Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

Sot u zhvillua speltakli Miss&Mister Albania 2004 ku Agnesa Vuthaj nga Kosova dhe Daniel Grashi nga Durresi u shpallen fitues. Cili eshte komenti juaj mbi kete eveniment vjetor? A mendoni se "te zgjedhurit" do ta perfaqesojne denjesisht Shqiperine neper konkurset nderkombetare Miss World dhe Miss Univerese apo zgjedhja e jurise ishte e gabuar?!
 

AvniRrustemi

Primus registratum
Re: Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

vazhd...

url]


url]


url]


url]
 

peson

Primus registratum
Re: Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

Kosovarja përfaqëson Shqipërinë nesër në “Miss World 2004”

Agneza Vuthaj: Ku ka vullnet, ka një shteg


Shekulli

Agneza Vuthaj, 18-vjeçarja e shpallur “Miss Albania 2004”, përfaqëson nesër në mbrëmje Shqipërinë në Kinë, në spektaklin “Miss World 2004”. Agneza sapo ka mbaruar shkollën e mesme dhe është regjistruar së fundmi si studente e shkencave politike në Universitetin e Prishtinës & Akademinë e Arteve të Bukura. Synimi i saj është të bëhet diplomate, në veçanti për çështjet e kulturës, dhe në kohën e duhur të ketë programin e saj televiziv në kanalin kombëtar. Në dëshirat dhe zbavitjet e saj bëjnë pjesë muzika, letërsia, politika e jashtme, udhëtimi, basketbolli dhe kërcimi.

Ku jeni rritur? Na thoni diçka për vendlindjen, qytetin dhe familjen tuaj.
Jam rritur në një fshat të vogël afër Prishtinës, me fusha dhe një lumë që kalonte pranë. Fëmijëria ime është pjesa më e bukur e jetës sime, dhe gjithmonë më është dukur sikur kam jetuar në një botë ëndrrash, me personazhet e përrallave të Andersenit. Ende e kemi atje shtëpinë e vogël ku gjithmonë më pëlqen të kthehem.

Çfarë punësh keni bërë? Cila ka qenë më interesantja?
Ndonëse kam nisur studimet në Universitet, kam filluar të punoj relativisht herët në jetën time. Unë jam një aktiviste e Kryqit të Kuq dhe ne iu vijmë në ndihmë familjeve të varfëra dhe fëmijëve të pastrehë. Jam gjithashtu koordinatore e konferencave UN Model.

Çfarë ambicjesh keni për karrierë, si mendoni t’i realizoni ato?
Ambicje e karrierës sime është të bëhem diplomate dhe të angazhohem në çështjet e kulturës për të bërë të njohur dhe për të vlerësuar traditën e lashtë historike të vendit tim. Besoj se do t’ia arrij kësaj duke studiuar shumë dhe pas diplomimit për Shkenca Politike dhe Diplomaci në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë ku aktualisht jam duke studiuar. Në të njëjën kohë lexoj ç’të më vijë në dorë për të zgjeruar dijet e mia në këto fusha sa më shumë të mundem. Siç thotë shprehja: “Ku ka vullnet ka një shteg”. Ambicja ime e dytë është të nis një program timin në një televizion.”

Cili është momenti më madhështor në jetën tuaj? (Pa përfshirë këtu marrjen e çmimit si më e bukura e vendit).
Sigurisht, momenti më madhështor jo vetëm në jetën time të tanishme, por që duket se i përket gjithë jetës time qëndron tek ato ditë të pasluftës në Kosovë, kur ditë e natë miqtë e mi dhe unë bëmë të pamundurën për të gjetur ushqim, strehim, fjalë ngushëlluese e qetësuese për mijëra të pastrehët, njerëzit e lodhur. Ato imazhe nuk do t’i harroj sa të jem gjallë.

Cili ka qenë momenti më i çuditshëm dhe më i sikletshëm në jetën tuaj?
Momenti më i siklektëshëm ka qenë kur në 2004 mora titullin dhe në qytet nuk flitej veç për këtë. U ndieva e hutuar. Asgjë nuk ka ndryshuar brenda meje, por njerëzit mendojnë të kundërtën. Si rezultat ata vazhdojnë të pyesin dhe unë ndihem më e përgjegjshme për të dhënë përgjigjen më të mirë. Ndiej se duhet ta meritoj besimin e tyre. Përgjegjësia është ndërgjegje që rritet dhe ndryshon për më mirë.

Çfarë do të bëje nëse fiton titullin “Miss World 2004”?
Do ta bëja një ëndërr realitet. Do të angazhohesha në bamirësi dhe do të ndiqja misionin heroik të Nënë Terezës. Paraja mund të shfrytëzohet më mirë për të sjellë shpresë tek shumë njerëz.

Nëse keni një moto personale cila është ajo?
“Ku ka vullnet, ka një rrugë” dhe “Ars longa, vita brevis” shprehja latine që do të thotë se “Jeta është tepër e shkurtër për ata që duan të krijojnë të mira.” Unë kam për qëllim dhe e kam marrë përsipër ta bëj këtë në jetën time.


03/12/2004
 

Artemis

Primus registratum
Re: Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

Shum e Bukur eshte! Por Valbon Coba miss-it te pare ende nuk ia kalon asnjera...
Agneses i duhet te mpreh pak sharmin, gjestet- nuk e duroj dot kur vetem buzeqeshin si te trullosura! Show some intelegence...

Sidoqofte duhet ta mbeshtesim te gjithe, ajo eshte e re

eusa_angel.gif
 

teab

Primus registratum
Re: Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

Nje korrigjim i vogel, missi i pare e kishte emrin "Valbona Selimllari"!! <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

Artemis

Primus registratum
Re: Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

Upsss! Po po po... <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Guest
Re: Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

Anjeza qenka me te vertete "Bukuri Natyrore"..
Me behet qejfi, qe do te kemi nje prezantim dinjitoz,per faktin qe eshte dhe inteligjente.
thumbsup.gif


P.s Sa per krahasime, sme duket me vend..
Si Valbona edhe Anjeza, kane vecantine e tyre.
 

blabla

Primus registratum
Re: Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

Po ne paskemi run out of shqiptare ka shqipria qe kemi zgjeth i kosovare me na represantu e?
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

Pse, kosovarja qe na prezanton nuk eshte shqipetare?
 

blabla

Primus registratum
Re: Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

S'osht shqiptare ka shqypnia. Kosova legalisht nuk esht pjese e shqiprise akoma...
Esht njelloj sikur te kesh nji cypriot representing Turkey.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

Ky eshte nje shans shume i mire politik per ti thene Botes se Kosova ka ne trojet e saja kosovare qe jane shqipetare dhe se ato, si dhe ne nga Shqiperia ndihemi se i perkasim nje kombi dhe nje shteti. Nese nuk eshte legalisht tani, eshte dicka qe e kerkojme te behet dhe keto jane sinjalet tona qe leshohen ne Bote. Mendoj se eshte nje ide aq e mire sa s'ka!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

Edhe une jam dakort qe duhet ta shfrytzojm Anjesen.

Per qellime politike sigurisht.

<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Amoni re se rat permys tu u zi, ca zdun kosovaret, ca zdun masoret e ca te tjere zdun jugoret. Si nuk i pate i her gjerat pozitivisht!!! I cope kombe jemi dhe prap se prap doni ta ndani sa me shume te jete e mundur!
 

blabla

Primus registratum
Re: Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

Na falni ju patriotet e...po mesa di un nje ja 7-8 here kemi bo Miss ene mo t'shumten fitueset kan qen ka kosova. Tani--edhe un them liri per kosoven, po ama Miss duhet ti jepet asaj qe e meriton me meritat per te cilat konkurimi zhvillohet dhe jo per mardhiniet politiko-shoqerore. Pastaj kjo s'qeka noi gjoja bukur.
Ju garantoj qe po tu bonte referndum neser ne shqipri per bashkimin me Kosoven--ne do votonim kundra.
 

peson

Primus registratum
Re: Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

Sot ne Sanya, qytet i cili ndodhet ne Hainan,ishullin e dyte me te madh te Kines, zhvillohet Miss World 2004 ku Shqiperia perfaqesohet nga Miss Albania 2004, Angesa Vuthaj.Dje eshte zhvilluar nje nate paraeliminatore ku Miss Australia, Miss Meksiko, Miss Antigua, Miss Sh.B.A dhe Miss Wells kane marre cmime te ndryshme duke siguruar nje vend ne seleksionimin final ne naten e sotme te spektaklit.Lionel Richie dhe Il Divo do jene te ftuar ne spektaklin e bukurise, biles qeveria kineze ka qene aq e gezuar per ardhjen e Richie sa e ka shpallur tre dhjetorin si diten kombetare te Lionel Richie ne Kine.Fol per idiotesi! Miss World 2004 do te drejtohet nga Troy McClain i cili ka marre pjese ne konkursin e njohur te VertetTV 'The Apprentice'ku ka qene nje nder finalistet.Spektakli do te ndiqet prej rreth 2.3 miliard telespektatoreve ne mbare boten, te cilet per here te pare do te kene mundesine te votojne globalisht per me te bukuren e botes. Agnesa eshte nje nder miset me te bukura shpallur ne Shqiperi ketyre viteve te fundit (se kemi sa te duash jo per gje) vetem se fotot me te cilat ajo ishte prezantuar ne faqen e internetit te Miss World www.Missworld2004.tv ishin shume te dobta. Vazhdoni te na lexoni per te mesuar nese kete vit Shqiperia do fitoje apo jo ndonje cmim, si ne vitin e shkuar kur Miss Albania 2003 Denisa Kola, fitoi cmimin e 'Burses Shkollore' te cilen po e ben ne Portugali.
 

champaign girl

Primus registratum
Re: Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

Fillimisht postuar nga chaon:
[qb] Kisha lexuar neper gazeta qe miss bota 2004 do te zhvillohej ne Durres por sot lexova diku ne internet qe do te zhvillohet ne Kine.
eek.gif

Ca ishte kjo historia e Durresit?...Flitej sikur po rregullonin edhe anfiteatrin ku do zhvillohej missi e shume te tjera <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> [/qb]
Miss Globe jo Miss World, jan dryshe, pak a shume si puna e Miss Albania dhe Miss Shqiperia <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

peson

Primus registratum
Re: Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

Ka perfunduar Miss World 2004 ne Kine, dhe Agnesa Vuthaj nuk ka marre asnje cmim. Shqiperia nuk ka arritur te futet as ne 15.
 

peson

Primus registratum
Re: Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

Planet për të ardhmen

Pasi që jam në shkollë të mesme, dua ta përfundojë dhe të regjistrohem në fakultet. Ndërkohë do të marr pjesë edhe në disa spektakle ndërkombëtare, si në Miss Tourisem International, që do të mbahet në Kinë, pastaj në Miss Globi që do të mbahet në Shqipëri, dhe do të mundohem që ta përfaqësoj Kosovën me dinjitetin më të madh.


<span style="font-weight: bold">nuk thote se do perfaqesoj dhe Shqiperine dhe Kosoven bashke</span>
 

bard

Primus registratum
Re: Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

ka dale miss shqiperia,thote se perfaqeson kosoven,nuk ka faj kjo por kane faj juria e korruptuar,nejse,ndonje foto diellza kush e kishte na e gjeni.
 

melankolikjaE

Primus registratum
Re: Agnesa Vuthaj nga Kosova, Miss Albania 2004

Se kush pyeti me lart nga ju ,per miss albanine qe u be ne itali,un nuk e pashe por ne nje emision pashe se kush e kishte fituar,s ishte ndonje gje.
Njera me beri shume pershtypje kur i beri nje interviste nje gazetare,iu pergjigj nje pyetjeje:
Endrra ime ishte te fejohesha me nje italian dhe mu realizua! ???!!!
NUk e di pse po budallalliku me i madh qe kam degjuar ndonjehere nga ndonje miss ky ka qene!
 
Top