A ka ndryshuar Berisha ?

r0306

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

kjo eshte per gjithe ata qe mendojne se sala eshte patriot.
sala (bashke me te "djathtet"e tjere ne shqiperi) u be aleat me pddnj ne himare!
sala ku u votua ( dhe u rrezua) rezoluta e kuvendit per camerine NUK ISHTE FARE NE SALLE!!
ama gojen se ce hapte per tradhetaret qe e votuan kundra!!!
rruges per han te hotit, ala nuk ka 'bi bari prej gasolines qe i a ka cu' radovanit ne bosnje!!
ky atdhetar i flaket ishte i pari qe e njohu maqedonine dhe VULLNETARISHT E UNILETARISHT i ofroi portet e Shqipnise pa asnje kusht!!!
edhe ato t'kosoves dote me i 'da por nuk i eci se nuk e la kfori!!
e m'ani men' idiotin qe vajti deri ne kufi kur te gjithe i thonin nuk do te lejme me hy?
vajti gomari deri tek trau ne morine dhe nuk e lane me hy ne kosove!!
a doni MESAZH ME TE FORTE ju se cfare ne te vertet mendojne ne perendim per sali lulen???
por populli shqiptar e ka kujtesen sa te pates!!!
do ta votoje hajvanin edhe do bohet pishman per dy muaj!!
 

Kenti

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

shpresoj kete vit tek zgjedhjet mos te ndodhin perseri fenomenet qe ndodhnin 4 vite me pare ku 1 i ps shkonte e votonte ne 4 pika zgjedhjesh.
E vetmja shpres e sales eshte amerika per fat te keq.shpresoj qe amerika ta tregoje veten kete here duke vene rregull ne zgjedhje se per ndryshe edhe per 50 vjet do kemi shoket e xhaxhit enver ne krye
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Shume nga diskutuesit qe nuk pranojne se Berisha ka ndryshuar, nuk ju vjen habi qe:

1)-Zevendesi i Nexhmije Hoxhes ne insitutin e studimeve ML, Fatos Nano u kthye nga nje komunist 1000 karatsh, ne Kapitalist dhe mik i USA.

2) Sekretari Pare i KP te Tepelenes Gramoz Ruci,ne sekretar i pergjithshem i nje partie demokratike.

3) Refugjati thonjpaprer ne Paris Edi Rama, ne kryebshkiakun e vitit 2004.

4) Gjinushi
5) Meta
6) Lesi
7) Pashko
8) Imami
9).......
.
.
.

3000000) nje jevg te bregu i lumit

kane ndryshuar.


-----------------------

<img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

E di ti që rrezik e kom njoft ate jevgun un? Ai ka ndryshu e o bo marshallah. Ka ble benz masi shiti nja dy vllezër e motra, ka bo vilën masi shiti non e bab, bleu i gru masi shiti i veshk ene nga PD kaloi ke PS sa u ndrrun pushtetet. Sot u ka bo krietar lagje ne ka dy sekretar, nji që rregullo gjojnat ene i tjetër që shkru kur krietari i dikton <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" /> .
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Nuk eshte Berisha ai qe duhet te ndryshoje, eshte populli shqiptar qe duhet te ndryshoje.
Nuk eshte Berisha ai qe ka gabuar, jane shqiptaret ata qe kane gabuar, ata e cuan shqiperine ne duart e klanit te nexhmije hoxhes.
 

r0306

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

ka nje ndryshim te madh midis fatosit dhe sales.
fatosi eshte bir komunisti dhe ish komunist, po tosi me mozin nuk ka zdrugu njeri ne mes t'tirones.
sala nga ana tjeter, eshte ish komunist dhe na i ka dhene me prova se cfare ben kur e merr pushtetin.
mos u genjeni nga xixat o te shkrete.
edhe heren e pare sala ishte byth e breke me amerikanet (e mban mend njeri ryerson?) dhe kur keto u ftofen sala ju tha SIKTER dhe ju!!
mos u genjeni se sot ka gjet' ca amerikane!!
MOS HARRONI
 

DFV

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Nuk eshte Berisha qe duhet te ndryshoj, por eshte populli shqiptare qe me voten e tij te lire ta zhduk nga politika kete fare idjoti qe as gomarin nuk di te lidh dhe jo me te drejtoj nje kombe.
Populli shqiptare duhet te kuptoj nje gje fare te thjeshte se njerzit nuk mund te ndryshojne kollaj, prandaj as Sali idjoti dhe as tos batakcciu nuk mund te ndryshojne sa te jene gjall.
Ama po e mori edhe njehere ai Sal koqja , i ziu popull cdo heq, se Sala nuk i zbret me kalit jo Vlora te cohet por edhe Tropoja bashke.
Popull ji vigjilent dhe kurr mos u genje nga ata qe kur paten pushtetin ta futen sa krahu!!!!
 

blendiys

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Mentalitetin e nje populli nuk mund ta ndryshosh me nje te ngritur gishti,per te arritur kete duhen vite dhe,mbase ky brez te cilit ne i perkasim nuk do kete 'fatin' ta shohe dhe preke kete ndryshim.
Por si'c thuhet,ne mes dy te keqijave,zgjidh ate me te voglen.
Berisha nuk mund te behet president per nje here te trete,ndaj dhe trumpetuesit te historise se kalit mund te flene te qete.

Kemi diskutuar shume rreth te metave te Berishes,dhe shume pak mbi qeverine aktuale e cila eshte zgjedhur per te korrigjuar keto te meta.

Eshte diskutuar rreth hyrjes se Shqiperise ne 'ligen' myslimane,akuzuam Berishen dhe pse jemi me teper se 80% myslimane.

U diskutua rreth trafikut te armeve ne Kosove,nderkohe qe Serbet u canin barkun me bajoneta nenave Kosovare.

Diskutuam mbi fajdet,dhe harruam premtimin e bujshem ne sheshin e Vlores nga Fatos Nano vite me pare.

Po diskutojme mbi bilaritetin Shqiptaro-Amerikan,nderkohe qe i "nxjerrim syte" njeri tjetrit ne nenforume rreth Evropes,Kines dhe Japonise,Rusise se shkaterruar apo cfare!

Rrjedhimish mendoj qe Berisha dhe PD-ja kane patur kohe te rreflektojne mbi gabimet e tyre,gje qe te cilen opozitaret e tyre nuk e bene.
 

r0306

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

armet ne kosove i ka cu' fatos nano me paret e atyne "komuniseve" te zvicres.
sala ka cu nafte ne MAL TE ZI e prej an'ej direkt ne Bosne.
sala ishte byth e brek' me ato te FARKUT (a.k.a. LDK e Bukoshit)s'dote me dhone as pare per luften!!
Kur ne KOsove po nisnin bombardimet, Sala ne mes te sheshit bente thirrje per rrezimin e qeverise Shqiptare!!!! a thu' se nuk i shikonte lajmet!!
sa per fajdet. medemek tosi qe rrejti dhe tha do ju jap paret eshte njesoj me salen qe ja vodhi (osse i la ti vidhnin)?????
me cfare kuti i masim ne k'to gjonat edhe nje here???
 

MLK

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Berisha mund te ket reflekruar gjate kesaj kohepornuk mendoj se te reflektosh automatikisht arrin te ndryshosh e aq me teper per mire, ashtu sikurse nuk te ben me te zotin pasi kjo kushtezohet nga shume gjera si kultura qe ke, mentaliteti, e kaluara, shkollimi, aftesite intelektuale, komportimi e keshtu me radhe.
Qe te verifikosh ndryshimin duhet pare menyra e funksionimit, ndryshimet ne sjellje e ne veprime, aksionet apo reformat ne parti e deri te menyra e komunikimit. Neketo pika une pervete nuk shoh asnje ndryshim te Berisha pasi degjoj potenjetat gjera si ne 92-97, vetem kritika, parrulla populiste fjale qe kurre nukjaneshoqeruar me akte konkrete.
 

blendiys

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Une mendoj se,ajo c'ka i ka mbetur per momentin ne dore Berishes,eshte fjala.
Si gjithkund opozita "lufton" poziten vetem me fjale,duke pasqyruar gabimet dhe duke hedhur ide per nje alternative me te pershtatshme.
Pastaj venia ne pah e gabimeve duhet te nxiste kete qeveri,per te siguruar nje te ardhme te sigurte elektorale,por ja qe nuk e bene.Me egon e tyre karakteristike filluan duke trumpetuar hapat 'gjigande' te kryebashkiakut ne rregullimin e Tiranes dhe harruan projektet afatgjata.
Dhe ajo qe me ben pershtypje eshte kur flitet per kulture,shkolle dhe seriozitet kur paralelisht kandidadura e Rames per kryeminister shikohet si me pozitivja per zgjedhjet e ardheshme.
eek.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Dhe ajo qe me ben pershtypje eshte kur flitet per kulture,shkolle dhe seriozitet kur paralelisht kandidadura e Rames per kryeminister shikohet si me pozitivja per zgjedhjet e ardheshme
Pse të bën përshtypje Blendo? Në 92 parrulla ishte : Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Tani pasi u bë Tirana më e bukur se Europa ka dalë parrulla tjetër : Ta bëjmë Shqipërinë si Tirana.

Mjer ne sa posht kemi ra!!!!!
 

r0306

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

sala dje ka thene qe nese e merr pushtetin (vini re gjuhen) nuk do te hape gjyqe ndaj medias por nese media do te shpife ai ,sala, do t'i detyroje qe te botojne pergenjeshtrime.
sala nuk sqaroi se c'do te ndodhe nese nje gazete do te refuzoje te botoje nje pregenjeshtrim!!
po ne dy me dy dime t'i mbledhim vete apo jo!!!
MOS U GENJENI, sala pa fitu' nuk e le inati.
po kur te fitoje zot' na rujte!!!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Kush kundërshton Berishën?!

Të kesh mendim ndryshe nga


--------------------------------------------------------------------------------



Berisha brenda Partisë Demokratike, qenka fatale për karrierën politike. Gjovalin Bzheta, deputeti i PD-së në zonën numër 1 dhe kryetar i degës lokale të kësaj partie në Malësinë e Madhe, u largua nga drejtimi lokal i PD-së, sepse kërkonte që në zonën ku ai banonte të ishte një tjetër kandidat për deputet. Një veprim normal ky për çdo garë elektorale, e cila edhe brenda një partie është shumë e fortë, deri në momentin sa shpallen kandidatët. Ka ndodhur me dhjetëra herë edhe brenda partisë më të madhe në pushtet, PS. Por e reja më e fundit, jo më sporadike, ndodhi dje në PD. Kush mendoi ndryshe nga Berisha, u flak jashtë edhe pse për dy mandate rresht i siguroi asaj partie fitoren në zonën e tij. Mbështetësit e PD-së mund të thonë "çështje e brendshme partiake". Por s'është kaq e thjeshtë. Në PD flakesh tej, të shkarkojnë, të pezullojnë në momentin që nuk pranon vendimin-urdhër nga lart (Berisha). Po më 4 korrik?, kur PD-ja të fitojë zgjedhjet dhe Berisha të jetë Kryeministër i vendit, ashtu siç premtoi? Çfarë do të ndodhë? Kush garanton se nuk do të veprojë e njëjta psikologji: nëse s'je me mua, je armiku im! Përtej asaj që ka ndodhur vazhdimisht në PD, kur rivalët e Berishës, apo ata që mendonin ndryshe, flakeshin (Genc Pollo, është një prej tyre). Kryetari i PD-së në një nga fjalimet e tij elektorale të ditëve të fundit komentoi ardhjen e KOP-it, tolerancën dhe ndryshimin... Por vetëm pak ditë më parë të njëjtin fat pësuan edhe disa drejtues të seksioneve të PD-së në Tiranë. Arsyeja? Dolën kundër kandidaturës që Berisha kishte caktuar në atë zonë. Ngjarja e djeshme, me largimin e një kryetari lokal të PD-së, është treguesi që përjashtimi dhe jo hapja është psikologjia që nuk ka ndryshuar në partinë më të madhe të opozitës. Ndryshimi është se kjo parti po hapet në një drejtim për disa njerëz të rinj, me të cilët mendon se do të fitojë këtë herë dhe heq disa të tjerë, kur ata kanë një mendim ndryshe. Sot kryetari i PD-së ka në dorë të shkarkojë dhe pezullojë ata që ka nën urdhër, disa dhjetëra drejtues lokalë të PD-së. Po më 4 korrik, nëse merr nën udhër 110 mijë nëpunësit e administratës shtetërore, çfarë do të bëjë??
 

u74

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Bashkim Kopliku ,gazeta "Panorama"

Gjëja e parë që do të bëjmë në Kuvendin e ri, ne deputetët e PD-së, është heqja e imunitetit vetes”, qe këto ditë deklarata pompoze e kryetarit të PD-së, z. Berisha. Efekti i shpresuar në elektorat është: “Shihni sa të pastër që jemi ne, edhe imunitetin vetes ia heqim”. Qëllimi i fshehtë është: “T’u heq imunitetin këtyre të mive që t’i kem në dorë, e t’i vë në rresht ashtu si di unë ...”. Efekti real është: “Ky njeri, nuk mësoi që nuk mësoi, se me principet e demokracisë nuk duhet të luajë—së paku for-malisht! Hipokrizia e pretendimit se heqja kolektive e imunitetit të deputetëve, na u bëka për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit, mund të gënjejë vetëm naivët. Sidoqoftë, heqja kolektive e imunitetit është një shkelje e Kushtetutës, është një atentat publik kundër saj, prandaj ia vlen të analizohet.
Pak teori nga shkencat politike, dhe pak praktikë shqiptare. E para, imuniteti i deputetëve, si mbrojtje e tyre nga keqpërdorimi i ligjeve penale e civile, është arritje e civilizimit botëror, që nuk mund të preket. Një premtim i heqjes kolektive të imunitetit, është një shkelje e principeve të demokracisë të pranuara botërisht. E dyta, imuniteti, i ka rrënjët e tij në principin kushtetues të ndarjes së pushteteve (tre pushtetet, ekzekutivi, legjislativi dhe drejtësia, duhet të kenë pavarësi nga njëri-tjetri): nuk mund të lihet Kuvendi (pushteti legjislativ) nën thundrën e drejtësisë (pushtetit të drejtësisë). Mendoni se çfarë lloj deputetësh do të kishim, sikur çdo lloj legen prokurori, do të kishte të drejtë t’u bënte presion, t’i shkëpuste nga Kuvendi kur t’i tekej, gjoja “për t’i pyetur”, “për hetime për korrupsionin”, e ku e di unë se çfarë: këta veç deputetë nuk do të ishin më! Drejtësisë do t’i hapej rruga për presione për të nënshtruar pushtetin legjislativ. E treta, imuniteti mundëson që deputeti të mos paralizohet në punën e tij, në rastin konkret, edhe kur do t’i duhet t’i kundërvihet edhe vetë kryetarit. T’i lësh mundësi kryetarit, që nëpërmjet sejmenëve të vet të drejtësisë, t’u nxijë jetën deputetëve “rebelë”, “të pabindur”, do të thotë të çarmatosësh shtetin ndaj korrupsionit politik, dhe edhe ekonomik (besoj se lexuesit e dinë mirë, se ne shqiptarët, nuk kemi arritur të kemi drejtësi të pavarur nga politika, nga kryetari). E katërta, sa më e korruptuar që të jetë drejtësia, thotë më tej teoria dhe praktika e shkencave politike, aq më e rëndësishme bëhet ruajtja e imunitetit të deputetëve—besoj se dihet se jemi kampionë edhe të drejtësisë nga më të korruptuarat në botë, si edhe të qeverisjes nga më të korruptuarat në botë, prandaj duhet të kemi imunitete sa më të sigurta për deputetët. Edhe në Gjermani, ku drejtësia funksionon nja “100 000” herë më mirë se tek ne, deputetët kanë imunitete më të plota se tanët! E pesta, imuniteti, edhe po u kërkua të hiqet nga vetë një grup deputetësh kolektivisht, nuk duhet të hiqet nga Kuvendi, sepse Kuvendi ka për detyrë të mbrojë Kushtetutën e Shqipërisë—e për turpin tonë, nuk do të lejohet të hiqet as edhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë, që na monitorojnë për të na ndihmuar në rrugën tonë për t’u bërë demokratë.
Kush e njeh sadopak shtetin, e kupton hipokrizinë e pretendimit se “deputetët janë me imunitet dhe prandaj mund të korruptohen sa të duan”. E para, imuniteti mund t’i hiqet personalisht çdo deputeti që vërtetë e ka bërë hak, por ama heqje personale dhe e aprovuar nga Kuvendi, e jo nga kryetari. E dyta, imuniteti nuk pengon drejtësinë, dhe organet e specializuara të shtetit, si SHISH (apo SHIK) dhe policinë kriminale, të luftojë korrupsionin edhe të atyre me imunitet—janë justifikime të paaftësisë, mosdëshirës, mosguximit dhe korrupsionit politik të këtyre organeve, “kërkesa për heqjen e imunitetit”. E treta, nuk ka, e nuk do të ketë edhe për disa kohë, drejtësi të pavarur në Shqipëri, prandaj kryetarët do të vazhdojnë ta përdorin atë për të goditur kundërshtarët e tyre politikë, siç del e qartë se kanë bërë këto vite të dy kryetarët (z. Nano e z. Berisha), sa herë e kanë pasur pushtetin në dorë. Heqja kolektive e imunitetit nuk synon luftën kudër korrupsionit të deputetëve, por synon nënshtrimin e tyre ndaj kryetarit, gjë që çon në rritjen e korrupsionit.
Kryetari, me shejtanllëk e me keqdashje, po përgatit nënshtrimin, kthimin në robotë të deputetëve, që në rast fitoreje, t’i ketë “në dorë”. Kësaj here, ai u detyrua të zgjedhë mjaft deputetë ndryshe, të pavarur, e prandaj po përpiqet të gjejë mënyrat për të neutralizuar të “metën” e tyre kryesore: pavarësinë. Ai nuk mund të punojë me njerëz me integritet, jo servilë, me pavarësi personale. Kjo është një nga veset që nuk mund ta ndryshojë z. Berisha, sepse e ka në ADN-në e tij. (DNA, deoxyribonucleic acid. lënda e geneve, që ka instruksionet që përcaktojnë karakteristikat fizike dhe mendore të një personi; deri tani, DNA nuk ndryshohet dot). E prandaj kjo ndjenjë e z. Berisha, e përcaktuar shkurt si nevojë për të punuar veç me servilë, i shpërthen atij publikisht, nuk përmbahet dot! Nga ana tjetër, ai ka eksperienca të hidhura me heqjen individuale të imunitetit, prandaj kësaj here po përpiqet të bëjë një lavazh truri në shkallë të gjerë, me shpresën absurde se do të mundë të sigurojë paraprakisht heqjen e imunitetit të deputetëve! Pati dështuar në heqjen e imunitetit, në disa raste, edhe kur e besonim për njeri të drejtë, dhe kishte përkrahjen maksimale; në kohën kur ishte president, e praktikisht edhe çdo gjë tjetër: kryeministër, e kryegjykatës, e kryeprokuror etj. Në momentin që kalojmë, është shumë e rëndësishme, që vetë deputetët e PD-së, të mos ta pranojnë heqjen kolektive të imunitetit, duke i treguar vendin kryetarit, që ditën e parë të Kuvendit të ri. Por për ta veç e veç, do të ishte me vlerë personale që, që tani që janë kandidatë për deputetë, të reagonin publikisht kundër kësaj shkelje të Kushtetutës, kësaj hipokrizie dhe shejtanllëku. Një reagim individual i kandidatëve, do të ndihmonte zgjedhësit për t’i dalluar se kush janë, që të mund të vendosin drejt se kujt t’ia japin votën.
 

DFV

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Lexoheni dhe kuptoheni artikullin e mesiperm.
Eshte shkruar nga nje ish bashkepuntore i ngushte i Sali Berishes, i cili i njeh rrenje e dhemball Berishes.
Nje tjeter ish, Aleksander Meksi, ka deklaruar se ardhmja e PD dhe te djathtes ne Shqiperi nuk mund te shkoj perpara per deri sa te kete ne krye Sali Berishen.
Kujt ti besojme qe Berisha ka ndryshuar??? Aleksander Meksit dhe Bashkim Koplikut apo G.Pashkos,A.Imamit, P.Zogajt,G.Rulit dhe G.Pollos qe u "puthen" perseri me Berishen!!!!!
Do Zoti e nuk fiton Berisha, se po fitoj do shohin kur te fluturojne nga dritarja zorretharet Pashko e kompani.
 

Leshatani

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

ha,ha,ha
Keni fjetur-enderuar nja 50 vite qe xhaxhi Enver do ndryshoj dhe tani sa vite do te fleni-enderoni qe bali-Berisha te ndryshoj !???
Ne demokraci fuqin e ka shumica e popullit.
 

hells_kitchen

Forumium praecox
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Per mendimin tim Berisha Nuk ka ndryshuar... Kjo u tregua qarte edhe ne ceshtjen me avokatin Ngjela ndersa ai po abuzonte me detyren e tij ... ashtu sic beri ne 1997 ..... Berisha eshte tip karrierist ... dmth derisa te marre pushtetin ne dore kerkon meshiren e popullit me pas ... fli o popull se je mire ... kurre sdo keni as per te ngrene as per te pire <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />

Te kishte ndryshuar Berisha do kishte zhvillim ne shqiperi... edhe mund te kete ... se nuk jam shume i familjarizuar... po me c`kam degjuar .. lexuar artikuj neper gazeta dhe media te ndryshme une me shume keqesim te gjendjes shikoj ...cdo dite nuk shikoj ndonje lajm te mire ... vetem u vra ky o vra ajo... dyshohet per korrupsion .. <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> etj etj...
 
Top