Re: Aksident Pshkos, denoncohet Olldashi
Aksidenti me helikopterin, PS denoncon Olldashin
Ora 13:20-Partia Socialiste ka akuzuar sot Ministrin e Brendshem, Sokol Olldashi se ka fshehur raportin hetimor te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem per remontin kapital te helikopterit qe u rrezua diten e hene ne detin Adriatik me 6 persona ne bord. Socialistet akuzojne se remonti i helikopterit qe eshte bere ne dhjetor te vitit 2005 ne Shqiperi eshte bere me pajisje te vjetra, ndersa Olldashi sipas ketij subjekti politik, ka qene ne dijeni te ketij fakti dhe nuk e ka derguar dosjen ne Prokurori per hetim.
Hetim remontit te helikopterit
Prokuroria e Tiranes pritet te dergoje nje leterporosi ne uzinen gjermane “Baden” qe kreu se fundmi remontin kapital te helikoperit qeveritar “Bell 222” i rrezuar ne ujrat e Adriatikut. Burime prane organit te akuzes jane shprehur per Gazeten se edhe pse dokumentacioni mbi remontin e mjetit fluturues gjendet edhe ne
Ministrine e Brendshme, hetuesit e kane pare te arsyeshme qe te marrin nje raport te plote edhe nga uzina gjermane. Keshtu hetuesit do te kerkojne te dhena te plota dhe te detajuar mbi sherbimet e kryera, pjeset e nderruara, garancine per remontin e kryer dhe nese helikoperi ka patur nevoje per ndonje sherbim tjeter i cili mund te jete anashkaluar per motive ekonomike apo qe mund te jete cilesuar i panevojshem per ate kohe. Kjo pyetje behet edhe me aktuale po te kemi paraysh qe tenderi per sherbimet e “Bell 222”-it, kane qene objekt hetimit i Sherbimit te Kontrollit te Brendshem per shkak te shpenzimeve. Ne dhjetor te vitit te kaluar “Bell 222” kishte bere nje remont, nderkohe qe vetem para pese javesh kishte perfundura edhe remontin e dyte. Dhe ky fakt ka qene edhe objekt i hetimit te SHKB-se mbi parate e shpenzuara per remontin ne te dyja rastet. Gjithashtu do te kerkohen te zbardhen nese ka patur rekomandime te uzines se specializuar per mirembajtjen e helikopterit nga tekniket shqiptare dhe llojet e tyre. Edhe pse eshte deklaruar nga autoritetet shqiptare qe gjendja teknike e helikopterit kane qene optimale, pergjigja qe pritet te vije nga uzina Baden e Gjermanise do te qartesoje me shume gjerat.
Rregullorja
Rregullorja per fluturimet naten te helikoptereve dhe vecanerisht per helikopertin qeveritar “Bell 222”, do te jete nje tjeter verifikim qe do te kryhet nga hetuesit e ceshtjes. Sipas ketyre te fundit do te shikohen deri ne detaje pikat e rregullores, te cilat do te krahasohen me pas me veprimet konkrete dhe urdherat qe jane dhene mbremjen e se dieles per ngritjen e helikopterit me trupin e Gramoz Pashkos ne bord dhe pese personave te tjere. Sipas burimeve prane organit te akuzes, ne rastet kur nevojitet transportimi i pacienteve me rruge ajrore, atehere jane autoritetet ne varesi te te cilit eshte mjeti fluturues qe duhet te vendosin mbi realizimin ose jo te transportit. Per tragjedine e se dieles, ende nuk dihet saktesisht se kush ka dhene urdherin perfundimtar per fluturimin fatal drejt Barit te Italise. Gjithashtu pritet qe te merren ne seanca te vecanta pyetjesh gjithe autoritetet qe pergjigjen per fluturimet e mjeteve ne varesi te Ministrise se Brendshme.
Shkaku
Veprimet e lartepermendura hetimore te parashikuara nga organi i akuzes, nuk pritet te zbardhin shkakun e vertete te rrezimit te helikopterit qeveritar me gjashte persona ne bord. Verifikimi i dokumentacionit dhe zbatimi i rregullave para nisjes se fluturimit, jane vetem njera pjese e hetimit, e cila nuk ka te ngjare te kete lidhje te drejteperdrejte me shkakun e rrezimit. Ky i fundit pritet te zbardhet vetem ne rast se mjeti fluturues do te arrihet te nxirret nga thellesia e ujrave te Adriatikut, ku ra krejt papritur 27 minuta pas ngritjes nga qendra spitalore “Nene Tereza” ne Tirane.
(GazetaShqiptare/Balkanweb)
e shef mor kondrapedal se nuk jane gjonat aq te thjeshta sa duken /pf/images/graemlins/wink.gif knej deklarohet qe i osht bo remonti ne gjermani, nga ana tjeter paret jan fut ne xhep dhe nuk osht bo asnji remont