Re: A ka ndryshuar Berisha ?
Demokratizimi i brendshëm i partive: as i doemosdoshem dhe as i pëlqyeshëm.
Nga Adri Nurellari (Instituti Liberal Shqiptar)
Marre nga gazeta Metropol
Pavarsisht nga dokrrat që dëgjohen pafundësisht në media e kudo tjetër, thelbi i një sistemi demokratik ështe e drejta për të zgjedhur pasi nëpërmjet zgjedhjeve qytetari zgjedh një forcë të caktuar dhe e kontrollon atë për veprimet politike të bëra. Në Shqipëri shumë personalitete dhe institucione, në vend që të merren me problemin kryesor të sistemit demokratik, pra zgjedhjet e lira, përqëndrohen vetëm tek demokracia e brendshme e partive. Mirëpo për mirefunksionimin e sistemit demokratik, demokracia e partive nuk eshte nje doemosdoshmeri, bile në disa raste është e papëlqyeshme.
Studiuesit e shkencave politike e dinë mirë që kur partitë klasifikohen duke u bazuar në natyrën e organizimit , demokracia e brendshme është një tipar dallues i partive të masave. Partitë e masave në Evropë janë kryesisht të majta dhe e kanë zanafillën në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimin e shekullit të njëzetë dhe lindën si pasojë e mobilizimit politik të klasës punëtore në Evropë. Nga ana organizative, ato krakterizohen nga një bazë e gjerë anëtarësh që paguajnë kuotizacionet dhe qëndrojnë aktiv në parti edhe gjatë përiudhës mes zgjedhjeve. Mirëpo në terrenin politik të sistemit demokratik partitë organizohen edhe në parti elite, parti popullore apo parti profesionale, që për nga vetë forma e organizimit nuk konsiderohen të kulluara demokratike. Për mos të folur pastaj se sa demokraci kanë formacionet politike të ngritura nga njerëz të veçantë siç është rasti i Forza Italia e ngritur nga Silvio Berlusconi.
Gjithësesi argumenti që dëshmon bindshëm se demokracia e brendshme e partive nuk është e domosdoshme për një demokraci të shëndetshme, ësthë argumenti teorik. Siç u tha më sipër, teorikisht karakteristika thelbësore e demokracisë është e drejta për të zgjedhur mes një numri partish politike dhe një larmie kandidatësh. Le ta ilustrojmë këtë situatë me një përqasje ekonomike. Kur një konsumator ka mundësinë të zgjedhi mes shumë dyqanesh të ndryshme si dhe ka mundësinë që të pajtojë shërbime nga kompani të ndryshmë, atëhere nuk ka rëndësi se si secili dyqan apo kompani e ka organizuar veten. Në vend që ta detyrojme drejtuesin e një kompanie që të japi llogari për menaxhimin e biznesit tek konsumatori, duhet që ti japim konsumatorit lirinë që të blej mall apo shërbim tjetërkund nëse nuk I pëqlen kjo kompani.
E thënë me thjeshtë, kur qytetari shkon të blej qumësht nuk e pyet fshatarin se si e menaxhon tufën e bagëtisë apo se si sillet me kafshët e veta, por shikon cilësinë e qumshtit. Nëse ajo nuk I pëlqen atëhere konsumatori shkon e ble qumësht tek tjetër njeri. Ndërkohë drejtues të institucioneve ndërkombëtare mbetën duke iu kërkuar drejtuesve të partive politike shqiptare, dmth barinjve, llogari për mënyrën se si ata trajtojnë vathën e tyre të kafshëve, pa e vrarë mendjen hiç për qumështin që ata sjellin në treg. Kuptohet që ne perëndim ka plot lëvizje që kërkojnë të drejtat e kafshëve, mirëpo në rastin e Shqipërisë une do te kujdesesha më shumë për ofertën e qumshtit në tregun e njerëzve. E drejta e njerëzve qëndron sipër asaj të kafshëve dhe këtë gjë duhet ta dijnë mirë ata që shtiren si gardianët perëndimorë të demokracisë shqiptare.
Për sa kohë votuesi e ka të drejtë të zgjedhi disa alternativa, atëhere demokracia brenda cdo partie nuk ka fijen e rëndësisë. Nëse një votues nuk e pëlqën mënyrën se si menaxhohet një parti atëhere ky votues I drejtohet një partie tjetër. Pra është kanosja e rënies së popullaritetit të një partië garantië kryesore ndaj verpimtarisë autoritare apo të korruptuar të liderave të kesaj partie.
Megjithatë edhe sikur, ndryshe nga çfarë u ilustrua më sipër, të pranonim në parim se demokracia e brendshme e partive luan një rol të rëndësishëm në demokracinë e sistemit qeverisës. Sa dobi ka ky pohim në kushtet e Shqipërisë? Në Shqipëri vihet re një polarizim I tejskajshëm politik si dhe një barrë e rëndë I të ashtuquajtur “tirani e shumicës”. Ky term I sajuar nga Alexis de Tocqueville ne librin e tij Demokracia në Amerikë, përpiqet te shpjegojë situatën kur një parti merr shumicën gjatë votimeve dhe pasi merr pushtetin bëhet agresive ndaj pakicës. Fatkeqësisht kjo situatë ka mbizotëruar gjatë gjithë vitet e demokracise sonë të brishtë.
Në një sistem të konsoliduar liberal-demokrat tirania e shumicës shmanget së pari nga institucionet e konsoliduara që sigurojnë ndarjen e pushtetit si dhe nga kushtetuta. Dihet qe institucionet tona nuk janë akoma të konsoliduara dhe se gjyqësori nuk është efikas dhe nuk është I ndarë siç duhet nga politika. Kjo ka ardhur si pasojë e presionit politik të ekzekutivit.
Forma e dytë e pakësimit të tiranisë së shumicës është zvogëlimi I ndërhyrjes së qeverisë, gjë që nuk është e vertetë në Shqipëri. Në fakt në Shqipëri qeveria ndërhyn në të gjitha nivelet e shoqërisë shqiptare e për rrjedhojë shumica ka në dorë tejet të fuqishme kundër pakices.
Forma e tretë është zbutja e klimës konfliktuale ne politikën shqiptare e për rrjedhojë pakësimin e ndarjes politike mes njerëzve. Kjo gjë do të çonte në krijimin e shumicave më fluide dhe fleksible dhe një njeri nuk do ta konsideronte veten gjithmonë pjesë të një grupimi. Zbutja e klimës konfliktuale kërkon emancipimin e politikës shqiptare, shkeputja nga veprimi me klane dhe futja e debatit ideologjik në politikën shqiptare.
Ketu del edhe problemi qe mund të lindi në Shqipëri nese nxisim demokratizimin tek partitë politike. Ndërkohë që një pjesë e madhe e popullsisë është e merr pjesë në zgjedhje dhe e gjithë popullsia ndikohet nga rezultati I zgjedhjeve. Vetëm një minoritet I popullsisë përfshihet ne partitë politike dhe marrin pjesë në zgjedhet e brendshme të partive. Pra partia socialiste ose ajo demokratike ka disa dhjetra mijëra anëtarë aktiv ndërkohë që në zgjedhje marrin disa qindra mijëra vota dhe rezultatet e zgjedhjeve vendosin qeverinë që do të drejtojë Shqipërinë për disa vite. Kjo do të thotë që anëtarët e partisë që marrin pjesë në zgjedhjet e brendshme partiake nuk janë përfaqësues të mbështetësve të partisë në përgjithësi. Përvoja tregon se këta anëtar janë më dogmatikët ose ekstremistët. Për rrjedhojë në rastin kur ata votojnë brenda partisë ata zgjedhin njerëzit që I përfaqësojnë më mirë, që do të thotë se do ti mbushin kryesitë e partive me njerëz më radikalë dhe më me mllefe që nuk do të jenë përfaqësues të numrit të madh të votuesve të një partie. Për pasojë situate do të radikalizohet më tej dhe polarizimi I shoqërisë shqiptare do të thellohet më tej. Kështu që shumica e rënë në dorën e atyre që janë më me marraz do të shtypi më shumë pakicën. Kjo do të thotë se nëse partia socialiste vjen mot me këta njerëz në pushtet do ta margjinalizoj më tej opozitën dhe nëse ndodh rotacioni partia demokratike ka për të nisur raprezaljet ndaj socialistëve. Kështu që Shqipëria ka për tu katandisur në një rreth vicioz pa dalje ku mllefaxhinjtë e jo politkanët marrin hak ndaj njeri tjetrit sapo tju vijë mundësia. Siç shihet demokratizimi I partive shqiptare sjell rritjen e klimës konfliktuale në Shqipëri dhe ka për ti mbajtur të dobëta institucionet liberal demokratike.
Prandaj duhet që vëmendjen dhe energjitë ti përqëndrojmë tek nyja gordiane e demokracise sonë, që janë zgjedhjet e lira, pasi këto zgjedhje janë edhe zgjidhja e situatës së keqe ku gjendemi të zhytur. Ata që flasin për demokraci të brendshme flasin për gjurmët kur ujkun e kanë para syve duke bërë kështu që të hiqet vëmendja nga nevoja kryesore e demokracisë shqiptare që është vota e lirë. Këta njerëz janë në rastin më pozitiv thjesht naiv. Por në më të shumtën e rasteve janë të njëjtit njerëz që kanë përdhosur themelin e demokracise, votimet e lira, dhe që duan ti vënë shkopinj në rrota zhvillimit të liberal demokracisë shqiptare.