Artan me te vertete e respektoj mendimin tend dhe me vjen keq qe disa reagojne pa argumenta. Nuk ka as probleme te medha e as te vogla,ka vetem probleme dhe ne duhet te merremi me te gjitha. E kemi per detyre te shqetesohemi dhe te reagojme per cdo problem. Gjithashtu duhet te ruajme etiken dhe te respektojme mendimin e tjetrit
Le ti hedhim nje sy Himnit te Flamurit...
Strofa e pare:
Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir' e një qëllim,
Të gjith' atij duke iu betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Nuk shoh ndonje gje per t'u ndryshuar tek strofa e pare. Njeriu ka nevoje per "dicka" qe t'a frymezoje qe kurdohere te jete gati ne mbrojtje te atdheut,ne kete rast eshte flamuri. Flamuri Shqiptar ngrihet ne piedestal dhe shfaqet ne fakt si person,ndaj te cilit duhet te drejtohemi me admirim dhe perulje. Eshte nje mjet qe perdoret per te nxitur atdhedashurine dhe me beso funksionon.
Strofa e dyte:
Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhetor,
Kush është burrë nuk frikësohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!
Lufta eshte ne natyren njerezore dhe nuk largohet kurre prej nesh. Fatkeqesisht,per shkak te natyres tone,ne cdo kohe duhet te jemi vigjilente dhe te gatshem kurdohere per te mbrojtur atdheun. Perseri pra dhe strofa e dyte eshte ne funksion te nxitjes se atdhedashurise dhe gadishmerise. Gjithashtu percaktohet se ai qe eshte burre nuk largohet nga lufta dhe nese largohet eshte tradhetar... Te jemi realiste sa duan te luftojne ne rast se kercenohemi? Besoj se nje pjese e mire prej nesh do t'ia mbathnin qe ne momentin e pare qe do degjonim per lufte.
Strofa e trete:
Në dorë armët do t'i mbajmë,
Të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë;
Këtu armiqtë s'kanë vënd!
Pasi u percaktuan ne strofen e dyte "burrat" dhe "tradhetaret",tani na tregohet te se cfare duhet te bejme ne rast lufte "Te marrim armet... Te mbrojme atdheun... Te mbrojme te drejtat... Te shporrim armiqte". Sepse ne fund te fundit gjithshka behet per te mbrojtur territorin apo jo?
Strofa e katert:
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhé,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
Nuk mund te linim Zotin pa futur ne loje. Vazhdon ngritja ne piedestal e atdheut,hyjnizimi i tij deri ne ate shkalle sa dhe Zoti e ruan ate. E bere shume mire eshte dhe kjo pjese. Pak a shume te gjithe besojme ne Zot dhe behemi te ndjeshem ne kete pike.
Strofa e peste:
O Flamur, flamur, shenj' e shenjtë
tek ti betohemi këtu
për Shqipërinë, atdheun e shtrenjtë,
për nder' edhe lavdimn e tu.
Vazhdon hyjnizimi i atdheut dhe flamurit deri ne shenjterim. I tregohet shqiptareve se cilen vlere ata duhet te kene primare,se ku duhet te drejtohet fokusi i tyre dhe perseri eshte bere shume mire.
Strofa e gjashte:
Trim burrë quhet dhe nderohet
atdheut kush iu bë therror.
Përjetë ai do të kujtohet
mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!
Ne strofen e fundit tregohet qe nese ndjek vlerat e duhura,udhezimet e drejta ti do te trajtohesh si trim dhe do te kujtohesh perjete.
Tani le te shqyrtojme tekstin e kenges "Per Ty Atdhe" nga Mentor Xhemali: Per ty Atdhe
me te bukuren kenge
me fuqine e kesaj zemre do te kendoj
per keto male
per keto fusha te gjalla
per kete vend ku sot i lumtur jetoj
I bukur je
ngrihesh madheshtor
si keshtjelle e pamposhtur ti qendron
ne mes dallgesh
shkemb graniti vigan
su perkule nga cdo stuhi e tufan. Me te vertete Atdheu trajtohet bukur ne kete kenge,por nuk i ka elementet e nevojshem qe Himni i Flamurit ka.
Duhet kontrolluar masa,prandaj une mendoj se Himni i Flamurit e kryen rolin e tij dhe eshte i bukur ashtu sic eshte. Gjithsesi kjo eshte ceshtje e ndjeshme per ne shqiptaret prandaj reagojme ashper.