Adoleshenti ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, në një bunker me një fëmijë 10- v

Adoleshenti ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, në një bunker me një fëmijë 10- v

Policia arrestoi në banesën e tij 16 -vjeçarin Maringlen Mara për akuzën e përdhunimit

TIRANE – Një 16-vjeçar ka përdhunuar dy ditë më parë një fëmijë 10-vjeçar. Përdhunimi më i fundit i një të mituri është bërë në një bunker jo shumë larg Teqesë së Bagëtive në rrugën “Jordan Misja”. Vetëm pak orë pasi ka kryer marrëdhënie seksulae me dhunë me fëmijën, 16-vjeçari Maringlen Mara ka përfunduar në qelitë e paraburgimit të komisariatit nr. 3 i cili mësohet se e ka arrestuar rreth orës 21.00 të mbrëmjes së të martës. Sipas burimeve zyrtare të policisë së kryeqytetit, Mara ka shfrytëzuar njohjen e tij me të miturin identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur për shtypin për ta tërhequr atë mënjanë drejt një bunkeri. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 16.00 të së martës. Fëmijën 10-vjeçar Maringleni ka mundur ta mashtrojë duke e joshur derisa i janë afruar vendit ku ai kishte menduar që të kryente aktin, më pas ai ka ndeshur në rezistencën e të miturit, i cili nuk ka dashur që të hyjë në bunker. Megjithatë asgjë nuk e ka ndaluar Marën që të kryejë marrëdhënie seksuale me djalin e vogël. Më pas, vetë viktima ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka treguar çdo gjë që kishte ndodhur me të pasditen e së martës. I shoqëruar nga nëna e tij, vetëm pak kohë pasi kishte ndodhur akti, fëmija ka rrëfyer përpara uniformave blu të komisariatit nr.3 të gjithë ngjarjen deri në detaje. Kaq ka mjaftuar që nga ana e familjes së djalit të përdhunuar të depozitohet denoncimi për përdhunimin e të miturit. Agjentët e krimeve të këtij komisariati pasi kanë marrë denoncimin, nuk e kanë patur të vështirë që të identifikojnë dhe të kapin autorin. Sipas burimeve policore, Maringlen Mara është kapur në banesën e tij, e cila mësohet se nuk është edhe shumë larg nga banesa e viktimës së tij. Ai është shoqëruar fillimisht në ambientet e komisariatit nr.3 ku janë kryer veprimet e para proceduriale dhe rreth orës 21.00 të së martës për 16- vjeçarin Mara, lindur dhe banues në lagjen nr.4 në kryeqytet është prerë edhe fleta e arrestit. Që nga mbrëmja e së martës Maringleni “ka bujtur” në dhomat e paraburgimit të komisariatit nr.3 dhe sot mësohet se ai do të dalë përpara togave të zeza të gjykatës së Rrethit Tiranë për të marrë dhe masën e sigurisë ndaj tij. Që dje dosja e plotë në ngarkim të 16-vjeçarit që akuzohet për përdhunim të miturish i ka kaluar prokurorisë së Rrethit Tiranë, e cila do të merret me ndjekjen e mëtejshme të kësaj çështjeje. Brenda dy javëve të fundit, ky është rasti i dytë që një fëmijë i mitur përdhunohet në rrugën “Jordan Misja”, pranë Teqesë së Bagëtive. Rreth dy javë më parë, ishte radha e një të mituri 5-vjeçar që ra viktimë e marrëdhënieve seksuale me dhunë nga një 27- vjeçar.
<img border="0" alt="[help]" title="" src="graemlins/help.gif" /> <img border="0" alt="[help]" title="" src="graemlins/help.gif" /> <img border="0" alt="[help]" title="" src="graemlins/help.gif" /> <img border="0" alt="[help]" title="" src="graemlins/help.gif" /> <img border="0" alt="[help]" title="" src="graemlins/help.gif" /> <img border="0" alt="[help]" title="" src="graemlins/help.gif" /> <img border="0" alt="[help]" title="" src="graemlins/help.gif" /> <img border="0" alt="[help]" title="" src="graemlins/help.gif" />
 

Guest
Re: Adoleshenti ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, në një bunker me një fëmijë 10- v

edhe ne shtypin e sotem kishte 2 artikuj mebgarje te tilla.
Ku po perfundon shoqeria shqiptare????Ju lutem na tregoni....nuk dime me kujt ti zeme bese?! <img border="0" alt="[help]" title="" src="graemlins/help.gif" />
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Adoleshenti ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, në një bunker me një fëmijë 10- v

O goddddddddd, sa gje e shemtuar sinqerisht me zgjon nje ndjenje urretje ndaj ketyre pedofilave qe nga eksitimi i teper shkojne ne ekstreme...
Ata jane per tu varur, si ja shkaterrojne jeten nje te mituri qe eshte ne hapat e para te jetes...
Sme ben cudi te ndodhin gjera te kesaj natyre ne Shqiperi, e vetmja gje qe me vjen keq eshte se publiku shqiptare eshte prezantuar shume vone me fenomene te tilla. Dhe ne shume raste abuzimi femite stregojne pasi mendojne se eshte dicka e turpshme dhe akuzojne veten per nje akt qe eshte ndermarr nga njerez negative si Maringleni me shoke...
Shume tabllo e shemtuar... <img src="/pf/images/graemlins/blush.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

Guest
Re: Adoleshenti ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, në një bunker me një fëmijë 10- v

Pse ndodhin keto fenomene ne nje shoqeri me vlera dhe tradita si e jona?????
Mos valle i kemi humbur keto tradita??
Nuk di cte mendoj per keto akte te ndyra.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Adoleshenti ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, në një bunker me një fëmijë 10- v

Të nderuara, në të gjitha shtetet ka perversitete, natyrisht se duhet dënuar, por çfarë efekti ka me i ritransmetuar e komentuar këtu?!
Nëse mendoni se anëtarët e këtij forumi mund ti ndalin në rregull...
Tek unë vetem krijojn dhimbje, jo kureshtje e kuriozitet.
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Adoleshenti ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, në një bunker me një fëmijë 10- v

Ore mistik car halli ke ti lale se spo te marr vesh?
Lene o vlla popullin te shkruaj! Nqs ke gjykime, gjyko trajten e temes dhe jo lejen e hapjes si teme. Pastaj po ste pelqeu si teme, ka plot te tjera ktu. Une kam qef te shkruaj ate qe eshte duke ndodhur ne Shqiperi, e mire apo e keqe qoft.
Eshte realiteti qe s'mund ta pertypim, por eshte realiteti ama.
 

Guest
Re: Adoleshenti ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, në një bunker me një fëmijë 10- v

Fillimisht postuar nga mistiku:
[qb] Të nderuara, në të gjitha shtetet ka perversitete, natyrisht se duhet dënuar, por çfarë efekti ka me i ritransmetuar e komentuar këtu?!
Nëse mendoni se anëtarët e këtij forumi mund ti ndalin në rregull...
Tek unë vetem krijojn dhimbje, jo kureshtje e kuriozitet. [/qb]
MIstiku me vjen keq por nje qendrim i tille tregon indiferentizem ndaj nje realiteti te ndyre.
PAtjer qe antaret e ketij forumi mund ta ndryshojne ate... jane moshataret,shoket tane ata qe kryejne akte te tilla. Keto qe paraqesim ne ketu jane te thene po te pa thenat sa jane????
Shpresoj qe te te kem dhene idene e cfare duhet te trasmentojme ne kete forum. Ne fund ketu japim opinionet tona... edhe opinioni yt ka rendesine e tij.
 
Top