Hey Gurax,
Long time no see! Uroj te jesh mire.
Fakti qe iu pergjigje postimit te crash-it me ben te mendoj se edhe ti duhet te kesh probleme me aritmine ne zemer. Elektrokardiograma, megjithate me cfare me kujtohet eshte nje test me i avancuar se sa matja e tensionit qe mund te behet nga vete individi ose nga nje person i afert i familjes.
Pak a shume si tek filmi «Gataca» ku perzgjedhja e austronauteve behet nder te tjera edhe nepermjet testimit te aftesive fizike, ritmit kardiak, mprehtesise se shikimit dhe testimit te urines per te vertetuar mos/perdorimin e droges ose te ilaceve qe jane tregues te nje shendeti jo te mire, te njejten ndjesi pata edhe une pas nje testi qe duhet t'i nenshtrohesha ne saj te nje ulje drastike te presionit te gjakut. Kardiologu ishte prezent gjithe kohes, dhe, edhe pse ndjeva nje stermundim fizik ndersa here ecja here vrapoja ne pajisjen perkatese, rezultati ishte i shkelqyer. Ritmin e kisha perfekt dhe me te njejtat peaks and lows si dhe me ekzaktikisht te njejten hapesire midis ketyre peaks. (hallall ma beni mungesen e terminologjise se duhur).
Per sa i perket presionit te gjakut ose tensionit te gjakut, jam e vetmja ne familjen time qe jam dalluar per tension normal, qe nuk e luan topi 120 me 60 qe ne momenti stresi, ndryshe nga gjithe rastet klinike te njohura, ulet aq shume sa syte me erren dhe truri nuk arrin te furnizohet me gjak. Marramendja, ndjesia e plluskimit, ose ndjesia e dehjes (e kam provuar vetem nje here sepse u genjeva nga embelsia e Martinit) por mbi te gjitha ndjesia e thithjes nga rera kur valet e detit perplasen mbi breg dhe nje gropez e vogel gradualisht hapet dhe me thith perbrenda (pershtypje kjo qe edhe e embelson eksperiencen jo te mire te marramendjes), jane disa simptoma qe mund te pershkruaj te cilat duhet te jene rezultat i hapjes se venave te gjakut deri ne ate grade sa qe presioni i gjakut bie. Cuditerisht te njejten ndjesi kam patur edhe kur ne kopeshtin tim, prapa shtepise rrotullohesha me femijet duke i mbajtur prej dore. Rrotullimet beheshin gjithnje e me te shpejta dhe ndjesia e kenaqesise nga shpejtesia ishte e papershkrueshme. Duke patur parasysh qe menjehere pas fillimit te uljes se shpejtesise duhet te kisha pergatitur nje vend paraprakisht zgjedhur per te vendosur femijet ne menyren «safety first», per veten time duke mos patur me rezerve ne kohe bija vend e pa vend ne barin e bute te kopeshtit. Ideja eshte se nuk eshte shpejtesia ajo qe na shkakton marramendje por ulja e saj.
Im ate thoshte se nje gote e vogel raki ishte zgjerues i mire i venave, ndersa mami thoshte se nje aspirine e vogel 80 miligrameshe mund te kryeje kete efekt. Une nuk pi dhe nga aspirina kam alergji (me shkakton ulcer ne stomak), keshtu qe po pyesja veten ne se trupi im prodhon dicka qe me krijon sensasione te tilla. Pergjigjja me erdhi papritur kur ndjeva aromen e bukes se ndenjur e cila kishte marre ere alkol. Ahahah te kapa - thashe me vete. Une u dekam (dehem) me buke. Trupi i njeriut eshte fabrike. Ne fusim ushqime te paperpunuara dhe trupi i perpunon. Bilez sa here pi qumesht, pak momente me vone ai me kthehet ne kos ne stomak nga disa baktere aty brenda. Mjafton te hidhem poshte e larte. Ne momente te caktuara kur trupi humb imunitet dhe ndjehet i stermunduar, te marre te gatshme, te paraperpunuar ushqimin eshte ajo qe, kam vene re, lehteson shume funksionimin normal te tij.
Ju po ankoheni nga tensioni i larte. Une nuk e kam njohur kurre, tensionin e larte ose thjeshte e kam perjetuar por jo konstatuar. Po ju jap nje shembull nga ish vjerri im i cili kishte nje jete te tere qe merrte pilula per uljen e tensionit. Sa here qe ai bente matjen tek infermierja e fshatit, tensioni ishte i larte. Ne shtepi, tensioni ishte normal. U vertetua se emocionet e rezultateve te testit rrisnin edhe tensionin ne menyre artificiale. Jo vetem qe ai nuk kishte patur nevoje kurre te merrte pilula, por me kenaqesi konstatoi se matja e tensionit me nje tensiometer te cilesise se larte ne rrethana shtepiake ishte edhe nje rutine qe sa here shperblehej me rezultate te mira e kthente diten ne nje dite te hareshme dhe energjizante. Kjo per te konfirmuar se ka njerez te cilet kane nje force besimi ne dicka qe u jep edhe a good frame of body & a good frame of mind te gezojne jeten me te gjithe te mirat qe ajo u ofron.
Ashtu sikur edhe ju Gurax, nuk dua te bej rolin e mjekut, por thjeshtesisht po ofroj eksperiencen time me qellimin primar te identifikimit te simptomave dhe menyres personale te perjetimit te tyre dhe percapjeve individuale per lehtesimin e tyre ne menyre te tille qe ditet tona te kene sa me teper normalitet.
Kam vene re shpeshhere se dy fenomene te kunderta kane te njejtin efekt. Psh prezenca ose mungesa e nje enzime ne stomak ose prezenca dhe mungesa e drites dhe efekti fillestar qe hyrja apo dalja prej saj ka ne syte tane. Mbase me simptomat e mia (mungese presioni gjaku) mund te identifikohen edhe ata qe kane prezence te nje presioni te larte.
Nese e vertete mund te diskutojme perseri, ne lidhje me kete ceshtje.
Gezohem t'ju rishoh Gurax dhe gjithashtu uroj te ndiheni me mire crash (kenaqesi t'ju njoh).
Kujdesuni per veten,
Éléonore