All work and no play makes Jack a dull boy!
Perse punojme nese jo per te na siguruar te ardhura te cilat nga ana e tyre na sigurojne nje jete te rehatshme dhe te kenaqshme. Gjetja e ekulibrit te duhur midis jetes private (teke), jetes ne cift (me partner), jetes ne familje (femije dhe farefisni), jetes shoqerore (miq e shoke) duke qene e kombinuar edhe me te ardhura qe te sigurojne jo vetem te domosdoshmet apo te nevojshmet por edhe te deshirueshmet, dhe sidomos e PATURA (folja kam) e te njejtit kendveshtrim me partnerin eshte edhe celesi i gjetjes jo vetem te gezimit ose te kenaqesise por te lumturise qe eshte edhe ndjesia ABSOLUTE.
Gezimi eshte momental. Vjen sidomos nga nje situate qe te ben te qeshesh. Me ka hip gazi. Kenaqesia eshte ne varesi te ambientit dhe perdorimi i shqisave dhe objektet qe ato hasin percaktojne edhe mungesen apo prezencen e saj. Lumturia eshte nje ndjenje perpetuale (e vazhdueshme) dhe permbushese. You always have something to look forward to! Ajo sigurohet gjithmone kur je ne prezence te cdo gjeje qe sjell gezim dhe kenaqesi dhe sidomos kur je larg dhe ne mungese te gjerave (persona, memorje, situata) qe te nervozojne.
Cdo gje ne natyre eshte perfekte. Ato jane krijuar per njeriun. Nese jo per qenie te vetedijshme dhe te ndergjegjshme, atehere per ke!?!? Pa ndergjegjen njerezore ekzistenca e tyre nuk do te kishte kuptim. Une nese do te krijoja dicka nuk do te kishte qene nje burg ose nje plantacion pune por DICKA qe mbi te gjitha do te vinte ne pah lavdine e krijimit tim.
Habitem me mentalitetin e disave qe mezi presin t'i shohin fundin dickaje qe sapo ka filluar. Nga nje mendje e madhe krijuese e kombinuar me mendje ko-krijuese ka ardhur ky produkt, ky planet ne te cilin ekziston jeta e te gjithe planeteve. Te gjithe planetet jane ketu. Ata qe duan te shkojne ne Hene ose ne Mars do te gjejne ate qe ne nje film shqiptar qe nuk me kujtohet titulli thuhet »Germo Tare germo, aty kam qenin e ngordhur».
Te kerkosh te vesh ne tjeter vend do te thote t'i kesh pare dhe ngrene gjithe te mirat ketij planeti. Por a eshte e mundur? Gjynah qe rebelimi vjen nga barkderrat dhe miliarderet. Ata qe duhet te rebelojne durojne, ata, me syte e vrare nga mungesa e mundesise per te shijuar mrekullite dhe parajsen qe ky planet ofron, jane edhe ata qe respektojne, falenderojne, gjunjezohen dhe kane frike nga ai Zot. Uroj qe ai moment qe ai Zot te na dale Zot te vije sa ende jemi gjalle. Premtimi eshte i tille. Lum kush te rronje t'a shohe Zonje!
Éléonore