Acer A1 gjatë këtij muaji

Acer A1 gjatë këtij muaji

Acer.jpg

Deri në fund të këtij muaji Acer lëshon në shitje telefonin e mençur elegant me shenjën A1.

Pajisja është e bazuar në sistemin operativ Android 2.0 (Donut) dhe ka ekran 3.5 inçësh të ndjeshëm në prekje të rezolucionit WVGA.

Karakteristikat harduerike janë procesori Qualcomm 8250 me takt prej 768 MHz, 256 MB RAM dhe 512 MB RAM memorie si dhe 3G, GPS, WiFi e Bluetooth 2.0.

Kamera e integruar ka rezolucion prej 5 megapikselash, e në të gjendet edhe konektori 3.5 milimetërsh për dëgjuese dhe qasja për kartela microSD.

Pesha e përgjithshme me bateri është 135 gramë, gjersa Acer thekson autonominë e baterisë prej 400 orë në pritje apo 300 minuta bisedë.

Çmimi i pritur, pa kontratë, është 390 euro.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1099. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1099

Top