Aksidentohet vajza e deputetit socialit
Ky eshte nje artikull ne gazeten Shekulli idates se sotme
TIRANE- Aksidentohet vajza e deputetit të Partisë Socialiste, Hasan Hoxha, ndërsa shkonte në shkollë. Edlira Hoxha, 15 vjeçe, ka mbetur e plagosur dje në mesditë, rreth orës 12.30, sapo kishte zbritur nga makina zyrtare e të atit dhe ishte në trotuarin pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”, në rrugën e Durrësit. Ndërkaq, një mjet motorik i tipit “Papaq”, që vinte nga restorant “Napoli”, e ka marrë atë përpara duke e hedhur pak metra më tutje. Nxënësja e vitit të parë të shkollës së mesme ka mbetur e plagosur, ndërsa është dërguar menjëherë për në spitalin ushtarak, nga shoferi i babait të saj. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe menjëherë pas marrjes së informacionit për aksidentin ka nisur kryerjen e veprimeve hetimore si dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Nga dëshmitë e marra , policia ka konkluduar se aksidentuesi ka qenë një person i ri në moshë që udhëtonte me një motor. Sipas burimeve të policisë pas incidentit, autori është larguar në drejtim të rrugës së Durrësit, për në Laprakë. Vajza e deputetit Hoxha është dërguar në spitalin ushtarak, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm pas dëmtimeve të marra, por që nuk i rrezikonin jetën. Pak orë më pas, policia ka bllokuar një motor të zi. Policia ka marrë në pyetje dhe shoferin e deputetit Hoxha, ndërsa ai është paraqitur në komisariatin nr.3, për të njohur mjetin, me të cilin policia dyshonte se mund të ishte shkaktuar aksidenti i djeshëm. Mësohet se deri në orët e vona të ditës së djeshme, autori i mundshëm i aksidentit nuk ishte identifikuar. Ndërkaq, policia ka administruar si provë të vetme motorin e braktisur, si dhe dëshmitë e disa personave që i kishin dhënë përshkrimin e personit që shkaktoi aksidentin.