Re: A mund te rrahi zemra per dy persona ne te njejten kohe?!
Besoj se është në natyrën e njerëzimit promiskuiteti! Shumica janë robër të opinionit, të edukatës, religjionit etj. Femrat bashkohore në shumicën e rasteve, e edhe mashkujt bashkohor kanë më shumë se një partner. Kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën, po ndodhë, dhe si duket në të ardhmen ka me ndodhur edhe më shumë! Mmendoj se mashkulli edhe femra mund të duan dy persona, dhe ata e plotësojn - çka nuk ofron njër/i/a ofron tjetr/i/a! Pastaj Dashuria e Vërtetë nuk është me posesivitet, me egoizem, me gjelozi, me smirë e zili! Po u lodhi me një tregim sufik në mos gaboj.
Janë në park një çift me djalin e tyre rreth dhjetë vjeçë. Vjen njëri dhe i pëlqen gruaja e merr për dore - ajo vullnetarisht shkon me të!! I biri i thotë të jatit:-kjo është e padurueshme dhe shtazarake!- Jo,- i thotë i ati- nëna jote është grua e bukur, e edhe për këtë jam dashuruar në të! Edhe atij i pëlqeu! Nuk ka gjë të keqe! Shtazarake është me luftuar pët të! Mendone këtë ndër ne?!!! Di se shumë në perëndim jetojn në martesa të hapura, dhe ata janë shumë më afër dashurisë së vërtetë -perfekte!