A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

Fillimisht postuar nga Erulja':
[qb] Would I be the only one to say "not at all"? :rolleyes: [/qb]
Yesssaaa! /pf/images/graemlins/laugh.gif Ty do te ken keqtrajtuar prandaj, po te kishim qene me nje gjimnaz e nje klas bashk do kishe fol ndryshe /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

MATURE O MATURE
O QEJF, O TORTURE
NA RROPE LEKURE...
keto vargjet ishin gdhendur tek dera e palestres se gjimnazit tim. i lexoja tre here ne jave, sa here shkoja ne fiskulture, per 4 vjet rrjesht.
patjeter qe me merr malli per gjimnazin. koha e dashurise se pare, puthjes se pare, miqesive te reja e me te forta te jetes etj. etj.
miqesia e viteve te gjimnazit eshte gjeja me e bukur dhe e paster qe kemi ndertuar gjate jetes. ishte nje miqesi e pakushtezuar.
shoket dhe shoqet e gjimnazit jane akoma miqte e mi me te ngushte. u rritem bashke, vuajtem bashke, jetuam vitet me te rendesishme te rinise bashke. sot jemi pak a shume ata te rinj qe u formuan gjate viteve te gjimnazit, por me te pjekur ne rrjedhen e viteve.
pershendetje matura '93 e "Q.Stafes"
 

beshbossi

Primus registratum
Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

Fillimisht postuar nga Xander:
[qb]
Fillimisht postuar nga Desire:
[qb] Une do te deshiroja ti kthehesha atyre viteve?? [/qb]
Hajde se po e bejme rrugen bashke. [/qb]
hajt pra se mua me gjeni atje!!keni inat??????????/ :goofy: :goofy: :goofy:
 

Anana

Primus registratum
Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

Fillimisht postuar nga cufo derrkuc sexy:
[qb] amoni mer jahu se prej ati gjimnazi jemi ca jemi tani.te gjitha gjonat te kqija ne te mira me shum te kqija se te mira me thon te drejten ne gjimnaz i kena msu apo jo?po kishte lezet ama kur lishe msimin ne ikshe pishe kafe m`lokal me gocat e klases.ato qe flisin per provime ne ty qe tu cate gajdja lol.nejse esht nje periush qe skena per ta harru kurr. :rolleyes: [/qb]
e mor cufo mor derrkuc c'na shkatarrove tu qesh.
Aman se kur dilshim per kafe asnjeri s'kishte nji palo lek per ate dreq kafe. :smash:

Une u largova ne vit III gjimnaz dhe u ktheva ne vitin e katert. Pothuajse te gjithe kishin ndryshuar kaq shume (including me). Edhe ishte ndare klasa ne grupe te percaktuara mire. :confused:
 

ala

Forumium praecox
Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

vitet e gjimnazit per mua kane qene e do mbeten me te bukurat.
Shoqeria ka qene fantastike,dashurickat e para,ngacmimet,apo castet kur beheshe garipe...
Kam shume mall per ate kohe.Ne atehere krijuam dhe nje grup me inicialet e emrave dhe ishte nje gje e mrekullueshme.Qysh ne vit te pare me plqente te lexoja citate e shkkruajtura neper banka dhe me ka mbetur ne mendje:
Lamtumire yi shkolle e dashur
lamtumire dhe ti shoqni
neper bankat ku ne uleshim
nuk do ulemi me tani... : :cry: :shrug:
 

Ela_001

Primus registratum
Re: A keni nostalgji per vitet e gjimnazit???

Kam nostalgji per ato zgjimet me qef ne mengjes se dicka eksituese me priste, qe kur ka qen interesante te shkosh ne shkolle nuk e di por mua ashtu me dukej dikur.

Kam nostalgji per ato shakate kote por qe me benin te zgerdhihesha me shpirt. Kam nostalgji per poezite e marra nen banke, per flirtet inocente, per puthjen e papare. Kam nostalgji per oret e lena, per friken se mos me con ne derrase Gjeografia se kurre se mbaj dot mend sa i ka rezervat e kromit Rusia /pf/images/graemlins/tongue.gif .

Kam nostalgji per tualetet e marra ne cante ndermjet fletoreve ku kisha vizatuar zemra me shigjeta X&X forever, Love.

Kam nostalgji per kafet e pira tek lokali ngjitur me Partizanin, kam nostalgji per oret e lena kot pa arsye thjesht se nuk me behej te shkoja ne mesim dhe te degjoja derdellimat mbi derivatet te Fatmirit :sleep: .

Por me teper kam nostalgji per ate qe isha athere e qe nuk do behem do me kurre sepse ato ishin pikerisht vitet e gjimnazit kur vogelsise me te madhe i jep rendesine me jetike.
 
Top