin gjygje edhe kundër aleatëve të UCK-së, ushtarakëve kryesorë të NATO-s, gjë që askush nuk e ka kërkuar, përvec Milloshevicit dhe përkrahësve të tij.

Një strategji e tillë, ka nismën tek të gjithë ata që kanë menduar se ishte NATO që cliroi Kosovën, duke dashur të bëjnë apologjinë e tyre, për kundërpedalin e shtypur në luftë. Dihet se faktori i brendshëm, në cdo rast luan të paktën gjysmën e rolit në zhvillimin e ngjarjeve, që kanë të bëjnë me ndryshime të rëndësishme. Pa ekzistencën e UCK-së, askush nuk mund të ndërhynte ushtarakisht, për të larguar diktatorin e fundit të Ballkanit, Milloshevicin.
Nëse populli shqiptar duhet të falenderojë NATO-n për ndihmesën e madhe në clirimin e Kosovës, edhe NATO duhet të falenderojë UCK-në, për krijimin e kushteve që të kryente ndërhyrjen dhe përvec interesave të shqiptarëve, të kontribuonte edhe në realizimin e interesave të saj në Ballkan. Duke qenë se shumkush e ka keqkuptuar ndërhyerjen e NATO-s në Kosovë, është e rëndësishme të vihet në dukje, që Aleanca nuk ndërhyri se i deshi shqiptarët më shumë se sa serbët dhe as thjeshtë për të cliruar Kosovën.
Ndërhyrja u krye për të shmangur një precedent të rrezikshëm për luftë ballkanike. Sipas asaj pjese që kërkon të mohojë rëndësinë e madhe të rezistencës së brendshme, duke mbivlerësuar faktorin e jashtëm, shqiptarët e Kosovës duhet t'i binden cdo gjëje që ndërkombëtarët mund të servirin në Kosovë. Nëse do të ishte kështu, atëherë si duhet të sillen shqiptarët e IRJEM-it, të cilët pa mbështetjen e NATO-s, treguan se ishin në gjendje të merrnin në dorë edhe Shkupin?

Anatemimi i një ushtrie aleate të NATO-s, është i pakuptimtë në ditët e sotme dhe ka për qëllim të ulë konsekuencën e shqiptarëve në drejtim të shprehjes për pavarësi, duke bërë që një pjesë vegjetative e përhershme, të vlerësohet më tepër se sa komandantët, që udhëhoqën frontin e rezistencës. Komandantët e ushtrive clirimtare, mbeten në themelet e ekzistencës së vetë kombeve dhe shumë herë më të nderuar se sa udhëheqësit e paqës. Në një vend ku për kontributin në kohën e luftës, respektohën më tepër të përgjunjurit, se sa komandantët, nuk mund të ketë ndërgjegje të siguruar kombëtare për të ecur përpara.Marrë në kompleksin e të gjitha gjërave, UCK-ja përbën vlerën më të rëndësishme në bashkësinë e vlerave që Kosova krijoi në një shekull të tërë. Por si rrallëherë në historinë e popujve të pasluftës, pjesa më e ndërgjegjësuar dhe më e sakrifikuar për avancimin e statusit të Kosovës, duhet të bëjë opozitën konstruktive, ndërsa pjesa tjetër mund ta akuzojë kolektivisht atë, për cdo incident sporadik, të pasqaruar nga institucionet e specializura. Madje një pjesë e gatuar brenda kësaj filozofie, ka shkuar deri atje, sa ato që sollën NATO-n në Kosovë, të konsiderohen si banda të armatosura. Një filozofi e cila shkon në të njëjtën linjë me filozofinë serbe në vlerësime të tilla, duhet të marrë fund, për të ruajtur vlerat më të rëndësishme që mund ta shtyjnë Kosovën drejt pavarësisë. Pikërisht këtu e kanë burimin edhe arrestimet e fundit të tre ish-luftëtarëve të UCK-së, të kryera për llogari të Gjykatës së Hagës. Situata duket akoma e paqartë, kur tashmë kjo gjykatë, ka lëshuar urdhrin e arrestit edhe për njërin prej politikanëve më të njohur sot në Kosovë, kryetarin e grupit parlamentar të PDK-së,
F.Limaj. Gatishmëria e tij për t'u paraqitur vullnetarisht në Hagë, është një sfidë për të mbrojtur vlerat më të mira të luftës dhe politikës së re në Kosovë. Lënia në hije nga Gjykata e Hagës, e një ansambli të gjërë drejtuesish dhe ekzekutuesish të gjenocidit serb në Kosovë dhe tendenca për të ndarë fajësinë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, është padrejtësia më e madhe që po u bëhet shqiptarëve.
Me dhimbje duhet thënë se kësaj padrejtësie po i kontribuojnë edhe vetë një pjesë e shqiptarëve, të cilët në vend që të akuzojnë serbët, po akuzojnë njëri - tjetrin.
 

eM

Paper Moon
Re: Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

<span style="font-style: italic">Tema zhvendoset tek: Duke shfletuar mediat, koment i lire!</span>

Pershendetje
eM
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

e hënë, 24 shkurt 2003 EPOKA E RE
Lidhur me një faksimil të një “vendimi” të LDK të botuar në gazetën
ditore “Epoka e re”, të dt. 20 shkurt 2003, f. 3, e ndjej të nevojshme që për
opinionin publik të deklaroj si vijon:

1. Unë kurrë nuk kam qenë dhe nuk jam anëtare e asnjë komisioni të LDK, pos që kam qenë anëtare e Komisionit për politikë të jashtme deri në mars të vitit 1998.
2. Për të ashtuquajturin Komision dhe vendim kuptova për herë të
parë nga gazeta ditore “Epoka e re”.
3. Opinioni publik është i njohur me qëndrimet e mia në përkrahje të të dy rezistencave, paqësore dhe të armatosur.
Prof. dr. Edi Shukriu.

Në vend të përgjigjes Edi Shukriut
Po, Komisionet e LDK-së dërgojnë në Hagë heronjtë e UÇK-së!
Demanti u botua i plotë.
E nderuara Edi Shukriu, të lutem, prano një falënderim të madh sa Zoti që është i madh për këtë reagim. Besoj se nuk të falënderoj vetëm në emrin tim, por edhe të lexuesve tanë të ndershëm dhe të shumëkujt tjetër.
Pavarësisht përmbajtjes gënjeshtare të reagimit, ke bërë një hap të guximshëm, kur ke vendosur të reagosh për herë të parë, dhe njëkohësisht, të më japësh mundësinë që lehtësisht të argumentoj se jeni gënjeshtare e paskrupullt ndaj publikut/popullit, edhe si nënë, edhe si pedagoge, edhe si deputete e popullit.
Por, reagimin tënd do ta konsiderojmë si heqje dorë nga ai komision, meqë po e mohon publikisht, qoftë sa për sy e faqe.
Ti, pas Rexhep Gjergjit, je reaguesi (anëtari) i dytë ndaj dokumentit për komisionin e LDK-së anti-UÇK, i formuar me vendim të dr.Rugovës më 17 Nëntor 1998, por që luan sikur për herë të parë dëgjove nga “Epoka e re” për formimin e atij komisioni djallëzor.
Gjithashtu, ti nuk tregove asfarë mençurie strategjike edhe për disa fakte tjera. Jua përkujtoj se këtë dokument e kam botuar së paku katër herë në “Epoka e re”.
Për herë të parë e kam botuar në vjeshtën e vitit 2000. Kurrë nuk është vonë për asgjë. Unë, nuk dua këtu të veçoj rolin tënd në atë komision devijues. Dhe, më vjen keq pse emri yt si nënë e pedagoge universitare është aty, por meqë ti je pajtuar të jesh aty, apo kanë lozur me emrin tënd, unë s’kam pse marrë mërzinë tënde tash pa më bërë borxh akush. Më i gatshëm do të isha të ju përkrah sikur të pendoheshit pse emri yt ke lejuar të jetë aty.
Të jemi të qartë edhe për të tjerët që janë aty: Unë më shumë jam në konfrontim me fenomenin “komision”, jo me emra të caktuar, sepse po të mos ishe ti, në vend tëndin do të ishte një emër tjetër. Krejt njëjtë.
Ti je deputete. Deputete e popullit. Një koleg i yti i Kuvendit të Kosovës, i akuzuar nga Haga, është në burg.
Nuk desha tash ta shfrytëzoj këtë rast që të godas dikënd personalisht
me anë të gazetës. Jo. Aq më pak ty që je një femër, ish gruaja e hidhur e UkshinHotit. Më kupto drejt: problemi është te Komisioni. Ai komision, nuk jam naiv, meqë ra fjala, ka parahistorinë e vet. Dhe, më lejo të shtoj me këtë rast: Rrënjët e atij komisioni i morën në qafë që më 1993 anëtarët e “ministrisë së mbrojtjes” dhe asaj të “policisë kosovare”.
Ti e di këtë, apo jo. Por, edhe Ukshin Hotin. Më fal pak. Nuk po them unë,
ka thënë Ukshin Hoti vetë, publikisht, në fjalën përfundimtare në gjyq, më 1995, në Prizren, në gjykatoren që sot gjykon gjeneral të UÇK-së, çlirimtarë. Ukshin Hoti, ti e di mirë, dhe partia jote e di mirë, ka thënë se lirinë e jetës ia morën regjimi serb në bashkëpunim me LDK-në, alternativën kosovare. (Shih broshurën me fjalën përfundimtare të Ukshin Hotit, ose kontakto për saktësi avokatin e tij). Ku është sot Ai-viktima e regjimit serb dhe LDK-së? Ju partiashët e shkatërruat atë dhe na hiqeni kaq engjej tash. Nuk është mirë kështu. Nuk lahen borxhet kështu. Nuk ju lejoj të më demantoni duke gënjyer. Ta lëmë këtë çështje tash, sepse kjo do elaborime të gjata, madje edhe nga historianët tash.
Tash dua të përfundoj thjeshtazi kundëreagimin: S’është detyra ime të të bëj fajtore, por të të nxjerr gënjeshtare.
Si ka mundësi që ti të thuash se nuk di gjë për komisionin dhe emrin tënd në të, ndërsa, dje, babai yt, Muhamet Shukriu, që ty po të merr në “mbrojtje” përmes gjykatash si të ishe e mitur, mu në Gjykatën Komunale në Prishtinë, i ka thënë tekstualisht kështu sekretarit të gazetës: “Po, Ibrahi Rugova ka formuar Komisionin, dhe ka bërë mirë, por ju të “Epokës…” po thuani se ishte kundër UÇK-së”. Ne nuk kemi thënë ne të parët.
Ka thënë kryetari i Komisionit, Eqrem Kryeziu, doktori i letërsisë, kryepari i Prizrenit e nënkryetari i LDK-së, që nuk lejoi ngritjen e shtatores së Komandant Kumanovës dhe shokut të tij dëshmor. Limaj që ishte shok i gjallë i “Kumanovës”, do të thuash se nuk ke dëgjuar që po udhëton në Hagë? Shih dokumentete e mbledhjes së parë të LDK-së, pas
luftës, më 5 korrik 1999. Aty e ke të cituar mjaft mirë Eqrem Kryeziun, që sot e dy vjet më parë, ruhet nga gjithë ato forca policore. Sikurse edhe Kolë Berisha, që po aty, ka kërkuar që vjedhjet e djegiet e pasluftës t’i mveshen të gjitha UÇK-së para gazetarëve të huaj. Ti e di pse edhe në WC ruhet Kolë Berisha nga policët e UNMIK-ut?
Tash ta thash arsyen. Ndërsa, numri 7 i komisionit anti UÇK, Faruk Spahija, po aty, më 5 korrik 1999, ka shfaqur zjarrin e zemrës se si nuk duhet lejuar që të forcohet UÇK-ja pas luftës, por të shkatërrohet sa më shumë. Ky tip është kryetar komune në Mitrovicë, në saje të këtyre
platformave.
E vërteta duhet të thuhet e plotë. Të faleminderit për reagimin, deputete gënjeshtare e popullit. Ndërsa, Rexhep Gjergjin e pres edhe më tej për ballafaqim korrekt para lexuesve. Të jem i qartë: unë do të vazhdoj
me botimin e fakteve. Asgjë s’më ndalë për të vërtetën e plotë. Pres me zemër të hapur reaguesin e tretë në radhë…Byjrum anëtarë të Komisionit…

Muhamet MAVRAJ
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

url]

PRISHTINE, 26 shkurt - Dhjetëra mijëra vetë manifestuan sot në Prishtinë në një protestë gjithëpopullore paqësore kundër arrestimit të luftëtarëve të ish-UÇK-së nga Gjykata e Hagës. Këshilli organizues i protestës kërkoi nga institucionet më të larta ndërkombëtare që të njihet sa më parë pa asnjë kusht pavarësia e Kosovës, që të përcaktohet fajtori i luftës gjenocidale në Kosovë, ndërsa nga Kuvendi i Kosovës u kërkua që me ligj të njihet lufta e UÇK-së si luftë për liri dhe pavarësi.Protestuesit që u mblodhën para Fakultetit Filologjik në Prishtinë, veç të tjerave kërkuan që vlerat e luftës të mbrohen me ligje të veçanta, si dhe të njihen me ligj dëshmorët, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së. Në kërkesat e protestuesve, drejtuar organizmave ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, thuhet se nëse institucionet nuk ndërmarrin asgjë për përmbushjen e këtyre kërkesave, këshilli organizativ do të mbledhë mbi 1 milion nënshkrime nga qytetarët, për t’ia dorëzuar më pas Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të gjitha qendrave të vendosjes në botë. Në protestë, krytari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës, Sadik Halitjaha tha se arrestimi i të akuzuarve për krime lufte nga Gjykata e Hagës, është bërë me akuza të rrejshme që kanë prapavijë politike. Ne nuk jemi kundër gjykimeve dhe drejtësisë, por kundër montimeve dhe gjykimeve politike. Ne jemi kundër barazimit të çlirimtarëve me kriminelët barbarë serbë. Ne jemi këtu që të shprehim solidaritetin tonë me bashkëluftëtarët tanë si dje në luftë, për të mbrojtur djemtë e Kosovës nga nëpërkëmbjet për interesa të politikave të mëdha të qendrave të vendosjes”, tha Halitjaha. “Nuk mund të ketë drejtësi pa liri, nuk mund të ketë liri pa çlirimtarët”, u tha gjtihashtu në këtë protestë që ishte më masivja e organizuar në Kosovë që prej ngritjes së aktakuzës së Gjykatës së Hagës ndaj luftëtarëve të luftës çlirimtare. Protesta përfundoj pa incidente pas rreth 2 orësh.
url]
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Aktakuza e firmosur nga Karla Del Ponte kunder 4 ish luftetareve te UCK

Nuk ka kthim prapa! Na lini të qetë!-Shkruan Azem Syla
url]



Kosova tashmë ka pushtetin e saj. Ka shtetin e saj. Ka strukturat e saj ekonomike e shoqërore dhe po ecën me hapa të matur, por të palëkundur drejt të ardhmes së saj të sigurt.

Ishte pikërisht kjo aspirate, për të cilën djemtë dhe vajzat më të mira të Kosovës, u ngritën me armë në dorë për të luftuar kundër pushtuesit serb.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), u krijua si forcë e armatosur e popullit shqiptar të Kosovës, për çlirimin nga pushtuesit serb.

Është e qartë për të gjithë se lufta për çlirimin e Kosovës nga pushtimi nuk u duk në hapësirën e Kosovës e të politikës ndërkombëtare, vetëm në momentin e daljes në arenë të UÇK-së.

Kosova për çlirimin nga robëria ka luftuar që prej pushtimit të saj. Në demonstratat e vashdueshme të viteve 1968, 1981, 1989, 1990 rinia e Kosovës e udhëhequr dhe e frymëzuar nga atdhetarë të mëdhenjë shtroi si alternativë, se liria do të arrihej vetëm nëpërmjet lufës së armatosur. Dëshmorët e të gjitha kohëve vunë jetën e tyre në themelet e kësaj ideje.

Kemi qenë shumë seriozë dhe jemi aktualisht shumë seriozë

Ne e njohim mirë historinë tonë nën pushtimin serb. E dimë se edhe për pjesëmarrje në demonstrata jemi burgosur, jemi zhdukur, jemi djegur, jemi shpërngulur, jemi arratisur, por kurrë nuk u tërhoqëm nga rruga e nisur.

Si emigrant politik nëpër botë, apo duke mbijetuar në Kosovë, atdhetarët të mbështetur nga gjithë populli i Kosovës nuk e zbehën për asnjë moment veprimtarinë e tyre për t’i dhënë lirinë e atdheut të tyre të shenjtë, Kosovës.

Ata krijuan organizata dhe organizme të tilla të fuqishme që mbajtën të gjallë gjatë gjithë kohës ndjenjën e çlirimit nga pushtuesi serb. Dhe, erdhi një ditë që ajo frymë lirie doli në fushën e betejës me armë në dorë nën petkun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila që në momentete e para të veprimtarisë së saj u tregua e denjë, për të marrë në supe aspiratat e ardhmërisë kombëtare.

Si komandant i kësaj ushtrie jam krenar që bashkë me shokët dhe bashkëluftëtarët e mi arritëm të bëjmë atë që populli i Kosovës, ndër kohëra kishte përkundur në djepin e shpirtit të tij. Pra, e shporrëm njëherë e mirë pushtuesin serb nga trojet tona.

Në gjithë kohën kemi qenë shumë serioz dhe jemi aktualisht shumë serioz. Më vjen keq, më vjen shumë keq, që disa segmente ballkanike e evropiane akoma nuk e kanë kuptuar sa serioz jemi ne. Sepse, po duket sikuar akoma disa prej tyre mendojnë se mund të kthehet e kaluara dhe më e habitshme se kaq, është se po përpiqen të punojnë sikur vërtet e kaluara e tyre do të kthehet prapa.

Dukuri të tilla shfaqen në qëndrimin që po mbahet me ish-luftëtarët. Sllavët e jugut kanë hapur dhe po praktikojnë politikën e mbretërisë së vjetër serbe, që sa herë kishte konlikte, pasi shuheshin ato dhe uleshin tensionet gradualisht dhe pa u ndier eliminonte ish-luftëtarë që i kishin besuar politikës së tyre për paqësimin e situatës.

Po kështu edhe faktori evropian, duke vlerësuar interesat e tij bënte të shurdhit, herë bënte memecin, vetëm që sllavët të kishin dorë të lirë për të eliminuar të gjithë ata që i kundërshtonin.

A nuk po e bën askush pyetjen pse luftoi UÇK-ja,UÇPMB-ja, UÇKombëtare? A vërtet mendohet se gjaku i atyre mijëra e mijëra të rënëve në luftë për çlirimin e Kosovës e trojeve të tjera të pushtuara mund të shkojë kot?

Gaboheni zotëri, u themi ne. Ne jemi ata që ishim, nuk jemi tjetërësuar. Ne ju besuam dhe ju besojmë, por deri aty ku është kufiri i besimit. Ne dimë të duam, por deri aty ku është kufiri i dashurisë, ne jemi edhe të qetë, por deri aty ku është kufiri i qetësisë. Ashti siç dimë të jemi ushtarë të denjë të atdheut, atje ku është kufiri i luftës.

Sot po tentohet të vihen në bankën e të akuzuarit ish-luftëtarët, ata që nuk kursyen asgjë vetëm për të drejtën legjitime të çdo njeriu e të çdo kombi. Sot po tentohet të dërgohen në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, edhe dëshmorë të lidhur me zingjirë, edhe vet lufta çlirimtare e Kosovës. A mos po kërkohet nga atje të paraqitet edhe vetë NATO, që u rreshtua në krahë me ne, në luftën kundër të keqës?

A mos duhet të paraqitet në Hagë edhe Bill Klinton, Tony Blair, Havier Solana e gjenerali Clark? Unë nga pozicioni i komandantit të kësaj lufte të ndershme, iu bëjë thirrje të gjithë atyre segmenteve ballkanike e evropiane që po i fryjnë zjarrit të destabilitetit: na lini të qetë! Mos ndërmerrni hapa që gjithmonë është vonë për t’i korrigjuar. Ne duam të ndërtojmë jetën tonë. Ne s’i kemi borxh askujt, të tjerët na kanë shumë borxh neve, që s’kanë për të na i paguar dot kurrë, edhe sikur të kenë dëshrën e mirë për të qenë miqtë tanë, me të cilët ne nuk hezitojmë të jemi edhe miq, kur të kuptojmë se ata janë bërë seriozë, siç jemi ne. Sepse ne jemi aq qytetarë sa të falim gjëra e borxhe kaq të mëdha, vetëm një fjalë të vetme – na falni!

Komunikata e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Nr. 44, datë 2 mars 1998

Populli i Kosovës dhe bijtë e tij luftëtarë, nuk kanë bërë kurrë krime dhe nuk do të pranojnë të trajtohen kurrë si kriminel. Ne kur filluam luftën, më parë e kishim njohur ligjin e luftës.

Unë mund t’ju citojë diçka nga komunikata e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së nr. 44, datë 2 mars 1998, ku, ndër të tjera, theksohej se UÇK-ja është bartësja dhe realizuesja e aspiratave të popullit të Kosovës, se të gjitha veprimet e saj do të kryheshin sipas të gjitha dokumeteve të OKB-së e ato të Komunitetit Evropian, se UÇK-ja e përjashton dhunën dhe nuk do ta përdorë atë në asnjë rast, as në popullsinë sllave, as në robërit e luftës; e sigurojmë popullsinë serbe e malaziase, se nga lufta e UÇK-së nuk u vjen asnjë e keqe e rrezik; se rreziku i tyre po vjen nga Beogradi, që po i përdor si mish për top.

Bënim njëkohësisht thirrje popullsisë sllave që të distancohen nga kjo politikë vrasëse ndaj popullit të Kosovës. Po kështu i bënim thirrje edhe OKB-së, e Komunitetit Evropian, që t’ na mbështesin në të drejtat tona. Kjo komunikatë është e botuar dhe secili mund të njohet me të. Por, UÇK-ja ka një arkiv të tërë dokumentesh që e pasqyrojnë plotësisht identitein e saj, si një ushtri e normave të qytetarisë.

Dhe kur ne bënim deklarata të tilla, e dinim mjaftë mirë se do të ndodhnin vrasje masive të popullsisë shqiptare nga forcat ushtarake serbe, por ne nuk mund të binim në atë nivel, sepse ai ishte nivel i kriminelit. Por, si për çudi dikush ka dëshirë t’na identifikojë me kriminelin. Këtë nuk mund dhe nuk do ta lejojmë.

Unë e shoh mjaft mirë se ka interesa që po bëjnë një politikë të ekuilibrit të krimit midis serbëve dhe shqiptarëve.

Pra, dikush ka dëshirë të argumentojë se nëse serbët kanë bërë krime ndaj shqiptarëve, edhe shqiptarët kanë bërë krime ndaj serbëve. Nëse serbët kishin një kryekriminel që quhej Millosheviq, duhet të gjenden ca të tillë edhe ndër shqiptarët. Jo zotëri, ju po gaboni, po minoni punën tuaj, se ne nuk kemi asnjë lidhje me krimin, ne kemi bërë luftë siç ditën të bëjnë burrat, dhe serbët e dinë mirë këtë. Po kështu, shkohet me mendimin se duke burgosur komandantët e UÇK-së do të bëhet e mundur që ne të ulim kokën, që ne të pranojmë të bindemi sipas dëshirës së oreksit të tyre; se duhet të ndalemi e duhet ta kthejmë rrjedhën sipas interesave të tyre. Ne prapë themi jo zotërinjë, mos gaboni që të mundosoni kthimin e të shkuarës. Duhet të dërgoni në Hagë gjithë popullin e Kosovës, gjithë të rënët për lirinë e saj, gjithë tokën e Kosovës. Na leni të nderuar, të vazhdojmë të shikojmë Hgaën si tempullin e drejtësisë, jo si tempullin e frikës.

Ne luftuam dhe po qe nevoja përsëri luftojmë për të drejtat tona dhe përsëri nuk do t’ju japim kënaqësinë të na veshni krime, se në çdo hap e hedhim seriozisht dhe publikisht.

I bëj apel UNMIK-ut të heqë dorë nga shfrytëzimi i spiunazhit serb

Ne e nderojmë OKB-në, BE-në, NATO-n etj., që u vendosën në krah me ne, luftën kundër përbindshit serb, por megjithatë, ne e dimë mirë që në atë luftë të gjithë ata që erdhën me ne, e veçanërisht NATO i bëri më shumë nder Serbisë sesa Kosovës, pasi ajo luftë me përmasat që kishte marrë do të bënte, që ajo të shkatërrohej plotësisht. Ata u rreshtuan me ne në ato momente, se ne ishim të fuqishëm. Por, as mos mendon ndonjë se tash ne jemi të dobët?

Gabohet. A mos mendohet se duke burgosur komandantët e luftës, Kosova do të përgjunjët? Jo, edhe kur të jetë kosovari i fundit, ai do të jetë ushtari i atdheut të tij komandant i madh në frontin që do të mbajë.

Ne u pajtuam me Rambujenë, Parisin e Kumanovën, jo si të paditur, por në emër të jetës, në emër të qetësisë, në emër të stabilitetit e të qytetarisë. Askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje se na kanë mashtruar - ne nuk mashtrohem se kemi në karakter vigjilencën. Ne u pajtuam me Rezolutën 1244 të OKB-së, me gjithë rrjedhojat e saj. Por, nuk do të lejojmë askënd të abuzojë në emër të saj.

Mori fuqi në Kosovë edhe Korniza Kushtetuese, megjithëse asnjëherë nuk mori miratimin tonë, por kjo nuk mund të pranohet si një ripushtim.

A ka në Kosovë ndonjë punonjës të UNMIK-ut, apo komandantë e ushtarë të KFOR-it që të ketë marrë këtë detyrë? Nuk besoj. Nuk duhet ta rrejë mendja askënd se është pronari i Kosovës, ajo është pronë e kosovarëve.

E drejta e popullit të Kosovës, që nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur me vota demokratike në parlament e në qeveri të kërkojë edhe përcaktimin e statusit të pavarësisë së saj, që është akti final i asaj, për të cilën u luftua. Por, kjo nuk u ka shkuar për shtat atyre që janë mësuar ta shikojnë Kosovën si pronën e tyre. Ata janë serbë dhe mbështetësit e tyre, që po bëjnë të gjitha trataktivat për ta penguar ecurinë demokratike në Kosovë. Oreksi i tyre arrinë deri te tentativat për të goditur TMK-në, që mbetet një strukturë ushtarake e Kosovës pavarësisht nga misioni i saj.

Në përfundim ju them se sundimi serb në Kosovë ka vdekur. Kush mendon ndryshe është antiqytetar e antidemokratik, për ta ne nuk ndjejmë asnjë obligim. E ardhmja e Kosovës është e sigurt, duan apo nuk duan ata që mendojnë e veprojnë ndryshe.

I bëj apel UNMIK-ut të heqë dorë nga shfrytëzimi i spiunazhit serb për të goditur dhe arrestuar luftëtarët e UÇK-së, të mos përdorë më ligjet serbe për të dënuar kosovarët.

Jam kundër krimit, kundër luftës dhe kundër robërisë. Kush don të më kuptojë le të më kuptojë, kush nuk don të kuptoj është keq për të. Perspektiva është e paqes, por nuk mund të ketë paqe të shoqëruar me robber./Autori ka qenë komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së/
 
Top