A KA NJE IDENTITET PER NE? "SHQIPETARE"

LEKE DUKAGJINI

Primus registratum
A KA NJE IDENTITET PER NE? "SHQIPETARE"

SHKEPUTUR NGA:
www.duka&gjini.com/gov/hdfeos/forum/shqipëtarë/usersearchresults.cfm?keyword=

A THONI JU SE NJE DITE DO TE KEMI NJE IDENTITET NE VETE, NJE IDENTITET TE PA PERZIEM ME TE TJERET, NJE IDENTITET TE PASTER,IDENTITETIN TONE.
PRA ATE ***SHQIPETARE***
DHE KURE DO TE JETE AJO DITE SIPAS MENDIMIT TUEJ.
( Eshte fjala ne hollesine filozofike te shprehjes dhe te qenjes.)

KUJ I PERKASIN KETO VARGJE. JAM KURIOZ TA DI.

Per Gjak Të Shqipëtrit.
…………………………
Ah Shqipëtarë ! ja më dëgjoni,
Largohuni prej tradhëtisë,
Pa ja kthy shpinën stambollit,
S’dalin Lulet e Lirisë.

S’dalin Lulet s’vjen Liria,
Pa ja prishë miqësinë sulltanit,
S’lindin Nanat Ilirijan,
Pa i pastru gjakun Shqiptarit.

19….nga…


Z.wliam

Për më gjatë ketë këngë vizitoni faqen si vion:

www.duka&gjini.com/gov/hdfeos/forum/shqipëtarë/usersearchresults.cfm?keyword=
 

Odea

Primus registratum
Re: A KA NJE IDENTITET PER NE? "SHQIPETARE"

Une gjithmone kam menduar qe shqiptaret kane qendruar me kembet e tyre perderisa i perket identitetit dhe nga historia eshte shume e qarte kjo gje, nuk ka as edhe nje shtet te sotshem i cili ka identitetin tone, si komb e kam fjalen.

Kurse per sa i perket fytyres qe kemi marre kohet e fundit di te them qe eshte nje perzierje shume e panjetrajtshme ku ne disa vende jane te theksuara dukshem njollat e modernizimit te Europes dhe ne disa vende te tjera duken fare qarte njollat e pazhvillimit ekonomik dhe kulturor.

Mgjth, per mendimin tim identiteti jone eshte ai i nje kombi me histori dhe kulture te pasur dhe nje problem te madh me menyren se si kombi eshte drejtuar nga politikanet e saj. Eshte identiteti i nje kombi i cili ka humbur shkelqimin e tij te lashte dhe vuan per leje ndertimi te atij shkelqimi. Te gjithe ata te korruptuarit te cilet e bejne te pamundur ngritjen ne kembe te kombit jane te pergjegjshem per nje fare humbjeje identiteti te shtetit. Eshte per te ardhur keq qe nje komb si i joni ti duhet te imitoje shtetet e tjera ne menyre qe te pranohet paksa nga shtetet e tjera perreth saj.

Mekat... /pf/images/graemlins/frown.gif

Odea
 

Gileke

Primus registratum
Re: A KA NJE IDENTITET PER NE? "SHQIPETARE"

Inerrresante eshte kjo teme

Mendoj se vertete kombi yne ka nevoje per nje ringjallje apo rishpallje, ça di e veshtire ta shprehish dhe sidomos kur flet per veten pra per kombin tend.
Ndoshta eshte pak gabim te thuhet haptas por mendoj se Shqipetaret duhet te hjekun te pakten dore nga pushtuesit e fundit duke mos harruar te paret. Pra e kam fjalen siç thoshte dhe kenga e me larte "pa ja kthye shpinen stambollit, s’dalin lulet, s’vjen pranvera..."
Vellezerit tane te besimit mysliman jane i fije ma teper te angazhuar se sa duhet ne çeshtjen fetare e si te vendosur per tu mbiquajtur muslimane shqipetare apo ka disa qe quhen turq apo arab te vertete. Kjo nuk ma ban qefin. Me kujtohet me luften kunder irakut ku te gjithe jo, po shume kush ishte me sadamin qofte ne 91-ten por edhe kesaj radhe sikur sadami eshte baba i shqipersie. Apo shume prej tyne qe jane me bin la den nder te cilet dhe vullnetare shkue ne afganistan per luften e shejte kunder te pafeve etj etj. Ka nje fare boshllekut tek ata dhe nga nje here nuk e ndjejn fort veten shqipetare ne veprime. kam ndegjue nje nate ne radio nje emision "kombi apo feja" shumica venin fene para kombit, ma i miri i vente bashke dhe thote feja dhe kombi jane te pa ndame. etj etj… Une nuk kuptoj mire se cili eshte vertete identiteti i ketyre njerzve qe hezitojne te njohin kombin mbi gjithçka, nderkohe quhen Shqipetare.
Disa gjana kane mbete keq ne trojet tona nga pushtimi i gjate Por me vjen inat se edhe kombe te tjera jane pushtuar por nje dite e kane shpalle pavarsine. Ca do te thote ta shpallish pavarsine siç edhe ne e kemi shpalle por ama doket, zakonet, fene e shume fatkeqesi qe na i futi pushtuesi me zor ne i mbajtem. Atehere lind pyetja a u shpallem a jo. Po them greket edhe ata ishin te pushtuar por e gjeten vete veten e identitetin e tyre. Po ne pse jo te mos e gjejme identitetin tone? Dikun eshte ai. Pse hezitojme!?. Merr si shembull veshjen, fjalet, muziken ku ma shume se gjysa eshte arabe. Ama kur e nien nje melodi greke fill e nje se nga eshte, kur e nigjon nje serbe a kroate njihet, nje bullgare po dallohet nje ça di une .... e jona kur e nigjojme fille eshte arabe ça di turke a ça veç fille dallon. Vertete nje shoke turk me kane thane kjo kenge eshte turke po jo more u them une turqit e kane marre te na. Pra ka shume gjana. Po ça me ba vjen pyetja. Duhet me u xhveshe nga pushtuesi dhe tiparet e tije per te gjete identitetin tend , siç kane ba te gjithe kombet me identite te njoftur. Keshtu mendoj une dhe ju jap te drejte shume vargjeve te Fishtes a ça di une te kujt do te jene ato.
Pra nese e dome identitetin tone se parit duhet te hellim skorjet e kalbura te pushtuesit mandej siç thote para folsi te cilin e pershendes, le ta gjejme ate shkelqimin kombetare.
Rinia besoj duhet te ndergjegjesohet dhe te korrigjoje gabimet e te tjerve. Mos harroni dhe nje gje. Iku turku ok, iku diktatura ok, .... Po kush i detyroi shqipetaret te ndertojne me qindra xhamia ne shqiperi? Ja kaluan bunkerve te enverit, per ça, per qefe te turqeve, per qefe te kujt more politikanet e dashtur te kombit tone more shoku Sale me shoke, ça pat nevoje kombi yne per te gjitha ato xhamia? Per te kalbezuar imazhin e shqipersie ne bote e per ta ba mas nje shekulli pavarsi edhe nje here koloni te turqise vendin tuej te shtrenjte dhe mundesisht anetare te lidhjes arabe? Cfare turpit mor zot. Noshta jam gabim por mua me vjen turp per diplomacine tuaj o politikane!
Ah,... sa halle...
Simbas Kadares, “katoliket, pavaresisht se jane me te pakte ne numer, perfaqesojne fene e pare te shqiptareve. Si te tille ata kan nje zbritje vertikale ne historine e kulturen shqiptare te pashembullt. Si te tille ata i kane dhene kombit shqiptar simbole dhe shenja themelore, nga Gjergj Kastrioti te nene Tereza. Shkurt ata jane ura me e vjeter, asnjehere e shembur, qe lidhe Shqiperine me Evropen.”
Pra, besoj ne mendimet e tije dhe pse jo, ne identitetin tim te vetem:
“SHQIPETARE”

Ato vargje me pelqyen shume…
se di se te kujat jane !!!
Me ja çue sale berishes me shoke !!!

Per Gjak Të Shqipëtrit.
…………………………
Ah Shqipëtarë ! ja më dëgjoni,
Largohuni prej tradhëtisë,
Pa ja kthy shpinën stambollit,
S’dalin Lulet e Lirisë.

S’dalin Lulet s’vjen Liria,
Pa ja prishë miqësinë sulltanit,
S’lindin Nanat Ilirijan,
Pa i pastru gjakun Shqiptarit.

mire u pashim ne lufte per identitetin tone te perbashket "SHQIPETARE"
 

LEKE DUKAGJINI

Primus registratum
Re: A KA NJE IDENTITET PER NE? "SHQIPETARE"

Zotni Odea

"Eshte identiteti i nje kombi i cili ka humbur shkelqimin e tij te lashte dhe vuan per leje ndertimi te atij shkelqimi."
Mire e ke thane.
Besoj se nje dite ku shkelqim te vezulloj si kurre ma pare.
Ju falenderoj per shkrimin dhe iden e qarte.

Zotni Gileke!
Edhe ju ju pershendes dhe ju falenderoj per argumentet qe ndonse nuk na pelqejne por jane te verete, edhe une kam vu re qendrime te tilla dhe biles nga ma shume se ma merrte mendja.
Mire u pashim ne lufte per identitetin tone te perbashket "SHQIPETARE"
Falemnderit.
 

Gysi

Primus registratum
Re: A KA NJE IDENTITET PER NE? "SHQIPETARE"

Flasim për identitet! Besoj se është gjëja më e bukur. Nuk ka gjë më të rëndësishme për njeriun në jetë sesa nevoja për të krijuar fytyrën e vet, por shpesh nuk ka edhe gjë më të vështirë. E aq më tepër në kohë si këto të sotmet, kur tallazet dhe zhuli I përthekjes së diejeve regjës dhe thëkës, madje përcëllues kan derdhur llavën e tyre pa mëshirë ndaj këtij populli, duke na bërë të harrojmë ngjyrën e vërtetë të lëkurës sonë. Identiteti është gjëja më e rëndësishme për njeriun, sepse ai na bën të ndjehemi vetvetja, larg të qenit një kopje e rreme, kallpe e rrezeve të mbytura të ndonjë neoni që verbon “shpirtbarkboshët” kudo në botë që nga diku larg, përtej detit. Unë jam ky që jam dhe nuk mund të jem si askush tjetër. Kjo më bën të ndjehem krenar dhe I lirë, kjo më bën t’a jeoj vetë jetën time dhe jo t’ia lidh atë me cengel dikujt, duke u kthyer në një rimorkio apo bedel pas shpinës së shkëlqimeve të rreme. Që të të respektojnë dhe të të duan të tjerët, duhet së pari të respektosh vetveten, në të kundërt, do të mbetesh tërë jetën vecse një zar pas idhullit tënd duke mos mundur t’I shohësh asnjëherë atij gjë tjetër vec shpinës. apo një hije e mjerë, pa shkëlqim që si qen bredh pas strehëve të nalta, pa mundur kurrë të shohësh dritën e vërtetë të diellit, sepse sigurisht, një hije fshihet gjithmonë pas të zotit të saj dhe dielli nuk mund t’ia puthë fytyrn, pra ajo nuk ka fytyrë.
Nuk e di po ky popull (ashtu si ndoshta mjaft popuj të tjerë të varfër sot në botë) po fiton dita ditës tiparet e atij, prej të cilit evolucionistët thonë se kemi rrjedhur, majmunit. Dhe prandaj vendi jonë ngjan më tepër sot (ashtu sic shprehet edhe në një dramë të një autori anglez, të shfaqur kohëve të fundit në skenën tonë - “rrëshajët”) me një “Jurasic Park” I Evropës lindore. Dhe pikrisht prandaj mua më duket se se shqiptarëve sot u ka shkarë buzëqeshja, hareja, gëzimi nga buzët duke iu ngrirë në to vetëm një gjë, ngërdheshja.

Do të desha këtu të sillja disa fraza të një autori pakistanez (Mewdudit) mbi jetën dhe vdekjen e popujve:
“Popujt në përgjitësi janë të vdekshëm. Secili prej tyre pushon së ekzistuari pas përfundimit të rolit të vet të caktuar në jetë. Mirpo shvillimi I tyre, kultura e tyre dhe mënyra e jetesës së tyre, mund të mbijetojnë vetëm me kusht që ata, pasardhësve të vet, t’ua dorëzojnë trashëgiminë eë vet në dëlirësinë e saj të panjollosur, dhe t’I aftësojnë plotësisht gjeneratat e ardhshme, që të njëjtë t’ua bartin gjeneratave që vijnë pas tyre.”
“Popujt, të cilët kanë pushuar së ekzistuari, nuk do të thotë se kanë përjetuar shfarosje. Fakti se janë kthyer në joekzistues, nënkupton se karakteristikat e tyre kombëtare janë zhdukur. Kur flasim për shkatërrimin e babilonasve ose egjiptave të lashtë, ne kemi para sysh se bartësit e këtyre civilizimeve, kanë humbur vecoritë e tyre dalluese. Ende ka njerëz që I banojnë viset babilonase, mirpo shenjat e identitetit të tyre të lashtë kanë humbur.”
“Nëse një gjeneratë përkatëse e një kombi përvetëson një kulturë të huaj, duke e humbur identitetin e vet kombëtar, kjo do të thotë se, nga aspekti kulturor, ai komb është I vdekur. “
“Që këtu, jeta e një populli varet nga ajo se në c’mënyrë do t’I përgatisë pasardhësit e vet për t’I ruajtur karakteristikat e tyre.”

E pra sfidat janë të hapura ndodhemi sot përballë një kryqëzimi thuajse vendimtar për të shpëtuar nga harresa e madhe, nga humbja e madhe e këtij brilanti të pasurisë ballkanike, kulturës sonë të trashëguar prej shekujsh. Brezat e ardhshëm që do t’a studiojnë këtë kulturë përmes librave të etnologjisë së ardhshme, do të qortojnë rëndë për këtë.


Se Zoti vetë e tha me gojë,
Se kombe shuhen përmbi dhe,
Por Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne.

(pjesa e fundit e munguar e himnit kombëtar të flamurit)
 

Gysi

Primus registratum
Re: A KA NJE IDENTITET PER NE? "SHQIPETARE"

Ju përgëzoj për temën, e cila vërtetë është tepër e rëndësishme dhe mjaft e nevojshme. Natyrisht, nuk jam dakort me mjaft gjëra që u thanë më lart, të cilat mund të debatohen më vonë, por do t’u lutesha të ishit më të kujdesshëm në trajtimin e disa gjërave, si p.sh. feve, pasi dashur pa dashur lëndoni ndjenjat dhe idealet e mjaft njerëzve të cilët kanë afeksion të fortë fetar dhe kjo nuk është në të mirë të një solidariteti aq të nevojshëm rreth kësaj ndjenje për identitet.
 

Gileke

Primus registratum
Re: A KA NJE IDENTITET PER NE? "SHQIPETARE"

more z Gysi

po ça jane more te gjithe ata
qe po preken aqe thelle
Po ne se preken ça me ju ba??? me ju thane
na falni se si thoni ju eshte,
a si mendon ti????
 

LEKE DUKAGJINI

Primus registratum
Re: A KA NJE IDENTITET PER NE? "SHQIPETARE"

Gysi
Po thona qe te mos na preket askush.
Atehere duhet me e lane se pa u preke dikush
nuk jepet haku kurre.
Manej siç thote populli "haku eshte i rende"
po ça me ba..........
Ti thue meos e prek aty e mos e prek ketu.
A ban me te pyet vetem diçka:
Cilat jane perçarjet ne mes popullit mbare Shqipetare dhe nga e kane burimin e tyre???
Dhe nga te cilat arsye nuk e kemi ate identitet qe deshirojme te kemi???
Manej po shohim mas pergjigjes tane se ku dhe si munde ti gjeme zgjidhjjet dhe me ke me fole e per çfare me ba debat !!!!!
 

Ahmed

Primus registratum
Re: A KA NJE IDENTITET PER NE? "SHQIPETARE"

Ah Shqipëtarë ! ja më dëgjoni,
Largohuni prej tradhëtisë,
Pa ja kthy shpinën stambollit,
S’dalin Lulet e Lirisë.

S’dalin Lulet s’vjen Liria,
Pa ja prishë miqësinë sulltanit,
S’lindin Nanat Ilirijan,
Pa i pastru gjakun Shqiptarit.
Keto vargje jane shkruar dikur nga nje katolik,kurse sot predikohen me te madhe,me fondamentalizem katolikocentrist nga DY GAZETAT katolike te Shkodres,-ora e maleve,dhe Shqiperia Etnike(90% muslimane).
Sot per sot Shqiperia me qeverine e saj kuislinge (per 13 vjet demografi)eshte larguar nga Stambolli,ose me thjesht,ne nuk kemi te bejme fare me Turqine,por Dukagjinasi,u ben thirrje muslimaneve shqiptare(indirekt),te braktisin fene e tyre dhe te kthehen ne katolike.
Une te them ty o Dukagjinas,braktise fene katolike e ktheu ne ortodoks,ose behu majmun,se te paret tane nuk ishgin katolike,por majmuna;e me vone ortodoks.
Keto vargje sot do t'i kendoja keshtu:
Ah Shqipëtarë ! ja më dëgjoni,
Largohuni prej tradhëtisë,
Pa ja kthy shpinën Vatikanit e Athines,
S’dalin Lulet e Lirisë.

S’dalin Lulet s’vjen Liria,
Pa ja prishë miqësinë Papa'lit,
S’lindin Nanat Ilirijan,
Pa i pastru gjakun Shqiptarit.
 

Klinton

Primus registratum
Re: A KA NJE IDENTITET PER NE? "SHQIPETARE"

Hy ne brendesi te ketij forumi
shoh shqipshkrues me cudi
me shkon ne mendje dhe them te pyes
kush ndien dhimbje per kete Shqiperi
Njeri serb, tjetri grek, njeri italian
tjetri turk dhe tjetri bythekazan
mos valle vertet gjykojne keta njerez
me vetedijesi?
Cfare te beni o te mjere
kur ne mendjet tuaja rrjedh paragjykim
pse mos valle dukagjinsi ne vend te shkijve
quhet vella Amin?
Kur te tjeret shkojne perpara
shqiptaret bejne mbrapa
pse more vlla sheqeri eshte me i embel se mjalta?
Une quhem shqiptar
per fat te keq kam frike ta them
sepse ne kete vend te mbyt injoranca
qenit qenit nuk ja le vende.
Ore ti djale une jam turk
ore dhe une jam italian
pse une cfare mendon se jam
thote greku duke u ngrehur si pasha
Mua do me pelqente te me therrisnin shkja
thote njeri,
po ti tjetri qe rri ne fund te rrjeshtit
cfare na thua,
he more njerez shume krekoseni
po vendin tuaj e harruat?
Te gjithe qeshin me te madhe
dhe vene kujen si me tallje
ti qe na hiqesh si shqiptar
a nuk e meriton nje shpallje.
Mendohet plaku shqiptar
a me bejne veshet dhe degjoj tallje?
Jo more burra nuk ka mundesi
te bjerreni kaq poshte
vendi juaj nuk behet me lemoshe.
Shqiperia nuk behet me sharje
as me ofendime dhe as me tallje
Shqiperia nuk ka nevoje
per ata qe e perdhunojne
Shqiperia nuk do mend
por do burra te rende
qe ta lulezojne kete vend
Kur isha i vogel dhe pa baba,
mamin me dashuruan
nuk kuptoja asgje se nuk isha burreruar
Tashi qe u rrita harrova mamane
sepse kopil i vogel dikur isha
tashme jam bere partizan
Ne fund te fundit perse ta shaj mamane
zanatit i prostitucionit nuk te sjell bela
Para te pastra me kile peshoj
mami me vdiq por motren prostitutoj
Lere gruan qe per te nuk pyes fare
30 meshkuj ne nate nuk i thone asgje fare
Homoseksualizmi per mua ngelet nje mrekulli
lere percen qe me te do te bej cudi.
E qe ta dini ju keshtu u rrita
Mami kurve dhe djemte garipa
Sot me vjen te qaj dhe te behem hoxhe(prift)
budallalleqet e trasheguara i pagojne breznite(femijet).
 

Gysi

Primus registratum
Re: A KA NJE IDENTITET PER NE? "SHQIPETARE"

Kur them se duhet bërë kujdes, të mos preken ndjenjat fetare të askujt, nuk do të thotë që nuk duhet thënë e vërteta dhe nuk duhet goditur faktori përcarës. p.sh. kur unë nuk e dua Janullatosin, sepse nuk dëshiroj që komunitetin ortodoks në Shqipëri, t’a drejtojë një grek, kjo nuk do të thotë që unë, t’a identifikoj si grek cdo ortodoks, dhe t’I kosideroj të gjithë ata si barëra të këqia që nuk e lenë arën shqiptare të japë frytet e veta. Unë kam mjaft miq ortodoksë, dhe ata e duan këtë vend po aq sa unë, ndaj cështjen e kryetarit të tyre jam i detyruar t’a konsideroj cështje të brendshme të tyre. Pastja n.q.s. ecim në logjikën e mësipërme I bie që cdo fe të konsiderohet si tradhëtare, e pastaj nuk nxjerrim gjë në vijë. E cfarë nuk mund të fitohet duke bërë këdo tradhëtar?! Vetëm përcarje mund të sjellim në këtë mënyrë.
Pastaj është goxha absurde të quash të keqen e vendit, një fe të tërë e cila bërbën, një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, cilado qoftë ajo fe dhe cilatdo qofshin rrethanat në të cilat ky popull e ka rrokur atë. Dhe vec kësaj nga të tria fetë në Shqipëri ka pasur njerëz që I kanë dalë për zot këtij vendi duke sakrifikuar maft për të

Po kështu, në kohën e para shpalljes së pavarsisë, identifikimi I mjaft muslimanëve si turq, nuk ka qenë gjë tjetër vecse një pjellë e politikave të mbrapshta të mjaft qarqeve antishqiptare në këtë vend. Duke u identifikuar si grek pjesa jugore ortodokse e shqiptarëve, mjaft njerëz identifikoheshin si turq si kundërpeshë ndaj kësaj. Dhe sigurish, kjo gjë conte ujë në mullinjtë e pangopur të fqinjëve tanë të cilët e konsideronin si inekzistente racën shqiptare. Dihet mirë që duke e quajtur shumë vetë veten turq nuk d.t.th. se ata e njihni veten si kombësi turke. Me këtë ata donin të shprehnin distancimin me grekët, serbët apo “të pafetë” në përgjithësi, të cilnin hidhnin teza nga më të cuditshmet në këtë vend. Sigurisht që kjo është e gabuar, por nganjëherë disa gjëra vijnë në mënyrë të vetvetishme. Pastaj, në atë kohë perandoria osmane nuk ishte thjesht perandori turke, ajo ishte një bashkësi kombesh, ku shqiptarët ishin mjaft të integruar, dhe mjaft njerëz e ndjenin veten krenar për këtë, packa se kjo perandori në një qind vitet e fundit ish dobësuar së tepërmi dhe po rrënohej dita ditës. Mjaft njerëz e kishin te kishin të vështirë për t’a kuptuar këtë. Por kjo s’do të thotë që Islami nuk ka luajtur rolin e vet të rëndësishëm në skalitjen e identitetit të këtij kombi.

Të thuash “cfarë na duhen ne xhamitë”, apo edhe më keq, ti konsoderosh ato si bunkerët e mjerë të marrëzisë utopike komuniste, (sic bën ti Gilekë) është një naivitet I theksuar. Sepse në këto “bunkerë” lartësohet shpirti, për të cilin ky popull I nakotizuar me materializëm të mermertë mermertë ka kaq shumë nevojë. Nga këta “bunkerë” kanë dalë majft patriotë, që e kanë mbajtur gjallë këtë popull, në kohë bombardimesh asimiluese, dhe këtë mund t’a bëjë vetëm rolli I pazëvendësueshëm I fesë. Jo më kot shumica e patriotëve të mëdhenj të këtij vendi kanë qenë klerikë. Nuk mund t’ia mohosh dot askujt dashurinë për vendin e tyre, as këtyre turqilinjve.

Sigurisht unë e di se ka mjaft abuzime në emër të fesë, dhe se në jo pak raste kemi edhe veprime të pamatura nga elementë të vacantë të të tria feve, por rezultantja, e përgjithshmja, është mjaft pozitive dhe ky vend sot në mënyrë të domosdoshme kërkon një integrim, dhe harmonizim të përpjekjeve të pëfaqsuesve të fesë në formimin e rinisë së sotme. Në këtë shthurje, morale, kulturore, ndjesore, shpirtërore, intelektuale, që po pëson njeriu I sotëm, feja ka detyra tepër të rëndësishme, ndaj duhet t’I japim krah asaj e jo t’a njollosim.
 

Gileke

Primus registratum
Re: A KA NJE IDENTITET PER NE? "SHQIPETARE"

hahhahahahahahaha
hahahhahahahahaha

!!!!....a mor zot !
sa fanatzi qe ke,
ja ke dhie dhe autorit
te lumte
shume fatal
po edhe
bukur!!!
... si kunderpeshe !!!
keta ka romantizmi i sotshem


Keto vargje sot do t'i kendoja keshtu:
Ah Shqipëtarë ! ja më dëgjoni,
Largohuni prej tradhëtisë,
Pa ja kthy shpinën Vatikanit e Athines,
S’dalin Lulet e Lirisë.

S’dalin Lulet s’vjen Liria,
Pa ja prishë miqësinë Papa'lit,
S’lindin Nanat Ilirijan,
Pa i pastru gjakun Shqiptarit.
 

Gileke

Primus registratum
Re: A KA NJE IDENTITET PER NE? "SHQIPETARE"

Klinton................................................................................... ........
Gysi...................................................................................... ........

Jam i kenaqun me ju ne shume pika por me vjen keq qe e keni te gjithe kete nostalgji.
Une jam i bindun se nuk ka me dale si mendoni ju.

Me pak fjale po mundohem ta shprehi mendimin tim:
TALLAZET RRAHIN ANASH POR VALA SHKON PERPARA.

Per sa i perket atyre qe kontribuen per kombin ska nevoje me ju ba lavdi se ja kane ba vedit me vepra e tyre. Rrespekti per ta do te jete i perjetshem. Ata, e kane skalitur emrin e tyre ne histori.

Gysi ! Ju thoni se:"... Islami nuk ka luajtur rolin e vet të rëndësishëm në skalitjen e identitetit të këtij kombi."
Eshte e verte, te lumte, qe e pranon. He!!!
Por tema eshte : " A KA NJE IDENTITET PER NE: S H Q I P E T A R E "
Pra............................................ pushtuesi te jep identitetin e tije nderkohe qe une po lypi indentitetin tim.

Kalo mire dhe mos u ngushto, me pelqen qe nuk priton me shkrue dhe je simpatik.

Pershendetje Gileke
 

Ahmed

Primus registratum
Re: A KA NJE IDENTITET PER NE? "SHQIPETARE"

Injoranca nuk ka kufi.....
Te flasesh per identitetin e shqiptareve dhe ne lidhje me Islamin,duhet te mendosh vetem per nje cast!
Valle cfare do te konsideroheshin sot shqiptaret ne jug sikur shumica e tyre mos te ishte muslimane?.
E sa per identitet,ky humb kur kombi humbet kulturen e vet,dhe ne kulturen e kemi humbur jo nga fe'te(te tria)por nga ateizmi i Enverit dhe i politikaneve te sotem te korruptuar.
Evropa,sot na njeh jo me ane te besimit fetar por,nga korrupsioni dhe prostitucion qe egziston ne Shqiperi dhe transportohet ne Evrope.
Gilex e Dukagjinas,ne rast se ju keni gjetur nje identitet tjeter,ruajenio fort ne Shpellat e Mirdites se ne nga fushat nuk ngjitemi dot atje,dhe mos kini frike se nuk jua nguc kurkush.
Identitetin shqiptarit ia dha Mehmet Pashe Bushatlliu,Ali Pashe Tepelena,LMT A Zogu.
Ia ndaloi Enveri dhe po ja poshterojne tipa sikur ti me qeveritaret e sotem.
Te ironizosh dhe ofendosh ose sulmosh besimin e shumices se bashkombesave te tu,do te thote te sulomosh identitetin tend!
Prandaj me mire mos fol.
 

Gileke

Primus registratum
Re: A KA NJE IDENTITET PER NE? "SHQIPETARE"

More Fotaq!
Mos e merre me ngut se po na rrezohesh edhe po me dhimesh se te kam si shok edhe pse spo te njoh po bisedojme. Une nuk kam emocione per keto qe thue ti, si te thuesh foli lirshem dhe pa ja majte krahin kuj veçse emrit te mire qe deshiroj per ne si SHQIPETARE
Por mue spo ma nien fort more per fene teme, as fene tane, as te atij... Kush e don le ta doje kush po i kapet ne te. Une sa per fe pata me qendrue veç me kene te gjithe vellezer te mire e me punue per nje te arthme te perbashket e me e pa Shqiperine e Madhe ka ece si po ma don zemra mue. Persa i perket maleve vertete i due shume por nuk kam lidhe me ça thue ti, si do kjofte 70% e Shqiperise jane male e ne pergjethsi te gjithe e kemi nje lidhje me ato male qe jane la me gjake per lirine nder shekuj por edhe pse jam nga jugu i Shqiperise edhe pse jam ne nje fare menyre musliman e ne nje fare menyre katolik spo ma nie prap. Se une nuk e shoh te arthmen as te muhameti as te papa. Per mue ato jane dokrra kot dhe se kam ne mend me shpresue qe nje dite do te bajne diçka per mue. Ma shume shpresoj ne ty se ne ata. Ti nese ke shprese une nuk ta prishi dhe e rrespektoj deshiren tane. Persa i perket historise!!! ah ça me thane Ja nje shembull: Une Baben gjyshin eee .... i kam katolik e axhen e babes mysliman po ashtu edhe kushrit qe vine nga ai. Tash si thue ti me u kthye edhe une mysliman. A mendon se kjo eshte zgjidhja ime meqe jane shumica katolike. Jo more rrusho ma mire po e harroj dhe po due me kene Shqipetar e veç Shqipetar por jo kurre musliman, masi spo me lupet gja. Atehere shumica si thue ti e kane problemin te ngatrruem. Une e kam ma te lehte.Jam ka i harroj kisha e xhamia e feja e eme (dhe e femive te mi kur ti bien zoti)qe kam zgjedhe eshte SHQIPTARIA. Keshtu na kane porosite te paret besoj, ja u ke nie zerin. E sa per mue banuni te gjithe hoxhe e dervish, por ka doni me shkue me kete pune e ça doni me zgjidhe ne sherbim te kujt doni me u ve ju per anadollin, te tjere per vatikanin, te tjere per athinen, e ku ta di une po si ka me mete Identiteti Shqiptar. Noshta keshtu do te formohet..., por mue spo me duket gja. Per hajr ju kjofte. Ecni ne shekullin e ri rruge e pa rruge se ne fund te fundit per vete dhe per te arthmene e femive tuej e keni.
Rrofte Shqiperia si do qe te jete e me ça do te jete eshte e imja dhe e due ma shume se shpirtin;
Ajo eshet krejnaria e ime per te cilen do ta besha jeten flij. Por jo per binladena e per idiota qe don me kthye boten mrapsht me idet e tyne te marra e krejt te deshtueme.
Edhe nje gje: Une shpresoj shume se brezat qe po vine do te çthuren nga pengesa te tilla dhe Shqipetaret se shpejti do te jene pa dallim feje, krahine dhe ideje nje e vetem nje Shqipetare; Ok
Besoj se nuk te vjen keq qe endrra ime do te realizohet edhe pse ne kundershtim me aktualitetin e sotshem, por kohet kane ndryshue iku koha e budalles, e perçes, e injorances. Vellezerit dhe sidomos motrat Shqipetare kane hape syt dhe don te jetojne te lira. Duan te drejtat qe ju kane mungue, duan te marrine hakun qe historia ju mbete borxh. Ska ma nen kerbaç iku koha me dredhe zinxhirin burrat e grate me punue si meçka nate e dite. E ketu ka me kene çilsi i fitores. Pra Shkolle e dije, emancipim, te drejta te barabarta + liri e manej ka me ardhe vellazerimi e keshtu do te jete, por sidokjofte uroj qe te vine kjo dite sa ma shpejte. Due me kene te gjithe nje pa dallim. Due te gjithe Shqiponjat me fluturue se bashku lart e me larte ne qellin e liris. Ne se ka prej atyne qe don me nejt ne erresire Demokracia ju garanton te drejeten e zgjedhjes. ok
E zgjata shume po he ça me ba , sot pata i fije ma shume kohe se heret tjera.

Pershendetje me buze ne gaz po te çoj Mos harro se edhe ty te rrespektoj edhe pse kemi ide qe na ndajne, kjo sme prish shume gja, besoj as ty...

Gilexxxxxxxxxxxxxxxxx
 

LEKE DUKAGJINI

Primus registratum
Re: A KA NJE IDENTITET PER NE? "SHQIPETARE"

Aj ajajajajajajjajajajajaajajajajjj
ç'fare ju ka nxehur keshtu ore.
Po me vjen mire qe keni hy ne teme;
Oppaaaaaaaaaaaaaaaaa
Vime nga luta dhe ne lufte shkojme ..
Fitore
e veç
fitore
do te kemi
Opaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Mirupashim se shpejti
Ne se keni pyetje per mue me bani me dite
Urime nga katedra ime.
Leon'ore Tepelena.
 

Gysi

Primus registratum
Re: A KA NJE IDENTITET PER NE? "SHQIPETARE"

A e ke parë ti atë që e përgënjeshtron atë botë? Po, ai është që e refuzon ashpër jetimin. Dhe nuk nxit për ushqimin e të varfërit. (Kuran, el-Maun 1-3)

Zoti në këto rrjeshta e krahason mospërkujdesjen ndaj jetimit si përgënjeshtrimin ndaj botës tjetër, që d.t.th. mohim I fesë dhe dezertim prej saj. Sigurisht që moskujdesi ndaj jetimit nuk është mohim direkt I fesë, por për të na treguar rëndësinë e kësaj detyre Allahu e krahasoon me vetë fenë. Përse, a nuk ka ardhur islami për t’u dalë në krah të dobtëve, të varfërve, a nuk është drejtësia dhe lumturia në të dyja botët qëllimi I zbritjes së kësaj feje. Prandaj ky paralelizëm dëshmon për rëndësnë e vëmendjes së këtyre veprave, në dukje pa rëndësi. Në dukje pa rëndësi sepse të përvuajturit nuk bien asnjëherë në sy, ata na kalojnë pranë pa u ndjerë, por drama që ndodh në zemrën e tyre është rrënqethëse, ndaj e tërë shoqëria obligohet t’I bëhet krah qoftë edhe një personi të vetëm të tillë.

Por fatkeqësisht ne jemi dëshmitarë të një hendeku mjaft të thellë që po krijohet mes klasave të të pasurve dhe të të varfërve, në shoqërinë tonë. Dhe kjo ka pjellë vargun e gjatë të listave të bukës nëpër ushqimore, dokument I trishtueshëm I mjerimit të një pjese të madhe të shoqërisë sonë. Besoj një pjesë e madhe prej jush e keni parë ku flinin dhe strehoeshin jetimët që e kishin kaluar moshën për të jetuar në shtëpinë e fëmijës. Kjo është një dëshmi e gjallë e ftohtësisë së acartë të kësaj shoqërie të brumosur që në djep me materializëm dialektik, si dhe është një dëshmi e dhimbshme e këtij shteti njerkë për të përvuajturit e vet.

Pikërisht prandaj unë besoj se feja është shpëtimi I këtij vendi. Pikërisht ajo që u përzu totalisht për njëzet e ca vjet me rradhë, dhe mungesa e së cilës e ka dërrmuar shpirtërisht si dhe totalisht këtë vend, ajo është e vetmja mënyrë për të njomur shpirtërat tanë të etur, të sfungjertë. Vetëm ajo mund t’a bëjë përsëri pjellore shkretëtirën e zemrës sonë e cila ka kohë që e ka harruar c’është njerëzia.
 

Gysi

Primus registratum
Re: A KA NJE IDENTITET PER NE? "SHQIPETARE"

Me falni per postimin e mesiperm, isha nisur t'a hidhja ne nje teme tjeter dhe s'ka te beje me temen qe po flasim.
 
Top