Aksident i rëndë në Fier-Vlorë një i vdekur

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë një i vdekur

aksident-03_9-150x150.jpg
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Fier-Vlorë. Një mjet tip Golf që udhëtonte në drejtim të Vlorës është përplasur kokë më kokë me një furgon që vinte në drejtim të kundërt. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Ferras, në afërsi të komunës Levan. Si pasojë gjeti vdekjen drejtuesi i mjetit tip Golf, 57 vjeçari Haki Zeka, i cili në përpjekje për të parakaluar një karrocë, doli në kahun e kundërt të rrugës. Trupi i viktimës është nxjerrë me vështirësi nga makina për shkak të dëmtimeve të mëdha.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23452. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23452
 
Top