Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Pe.ili.sh

Primus registratum
Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

<span style="font-weight: bold">Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental</span>
Kryetari i Partisë &quot; <span style="font-weight: bold">Rimëkëmbja e Turqise</span> &quot; Baleta, ditën e diel me datën 16. 11. 1997, bëri një takim me anëtarët dhe simpatizantët e kësaj Partie. Në kinema &quot;Republika&quot; të qytetit ishin tubuar rreth 200 - 250 vetë. Megjithëse që në fillim të ligjëratës, Zoti Baleta u shpreh, se nuk kishte ardhur për të bër fushatë, gjithsesi fushatën e bëri, dhe në mënyrën e tij, (me nji &quot;alegori&quot; Matjane), nuk hezitoi ta shprehë dëshirën dhe pretendimin, për ta parë veten President.
Ajo që na çuditi, ishte: armatosja e &quot;sofistikuar&quot; e Baletës me veprat e &quot;shokut&quot; Enver!... Që në fillim, Baleta e &quot;mprehi&quot; shpatën, dhe me nji goditje të fuqishme, &quot;Ballabanjane&quot;, &quot;rrafshoi&quot; të gjithë Ballkanin, dhe mbasi nuk la Grek, Serb dhe Malazez të &quot;gjallë&quot;, me një herë, me një mësymje &quot;taktike&quot; (si &quot;strateg ushtarak&quot; i njohur), ju vërsul Europës dhe Amerikës!... Ky trim i rrallë, dhe personazh i gjallë i Sevantes, ky &quot;Donkishot&quot; i kohëve moderne, nuk u kursye aspak edhe ndaj Vranickit, duke e etiketuar: &quot;armik&quot; i Shqipërisë. Mbasi edhe këtë e &quot;shpartalloi&quot; atëhere &quot;trimi&quot; i Gurit të bardhë, akuzoi operacionin &quot;Alba&quot; si ushtri pushtuese, duke ba nji analogji &quot;Matjane&quot; me pushtimin Fashist - Italian, dhe duke harruar operacionin &quot;Pelikan&quot;?!...
&quot;Harroi&quot; Zoti Baleta se pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, e kishte përgatitur i biri i Pashait të tij; Ahmet Bej Zogolli. Dua t'i kujtoj zotit Baleta se për pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste, Ahmet Zogu ishte njoftuar dy herë nga eksperti i tij ushtarak Koloneli (me dy Akademi), patrioti &quot;Prenk Pervizi&quot;, rradhën e parë kur ishte si ekspert në luftën e Abisinisë, dhe për të dytën herë në Qershorin e vitit 1936, kur përfaqësonte Shqipërinë në Romë, në ceremoninë &quot;bombastike&quot; që kishte organizuar Duçja, në shpalljen e &quot;tetëmiljon bajonetave&quot;.
Dikush mund të pyesë i çuditur se: ku e gjente forcën ky &quot;Ante&quot; i Greqisë së lashtë, kur sulmonte të gjithë Europën dhe Amerikën?!... Me sa duket, vizita e tij në Teheran, në ato ditë të nxehta të gushtit, e impulsuan kaq shumë diplomatin Baleta, sa harroi të shikojë edhe hartën për të gjetur Shqipërinë! I magjepsur nga pritja madhështore e &quot;vëllezërve&quot; të tij, Iranjanë, harroi për një çast, se Shqipëria ndodhej në Europë, dhe jo në Azi!... Baleta, tepër entuziast, para simpatizantëve dhe &quot;tifozëve&quot; të tij, arriti të shprehet, se: edhe Gjermania nuk është në rregull, dhe se vetëm Turqia është aleatja e natyrshme e Shqipërisë. Nuk e kuptojmë nga cili &quot;Planet&quot; ka zbritur zoti Baleta, që nuk e paska marrë vesh akoma se Turqia e sotme moderne, në luftë të vazhdueshme (dhëmb për dhëmb), me fondamentalistët Islamikë, dhe me të gjitha forcat ekstremiste, po aspiron në mënyrë shembullore për t'u integruar në të gjitha organizmat Europjane!...
Ndërsa Baleta ka mprehur &quot;Gomarin&quot; e Nastradinit, për një mision &quot;diplomatik2 me itinerare nga Guri i bardhë i Matit drejtë Buharasë...
Pyetjeve që iu drejtuan nga salla, Baleta iu përgjigj në mënyrë të tërthortë dhe evazive. Kënkretisht, pyetjes se Ju zoti Baleta, keni ngrënë bukën e Enverit? Baleta iu përgjigj: dhe ju keni ngrënë bukën e Enverit.
Kundërpërgjigja: Ju keni qenë përfaqësues i E. Hoxhës në O.K.B. ndërsa unë kam punuar në kanal dhe më është mohuar e drejta e studimit!...
Vetë analogjia, pyetje - përgjigje, tregon më së miri se sa i përgatitur ishte misionari &quot;diplomatik&quot; Matjan, para qytetarit të thjeshtë Shkodran! &quot;Kryevepra&quot; e Baletës, ishte sulmi i tij mbi Fan Nolin, të cilin &quot;diplomati&quot; Matjan, (me sa duket për hakmarrje), ndaj: &quot;Salep Sulltanit&quot;, arriti ta quaj Nolin, prift ateist dhe komunist?!... Me sa duket z. Baleta, e bëri komunist, Fan Nolin duke i &quot;dhuruar&quot; teseren e kuqe të Partisë të cilën e hodhi vetëm atëhere kur e kuptoi se, komunizmit i ishte atrofizuar edhe qeliza e fundit. Shpesh herë (në pamundësi për t'u shkëputur nga &quot;origjina&quot;), Baleta i referohej &quot;baba&quot; Leninit, ashtu si pasardhësit e tij, sa herë i janë referuar &quot;baba dovletit&quot;. &quot;Lufta&quot; e Baletës kundër Nolit të Madh, mund të krahasohet (në mënyrë figurative), si Januzi i Pazarit me Paganinin! Mendoj se, në stadin aktual që po kalon Shqipëria, politikan i mirëfillët mund të konsiderohet vetëm ai që na ofron alternativën e bashkimit, të dashurisë dhe të harmonisë mes njëri - tjetrit. Ai që di të alternojë politikën dhe të gjejë rrugët më të mundshme të miqësisë me të gjitha shtetet fqinje, me Europën, Amerikën, dhe të gjitha shtetet demokratike të botës.
Me sa duket zoti Baleta, nuk mund t'i shkëputet trashëgimisë gjenetike të paraardhësve, të cilën e kanë zanafillën te &quot;Jeniçeri&quot;, tradhëtari dhe renegati, Ballaban Pasha.
Zoti Baleta, duhet t'i referohet nganjëherë historisë (të cilën me sa duket nuk e njeh sa duhet). Me sa duket zoti Baleta, në orën e historisë ja ka këputur gjumit, dhe është &quot;zgjuar&quot; vetëm në orën e Marksizmit! Nuk e din Baleta se janë mësuesit dhe paraardhësit e tij të &quot;zgjuar&quot; që e lanë Shqipërinë një shekull mbrapa botës së qytetëruar.
Ju zoti Baleta, në një debat me Kadarenë i keni propozuar që nëse ai dëshiron të ndërrojë fenë, të ndërrojë edhe emrin dhe të quhet Ndue. Ju mendoni se keni triumfuar me këtë analogji, por unë mendoj se ky emën do t'ju përshtatet ma tepër juve me që jeni Gegë, dhe bashkëfshatar i të madhit Pjetër Budi. Po me sa duket nuk keni preferencë për këto emra Shqiptarësh të vërtetë... Me sa duket ju preferoni emrat e Jençerëve që prodhuan haremet e Sulltanëve, si Ballaban Pasha etj, etj... Baleta ka nevojë të bëjë një retrospektivë dhe t'ju kthehet viteve 1990. T'i referohet Profesorit të nderuar Ylli Popa, dhe artikullit të tij &quot;famëmadh&quot; dhe kuptimplotë: &quot;Të zëvendësojmë kohën e humbur&quot;. Ky artikull dhe kjo thënie &quot;Sentencë&quot; duhet të jetë një mësim i madh për të gjithë intelektualët dhe politikanët Shqiptarë.
Jam i mendimit se mendësitë e Baletës, nuk mund të zënë vend, jo në një auditor intelektualësh por as në një tryezë fshatarësh.
Le të provojë diplomati Baleta të shkojë në fshatin &quot;Rrenc&quot; të Shkodrës të ballafaqohet me humoristin e vjetër popullor zotni Loro Cinin, pastaj të vijë në Shkodër të citojë Leninin.
Mark Bregu
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Nje ndryshim i vogel
Atje ku shkruhet &quot;Rimekembja e Turqise&quot; duhet shkruajtur &quot; <span style="font-weight: bold">Rimekembja e Shqiperise</span> &quot;
Faleminderit per mirekuptimin &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Shume i kendshem
thumbsup.gif
.....ne cfare gazete eshte botuar??
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Fillimisht postuar nga pe.ili.sh:
[QB] <span style="font-weight: bold">::::::: Që në fillim, Baleta e &quot;mprehi&quot; shpatën, dhe me nji goditje të fuqishme, &quot;Ballabanjane&quot;, &quot;rrafshoi&quot; të gjithë Ballkanin, dhe mbasi nuk la Grek, Serb dhe Malazez të &quot;gjallë&quot;, me një herë, me një mësymje &quot;taktike&quot; (si &quot;strateg ushtarak&quot; i njohur), ....................&quot;


Kastriot: SA QENKA BERE MERAK KU BREGU PER SERBET; GREKET DHE MALAZEZET????????????????
Helbete KOMSHIJA i mire njefet ne dite te keqe(kur te sulmon Baleta)
NE SY TE BIE TANI EDHE ALEANCA ENVERISTO-&quot;KATOLIKOCENTRISTE dmth MARTIN&amp; NARDI :tipsy: </span>


Kastriot
 

I vjetri

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Martin 1 dhe PLISH(apo si ka.in e ke emrin), sa ju jep Nikolle Lesi te sillni pacavuret qe botohen ne nje shkarravine si gazeta Shqiperia Etnike? Po kur e rrahu Edmond Koseni Nikolle Lesin, a vuajtet stigmata?

Personalisht, u sugjeroj moderatoreve Issi i vogel dhe Jula qe te fshijne temen. Arsyeja?

<span style="font-weight: bold">USHQEHET NDJENJA ANTIKOMBETARE</span>

NESE NUK E MBAN RREGULLORJA E FORUMIT TUAJ/TONE, ATEHERE ME VJEN KEQ QE QUHET ALBFORUMI, SE EMRI I DUHUR DO TE ISHTE SERBFORUMI!
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Fillimisht postuar nga I vjetri:
[qb] Martin 1 dhe PLISH(apo si ka.in e ke emrin), sa ju jep Nikolle Lesi te sillni pacavuret qe botohen ne nje shkarravine si gazeta Shqiperia Etnike? Po kur e rrahu Edmond Koseni Nikolle Lesin, a vuajtet stigmata?

Personalisht, u sugjeroj moderatoreve Issi i vogel dhe Jula qe te fshijne temen. Arsyeja?

<span style="font-weight: bold">USHQEHET NDJENJA ANTIKOMBETARE</span>

NESE NUK E MBAN RREGULLORJA E FORUMIT TUAJ/TONE, ATEHERE ME VJEN KEQ QE QUHET ALBFORUMI, SE EMRI I DUHUR DO TE ISHTE SERBFORUMI! [/qb]
KASTRIOT. ALBfORUMIN PO E PERDORIN DISA ME SISTEM PER TE PERCARE SHQIPTARET DHE PER TE NGJALLUR NDJENJE E URREJTJES MIDIS TYRE MBASI KESHTU U INTERESON PAGUESVE TE KETYRE PUSHTAVE NE BEOGRAD E ATHINE.
Edhe une shpresoj se stafi drejtues i albforumit do te jete ne gjendje te vendosi nje minimun regullash qe nuk do te lejonin kete veprimtari percarese dhe antikombetare te propagandonte ne faqet e ketij forumi.
NUK ESHTE FJALA PER &quot;KUFIZIMIN E LIRISE SE FJALES&quot; POR ESHTE FJALA PER TE KRIJUAR NJE MINIMUM TE DOMOSDOSHEM PER TE MBROJTUR DINJITETIN DHE INTERESAT E SHQIPTARVE KETU NE FORUM.


Kastriot
 

Prim

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Ore burrat e dheut! Nuk ju ben pershtypje qe argumenti juaj i vetem eshte &quot;te shitur ne Athine/Beograd/Rome/vazhdon lista e kryeqyteteve&quot;?

Pse more zoterinj (a ish-shoke) nuk mund te kete njeriu nje mendim pa qene i shitur e i blere? Pse po te kerkoje paqe e bashkejetese midis feve, pa demonizuar asnjeren, duhet te jete patjeter &quot;tradhetar&quot;? Kjo fryme urrejtje e percarje qe sillni ju, me ato gishtat tuaj akuzues/etiketues, ben lojen politike te armiqve te Shqiperise.
 

I vjetri

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Ne nje shesh betej nuk ka dy te &quot;keqinj&quot;, se pewrndryshe do te ishin shoke e aleate.

Por njeri do ta fitoje betejen, ne fund...

Per te miren tuaj, uroni te jene nacionalistet(se si percakan SHqiperine keto, une o prim, nuk e di)...
 

Prim

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Mortja qe s'ju ha, kur flisni per lufte midis shqiptareve e per beteja fitimtare! Turp dhe harram emrin shqiptar! Shyqyr qe s'ka shume te cmendur si ju. Qelbesira, jeni gati te vrisni vellezerit tuaj, se s'na mjaftuakan te vrarat e te prerat e te tjereve. Ju jeni kelyshet e Enverit, se ai s'rronte dot pa armiq te brendshem e te jashtem. Mjaft, se na ballajdiset!
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Fillimisht postuar nga Prim:
[QB] Ore burrat e dheut! Nuk ju ben pershtypje qe argumenti juaj i vetem eshte &quot;te shitur ne Athine/Beograd/Rome/vazhdon lista e kryeqyteteve&quot;?

Pse more zoterinj (a ish-shoke) nuk mund te kete njeriu nje mendim pa qene i shitur e i blere? Pse po te kerkoje paqe e bashkejetese midis feve, pa demonizuar asnjeren, duhet te jete patjeter &quot;tradhetar&quot;?..................&quot;


<span style="font-weight: bold">Kastriot: Kush po kerkon Tolerance Fetare druzhe/tavarish Prim?????????????
Me duket se ke gabuar adrese se ata qe &quot;kane nje mendim&quot; kerkojne te diskriminojne shumicen e shqiptarve vetem sepse nuk jane &quot;katolike&quot;. Prandaj drejtoje diku tjeter ate gishtin tregues, dhe ne qofte se nuk je ne gjendje ta besh kete gjeja diku vendin qe te mos mberdhije.</span>


Kastriot
 

a-alket

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Abdi Baleta eshte matuf dhe nuk ja vlen te ndizen gjakrat per te. E sa per keto fete ne shqiperi, ishte ajo qe Enver Hoxha beri per se mbari....BULDOZERIN
 

Prim

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Kastriot. More djale, ti po nuk iu referove dot ndonje tjetri, s'ke mendim. merr fryme thelle, numero deri ne 10, dhe po pate ndonje argument shkruaje. Mos leh kot. Ato ofendimet e tua nuk i prishin pune kerkujt, vetem tregojne cfare niveli ke. Se, qe ta dish ti mor djale i mbare, njerzit me mend ofendohen vetem nga njerzit per te cilet kane respekt, dhe ata jane shume pak. Per shembull, del ti ne rruge dhe te thote nje hic andej pari &quot;Je maskara&quot;, ofendohesh ti? Hic fare. Se s'ke ne refene ate qe perpiqet te te fyeje. Ja keshtu punet. Dhe akoma s'me je pergjigjur per ata 5 personalitetet shqiptare qe vlereson ai miku yt (mos harro dhe dylberet.) Apo s'te ka kthyer xhevap akoma? Rremo, Tare, rremo! S'ke per te gjetur gje.
 

Prim

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

He, se per pak harrova, je qe je, pyete nje cike Baleten sa veta ka marre ne qafe kur u kthye nga OKB, dhe donte ti mbushte mendjen Partise se ishte bir besnik i Haxhi Lleshit dhe dhender i denje i Baholleve?
 

Guest
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

do ta kete nga pleqeria i shkreti &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Baleta eshte teper qesharak se eshte anakronik, dallkauk dhe anadollak i dores se fundit. Perfaqeson nje tufe individesh qe sillen si kokosha te tredhur e vetem kakarisin tere diten per dashurine ndaj shqiperise.

Zakonisht mentalitetet ekstreme lulezojne pikerisht ne shoqeri te paqendrueshme, te pastabilizuara dhe ne krize. Ky fenomen po ndodh edhe ne Europe tashme qe ajo po kalon nje krize identiteti, ekonomike dhe sociale. Sigurisht qe mendimi ekstrem ofron ca rrugedalje sa te thjeshta per popullin e thjeshte po aq edhe endrimtare per realitetin qe ne jetojme.

Eshte e lehte te mledhesh sot shqiptaret e vuajtur dhe te pashprese dhe tu kakarisesh atyre dengla qe ne te vertete jane anti-zgjidhje. Shume nga ne vetvetiu kemi nje tendence per te urryer grekun dhe serbin e sidomos kur i pari na keqtrajton dhe na diskriminon kur ne punojme atje. Sa e lehte eshte ti mbushsesh mendjen shqiptareve se Greku eshte burimi i tere te keqijave qe ne perjetojme sot. Pastaj sa e lehte eshte te hiqesh si patriot dhe ti denoncosh te tere ata qe te kundershtojne si armiq se domosdo tashme ata quhen &quot;bastione te anti-nacionalizmit&quot; duke nenkuptuar pra qe bastionet e nacionalizmit jane politikanet pervert dhe shterpe si Baleta dhe kopeja e tij.

Por e verteta eshte se ne fajin per kete situate nuk na e ka greku, as serbi e as 1001 armiqte qe Don Kishoti Balete shikon kudo neper bote. Ky lloj mentaliteti ne na ve ne gjume dhe na ben te kujtojme se nuk kemi bere asgje gabim kur ne fakt ne nuk kemi bere asgje mire. Greku ben vetem ate qe ne do ti benim atij nqs do ishim ne vend te tij.
Por problemi me i madh qendron se Baleta e shikon zgjidhjen e ceshtjes kombetare ne solidarizimet me arabo-islamiket me mesjetare, mjerane, te pacivilizuar e te paemnacipuar mbi kete bote, dhe jo duke perqafuar modelet perendimore te suksesit si shoqeror ashtu edhe ekonomik. Nire thote Maks Bregu, ai i ka hipur gomarit te Nastradinit me intenerarin Gur I Bardhe-Buhara. Nqs ka ketu qe duan ti shkojne nga pase,...... rruga e mbare, beshfi qejf andej nga Saharaja.
 

student81

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

o martin ,
per ke thua bote te prapambetur ti more : Arabine Saudite, Emiratet, Kuvajtin apo katarin. Ha ndonje liber dhe lexo se ç'behet andej.
Sa per Evropen qe thu ti nuk diskutohet qe te ishim pjese e saj do qe mire. Por nese ajo ne nuk na pranon ashtu siç jemi ne te sateme te veje Evropa. Ne jemi 70% muslimane dhe nuk e ndrrojme fene per pak pare. Ti ndoshta shet edhe motren per i dore pare por muslimani fene e ka nder e se ndrron. Pastaj Evropa ne si komb na ka shkaterru more. Po a nuk ishte Evropa qe na i morri tokat tona dhe ua dha ortodokseve ? Sa ishim ne Perandorine Osmane nuk ishim te ndare.
 

i'll_wait_4_U_in_Heaven

Forumium praecox
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Une nuk e di se si vene ne te vertete ceshtje politike ne shqipri, por dua te them se i lexoj artikujt e Baletes ne gazeten BOTA SOT dhe ILIRIA. Dhe kam mbetur e mahnitur se sa me origjinalitet u avitet dhe i demaskon figurat me te dyshimta te kombit shqiptar. APo nuk ka dhe nje fjalor qe te vdes nga te qeshurit. Baleta eshte politikani qe babi im, xhaxhallaret por edhe gjyshi qe ka vdekur e kan me per zemer..psss ashtu edhe une &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; . Kur shkrova nje poezi per shqiperine Avdi Baleta aq shume e pelqeu dhe e botoi ne gazeten e tij.

Thjesht, me duket politikani me i ndergjegjshem dhe qe e ka me me zemer permisimin dhe zhvillimin e kombit shqiptar. Sa per te tjeret vec bejn lakra dhe presh neper artikuj (sigurisht me perjashtim te disave). Por Baleta ka qene dhe do te mbetet KOKE POLITIKANI. Dhe do te me behej shume qefi sikur me te vertete te zgjidhej president i ardhshem, ai qe tani po i jep provat e nje LIDERI TE AFTE.

Faleminderit
 

u74

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

I-aspire: meqense Baleta ka botuar poezine tende ne gazeten e tij &quot;RK&quot; nuk mendoj se emeriton postin e presidentit, bile me keqardhje edhe poezia jote paska kaluae pa rene shume ne sy,se pallavrat e Baletes nuk para lexohen shume.Po te shtojme pastaj &quot;sherbimet&quot; e Baletes duke hedhur balte ne figurat e kombit shqiptar si SKENDERBEU,NOLI,GJERGJ FISHTA,NENE TEREZA,ISMAIL KADARE,etj..etj,edhe kandidatura e tije per kryeplak i fshatit Gure i Bardhe prej nga vjen Baleta do te ishte e kompromentuar.Gjynaf qe Baleta eshte ca i vonuar se ndoshta do te kishte zene ndonje post ne qeverine e Haxhi Qamilit.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

Marti + pe.illi.sh alias Nardi..alias Antoninus alias....
Vetem fakti qe jeni bashkuar tashme te dy na tregon se me ke kemi te bejme ne te vertete.
Nje pyetje or Nardi alias..Antoninus..alias pe.illi.sh etj. etj.
A i lejohet Martinit te shkruaje tek faqja jote e djathta(katolikocentriste)shqiptare???????????


Kastriot
 

receli

Primus registratum
Re: Abdi Baleta, ky fondamentalist orjental

E dini juve se diku ne veri te Durresit eshte nji bisht toke i dale pak ne det qe quhet Bishti i Palles.
Ne kohen e Enverit aty u ndertua nje port i vogel ushtarak.
Para disa ditesh ky port ushtarak ju dha Greqise e nuk e di ne cfare forme dhe kontrate.
A do merret Greqia me riparimin e ketij porti a po do instaloje ushtar ose anije te vetat aty une nuk di hollesi.
Hollesi di Nano, Meta, Majko dhe Pavli Zeri, zvminister, qe firmosi kte marveshje me palen greke.
Baleta eshte kush eshte e ka denoncuar kete akt si shitje interesah kombetare.

Ju flisni per Baleten si njeri, si publicist por mire eshte te debatohet per problemet qe ai ngre.
Qendrojne ose jo.

Disa i permendin Baletes te qenit diplomat ne kohe te Enverit. E njejta gje ndodh nga keta dhe kur i permendin Berishes te qenit sekretar partie ne nji organizat spitali.
Keto permendje interesante eshte se behen vetem kur Baleta ose Berisha dolen kunder PPSH-se.
Ne se keta do ishin akoma militante PPSH-je dhe PS-je kjo nuk do i permendej.
Pra elementi punist i permend Kohen puniste ketyre jo se ky element vete eshte demokratik por perkundrazi eshte fanatik dhe urren &quot;plangprishesit&quot; e partise mëmë.

Baleta sulmon.
Baleta diku sulmon mire(sipas mendjes time kjo) diku keq.
Fronti kunder Katolikve i Baletes nuk me duket i drejte.
Megjithate dhe katoliket te reflektojne ne nji pike para se te merren me Baleten.
Pse demokristianet katolike Shqiptare nuk luajne asnji rol pozitiv ne Politiken shqiptare?
Pse ata jane ushtare te fshatarit miliarder Nikolll Lesi?
Pse ata nuk ulin kriminalitetin ne Veri?
Cka presin Katoliket tane qe te vijne policet e fshatrave te Vlores te kapin banditet e Dukagjinit ne Shkoder e Province?
 
Top