ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

Redi

Forumium praecox
ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

Aborti mbetet nje problem mjaft shqetesues per shoqerine shqiptare. Kohet e fundit, me ndryshimet e ndodhura ne shoqerine tone, vihet re nje rritje e ndjeshme e numrit te aborteve.

Po cilat jane shkaqet qe detyrojne nje nene te behet vrasese,duke nderprere jeten e femijes se saj ?

A eshte ne te vertete aborti nje krim dhe nese po, perse vazhdojme te heshtim para tij?

Redi
 

Sulo_Kapedani

Primus registratum
Re: ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

Miredita Redi.
Me vjen mire qe e ke hap kete teme per te cilen une po jap mendimin tim te prere JO.
Ne cilendo ane ta shikosh problemin Aborti eshte dicka anti-njerzore.
Edhe feja gjithashtu e ndalon reptesisht.
Perjashtim bejne vetem rastet kur vihet ne rezik Jeta e Nenes.
Te tjerat kush ben abort per mua eshte katile edhe vrasese e femijes.
 

marko

Primus registratum
Re: ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

E veshtire duhet te jete ma merr mendja dhe per nonat!
Largqofte thuj, mos na e boft zoti rrisk, se vetem ato qe e kan provu ne kurriz e dine se sa e veshtire eshte.

Ej, a ka nanjoni varse rrobash me shumice?
 

mi corazon

Forumium praecox
Re: ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

Per mendimin tim aborti eshte i justifikueshem ne disa raste....
Psh ne qofte se nje grua ka probleme shendetesore e keshillohet nga mjeku te nderprese barren,,,sepse ne te kunderten rrezikon jeten,cfare duhet te beje??,,,,pra aborton.
E kete vrasje te femijes e justifikoni ne kete rast he???????
E dyta....Fus ketu rastet e perdhunimit. Per mendimin tim....ne keto raste barrat duhet te nderpriten..Perderisa u bete zemerpula,e falet rastin e pare faleni dhe te dytin,mos mbartni ne trup pjella shtazerie. Se shtaza, shtaze pjell.

Shkurt.. une jam pro abortit, kur ndodh ne rrethana te tilla.
 

kaprollja

Primus registratum
Re: ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

Po kur kemi raste shtatzanie te vajzave te vogla 13, 14, 15,vjecare qe jane te afta per tu bere nena, por fare te pa afta per te rritur nje femije qofte nga aftesia fizike qofte dhe nga mundesite materiale?? Per mendimin tim dhe ky rast duhet te tolerohet.
Pra pro abortit duke perfshire pervec atyre me siper dhe kete rast.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

Une per vete jam Kundra.

Por sic tha edhe Kaprrolloja ka raste e raste. Per nje vajze qe mbetet shtetezene e vogel, me mire ta nderprese ate,se sa te krijoj nje jete ferri per veten dhe per femijen qe mund te lind.

Egsiston edhe adoptimi, por prap nje femi quhet femi nje vajze ende ne moshen 13-14-15 vjecare. Si mund te vazhdoj te kete nje jete te lumtur, kur ne ate moshe ka dhen ne jete nje kreature te saj :confused:

Jane gjera te dhimbshme , qe mos ndodhshin kurre. Por fatkeqesisht........
 

mi corazon

Forumium praecox
Re: ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

Pra rastet e tolerueshme, po kalojne numrin e atyre te patolerueshme. Une cuditem ,se si ju justifikoni vrasjen e nje qenie njerezore, ne disa raste, e ne disa te tjera jo.....Nje here ju duhet ta vrisni nje femije e ne nje tjeter jo....
Kulmi!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

Une ja PRO te drejtes se abortit. Cifti apo femra e braktisur me fetus ne bark, ka te drejte te zgjedhi ate qe eshte me e mira per te dhe femijen. Ne pamundesi per te mbajtur, rritur si duhet nje femije, nuk ka kuptim ta sjellesh ne kete Bote per ta abuzuar apo per t bere te vuaje.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

Fillimisht postuar nga mi corazon:
[qb]Pra rastet e tolerueshme, po kalojne numrin e atyre te patolerueshme. Une cuditem ,se si ju justifikoni vrasjen e nje qenie njerezore, ne disa raste, e ne disa te tjera jo.....Nje here ju duhet ta vrisni nje femije e ne nje tjeter jo....
Kulmi![/qb]
Ca kulmi mo djale?! Do preferoje qe nje femi le linte pa familje? Apo te vinte ne jete duke perfunduar sa ne nje shpi femije ne tjeter?
Pastaj ne se s'e din deri ne tre muaj e para te shtatezanise femija nuk eshte i formuar ende. Ndaj nuk ke c'vret?!
 

enderr e njomet

Primus registratum
Re: ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

Cdokush qe flet pro ose kundra abortit (perjashtuar ketu fetaret pasive dhe aktive) ka te drejte. Por mesa po shoh ju harroni babane. Patjeter ketu nena ka barren me te rende, por edhe babai, nese eshte njeri i mire ka nje barre pothuaj po aq te rende. Kam qene nja dy here ne rrezik berje baba, fatmiresisht frika ishte e pabazuar /pf/images/graemlins/smile.gif E megjithate mund te them se edhe pse une do isha kundra lindjes se femijes, nese nena do donte ta mbante do kisha bere cfaredo te ishte e mundur per ti qendruar prane me cdo gje qe nevojitej. Per mua do kishte qene ndryshim TOTAL i jetes. E njejta gje edhe per nenen. Pyetja qe duhet te shtrohet eshte: A ia vlen te sakrifikohen planet per jeten e dy personave per te shpetuar nje te trete? Mendoj se varet nga kushtet. Secili e di me mire se cfare duhet te beje ne momente te caktuara te jetes. Si perfundim mund te them se ne kete pike nuk ka nje pergjigje PO ose JO. Secili te beje sic e mendon vete.
 

neta

Forumium praecox
Re: ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

Une jam pro te drejtes per zgjedhje persa i perket abortit. Ndersa jam kundra aktit nese ka menyre qe te evitohet.

Ato qe thojne qe jane kunda abortit por ka raste ku pranohet, flasin krejt pa llogjike.
Nese po diskutoni abortin ne termat e jetes se femijes, atehere ca rendesie ka si eshte krijuar? Ideja qe nje fetus i krijuar gjate nje perdhunimi duhet te hiqet, ndersa nje shtatzani e krijuar nga sex normal (ose gabmisht) nuk duhet ligjerisht ose moralisht te hiqet me duket shume diskriminuese.
Ne rastin e pare (per perdhunimin) po diskriminoni femijen. Sipas jush femija duhet te ndeshkohet si arsye e menyres te krijimit. Jeta e femijes ka te njejten vlere pamvartesisht nga rrethanat e krijimit. Nje femije krijuar nga perdhunimi ka po aq te drejte te jetoje sa nje femije i krijuar me dashuri.
Ne rastin e dyte ju po diskriminoni nenen. Sipas kesaj ideje femra duhet te ndeshkohet (duke mos pasur te drejt mbi trupin e saj dhe femijen e saj) sepse ka bere sex. Nje femer e dhunuar ka te drejte te heqe krijesen, ndersa nje qe ka bere sex normal dhe per nje gabim duhet te ndeshkohet?

Sipas mendimit tim, zgjedhja duhet te lihet ne doren e nenes. Sepse ajo eshte qe e vuan ate vendim per te gjithe jeten, si fizikisht si moralisht. Komuniteti i jashtem duhet te mos nderhyje ne zgjedhjen e familjes nese e duan nje krijese apo jo. Nese jane te shqetesuar per jeten e femijes duhet ti krijojne kushte ketyre nenave per te mbajt femijet e tyre. Dhe jo nga njera ane te thojne s'ke te drejte te vendosesh dhe nga ana tjeter mbaje vet se i joti eshte.
Me pak paragjykime dhe me shume ndihme nga komuniteti dhe shteti do ndihmonte ne kete situate.

Na falni se u zgjatem.
 

neta

Forumium praecox
Re: ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

Fillimisht postuar nga Proto:
[qb]jam kunder sepse eshte mekat :mad: [/qb]
eshte mekat edhe ti sjellesh ne jete dhe ti lesh rrugash me barkun e thate!
 

Guest
Re: ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

Melhem per plage ato qe thua Mistiko. I couldn't have put it better myself. :thumbsup:
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

Ka edhe raste ku femra per hire te karrieres se saj edhe perse nga nje lidhje plot dashni, ben abort. Kjo ndodh sepse femra po afrohet teper ne te qenit mashkull dhe kerkon gjithmone ta superoj ate. (E deri diku ka arritur ) Mbase ne ate kohe ju duket teper heret per te krijuar nje familje dhe pasur gezimin e lindjes se femise. E kur i kerkojne eshte teper vone: O nuk vijne me ose vijne me ndonje malformazion .
 

thoughtless

Primus registratum
Re: ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

Edhe une jam PRO zgjedhjes per abort, pasi ka raste kur aborti mund te tolerohet, psh. ne rastin e nje perdhunimi, por jo se eshte diskriminim per femijen, po imagjinoni pak se si do te ishte per te emen, e cila ne cdo moment qe do te shihte femijen do te rikujtonte ate akt aq makaber /pf/images/graemlins/frown.gif ....
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

Aborti eshte nje teme qe do kete gjithnje dy ane te se vertetes , ka nga ata qe e duan ka nga ata qe se duan. Nese do me ndodhte dicka e tille do e mendoja mire sepse ne te dyja rastet si ti japesh jete atij femije si tja marresh ngelesh ne faj. Ka te bej shume dhe me situaten ku ndodhen prindet e ketij femije, nje rast perdhunimi si u permend me lart, nje aksident i papritur dhe deri tek mosha jo e pershtatshme e prinderve. Femija eshte gjeja me e bukur ne kete bote dhe eshte dhuntia me e bukur qe na ka dhene zoti, sdo e kerkoja ne menyre kategorike ta shfrytezoja kete cilesi qe kam si femer dhe sdo desha kurre ne jeten time te beja nje zgjidhje qe do me ndiqte si hije tere jetes sime.
Nese do isha perpara zgjidhjes se abortit ose ne te kundert do haja veten me dhemb vetem e vetem qe mos te vija vuatje mbi nje krijese te tille per gabimin tim ose te nje njeriu tjeter. Thjeshte do zgjidhja jeten e femijes sim dhe do hidhja pas te shkuaren, por serish smund te flasesh ne kepucet e tjetrit pa qene ne ate pozite.....

Qorsokaqet e jetes nje labirith i pafund testesh..
 

Anasykaltra

Primus registratum
Re: ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

Fillimisht postuar nga Redi:
[qb]Aborti mbetet nje problem mjaft shqetesues per shoqerine shqiptare. Kohet e fundit, me ndryshimet e ndodhura ne shoqerine tone, vihet re nje rritje e ndjeshme e numrit te aborteve.

Po cilat jane shkaqet qe detyrojne nje nene te behet vrasese,duke nderprere jeten e femijes se saj ?

A eshte ne te vertete aborti nje krim dhe nese po, perse vazhdojme te heshtim para tij?

Redi [/qb]
-Une them se eshte nje krim i mirefillte,por nuk do te fajesoja nenat,e kush eshte ajo nene qe do te vrasi krijesen e saj??? ASNJE...asnje nene nuk do ta bente.
-Arsyet qe e shtyjne nje femer ne nje zgjidhje te tille jane shume dhe te ndryshme dhe nuk eshte e thjeshte ti kuptosh nuk duhen justifikuar me kete sepse per gjithshka ka nje zgjidhje dhe nuk eshte turp te sjellesh ne bote nje krijese asnjeri nuk ka te drejte te gjykoje asnjeri.
-Krim!!!??? Eshte krim.
Une ne nje emision shkencor kam pare ne menyre te fotografuar fazat e rritjes se nje femije ne barkun e nenes, duke mos dashur ta teproj me hollesite them vetem se:Qysh ne javen e trete te shtatzanise fillonte te krijohej nje zemer (nga dr e quajtur primitive) por qe ne fund te fundit eshte zemer njerezore qe rreh.
-N.d.s ne Itali lejohet aborti deri ne 90 dite d,m,th tre muaj nga konceptimi ,ketu kapemi per te gjykuar se ky eshte krim por me teper krim juridik sesa mjekesor apo individual, une personalisht jam kunder abortit dua te mos eksistoje nje ligj qe ta lejoje eshte vrasje te isha mjeke nuk do ta beja te isha juriste nuk do ta miratoja,nene te isha nuk di c'do beja??????????????
-DI vetem qe nuk jam e forte, nuk do ja dilja dot vetem... :confused: /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

Nganjeher eshte me mire nje jet e nderprer sesa dy te shkateruara.

Nuk jam dakort me abortin por shume gjera ndodhin edhe pse ne nuk jemi dakort.

Vendimi per abortin i perket nenes dhe gjykimi Zotit!
 

albgirl20

Primus registratum
Re: ABORTI: Pse nderpresim jeten ?

Abortimi mendoj une eshte thjesht nje akt kriminal..
dhe duhet te ndalohet...
para se gjithash femra/se bashke me mashkullin duhet te mendojne mire para se te veprojne dhe me pas (sorry to say but they have to face the consequences)
nuk ka pse nje femer te heqi jeten e nje foshnje qe ne fund te fundit eshte shume i pafajshem....

People have to live up to their mistakes....
 
Top