Hank
Valoris scriptorum
Nada Topi, vajza e Presidentit Bamir Topi është fejuar. Historia disavjeçare e saj, e mbajtur e fshehtë, sidomos pasi babai i saj u bë President i Republikës së Shqipërisë, tashmë është zyrtarizuar. Dhëndri është djali i biznesmenit të njohur në vend, Gon Papule, president i përfaqësisë së Volsvagenit në Shqipëri.
Në mes ngjarjeve të pakëndshme politike në vend, këtë herë vjen një lajm feste. Pikërisht familja e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, ka festuar fejesën e vajzës së tyre të madhe, Nada. Vajza simpatike që punon në Bankën e Shqipërisë, ka zyrtarizuar tashmë marrëdhënien e saj të dashurisë, me djalin që i kishte rrëmbyer zemrën prej vitesh. Ditët e fundit, familja e të dashurit të saj (djali i biznesmenit Gon Papuli, president i përfaqësisë së Volsvagenit në Shqipëri) i ka kërkuar dorën e vajzës së madhe, Nadës, Presidentit Topi. Ngjarja nuk ka qenë aspak e papritur për familjen Topi. Përkundrazi, dy familjet kanë qenë të njohura prej kohësh për këtë lidhje, të cilën familja e vajzës e ka miratuar! Bukuroshja, Nada, 23 vjeç, ka mbaruar studimet në Universitetin “Luarasi” dhe prej disa kohësh punon në Bankën e Shqipërisë. Lidhja e saj e dashurisë ka nisur pak kohë më parë se babai i saj të bëhej President. Gjë që do ta bënte më të vështirë privatësinë e çiftit.
Megjithatë për rreth tre vite, Nada dhe i dashuri i saj kanë qenë më diskret se çdo çift publik në Shqipëri. Paparacët nuk kanë mundur të zbulojnë jetën personale të Nadës, për shkak të vetë kujdesit të saj, por sigurisht edhe porosive të prindërve. Vetëm në natën finale të Festivalit “Kënga Magjike”, Nada vendosi të zbulonte të dashurin e saj. Kjo për arsyen sepse tashmë gjërat kishin marrë rrugën drejt atyre zyrtare. Por vetëm këtë fillim vit, është mësuar se çifti është fejuar. Nuk dimë të jetë bërë ndonjë festë e madhe me këtë rast, madje thuhet se ka qenë diçka private. Me këtë rast, ne e urojmë Nadën dhe të fejuarin e saj!
Lidhja e dashurisë së Etidës!
Po ashtu sikurse Nada, edhe Etida, vajza e vogël e Presidentit Bamir Topi, prej vitesh ka një marrëdhënie dashurie. Edhe këtë herë duket se zgjedhja ka qenë e zgjuar. I dashuri i Etidës është djali i një sipërmarrësi shumë të njohur në Tiranë, Luan Bregasit, i cili ka qenë edhe kryetar i Dhomës së Tregtisë për disa kohë. Jo krejt rastësisht edhe Etida ka dalë publikisht me të dashurin e saj, në të njëjtin eveniment me motrën, Nada, pavarësisht se nuk kanë qëndruar pranë njëra-tjetrës. Nuk dimë nëse do të kemi së shpejti edhe një celebrim të Etidës, gjithsesi çdo gjë është e mirëpritur!
Ilda Lumani (http://vipat.info/fejohet-nada-vajza-e-presidentit-bamir-topi/)