Re: A mund te behet Edi Rama Kryeminister ose President
QENDRIMI I BASHKISE, KOMPROMENTUES
Reagim kritik edhe i deputetit te PS, Petro Koci
"Asgjesimi i institucionit te Teatrit te Estrades eshte nje masaker ndaj kultures sone kombetare dhe ndaj nje interesi te rendesishem publik"
Z.Koci, si e vleresoni vendimin e Gjykates se Larte per nxjerrjen e artisteve te Teatrit te Estrades nga ambjentet e tyre?
- Asgjesimi i institucionit te Teatrit te Estrades eshte nje masaker ndaj kultures sone kombetare dhe ndaj nje interesi te rendesishem publik. Ky realitet i hidhur e ka shkakun tek vendimi i Komisionit te Kthimit e Kompensimit te Pronave i '95. Ligji i vitit '93, eshte ndryshe nga ligji i mazhorances, miratuar ne vitin 2004, i cili nuk lejon kthimin pronareve te ish-prones private, kur kane funksione publike, te cilat perfshihen edhe ato me interes kulturor. Ne ate kohe, lejohej kthimi i prones ish-private kur behej fjale edhe per funksione publike, perfshi edhe ato me interes kulturor. Procesi i kthimit dhe kompensimit te prones eshte i lidhur me disa shkelje, se pari me siperfaqen e truallit ku eshte ndertuar ambjenti i Estrades si dhe llogaritja e raportit midis kontributit qe ka dhene shteti per ndertimin e ketyre ambjenteve dhe pjeses se godines qe eshte trasheguar.
Si e vleresoni qendrimin e Bashkise se Tiranes me kete problem?
- Eshte e pafalshme qe Bashkia e Tiranes gjate periudhes se viteve 1995-2005, nuk ka qene ne gjendje te sensibilizoje institucionet shteterore te reagojne ne nje menyre sa me konstruktive per kete problem. Mendoj se ministria e Kultures dhe Bashkia e Tiranes duhet te perpiqen qe permes nje ekspertize te larte, te gjejne rrugen e shpetimit te Teatrit te Estrades, megjithese shanset jane shume te pakta, por mendoj se per detyrim moral, eshte qe te behet c'eshte e mundur ta shpetojme.
Une e kam studiuar dosjen e kesaj ceshtje dhe kam pershtypjen se Bashkia e Tiranes duke u gjendur para nje fakti te kryer, e ka cilesuar vepren si te humbur. Megjithate, ajo qe eshte me kompromentuese, eshte heshtja e saj, moskomunikimi lidhur me kete ceshtje me artistet. Duke pare kete heshtje, e konsideroj gjendjen te njejte me ate qe ka mbajtur ndaj Teatrit te Kukullave dhe Teatrit Kombetar. Por nga thelbi, jane te ndryshme. Jam shume kritik ne lidhje me mungesen e regimit dhe vete fatin e Teatrit te Estrades. Eshte e qarte se biznesi eshte faktor zhvillimi, por nuk duhet ta bejme qe institucionet publike te punojne per interesa te ngushta private.
<a href="
http://www.zeripopullit.com/arkiva/2002/01/30/suplementi/sup1.htm" target="_blank">Nano: Une dhe Edi jo perballe njeri tjetrit.
Ne nuk i hame koken njeri tjetrit.</a>