Adolf Hitler

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
- 12 - Adolf Hitleri.
-"Mein Kamf"-(Lufta Ime).Libri që e shkroi në Burg Hitleri.në këtë libër ideatori i Nazizmit,shpalos të gjitha idet e tij për racën,gjuhën gjermane dhe urrejtjen ndaj Hebrenjëve.Libri u bë një udhërrëfyes i brezave Nazistë.Për fat të keq,askush nuk i morri seriozisht idet e shkruara nga Hitleri,deri sa ai i vuri në zbatim ato.më 1935,Hitleri ua shpërndau falas të gjithë gjermanëve për ta lexuar me detyrim,ngërsa pas gjygjit të Nurenbergut,libri "Mein Kamf",u ndalua,hyri në librat e ndaluar për botim dhe shitje.
-Hitleri në moshën 44-vjeqare themelon Partin Nacionaliste të Punëtorëve Gjermanë.që më pas u quajt Partia Naziste.Pas rënijës së Republikës së Vajmarit më 1933.Megjithëse kushtet ishion të favorëshme për rritjen e Partisë,Hitleri nuk i shfrytzoi ato plotsisht.Ai e gjeti Partin të vogël,të pa mjaftueshme,me një program me principe Nacionaliste dhe Socialiste,por me një udhëheqje të përçarë dhe me mjete të pa mjaftueshme.
-Me 30.Janar.1930. Emërohet Kancelar (Kryeminister) i Gjermanisë dhe që nga ky moment nis vendosjen e Diktatures Naziste.Nazistët tashmë kishin arritur ti imponoheshin popullit dhe kapën majat më të larta të pushtetit.
Por kjo ishte vetëm nisja e Idesë për pushtimin e Botës.Një vitë pasi u zgjodhë Kancelarë(Kryeminister),në qershorë të vitit 1934,Hitleri nisi spastrimet brenda Paritsë për ti larguar Rivalët,madje edhe ata që dikur i kishin ndihmuar.
Brenda një nate vrau 71-njerëz të lartë të Partisë Gjermane shumicën prej tyre që e ndihmuan që të vinte në pushtet,kjo ngjarje njihet ndryshe në Histori si "Nata e Thikave të Gjata".
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
- 13 - Adolf Hitleri.
-Djegia e Parlamentit Gjermanë (Rajshtagut),me 23.Shkurt.1933.ishte nisja e Diktatures Hitlerijane.Kishte postin e Kancelarit por jo aq pushtet sa i duhej.Për Zjarrëvënjen u akuzua një Komunist,por,Në fakt ngjarjet treguan se,Partia Nazite në ato momente i interesonte më shumë rrëmuja në Gjermani për të marrë në dorë gjithë Pushtetin.Më pas kjo djegie u përdor për të arrestuar kundërshtarët dhe për ti zhdukur Komunistët në Gjermani.më 1933,Hitleri ngreh shërbimine fshehtë policor "Gestapo".Ajo ishte ide e Geringut dhe Hitlerit.dhe ishte struktura që grumbullonte të gjitha informacionet sekrete.Zbulimi i komploteve dhe kundërshtarëve brenda Gjermanisë,por edhe misionet sekrete jashtë saj,ishin detyrat kryesore të oficerëve të saj.
-"Wolksvagen"Makina që edhe sot është një nga më popullorët në Evropë,është ideuar nga vetë Hitleri.Pas Emërimit Kryeministër,Ai urdhëroi Inxhinierët që të prodhonin një Makinë që nuk do të kushtonte më shumë se 1000.mijë Marka për të pasur në përdorim në tërë vendin.
Ai ideoi edhe emrin "Wolksvagen"që në shqip do të thotë "Makina e Popullit".
Diktator,Kriminel,Sadist dhe mbartës i të gjitha epiteteve.Por kjo nuk e ka penguar të ishte "Popullor",me 1938.Revista prestigjioze "The Time"e zgjedh "Njeriun e Vitit"-Hitlerin.
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
- 14 -Adolf Hitleri.
-"Fyhrer"është titulli që mbante Hitleri,në gjermanisht do të thotë Udhëheqes,prijes,mjë titull që askush tjetër nuk e kishte mbajtur në Gjermani,përveq mikut të tij,Gjeneralit Rem,të gjithë të tjerët i drejtoheshin vetëm me emrin "Fyhrer Hitler"-Rajhu i Tret,është emri që i vuri perandorisë së tij Adolf Hitleri.që nënkuptonte një Mbretëri ose Bashkësinë Gjermane si një e tërë.Rajhu i Parë quhej Perandoria Gjermane nga shekulli i IX deri më 1802.-Rajhu i Dyt quhej Perandoria Gjermane prej 1871-1818.
-Kryqi i thyer Svatiskai ushtrisë Gjermane është vendosur nga vetë Hitleri.Ai është një simbolë i lashtë Kelti dhe simbolizon Diellin dhe Fatin gjatë luftës.Por për studiues të ndryshëm simbolizon edhe Racën e Bardhë.ndërkohë që simbole të ngjajshme me të janë gjetur edhe në rrenojat e qytetërimit Antik.
Kurse përshëndetja me dorën lartë ishte një tjetër shenjë,nderim që Hitleri e huazoi nga Historia Botërore.
Shenja e nderimit me dorën lartë është përdorur për perandorët Romak "Ave Çezar"
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
- 15 - Adolf Hitleri.
-1 Shtatori 1939.është dyta zyrare e nisjës së luiftës së Dyt Botërore.Pasi kish bërë një pakt me Rusët,Hitleri vendosi të pushtojë Poloninë,duke prishur marrëveshjet ndërkombëtare me Anglin dhe Francën.me 20.Janar.1942.në Berlin Hitleri organizon konferencën për spastrimet që do të bëheshin ndaj popullsive Jo-Ariane.15-ushtarak të lartë të drejtuar nfga Hitleri,Reinhard Heydruch e Adolf Eichmann ideojn Zbatimin e Holokausit dhe dhanë urdhërin për ngritjen e kampëve të shfarosjes.
-Holokausti është një teori,që do të thotë djegie totale.Në bazë të kësaj u ngritën me dhjetra kampe përqëndrimi në gjithë Evropën dhe në Gjermani.Më të mëdhenjët ishin-"Auscheitz-birkenau",në kufi me Poloninë,ku u vranë në dhoma Gazi dhe krematoriume rreth 70.mijë Hebrenjë.janë mbi 50.kampe përqëndrimi në të gjithë Evropën,ku u krye Masakra kundër 6.Milion Hebrenjëve.Robërit Grumbulloheshin në të gjitha shtetet që kishin pushtuar Gjermanët dhe më[ pas dërgoheshin për nlë kampet më të afërta,që ishin vetëm Kampe të Vdekjeve të Sigurta.
-"Zgjidhja Finale" u quajt aksioni që parashikonte shfarosjen e të gjitha Racave Inferiore me fillin e luftës së Dyt Botërore.HEBRENJË,ROMË,ZEZAK,SLLAVË,Kundërshtarë të regjimit u klasifikuan si kundërshtarë të regjimit,u klasifikuan si gjahu i luftës.Në zbatim të këtij Aksioni u vu një nga bashkëpuntorët më të ngusht të Hitlerit-HIMLER.Adolf Hitleri ishte një Supersticioz,u besonte profecive dhe kërkonte nga Astrologët parashikimin e Yjeve për fatin e tij.Gjithashtu ishte i tërhequr edhe nga besimet Okulte,ndërkohë që nuk mungojë dhe autorë të tjerë që e lidhin besimin e tij me sekte të dyshimta fetare që praktikonin Satanizmin.
 

Erditi

Forumium maestatis
Hah qeke kurdise jepi mu del noi gje se une po shkoj te bej detyrat ti vazhdo trego prralla
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
kshu thon krejt per zabat te vete. provim kur na merr na thuj te lexojme
-Historia e gjith Diktatorëve psh e Hitlerit shkruhet "për hirë të viktimave të pa fajshëm"Gra-Fëmijë-të moshuar-Invalidët etj.që kan vdek nëpër lufta si Hitleri që ika Djeg të Gjallë njerëzit e pa fajshëm,kjo është duhet më përkujtu gjithmon Gjeneratave të ardhshme që ka Ekzistu një njeri Diktator dhe që edhe sot mund të del një Diktator i njejt si ai.ose që një Diktatorë e jkemi shumë të Freskët Para një Dekade siq ishte Sllobodan Mollosheviçi që me urdhnin e tij shum e njerëz kanë vdek në gjithë Jugosllavi.qe Nenave tona jav ka nnxjerr Fëmijë nga Barku për së gjalli vetëm se ka qenë Shqiptarë dhe që të mos Lind më Shqiptarë.........etj..........
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
aaa sllobodan ajt hitler ku e di flej presor ka dit boll neser puno ne ti aren
Ski faj sta ka djeg tye.për menimin tem ukan desht Milloshi prej secilës shpi shqiptarëve mej myt kani njeri jo me plum po me thik mejav pas jek kryet qat herë ishin mush men shqiptart-nashta,,,,
 

Erditi

Forumium maestatis
ah mor sa rehet kone ene ajo pune po me zen , po flej o kukudh e bej detyrat e shpise se ta punon lagja aren ajde loqke hajde
 

domenika

Primus registratum
Dileme!
Ky psikopat i çmendur dhe pse mund te kete bere ate vetevrasje aq pa vuajtje (gjè qe akoma nuk eshte vertetuar plotesisht).. duhet ta provonte te futej ne nje dhome gazi e te provonte vdekjen makaber kur sterminoj miliona ebre.!!
E te mendosh qe ai vet ka pat origjin ebree!!
 

scadarsko

Locus omnem
Stars_%26_Stripes_%26_Hitler_Dead2.jpg
flitet se hitler ka jetuar ne KILI mbas luftes ....
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Hitleri nuk vdiq, jetoi në Argjentinë?
hitleri-nuk-vdiq-jetoi-n-euml-argjentin-euml_hd.jpg

Adolf Hitler e ka sajuar vetëvrasjen e tij, ndërsa ka ikur në Argjentinë ku ka jetuar derisa ka ndërruar jetë. Kjo bëhet e ditur nga disa të dhëna të reja të publikuara në “Grey Wolf: The Escape Of Adolf”. Autorët besojnë se provat e vetëvrasjes së tiranit janë me të ‘meta’. Ata besojnë se ai në fakt është arratisur në vitin 1945 për të filluar një jetë të re me gruan e tij Eva Braun. Por, këto pretendime janë hedhur poshtë si “qesharake” nga historiani Guy Walters.
Fluturimi i Hitler dhe Braun nga Berlini është treguar nga autorët britanikë Williams Gerrard dhe Simon Dunstan në librin e tyre të ri. Ata refuzojnë teorinë që pranohet gjerësisht që ‘Fuhrer’ qëlloi veten në bunkerin e Berlinit më 30 prill 1945 dhe Braun kreu vetëvrasje duke marrë cianur.

Në vend të këtij versioni, ata pohojnë se ka prova që sugjerojnë që çifti shpëtoi në fund të Luftës së Dytë Botërore, duke nisur një jetë të re në një enklavë naziste-fashiste të kontrolluar në Argjentinë. Madje ata shkojnë dhe më tej, kur thonë se çifti kishte dy vajza para se Hitleri të vdiste në vitin 1962 në moshën 73-vjeçare.

Williams, historian dhe gazetar që ka shkruar gjerësisht rreth Luftës së Dytë Botërore, tha për Sky News: “Ne nuk duam të rishkruajmë historinë, por të dhënat që kemi zbuluar në lidhje me arratisjen e Adolf Hitlerit janë shumë të mëdha për t’u injoruar”. “Nuk ka prova mjeko-ligjore për të, apo vdekjen e Eva Braun, ndërsa historitë nga dëshmitarët okularë për mbijetesën e tyre të vazhdueshme në Argjentinë janë bindëse”.
Libri gjithashtu thotë se, zyrtarët amerikanë të zbulimit pretendohet se ishin pjesëmarrës në ikjen e tyre, në këmbim të qasjes ndaj teknologjive të luftës të zhvilluara nga nazistët. Libri gjithashtu thotë se pjesët e kafkës që mendohet të jenë ato të Hitlerit dhe që mbahen aktualisht nga rusët në fakt janë ato të një gruaje të re nën moshën 40 vjeç. Hitleri ishte 56 vjeç kur ai vdiq.

Williams tha se ai dhe Dunstan, autor, krijues filmash dhe fotograf, i specializuar në historinë ushtarake, kanë kryer studimin e tyre në terren në Argjentinë, duke intervistuar dëshmitarët okularë për praninë e Hitlerit atje.

“Vetëm tani që Argjentina është një demokraci e lulëzuar, historitë e vërteta kanë filluar të dalin në dritë”. Sipas tij, “dy dëshmitarë okularë kanë marrë kërcënime me vdekje nga persona të panjohur, pasi kanë punuar për këtë libër”.

Por, pretendimet e bujshme janë quajtur qesharake nga historianët, duke përfshirë Walters, i cili ka studiuar gjerësisht Gjermaninë naziste dhe ka shkruar një seri librash për luftën. Ai etiketoi idenë se Hitleri jetonte në Amerikën e Jugut deri në 1960, si “më të keqen” që u mbështetet në “burime sekondare të dyshimta”.
Walters pranoi se autorët kanë të drejtë kur thonë se kafka e marrë nga rusët nuk ishte ajo e Hitlerit, kjo pasi në atë bunker kishte shumë njerëz. Por, ideja që Hitler kishte ikur në Argjentinë, sipas tij, nuk qëndron. Rochus Misch, 94 vjeç, ish-operator në radio i Hitlerit dhe i mbijetuari i fundit i bunkerit të Berlinit, thotë se pa trupat e “shefit” dhe Eva Braun me sytë e tij.

“Unë isha në dhomën ngjitur, kur ai qëlloi veten. Unë nuk e dëgjova të shtënën, por pashë trupin e tij kur dera u hap. Unë pashë Hitlerin ra me kokën mbi tryezë. Pashë Eva Braun të vdekur, ulur në cep të divanit, me kokën e saj të kthyer nga Hitleri dhe gjunjët e mbledhur deri në gjoks”

. Historianët e mbajnë atë si një burim i besueshëm dhe ai është autor i një libri, i botuar disa vite më parë, i quajtur dëshmitari i fundit.

Por, Williams dhe Dunstan pretendojnë se një trup i një viktime tjetër zuri vendin e Hitlerit dhe një aktore zuri vendin e Eva Braun më 27 prill. Kështu, që të dy u larguan nga Berlini dhe udhëtuan për në Tonder në Danimarkë. Prej atje, ata fluturuan në një bazë ushtarake në Reus, në jug të Barcelonës, para se gjenerali Franko të furnizonte një avion për t’i marrë ata të Fuerteventura në ishujt Kanarie. Më pas në Mar de Plata. Libri përfshin gjithashtu dëshmi nga piloti që supozohet që çoi Hitlerin dhe Eva Braun nga Berlini për në Mar Del Plata në bregdetin argjentinas. Këtu thonë se jetonin në një shtëpi prej druri në një fshat të largët ku mbijetuan, falë arit të plaçkitur dhe stolive. Libri citon një numër burimesh, të tilla si kuzhinierët dhe mjekët.
Por kjo nuk është hera e parë që thuhet se Hitleri është larguar në Argjentinë. Autori Abel Basti pohoi të njëjtën gjë në vitin 2003 në librin e tij. Ai tha se Hitleri dhe Braun u larguan për në brigjet e Argjentinës në bordin e një nëndetëse dhe jetuan për shumë vite në afërsi të San Carlos de Bariloche, një vend turistik dhe vend skish rreth 1,000 kilometra në jugperëndim të Buenos Aires.

Ai pohoi se Ranch Incalco, i vendosur në Villa la Angostura në brigjet e liqenit Nahuel Huapi, ishte streha e zgjedhur nga nazistët argjentinas për të fshehur çiftin. I vendosur në mes të një pylli me pisha, vendi mund të arrihej vetëm me anije ose hidroplan, dhe i përkiste biznesmenit argjentinas Jorge Antonio, një nga miqtë më të besuar të president, Perón Juan Domingo. /Telegrafi/
 
Top