A ka ndryshuar Berisha ?

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Fillimisht postuar nga the_buzz:
[qb] Eshte mire nganjehere te mendosh se njerezit meritojne nje shans te dyte. Mundohem te besoj me te miren tek njerezit, e njejta vlen dhe per Dr. Berishen. [/qb]
Pse duhet ti jap nje shans tjeter Berishes kur ne vendin tone jetojne 3 milione njerez pjesa derrmuese e te cileve nuk e kane provuar pushtetin dhe seicili nga ata mund te jete shume me eficent se sa doktori i zemres
shrug.gif
 

besim231071

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Me çudit fakti qe e ke aq inate dhe prape nuk gjen tjeter fyerje veçse e fyen duke i thene doktori i zemres.Dihet nuk ke ç'ti gjeshe tjeter.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

ti thuash "doktori i zemres" nuk eshte fyerje perkundrazi eshte nje profesion shume me i ndershem nga ai qe ndermori Berisha pas viteve 90.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Kur nuk paguan per nje gje, nuk ia di vleren.
Sipas kësaj llogjike o GjoniI, i bie që Berishës mund t'ja japim pa merak votën sepse ai ka "paguar" për ç'bëri! Sigurisht që ka shqiptarë që do donin ta shihnin në litar por politika dhe drejtësia i kanë këto gjra. Berisha mbetet ish-President i Shqipërisë dhe kjo i siguron atij shumë imunitet për veprimet e tij! Mos harrojmë gjithashtu se të jesh President, nuk është si të vrasësh qent e rrugës por ka shumë më tepër përgjegjësi, marrje vendimesh madhore për vendin dhe kjo nganjëherë mund të dalë edhe për keq! Nëse kjo do bëhej me qëllim keq atëherë ka pasoja legale. Qenia e Berishës akoma në liri tregon për qëllimet e tij në periudhën e presidencës së tij!
Së fundi po transformoj pak vargjet e një poeti të madh shqiptar:
E mos shikjoni socialista e demokrata
E veja e shqiptarit asht Shqypni thata!
 

Dritan Luan Gjoni

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Kondrapedalit..

Berisha nuk ka paguar per ato qe beri perkundrazi.
Kjo eshte arsyeja qe une e ti po e permendim edhe sot e kesaj dite.
Dhe jo nuk po thote njeri ta varnim apo absurditete te tilla (jemi ne shekullin e 21)

Por cfare do te kerkoja une si popull do te ishte te mos e shikoja me ne arenen politike pasi ai (dhe shume te tjere)perfaqesojne njerezit qe bejne si te duan dhe e hedhin pa u lagur.

Duke ecur me ate qendrim cfare shprese te kemi ne te ardhme kur ne po themi ne njefare menyre

Mos u merzit se si do qe ta besh jo vetem qe ste kerkohet llogari por prape do te japim pushtetin.


Mua me duket absurde pafytyresia e individeve te tille.

Respekt
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

GjoniI, Berishën në pushtet nuk e mbaj as unë e as ti jam i sigurtë por ka një numër të madh shqiptarësh që e kërkojnë dhe madje e adhurojnë
shrug.gif
. Pra Berisha është një realitet në politikën shqiptare dhe si i tillë duhet konsideruar. Për më tepër në Shqipëri vërehet rritja e tejmadhe e votuesve që për inat të njërit apo tjetrit udhëheqës partie votojnë për partinë tjetër!
Nëse gjërat fillojnë të sheshohen, kjo tendencë do fillojë të bjeri pasi shqiptarët do fillojnë të kuptojnë se për kë po votojnë. E mira është të fillohet me Berishën sepse është edhe më shumë enigmatik përsa i përket udhëheqjes së tij. Atij i janë veshur shumë ngjarje e merita të cilat ndofta nuk i takojnë pra në një mënyrë njohja e Berishës do të ishte për shumicën një ndryshim i tij pasi ndryshon perceptimi që ata kanë për të (qoftë për mirë e qoftë për keq). Megjithatë zbardhja e figurës së Berishës duhet bërë nga një institucion plotësisht i pavarur gjë që në Shqipëri është tepër e pamundur.
Atëherë vijmë në një pikë tjetër. Duke mos pasur mundësi për të analizuar në mënyrë asnjanëse figurën e Berishës, duhet që të paktën të sillen faktet e thata pa asnjë lloj interpretimi mbi aktivitetet e Berishës. Këtë mund ta bëjë vetëm Shteti shqiptar pasi është ai që ka dokumentacionin në dorë. Fakti që fakte mbi Berishën nuk kanë dalë as 8 vjet pas humbjes me dhunë të pushtetit mund të jenë një matës relativisht i mirë i figurës së Berishës (nëse armiku yt nuk të akuzon dot kjo vjen sepse je i papërlyer ose se armiku yt është në fakt miku yt). Sa mund të thuhet që Berisha është mik me Nanon unë nuk e di por me sa i njoh të dy (personalisht) kjo gjë më duket totalisht e pamundur (më shumë për sa i përket Berishës).
Më shumë nuk kam se ç'them mbi ndryshimin e berishës pasi kusurin mund të na e thotë vetëm Liria <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> .

Përshëndetje!
 

Dritan Luan Gjoni

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Pikerisht....... aty qendron dhe e keqja e situates.

Shqiperise i mungojne politikanet dhe mentaliteti i popullit ne shtresen e varfer nuk ka ndryshuar kur behet fjale per udheheqesit e vendit.
Gjithshka rrotullohet rreth nje individi dhe jo rreth anetareve ne pergjithesi te forcave te ndryshme politike apo interesat dhe programet e tyre.

Dhe kjo eshte dobesia qe ata shfrytezojne pasi forcat perparuese ne grupin e tyre nuk kane mbeshtetje apo nuk njihen (jane nen hijen e kryetareve akoma me nocionet 'njeri shtet'si ne kohen e dulles dhe tani 'njeri parti') dhe Berisha apo Nano dalin si i vetmi opsion per zgjedhje.

Ne asnje vend te botes (perparuar/civilizuar) nuk kam pare qe ish presidenti i vendit te vazhdoje jeten e tij politike si me pare duke u munduar per tu zgjedhur serisht duke vazhduar te jete kryetari i partise (ky eshte monopolizim i nje partie)
Te gjithe lene rradhe per figura apo breza te tjere.

Gjithkush ka nje mundesi kur merr pushtetin te beje pjesen e tij. Berisha kishte 7 vjet kohe dhe te gjithe e dime sa mire e beri....Nuk po mundohem te flas fare per Nanon.... si a vlen fare....

Megjithate ky eshte mendimi im,.. ne mund te vazhdojme gjate mbi kete teme duke shprehur pikat tona pro apo kunder....... por nuk ka ndonje vlere te them te drejten ...keshtu qe ky eshte postimi im i fundit per kete teme

megjithate fleminderit per diskutimin

respekt
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

LE T'FITOJ KUSH TE DOJ SE N SHQIPRI
KOMANDON AMERIKA O NJERZ T MIR.
PRAN çDO ZYRE MINISERIALE T TONE , NDODHET NJI ZYR E NJE KSHILLTARI AMERIKAN , OSE "OSBE"
A E KUPTONI SE DOKTORI E TOSI JAN KUKULLA
A E KUPTONI SE N SHQIPNI KA ARDH NJI KOH SI AJO E " PRINC VIDIT "
------------------
prandaj DUHET NJI MBRETNI.
QE MoS T BAHNA RRAC BASTARDE (si do t tjer).
THANKS,
wave.gif
 

liridashes

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Demokratizimi i brendshëm i partive: as i doemosdoshem dhe as i pëlqyeshëm.
Nga Adri Nurellari (Instituti Liberal Shqiptar)
Marre nga gazeta Metropol


Pavarsisht nga dokrrat që dëgjohen pafundësisht në media e kudo tjetër, thelbi i një sistemi demokratik ështe e drejta për të zgjedhur pasi nëpërmjet zgjedhjeve qytetari zgjedh një forcë të caktuar dhe e kontrollon atë për veprimet politike të bëra. Në Shqipëri shumë personalitete dhe institucione, në vend që të merren me problemin kryesor të sistemit demokratik, pra zgjedhjet e lira, përqëndrohen vetëm tek demokracia e brendshme e partive. Mirëpo për mirefunksionimin e sistemit demokratik, demokracia e partive nuk eshte nje doemosdoshmeri, bile në disa raste është e papëlqyeshme.
Studiuesit e shkencave politike e dinë mirë që kur partitë klasifikohen duke u bazuar në natyrën e organizimit , demokracia e brendshme është një tipar dallues i partive të masave. Partitë e masave në Evropë janë kryesisht të majta dhe e kanë zanafillën në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimin e shekullit të njëzetë dhe lindën si pasojë e mobilizimit politik të klasës punëtore në Evropë. Nga ana organizative, ato krakterizohen nga një bazë e gjerë anëtarësh që paguajnë kuotizacionet dhe qëndrojnë aktiv në parti edhe gjatë përiudhës mes zgjedhjeve. Mirëpo në terrenin politik të sistemit demokratik partitë organizohen edhe në parti elite, parti popullore apo parti profesionale, që për nga vetë forma e organizimit nuk konsiderohen të kulluara demokratike. Për mos të folur pastaj se sa demokraci kanë formacionet politike të ngritura nga njerëz të veçantë siç është rasti i Forza Italia e ngritur nga Silvio Berlusconi.
Gjithësesi argumenti që dëshmon bindshëm se demokracia e brendshme e partive nuk është e domosdoshme për një demokraci të shëndetshme, ësthë argumenti teorik. Siç u tha më sipër, teorikisht karakteristika thelbësore e demokracisë është e drejta për të zgjedhur mes një numri partish politike dhe një larmie kandidatësh. Le ta ilustrojmë këtë situatë me një përqasje ekonomike. Kur një konsumator ka mundësinë të zgjedhi mes shumë dyqanesh të ndryshme si dhe ka mundësinë që të pajtojë shërbime nga kompani të ndryshmë, atëhere nuk ka rëndësi se si secili dyqan apo kompani e ka organizuar veten. Në vend që ta detyrojme drejtuesin e një kompanie që të japi llogari për menaxhimin e biznesit tek konsumatori, duhet që ti japim konsumatorit lirinë që të blej mall apo shërbim tjetërkund nëse nuk I pëqlen kjo kompani.
E thënë me thjeshtë, kur qytetari shkon të blej qumësht nuk e pyet fshatarin se si e menaxhon tufën e bagëtisë apo se si sillet me kafshët e veta, por shikon cilësinë e qumshtit. Nëse ajo nuk I pëlqen atëhere konsumatori shkon e ble qumësht tek tjetër njeri. Ndërkohë drejtues të institucioneve ndërkombëtare mbetën duke iu kërkuar drejtuesve të partive politike shqiptare, dmth barinjve, llogari për mënyrën se si ata trajtojnë vathën e tyre të kafshëve, pa e vrarë mendjen hiç për qumështin që ata sjellin në treg. Kuptohet që ne perëndim ka plot lëvizje që kërkojnë të drejtat e kafshëve, mirëpo në rastin e Shqipërisë une do te kujdesesha më shumë për ofertën e qumshtit në tregun e njerëzve. E drejta e njerëzve qëndron sipër asaj të kafshëve dhe këtë gjë duhet ta dijnë mirë ata që shtiren si gardianët perëndimorë të demokracisë shqiptare.
Për sa kohë votuesi e ka të drejtë të zgjedhi disa alternativa, atëhere demokracia brenda cdo partie nuk ka fijen e rëndësisë. Nëse një votues nuk e pëlqën mënyrën se si menaxhohet një parti atëhere ky votues I drejtohet një partie tjetër. Pra është kanosja e rënies së popullaritetit të një partië garantië kryesore ndaj verpimtarisë autoritare apo të korruptuar të liderave të kesaj partie.
Megjithatë edhe sikur, ndryshe nga çfarë u ilustrua më sipër, të pranonim në parim se demokracia e brendshme e partive luan një rol të rëndësishëm në demokracinë e sistemit qeverisës. Sa dobi ka ky pohim në kushtet e Shqipërisë? Në Shqipëri vihet re një polarizim I tejskajshëm politik si dhe një barrë e rëndë I të ashtuquajtur “tirani e shumicës”. Ky term I sajuar nga Alexis de Tocqueville ne librin e tij Demokracia në Amerikë, përpiqet te shpjegojë situatën kur një parti merr shumicën gjatë votimeve dhe pasi merr pushtetin bëhet agresive ndaj pakicës. Fatkeqësisht kjo situatë ka mbizotëruar gjatë gjithë vitet e demokracise sonë të brishtë.
Në një sistem të konsoliduar liberal-demokrat tirania e shumicës shmanget së pari nga institucionet e konsoliduara që sigurojnë ndarjen e pushtetit si dhe nga kushtetuta. Dihet qe institucionet tona nuk janë akoma të konsoliduara dhe se gjyqësori nuk është efikas dhe nuk është I ndarë siç duhet nga politika. Kjo ka ardhur si pasojë e presionit politik të ekzekutivit.
Forma e dytë e pakësimit të tiranisë së shumicës është zvogëlimi I ndërhyrjes së qeverisë, gjë që nuk është e vertetë në Shqipëri. Në fakt në Shqipëri qeveria ndërhyn në të gjitha nivelet e shoqërisë shqiptare e për rrjedhojë shumica ka në dorë tejet të fuqishme kundër pakices.
Forma e tretë është zbutja e klimës konfliktuale ne politikën shqiptare e për rrjedhojë pakësimin e ndarjes politike mes njerëzve. Kjo gjë do të çonte në krijimin e shumicave më fluide dhe fleksible dhe një njeri nuk do ta konsideronte veten gjithmonë pjesë të një grupimi. Zbutja e klimës konfliktuale kërkon emancipimin e politikës shqiptare, shkeputja nga veprimi me klane dhe futja e debatit ideologjik në politikën shqiptare.
Ketu del edhe problemi qe mund të lindi në Shqipëri nese nxisim demokratizimin tek partitë politike. Ndërkohë që një pjesë e madhe e popullsisë është e merr pjesë në zgjedhje dhe e gjithë popullsia ndikohet nga rezultati I zgjedhjeve. Vetëm një minoritet I popullsisë përfshihet ne partitë politike dhe marrin pjesë në zgjedhet e brendshme të partive. Pra partia socialiste ose ajo demokratike ka disa dhjetra mijëra anëtarë aktiv ndërkohë që në zgjedhje marrin disa qindra mijëra vota dhe rezultatet e zgjedhjeve vendosin qeverinë që do të drejtojë Shqipërinë për disa vite. Kjo do të thotë që anëtarët e partisë që marrin pjesë në zgjedhjet e brendshme partiake nuk janë përfaqësues të mbështetësve të partisë në përgjithësi. Përvoja tregon se këta anëtar janë më dogmatikët ose ekstremistët. Për rrjedhojë në rastin kur ata votojnë brenda partisë ata zgjedhin njerëzit që I përfaqësojnë më mirë, që do të thotë se do ti mbushin kryesitë e partive me njerëz më radikalë dhe më me mllefe që nuk do të jenë përfaqësues të numrit të madh të votuesve të një partie. Për pasojë situate do të radikalizohet më tej dhe polarizimi I shoqërisë shqiptare do të thellohet më tej. Kështu që shumica e rënë në dorën e atyre që janë më me marraz do të shtypi më shumë pakicën. Kjo do të thotë se nëse partia socialiste vjen mot me këta njerëz në pushtet do ta margjinalizoj më tej opozitën dhe nëse ndodh rotacioni partia demokratike ka për të nisur raprezaljet ndaj socialistëve. Kështu që Shqipëria ka për tu katandisur në një rreth vicioz pa dalje ku mllefaxhinjtë e jo politkanët marrin hak ndaj njeri tjetrit sapo tju vijë mundësia. Siç shihet demokratizimi I partive shqiptare sjell rritjen e klimës konfliktuale në Shqipëri dhe ka për ti mbajtur të dobëta institucionet liberal demokratike.
Prandaj duhet që vëmendjen dhe energjitë ti përqëndrojmë tek nyja gordiane e demokracise sonë, që janë zgjedhjet e lira, pasi këto zgjedhje janë edhe zgjidhja e situatës së keqe ku gjendemi të zhytur. Ata që flasin për demokraci të brendshme flasin për gjurmët kur ujkun e kanë para syve duke bërë kështu që të hiqet vëmendja nga nevoja kryesore e demokracisë shqiptare që është vota e lirë. Këta njerëz janë në rastin më pozitiv thjesht naiv. Por në më të shumtën e rasteve janë të njëjtit njerëz që kanë përdhosur themelin e demokracise, votimet e lira, dhe që duan ti vënë shkopinj në rrota zhvillimit të liberal demokracisë shqiptare.
 

psejo

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

E po per punen qe shkoi e iu lepi grekeve duke i kerkuar falje dhe duke i thene qe do i vinte ne pushtet cfare bohet? Un e disha per burr llafi ate. ajo qe beshtyhet nuk lepihet me. Pastaj ai aty i ka dhe piket me te medhaja. Qe o po o jo. se politikan ska per tu bo naihere. Apo kaq keq eshte bere shqiperia qe po nuk more miratimin e grekeve nuk hypen ne karrigen qe te japin shqiptaret.
 

keraun

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

nano. berisha jane vellezer o djema .te ishte bur i mir berisha nuk e linte te dilte nga burgu nanon,dhe mos ta kishte vella nanua, berishen nuk e linte te gjalle,prandaj berisha dhe nanua nuk kane ndryshuar,dhe kush i voton nuk eshte shume normal!!
shrug.gif
 

zog

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Fillimisht postuar nga GJONII:
[qb] Pikerisht....... aty qendron dhe e keqja e situates.

Shqiperise i mungojne politikanet dhe mentaliteti i popullit ne shtresen e varfer nuk ka ndryshuar kur behet fjale per udheheqesit e vendit.
Gjithshka rrotullohet rreth nje individi dhe jo rreth anetareve ne pergjithesi te forcave te ndryshme politike apo interesat dhe programet e tyre.

Dhe kjo eshte dobesia qe ata shfrytezojne pasi forcat perparuese ne grupin e tyre nuk kane mbeshtetje apo nuk njihen (jane nen hijen e kryetareve akoma me nocionet 'njeri shtet'si ne kohen e dulles dhe tani 'njeri parti') dhe Berisha apo Nano dalin si i vetmi opsion per zgjedhje.

Ne asnje vend te botes (perparuar/civilizuar) nuk kam pare qe ish presidenti i vendit te vazhdoje jeten e tij politike si me pare duke u munduar per tu zgjedhur serisht duke vazhduar te jete kryetari i partise (ky eshte monopolizim i nje partie)
Te gjithe lene rradhe per figura apo breza te tjere.

Gjithkush ka nje mundesi kur merr pushtetin te beje pjesen e tij. Berisha kishte 7 vjet kohe dhe te gjithe e dime sa mire e beri....Nuk po mundohem te flas fare per Nanon.... si a vlen fare....

Megjithate ky eshte mendimi im,.. ne mund te vazhdojme gjate mbi kete teme duke shprehur pikat tona pro apo kunder....... por nuk ka ndonje vlere te them te drejten ...keshtu qe ky eshte postimi im i fundit per kete teme

megjithate fleminderit per diskutimin

respekt [/qb]
mendoj se eshte analiza me e shendoshe ne kete forum. por ndryshe nga ty, mendoj se shqiperise i mungojne intelektualet e vertete ose njerezit e afte (artiste, shkrimtare, filozofe, por edhe bisnesmene te fuqishem), e jo politikanet, keta kudo jane bishti kavallit e nuk afrojne asnjehere asnje zgjidhje.

ne shtetet demokratike boten e qeverisin njerezit e zgjut, edhe pa qene fare ne qeveri. gjithnje ne momentet me kritike ata dalin nga "hija" dhe e thone avash avash fjalen e tyre, jane pra keta qe influencojne politikat e ndryshme ne pushtet.

pra edhe ne duhet te degjojme por fillimisht "kerkojme" cilet tek ne jane me te zgjuarit, cili eshte mendimi i tyre, deshira ose zgjidhja qe propozojne.

ps: intelektuale te vertete : kadare tek ne, dhe veton surroi e rexhep qosja tek kosovaret.

fjala e tyre u befte LIGJ, ky eshte urimi im.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Politikanët në Shqipëri janë fatkeqësisht edhe më të fuqishmit ekonomikisht të paktën. Dhe nuk dua të mendoj se kush mund të jetë më i fuqishëm se ata!
 

MLK

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Pra nja dyjavesh dha doreheqjen kryeministri (çek mos gaboj) e i vetmi problem qe kishte ishte mungesa e qartesise ne blerjen e apartamentit te tij ku jeton aktualisht! Ne menyre qe te mos abuzohej me teper me emrin e tij e politika e vendit te tij mos diskreditohej nga mediat e opinioni publik preferoi te jepte dorheqjen. Ndofta ai ishte i korruptuar dhe me tevertete parate qe kishte blere apartamentin nuk vinin nga puna e djersa e tij apo nga ato para qe kishte fituar ligjerisht, megjithate nje gje te ben pershtypje qe ndjenja e civilizimit egziston te klasa politike thuajse ne te gjithe Evropen. Jo çdo lloj limiti mund te kalohet pa patur friken se nje dite ka nje fature per tu paguar, qofte financiare, penale, apo dhe me karieren politike!
Duke e pare ne kete prizem mendoj se Berisha nuk ka ndryshuar aspak pasi jo vetem qe refuzoi te paguante faturen qe duhej po kete ja faturoi popullit shqiptar duke i detyruar te udhehiqeshin nga ish komunistet per 8 vite. Nje politikan qe nuk ka dinjitet, nuk ka civilizim apo ndjenjen e qyteterimit, qe refuzon te pranoje gabimet e veta e qe ushtron diktat mbi partine e tij duke e kthyer ate ne pronen e tij mendoj qe nuk ka nevoje te analizohet e ti ripropozohet popullit per ti besuar te ardhmen e tij e te femijeve tane.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Mbi këtë çështje unë kam vetëm një shpresë.

Që Berisha të kërkojë pushtetin për të ndrequr gabimet e veta!

Edhe pse shumë e vogël si mundësi, shpresa vdes e fundit! Ai do e marri pushtetin këtë verë, të paktën të shlyejë borxhin e madh që i ka shqiptarëve!
 

zog

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

politikanet ne shqiperi i ben te fuqishem ekonomikisht pushteti, kur t'u ike ky prej durrsh, ka per t'u ik edhe fuqia fallso qe rrezatojne sot.

populli nuk eshte idiot, ai e din qe kapitali ne shqiperi eshte MAFIOZ, dhe paraja deri me sot behet me shume prej levizjesh kapitalesh te fshehta, ose pastrim paraje, e fituar me se shumti prej menyrash te erreta.

ndersa une me "bisnesmene te fuqishem" kisha parasysh njerezit qe ne krye korporatash, kompanish ose ndermarrjesh te fuqishme punesojne mijera fryme dhe ndihmojne ne ngritjen e nivelit ekonomik te pergjithshem e jo vetem ne pasurimin e tyre imediat.

a ka te tille ne shqiperi. familje te shquara industrialistesh pervoja dhe jeta e te cileve do ta interesonte e frymezonte njeriun punetor. fatkeqesisht akoma jo.

familje te pasura ka pas e ka plot edhe siçilia, por jane familje mafiozesh, te cilet as i nderon e bile as i njeh klasa e gjere punetore e vendit. ATA e kane lene vendin akoma me gomar.

kjo pra eshte situata gjeopolitike ne shqiperi. ajo s'rrezaton drite por veç korrupsion. secila nga partite kryesore t'vendit eshte pra e lidh nga mijera fije te padukshme, pushteti i saj i ardhshem, do te jete pra i VRARE qe ne fillim, e ajo bashke me qeverine qe perqafeson eshte e DESTINUAR te deshtoje.

shqiptaret duhet ta dine, qe per ta s'do te ket me "çek te bardhe", por krejt ndryshe, perparimi shoqeror do te duhet te kaloj permes SAKRIFICASH te panumerta ne te gjitha fushat.

as gje nuk do te vije me levizje "shahistike", jo kete e mbeshtet bota jo ate tjetrin prandaj hajt ta zgjedhim e do te zgjidhet vete gjithçka.


ps; me duket se deri sot, vetem mbreti ka fol qe do te duhej te beheshin shume sakrifica.

pra vetem ai ka fol ME NDERSHMERI E HAPUR, me kthjelltesi mendimi e kurrajo qytetare.

ps; vetem ngritjen e pensioneve te bera sot, per te fituar vota, qeveria e ardhme ciladojet ajo, s'do te jete ne gjendje te mbeshtese financiarrisht.

prandaj thashe duhet te drejtohemi nga njerezit ME TE zgjut, ndryshe ere dhune (si ne 97) do te kete perseri ne horizont.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Eh mër Zog. Llafi jot n'vesh t'perënis ishalla!

Problemi nuk qëndron tek programet partiake të cilat nuk deklarohen ndonjëherë dhe as nuk analizohen nga "gazetarët" e famshëm. Problemi qëndron tek manipulimi i popullsisë, tek ardhja e shpirtit në majë të hundës e tek mosbesimi ndaj të tjerëve (të vegjëlve).

Rritja e pensioneve mund të përballohet shumë kollaj mjafton të forcohet policia financiare.

Mbreti ka folur shumë mirë dhe është i vetmi që ka një ide të qartë se ç'duhet bërë por ai nuk ka mbështetje brenda vendit dhe nuk ka lidhje me "mafiozët" kështu që është vështirë të fitojë.
Në Shqipëri, sigurisht që nuk ka industrialistë, por mafiozët kontrollojnë vendin. Ata janë në politikë, në polici, në gjykata, në administratën shterërore. Atëherë si mundet që ne të flasim për klasë tjetër ekonomike? Si mundet që ta krahasojmë Shqipërinë me Italinë? Siçilia është një pjesë e vogël e Italisë.

Nejse, dËshira e të gjithëve është të ndreqet gjendja dhe për këtë ka vetëm një mënyrë. Të gjithë dashamirësit e Shqipërisë të kthehen dhe të detyrojnë plehrat e politikës shqiptare të ndrrojnë mentalitet.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Nuk ka njeri ne bote qe ne nje periudhe prej 8 vjetesh te mos ndryshoj. Per mire apo per keq kjo eshte tjeter ceshtje.

Shikoni veten, njerzit e afert, shoqerine (me syte e mendjes) ne vitin 1997 dhe sot.
Nuk besoj se do gjeni nje person qe te kete patur te njejten sjellje, qellim, veprimtari te njejte.


PRA NJERZIT NDRYSHOJNE QOFTE PER MIRE APO PER KEQ.


Rrjedhimisht edhe Berisha ka ndryshuar.

Nese ka ndryshuar per mire apo per keq, kjo varet nga sistemi i referimit te vezhguesit.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

probabiliteti per te ndryshuar berisha eshte i njejte me probabilitetin e ndryshimit te Fidel Kastros <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 
Top