Re: A mund te kthehet miqesia ne dashuri?
A ke ndonje pyetje me te veshtire???
Eshte kategorikisht e pamundur nese synohet qe te dyja palet te zhvillojne nje jete normale dhe pa strese.
E kam provuar personalisht me shume se nje here, dhe kam, si ty, qene shume i interesuar nese njerez te tjere kane mundur.
Me statistikat e mia, eshte e pamundur.
Ose do vuash, dhe do te te thyhet zemra,
Ose do vuaje ose do i thyet zemra partnerit/es,
Ose do beni sex me njeri tjetrin.
Nuk ka miqesi platonike midish mashkullit dhe femres/Gay-Gay, dhe kjo eshte "e vertete absolute".
Po te kerkosh thelle ne mendjen tende, dhe mos ti genjes asaj qe te ndihesh i sigurte moralisht, ti do te gjesh se ti ose ajo keni nevoje per njeri tjetrin jo ne nivelin shoqeror, por ne nivelin intim te lidhjeve dashurore.
Zgjidhje te lehta te keti problemi nuk ka.
Ka zgjidhje te shpejta, por te dhimbshme.
I thoni njeri-tjetrit qe ne zemer do jeni gjithmon miq, dhe qe nga ajo pike e tutje, mos flisni me.
Ka dhe zgjidhje gjysmake, ose cfare une quaj "zgjidhje genjeshter".
Mos flisni me njeri tjetrin deri sa te keni arritur nje lidhje intime me dike tjeter.
Edhe ne ate rast, jo se do te ndryshojne arsyet pse ju doni te rrini ne kontakt, por te dy do te keni sisteme kontrollimi qe(me ndihmen e zotit qe s'egziston) do ju pengojne qe te bini ne krahet e njeri-tjetrit perseri dhe te perserisni te njejtat gabime qe u cuan ne ndarje heren e pare.
Ka dhe faktore te tjere qe ndikojne.
Njerezit ndonjehere shohin interesin largpames si me te rendesishem sesa miqesine me nje ish.
NQS psh. nje vajze ndahet me nje djale qe e "donte" shume dhe vendos te mbeten miq.
NQS ajo gjen nje djale tjeter qe eshte shume i pasur me te cilin e ka jeten te sigurte, atehere nqs ky djali i dyte ndihet i pasigurte nga miqesija e djalit te pare dhe e vajzes, atehere vajza mund te zgjedhi interesin e jetes se pasurise sesa interesin a jetes me nje njeri me te "kendshem" mbase.
Me te gjitha ato qe shkruajta me siper, s'me mbushet mendja se do te te japin ndonje ndihme te madhe nqs ti nuk mendon se po te mos kishe kontakte me ate njeri ti do te mbijetoje i qete ne mendje.