Re: Aksident tragjik - shuhet Gramoz Pashko
BalkanWeb ka probleme, keshtu qe me poshte keni artikullin e plote
Rrezohet ne detin Adriatik helikopteri qe transportonte Gramoz Pashkon. Ne bord ndodheshin dhe 5 persona te tjere
Nga D.B
TIRANE (17 Korrik)
Familjaret: Ne helikopter dhe djali i Pashkos
Ora 09:00-Ne helikopter duke shoqeruar te atin mund te kete qene dhe djali i Gramoz Pashkos. Burime nga familja e Pashkos kane bere te ditur per News 24 se ne bord ka qene dhe djali i tyre qe po shoqeronte te atin per kurim me te specializuar ne Itali pas aksidentit te nje dite me pare ne Himare. Nderkaq zyrtarisht nuk eshte bere i ditur asnje emer per personin e peste qe ndodhej ne bord me Gramoz Pashkon.
Identifikohen 4 personat qe ndodheshin ne bord me Pashkon
Ora 09:00-Ne bordin e helikopterit pervec Gramoz Pashkos kane qene edhe 5 persona te tjere, pilote dhe mjeke, emrat e te cileve jane bere te ditur sot paradite. Ata jane piloti Temush Heba e Vangjel Condi, inxhinieri Qemal Koni, mjeku Aleksander Baloi ndersa nuk eshte zbuluar emri i mjekut tjeter. Ende nuk dihen shkaqet qe cuan ne kete humbje tragjike.
Rrezohet ne detin Adriatik helikopteri qe transportonte Gramoz Pashkon. Ne bord ndodheshin dhe 5 persona te tjere
Ora 07:30- Eshte rrezuar ne detin Adriatik gjate nates helikopteri ushtarak qe transportonte Gramoz Pashkon ne drejtim te Barit te Italise ne nje perpjekje te fundit per t’i shpetuar jeten pas aksidentit ne nje plazh te Himares. Helikopteri qe u nis me urgjence dje ne mbremje nga spitali “Nene Tereza” me Gramoz Pashkon ne gjendje kome ne bord ka humbur lidhjet me komanden tone ketu rreth ores 2.00 te mengjesit sipas Shefit te Shtabit te Pergjithshem Gjeneral, Pellumb Qazimit i kontaktuar nga News24. Komunikimi i fundit me kullen e kontrollit ne bregun italian sipas agjencise Ansa ka ndodhur rreth ores 22.15. Ne bordin e helikopterit pervec Pashkos kane qene edhe 5 persona te tjere, pilote dhe mjeke. Gjate gjithe nates pala shqiptare dhe italiane kane zhvilluar kerkime ne detin Adriatik per te gjetur trupa ose te mbijetuar, por kerkimet kane rezultuar te kota.
Historia tragjike e profesor Pashkos ka nisur mesditen e djeshme me nje aksident ne plazh. Mesohet se aksidenti ka ndodhur kur Pashko ka rreshkitur ne nje shkemb dhe eshte perplasur duke u demtuar seriozisht. Pas dergimit urgjent me helikopter ne spitalin “Nene Tereza” ne Tirane, Pashko eshte vizituar edhe nga kjryeministri Sali Berisha i cili eshte njoftuar per ngjarjen. Pas disa oresh qendrimi ne gjendje kome ne reanimacionin e Tiranes me nje helikopter Pashko eshte transportuar per t’u kuruar jashte vendit, ne Bari te Italise. Gramoz Pashko ishte rektor i Universitetit te Nju Jorkut ne Tirane dhe eshte nje emer i njohur per politiken shqiptare si nje nga themeluesit kryesore te Partise Demokratike, ish-zevendes kryeminister dhe ish-deputet. Ende nuk ka shume te dhena per rrethanat ne te cilat ka ndodhur aksidenti ne Himare, nderkohe qe sipas mjekeve dhe ne spitalin “Nene Tereza” gjendja e Pashkos ishte mjaft e renduar dhe kritike per jeten.
Gazeta Shqiptare: Bie mbi shkembinj, Pashko ne koma
Pushimet kane qene fatale per Gramoz Pashkon kete vit. Nga nje udhetim ne bregdetin e jugut, Pashko ka pesuar nje aksident dhe deri dje ne mesnate mjeket tregonin se Pashko ishte ne gjendje koma dhe nuk reagonte. Pashko ka qene duke pushuar, ne bregdetin e Himares ne jug te vendit, kur gjate nje shettitje ka rreshkitur ka rene mbi shkembinj dhe me pas ka perfunduar ne uje ku eshte gjetur me vone pa ndjenja. Deshmitaret thone se Pashko ne fillim eshte goditur ne fytyre mbi shkembinj dhe pas goditjes ka humbur te gjitha forcat per te patur mundesi qe ti shpetonte edhe mbytjes ne uje. Pas sinjalizimit per gjetjen e tij nje helikopter i ministrise se Shendetesise ka bere transportin per ne Tirane. Ai eshte sjelle me urgjence ne qendren spitalore “Nene Tereza” ku eshte shtruar ne sallen e reanimacionit ne repartin e kirurgjise. Por pas disa oresh, nen kujdesin intensiv te Ministrit te Shendetesise dhe vete kryeministrit Berisha, Pashko eshte nisur drejt spitalit te Janines ne Greqi. Mjeket thane mbreme se gjendja e tij ishte teper e rende, por nuk ka patur asnje nderhyrje kirurgjikale. Ata vetem jane kujdesur per te nxjerre ujin nga mushkrite e Pashkos per shkak se ai ishte pothuajse i mbytur kur u gjet rastesisht. Mesohet se Pashko ka patur edhe demtime te renda ne koke, pasi sipas varianteve te dhena nga mjeket, ai mund te jete aksidentuar gjate hedhjes ne det, ku mund te jete goditur ne ndonje shkemb. Por nje prej shkaqeve qe ka cuar ne gjendjen kritike te tij, ka qene edhe fakti qe ka pire shume uje, gjate qendrimit pa ndjenja.
Si ndodhi
Gjithcka ka ndodhur me shpejtesi te madhe, menjehere sapo ai eshte gjendur pa ndjenja ne uje nga te pranishmit rreth e rrotull ne plazhin e Himares. Nje helikopter i Ministrise se Shendetesise ka bere transportin drejt Tiranes dhe menjehere aty eshte ndodhur edhe vete Ministri Maksim Cikuli e mjeke te tjere te njohur. Per vizite ne spital kane ardhur menjehere edhe kryeministri Sali Berisha, e ministri i ekonomise Genc Ruli, ministri Basha dhe Cikuli. Ky i fundit ka ndjekur minute pas minute gjendjen e Pashkos. Mes te tjere miqve te tij ka qene edhe Arben Imami, i njohur si nje prej miqve te hershem te dhjetorit 1990 te Pashkos ne demostratat antikomuniste aktualisht shef kabineti prane kryeministrit Berisha.
Nisja per kurim jashte shtetit
Pashko ka qendruar pak kohe nen kujdesin e vecante te mjekeve shqiptare por nuk eshte bere i mundur permiresimi i tij. Mjeket e cilesojne gjendjen “koma konstante”. Kur eshte pare se gjendja ka qene teper kritike, ne mjediset e qendres spitalore ka mberritur edhe nje helikopter tjeter i Ministrise se Brendeshme, per ta transportuar ate jashte vendit per kurim me te specializuar. Mjeket duket e kane patur shume te veshtire per te vendosur perfundimisht se cfare do te behej me profesorin e ekonomise, por me ne fund kane menduar se nje asistence mjekesore me e specializuar jashte vendit do te ishte me e mire per gjendjen e tij.
Nje ambulance e ka transportuar ate deri prane helikopterit qe ndodhej ne mjediset e qendres spitalore, nen kujdesin e shume mjekeve dhe infermiereve. E veshtire per ta ka qene edhe akomodimi ne kushtet e helikopterit te trupit te Pashkos, qe luftonte mes jetes dhe vdekjes, pasi duhej qe brenda helikopterit te pershtateshin edhe aparaturat mjekesore. Mjeket jane kujdesur gjate gjithe kohes, qe te mbajne larg medias edhe informacionet rreth gjendjes reale te te aksidentuarit, nderkohe qe ka qene e veshtire per operatoret te shkeputen edhe pamjet nga largimi i Pashkos me helikopter. Mjeket shqiptare, kane menduar qe te mos bejne asnje nderhyrje kirurgjikale, duke ja lene kete ne dore kolegeve te tyre jashte vendit, ne menyre qe gjithcka te ishte me e sigurt per pacientin e vecante. Situata kritike ka vijuar deri rreth ores 22.00, kur helikopteri eshte shkeputur prej mjediseve te qendres spitalore shqiptare, per tu ulur me urgjence ne nje tjeter spital.
Kush eshte Pashko
Aktualisht Gramoz Pashko mban postin e Rektorit te Universitetit te “Nee York”-ut ne Tirane. Ai njihet si nje prej eksperteve te ekonomise dhe profesor prej me shume se 20 vjet prane Universitetit te Tiranes. Pashko ka qene per kater vjet nje prej keshilltareve ekonomike te Kryeministrit te vendit Fatos Nano. Ndersa ne qeverine e pare pas renies se komunizmit ai ka qene zevendeskryeminister dhe minister i Ekonomise. Per dy zgjedhje ai ka qene deputet ne Kuvendin e Shqiperise. Pashko njihet edhe si autor i nje sere veprash ne fushen ekonomike. Gramoz Pashko ka qene ne rradhet e grupit “Dhjetori ‘90", qe protestoi fort kunder rregjimit komunsit dhe u be nismetar i renies se ketij sistemi dhe fillimit te nje epoke te re per historine e Shqiperise. Ai eshte edhe nje nga themeluesit e Partise Demokratike dhe nje prej udheheqesve te programit te madh qe e orientoi Shqiperine nga nje ekonomi e centralizuar, drejt nje tregu te hapur. Me pas Pashko kaloi ne partine e re, Alencane Demokratike, ku ka mbajtur serish poste drejtuese, pas ndarjes se nje grupi nga Partia Demokratike. Kohet e fundit ai ishte shkeputur pothuaj nga jeta politike, per t’ju kushtuar me shume profesionit si lektor dhe ekspert i ekonomise.