Re: A ka ndryshuar Berisha ?
Shikoni tash nji shkrim q1 vjen nga krahu i kundert ,nji ZPi-dhist.
Pss e di se nuk asht gazete per tu citu po un e lexoj me pa se sa te çoroditun jan shkerdhatokratet nanoista.Po pati qejf kush me e komentu
Vlora
Vlonjatët s'mund ta rehabilitojnë Berishën. Varrezat e Babicës janë dëshmitare
Vlore- Qytetarët e Vlorës, ata që ndodheshin atë moment rrugëve, patën fatin të shikonin gallatën që Berisha po bënte në trotuar, pas mitingut me një thes gënjeshtrash që ai mbajti në Pallatin e Sportit të qytetit ditën e shtunë. Dihet se Berisha sa herë kujton Vlorën i shkojnë të dridhura në trup, pasi ende nuk e ka haruar se kush e zbriti nga kali, të cilit i kishte hipur sëprapthi. Nuk e haron ardhjen e tij në Vlorë për herë të parë pas ngjarjeve të 97-tës dhe daljen në tribunë i feshur me antiplumb dhe që i mbushi nga frika. Nuk e haron momentin kur në një miting të ngjashëm në Pallatin e sportit, një simpatizant i tij i doli nga prapa për ta puthur dhe Berisha u konfigurua në një puro frikacak duke i mbushur, ndërkohë që kamerat televizive dhe fotografit e atij momenti përbëjnë sot një nga më të bukurat e arkivave të gazetave dhe televizioneve. Pas të gjitha këtyre gallatave, Berisha provon të fundit në Vlorë, ku për të provuar veten se sa duan vlonjatët, apo për të treguar se nuk ja bënë syri tërr në këtë qytet bëmamadh, doli të bënte një shëtitje i shoqëruar nga një grup ithtarësh të tij. E bukura ishte se Berisha ngrinte të duja duart lartë duke përshëndetur me dy gishta ballkonet e pallateve, të cilat ishin bosh, por që në imazhin e Berishës dukeshin plot e përplot me njerëz dhe flamuj blu. Hajde gallat hajde. Por kur arriti tek hyrja e tregut të orizit Berisha u ndal dhe u takua me disa shitës të bananeve aty, duke i pyetur se si po u shkonte tregëtia. Kuptohet, Berisha kërkonte që tregëtarët e bananeve ti thoshin se, nuk po na ecën fare pasi ka rënë leku.
Të kuptohemi, ithtarët e Berishës edhe sot thërrasin se, në kohën e tij shkelej bananja me këmbë?!(kuptohet, në kohën e firmave piramidale, kur ti haje parat e mia dhe unë haja paratë e tua). Me këtë shëtitje të shkurtër Berisha donte të provonte veten dhe tu jepte shansin vlonjatëve që ta rehabilitonin në gjirin e tyre, por Berisha u zhgënjye nga dalja në publik, pasi vlonjatët nuk ja varën hejbet fare, veç dy-tre tregëtarëve të bananeve, të cilëve u vajti vet ket vëndi i punës. Vlonjatët nuk mund ta rehabilitojnë Berishën, pasi varrezat e Babicës janë dëshmitare të rreth 600 të vrarëve gjatë shkërmoqjes së shtetit të tij të koruptuar dhe neodiktatorial.
Vlonjatët nuk mund ta rehabilitojnë Berishën, pasi në memorjen e tyre janë rreth 2000 të plagosur, 1000 të pastreh, 100 000 të vjedhur, banka të grabitura dhe të djegura, depo armësh të rëmbyera, banda kriminale të armatosura, pengmarrje të shumta, biznese të falimentuara, tragjedia e pashëmbullt "Otranto 97", djegje dhe shkatërim institucionesh, shpërbërja e ushtrisë dhe policisë, kriminalizim të shërbimeve inteligjente, vjedhje e doganave dhe tatimeve etj si këto. Vlonjatët nuk mund ta provojnë edhe një herë Berishën, pasi nuk mund të lozin më me zjarrin e kuq që i dogji. Vlonjatët nuk mund të mashtrohen më nga premtimet e Berishës për rritje pagash dhe pensionesh në kuriz të rritjes së taksave. Kjo demagogji nuk shkon më në Vlorë dhe në asnjë vend tjetër të Shqipërisë, pasi është demagogji e kulaçit dhe kërbaçit.
Kali që rëzoi Berishën nuk mund ta pranoi më atë ti ngjitet përsëri në kuriz. Vlonjatët nuk kanë më kohë të merren me Berishën. Për ta ky person simbolizon kopjon e diktatorëve dhe juntave të Amerikës së Jugut, Pinoçetin me shokë.
14 Shtatori 98 është shëmbulli më sinjfikativ i grushtit të shtetit, pasi ky njeri vetëm për të tilla punë punon, si e si të rivij në pushtet me çdo çmim, qoftë përmes gjakderdhjes. Vlonjatët nuk mund ta rehabilitojnë Berishën, pasi nuk mund të shkelin mbi gjakun e derdhur, mbi parat e humbura, mbi shtetin e shkërmoqur. Vlonjatët nuk mund ta rehabilitojnë Berishën, pasi nuk duan që të eksperimentohet më në kuriz të tyre me kartat e djegura të politikës së kalorsve të rëzuar. Berisha le të qëndroj me gishtrinjt përpjet, ashtu si një rrufepritëse në shkretëtirë, e cila pret shkarkimin e ndonjë vetëtime për ti dhënë energjinë e munguar. Vlora është qyteti barometër i politikës shqiptare dhe po nuk të deshi Vlora, zor se mund të bësh prokopi në politikë. Aventurierëve të politikës nuk do tu marrë kurrë lopata ujë në Vlorë, qoftë edhe duke hapur thesin e gënjeshtrave të paskrupullta.