A ka ndryshuar Berisha ?

olti

Neo
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Pershendetje shoke komunista! Rrofte partia me shokun Nano ne krye!
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Fillimisht postuar nga After_dark:
[qb] Edhe sikur te ndryshoje Berisha, nuk ndryshojne ata qe e ndjekin pas. Kemi te bejme me nje militantizem te semure, qe po smendove si Berisha te hyjne ne dru. Berisha e dha proven qe ishte ne gjendje ta digjte SHqiperine, tani pyetjen a ka ndryshuar Berisha, mund ta shtrojme dhe ndryshe: A mund ta djege Shqiperine Berisha per here te dyte?? [/qb]
Per ata q1 e ndjekun pas ne po shohim ndryshime q1 po tremin edhe vet PS.Per sa i perket militantizmit asht edhe do t'jet te shtresat e rendomta.Ti do t'pysh po pse PS nuk e ka at militantizem
lol.gif

Se ka kryetar Nanon q1 ja kalon edhe Makbethit!!

Proven per djegjen e Shqipnis e dhane te tjeret po un nuk e kuptoj <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> si ka mundsi q1 njerzit ala <<ngatrrojn>> kriminelat e shkatrrusit e institucioneve me disa drejtus te shitun ose te paafte.Problemi asht se ne jena tuj pagu reabilitimin publik te nximjes q1 i bane figures se Berishes koministat <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> .Po perderisa kena duru deri tash besoj se nji shanc do t'ja japim atij e vedit <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> e me e zhduk ket race primitive e te qelbun komunisto-socialisto-shkerdhatokrate
 

olti

Neo
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Vlora, qyteti që po korrigjon historinë

http://shekulli.com.al/index.php?page=shownews&newsID=67361

Armand Bora

Për një studiues serioz të historisë, përdorimi i termave të tillë si korrigjim, rishikim apo edhe rishkrim i historisë do të ishin ndoshta jo shumë të gjetura. Jo vetëm një studiues, por kushdo e kupton se historia nuk mund të bëhet dhe të zhbëhet çdo ditë sipas oreksit dhe nevojës së çdokujt. Janë gjithnjë të nevojshme arsyet, motivet, faktet dhe për më tepër dokumentet e një rëndësie të veçantë ato që mund të detyrojnë rishikimin apo korrigjimin e historisë. Fatkeqësisht, në historinë e shkruar apo edhe në debatet e shumta, bërë në këto kohët e fundit, ndihet mungesa e seriozitetit, paanshmërisë dhe mendimit shkencor mbi historinë. Pasojat negative të mungesës së profesionalizmit si dhe të keqpërdorjes së historisë nga politika po i vuajmë edhe sot. Hyjmë në debate shterpë për data të veçanta, për qëndrime të ndryshme ndaj periudhave të caktuara në historinë e Shqipërisë apo për vlerësime të kundërta ndaj figurave politike që kanë vendosur për fatin e Shqipërisë. Gjithsesi, kjo mbetet një e keqe e vogël dhe jo shumë e dëmshme në raport me rrezikun që vjen nga fakti se edhe historia moderne dmth ajo postkomuniste po vazhdon të shkruhet me po të njëjtat kritere. Shqipëria mund të jetë një nga vendet e pakta në botë ku historinë e kombit nuk e shkruajnë historianët profesionistë por politikanët dhe rëndom, akoma më keq, e shkruan ndonjë kryeredaktor në faqet e gazetës së tij. Ky fenomen po kulmon sërishmi me mënyrën se po flitet dhe shkruhet për ngjarjet e vitit 1997. Përpara çdo fushate elektorale apo evenimenti politik kryetari i PS-së dhe kryeministër i Shqipërisë nuk ka rreshtur së bëri rolin e historianit. Leksionet e tij mbi historinë z. Nano i shoqëron gjithnjë me etiketime, akuza deri në anatemim ndaj opozitës së sotme duke bërë kështu përgjegjës, për të gjitha ngjarjet e atij viti të mbrapshtë, liderin e saj, zotin Berisha. Akuzat standarde apo etiketimet klishe të cilat po i dëgjojmë në gjithë këto vjet, tek dalin nga goja e z.Nano apo e të tjerëve pas tij më nanoista edhe se vetë Nanoja, janë shprehje e një mjerimi politik, mungese alternativash dhe për më tepër e një mungese të theksuar respekti për elektoratin. Sot, pas 8 vitesh jo vetëm qytetarët e Vlorës, por të gjithë shqiptarët nuk kanë më nevojë që t’u tregosh se kush e dogji Vlorën dhe të gjithë Shqipërinë, kush i vodhi dhe ku shkuan paratë e shqiptarëve dhe se për interes të kujt një krizë ekonomike u transformua në një krizë politike. Partia Socialiste dhe kryetari i saj, kryeministër kanë patur plot tetë vjet kohë për të vërtetuar para shqiptarëve, një akuzë dhe një premtim. E para, se krizën e vitit ‘97 e organizoi Berisha dhe së dyti premtimin se PS do të rriste mirëqenien ekonomike, zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë. As e para nuk u vërtetua dhe as e dyta nuk u realizua. Edhe pse zotin Nano nuk e beson më as vetë zoti Nano, nga deklaratat e shpeshtuar së fundmi se ai “nuk do ta bënte kurrë gabimin që bëri Berisha” edhe pse “militantët e tij që (çuditërisht!) ishin të armatosur kërkonin arrestimin e Berishës” veprim të cilin Nano nuk e bëri, shumë-shumë mund të kuptosh ekzistencën e një pushteti dhe kontrolli të Nanos ndaj gjyqësorit apo prokurorisë, institucione këto që akuzojnë, hetojnë dhe dënojnë vetëm me lejen vullnetin dhe bekimin e kryetaro-kryeministrit. Arsyeja se përse Nano nuk e procedon Berishën s’ka të bëjë me parimin e respektimit të kundërshtarit politik në demokraci, por shpjegohet me faktin se Nano s’ka asnjë akuzë që të mund të ngrejë kundër Berishës. Nëse do të kishte qoftë edhe një të tillë zoti Nano nuk do të çirrej në faqe gazetash me zërin e tij apo të ndonjë “gërmërsi” plangprishës me akuza bajate e të dala boje. Të kishte akuza të vërteta lideri i opozitës nuk do të pranohej dy herë radhazi në Amerikë. Të kishte akuza nuk do ta priste asnjë kancelari europiane. Të kishte qoftë edhe një akuzë dhe faj të tij për ngjarjet e ‘97-ës asnjë vlonjat nuk do të pranonte as ta shoqëronte dhe as ta priste në udhëtimin e tij drejt Vlorës. Pallati i Sportit mbushur me vlonjatë dhe interesi i madh gjatë konferencës së shtypit treguan se tashmë Vlora e di se për interes të kujt u bë ‘97-a. Tashmë Vlora e di se si e përdorën dhe se sa shumë e pagoi me ‘97-ën. Vlorës i takon ta korrigjojë historinë edhe sepse jo pak herë e ka shkruar vetë historinë. Së fundmi, si për të kaluar edhe pengesën e fundit që e lidhte me atë vit të mbrapshtë, Berisha, i akuzuari i madh i ‘97-ës, në bulevardin që lidh Skelën me “Sheshin e Flamurit”, bëri po atë shëtitje që dikur, para tetë vjetësh bënte edhe populli i revoltuar dhe i trishtuar i Vlorës. Nga ajo shëtitje kuptova se Vlora ka vendosur që të mos përdoret më për interesa të vogla politike. Ky qytet ka vendosur ta sjellë ndryshimin e kërkuar përmes qetësisë dhe qytetarisë së votës. Vlora e ka kuptuar vitin 1997. Nuk e harron atë ashtu si nuk harron të gjitha premtimet e pas ‘97-ës. Vlora është qyteti që po ribën historinë.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Shikoni tash nji shkrim q1 vjen nga krahu i kundert ,nji ZPi-dhist.

Pss e di se nuk asht gazete per tu citu po un e lexoj me pa se sa te çoroditun jan shkerdhatokratet nanoista.Po pati qejf kush me e komentu
shrug.gif


Vlora


Vlonjatët s'mund ta rehabilitojnë Berishën. Varrezat e Babicës janë dëshmitare

Vlore- Qytetarët e Vlorës, ata që ndodheshin atë moment rrugëve, patën fatin të shikonin gallatën që Berisha po bënte në trotuar, pas mitingut me një thes gënjeshtrash që ai mbajti në Pallatin e Sportit të qytetit ditën e shtunë. Dihet se Berisha sa herë kujton Vlorën i shkojnë të dridhura në trup, pasi ende nuk e ka haruar se kush e zbriti nga kali, të cilit i kishte hipur sëprapthi. Nuk e haron ardhjen e tij në Vlorë për herë të parë pas ngjarjeve të 97-tës dhe daljen në tribunë i feshur me antiplumb dhe që i mbushi nga frika. Nuk e haron momentin kur në një miting të ngjashëm në Pallatin e sportit, një simpatizant i tij i doli nga prapa për ta puthur dhe Berisha u konfigurua në një puro frikacak duke i mbushur, ndërkohë që kamerat televizive dhe fotografit e atij momenti përbëjnë sot një nga më të bukurat e arkivave të gazetave dhe televizioneve. Pas të gjitha këtyre gallatave, Berisha provon të fundit në Vlorë, ku për të provuar veten se sa duan vlonjatët, apo për të treguar se nuk ja bënë syri tërr në këtë qytet bëmamadh, doli të bënte një shëtitje i shoqëruar nga një grup ithtarësh të tij. E bukura ishte se Berisha ngrinte të duja duart lartë duke përshëndetur me dy gishta ballkonet e pallateve, të cilat ishin bosh, por që në imazhin e Berishës dukeshin plot e përplot me njerëz dhe flamuj blu. Hajde gallat hajde. Por kur arriti tek hyrja e tregut të orizit Berisha u ndal dhe u takua me disa shitës të bananeve aty, duke i pyetur se si po u shkonte tregëtia. Kuptohet, Berisha kërkonte që tregëtarët e bananeve ti thoshin se, nuk po na ecën fare pasi ka rënë leku.

Të kuptohemi, ithtarët e Berishës edhe sot thërrasin se, në kohën e tij shkelej bananja me këmbë?!(kuptohet, në kohën e firmave piramidale, kur ti haje parat e mia dhe unë haja paratë e tua). Me këtë shëtitje të shkurtër Berisha donte të provonte veten dhe tu jepte shansin vlonjatëve që ta rehabilitonin në gjirin e tyre, por Berisha u zhgënjye nga dalja në publik, pasi vlonjatët nuk ja varën hejbet fare, veç dy-tre tregëtarëve të bananeve, të cilëve u vajti vet ket vëndi i punës. Vlonjatët nuk mund ta rehabilitojnë Berishën, pasi varrezat e Babicës janë dëshmitare të rreth 600 të vrarëve gjatë shkërmoqjes së shtetit të tij të koruptuar dhe neodiktatorial.

Vlonjatët nuk mund ta rehabilitojnë Berishën, pasi në memorjen e tyre janë rreth 2000 të plagosur, 1000 të pastreh, 100 000 të vjedhur, banka të grabitura dhe të djegura, depo armësh të rëmbyera, banda kriminale të armatosura, pengmarrje të shumta, biznese të falimentuara, tragjedia e pashëmbullt "Otranto 97", djegje dhe shkatërim institucionesh, shpërbërja e ushtrisë dhe policisë, kriminalizim të shërbimeve inteligjente, vjedhje e doganave dhe tatimeve etj si këto. Vlonjatët nuk mund ta provojnë edhe një herë Berishën, pasi nuk mund të lozin më me zjarrin e kuq që i dogji. Vlonjatët nuk mund të mashtrohen më nga premtimet e Berishës për rritje pagash dhe pensionesh në kuriz të rritjes së taksave. Kjo demagogji nuk shkon më në Vlorë dhe në asnjë vend tjetër të Shqipërisë, pasi është demagogji e kulaçit dhe kërbaçit.

Kali që rëzoi Berishën nuk mund ta pranoi më atë ti ngjitet përsëri në kuriz. Vlonjatët nuk kanë më kohë të merren me Berishën. Për ta ky person simbolizon kopjon e diktatorëve dhe juntave të Amerikës së Jugut, Pinoçetin me shokë.


14 Shtatori 98 është shëmbulli më sinjfikativ i grushtit të shtetit, pasi ky njeri vetëm për të tilla punë punon, si e si të rivij në pushtet me çdo çmim, qoftë përmes gjakderdhjes. Vlonjatët nuk mund ta rehabilitojnë Berishën, pasi nuk mund të shkelin mbi gjakun e derdhur, mbi parat e humbura, mbi shtetin e shkërmoqur. Vlonjatët nuk mund ta rehabilitojnë Berishën, pasi nuk duan që të eksperimentohet më në kuriz të tyre me kartat e djegura të politikës së kalorsve të rëzuar. Berisha le të qëndroj me gishtrinjt përpjet, ashtu si një rrufepritëse në shkretëtirë, e cila pret shkarkimin e ndonjë vetëtime për ti dhënë energjinë e munguar. Vlora është qyteti barometër i politikës shqiptare dhe po nuk të deshi Vlora, zor se mund të bësh prokopi në politikë. Aventurierëve të politikës nuk do tu marrë kurrë lopata ujë në Vlorë, qoftë edhe duke hapur thesin e gënjeshtrave të paskrupullta.
 

u74

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Thedhimi i reformave , forcimi dhe pavarsia e metejshme e institucioneve ,minimizimi i korrupsionit (zhdukja eshte e pamundur), respektimi i lirive dhe te drejtave te qytetareve , pershpejtimi i integrimit ne evrope .
Jane disa nga nevojat imediate qe ka shoqeria shqiptare, dhe njekohesisht keto jane edhe prioritet qe duhet te perqendroje punen e saj c'do qeveri qe do te krijohet pas zgjedhjeve . Besoj se te gjithe jemi dakoert per kete .

Meqenese keto procese kane filluar dhe jane ne rruge e siper te gjithe presim nje pershpejtim te tyre .

Dhe meqe Berisha eshte kryetari i partise me te madhe opozitare dhe pretendon se mund te beje shume me teper se sa ata qe jane sot ne pozite natyreshem lind edhe peytja se sa ka evoluar Berisha qe nga periudha '92 - '97 kur shteti nen drejtimin e tije shkoj ne kolaps total !?

A i njef Berisha gabimet dhe paaftesite e tij gjate kesaj periudhe ?
Sa eshte pesha e pergjegjesise qe merr Berisha per kete periudhe , dhe sa marrin bashkpuntoret e tije .

A ka ndermen Berisha t'iu kerkoje falje publikisht gjithe atyre gazetareve dhe qytetareve te ndryshem qe u keqtrajtuan , u burgason vetem se mendonin ndryshe nga Berisha dhe pushtetaret e asaj kohe .

C'fare garancishe jep Berisha se ne qofte se ai dhe PD vijne ne pushtet nuk do te pushohen nga puna specialiste te ndryshem te administrates shteterore dhe zevendesohen me militante pa kualifikimet e nevojshme ashtu sic ndodhi edhe me '92 ?

Dhe ne lidhje me politiken e jashtme ku do te orientohet Berisha drejt lindjes apo perendimit ?
Merredheniet e mira me NATO , EU dhe SHBA a do ti permiresoje edhe me tej apo shkatrroj fare ashtu sic ndodhi me '92 - '97 .
 

Dolores

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Une do kthehem te votoj per Berishen kur te jen votimet....shume te njohurit e mij jane ne grupin e intelektualeve qe Berisha ka importuar nga vendet e botes qe ta suportin gjate kesaj fushate.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Nqs Berisha do vazhdoje te caktoje Tropojan ne vende kyqe te policise,gabimet do kthehen ne faje ne te ardhmen!!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Ka sa te dush "tropojan" edhe anej nga Jugu <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

u74

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Mis D* !
Nje vajze me horizont si puna e jote nuk i lejohet qe te bjere pre e propagandes trashanike te militanteve dhe drejtuesve te PD-se .

Socialistet jane po aq shqiptare sa edhe demokratet , pse duhet te jete me shqiptare Sali Rame Berisha se Fatos Thanas Nano .
Te gjithe e dime se po aq shqiptare sa Noli , Gurakuqi, Ismail Qemali ishte edhe Ahmet Zogu pavaresisht se vizionet,idete dhe menyra e te berit politike ishte shume e ndryshme .

Eshte edrejta jote per te votuar per ke te duash ti , une per vete s'kam ndermend te kthehem per te votuar fare .

Por dilema eshte se c'fare ne te vertete Berisha mund t'iu ofroje shqiptareve sot, sepse rekordin nuk e ka dhe aq te mire .
 

Dolores

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Joe , per te njejtat fakte qe edhe ti parashtron, une nuk edhe dhashe absolutish asnje opinion mbi temen ose spesifikisht mbi Berishen....thjesht vota eshte per ndryshim!i cili mund te sjellli Shqiperine ne vitin e pare nji gjysem hapi perpara....nuk eshte as per parti apo person. Mentaliteti yt eshte teper ideal per Shqiperine <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Fillimisht postuar nga Joe Somebody:
[qb] Mis D* !
Nje vajze me horizont si puna e jote nuk i lejohet qe te bjere pre e propagandes trashanike te militanteve dhe drejtuesve te PD-se .

Socialistet jane po aq shqiptare sa edhe demokratet , pse duhet te jete me shqiptare Sali Rame Berisha se Fatos Thanas Nano .[/qb]
Joe q1 t'fillosh me kshillu njerzit te mos bin pre e propogandave te ndryshme duhet q1 n'rradh t'pare ti mos t'jesh rob i tyne ose kjofte edhe i rrethanave te ndryshme q1 ti mund ti dish ma mir se kushdo.Nji her kam lexu nji shkrim tandin ku i je kundervu ish Martinit1 q1 si komunist i flakt filloi me ato kategorizimet tipike bolshevike krahinore e antikatolike,pra u çlirove kjofte edhe perkohsisht tuj kallxu se e ndjek ket rendin q1 tham ma poshte.
Per ate se pse njeni duhet te jet ma shqiptar se tjetri .
Per mendimin tem secili ne rradhe te pare duhet me ken njeri ather shqiptar e me rradhe simas qejfit.Se sa asht Fatosi njeri gjithkush e logjikon vet po te pakten me ato kushte q1 un i konsideroj te domosdoshme per t'pas ket emer aspak.Si pasoj e ka te vshtire me ken edhe shqiptar,gjithmon nks don.


Te gjithe e dime se po aq shqiptare sa Noli , Gurakuqi, Ismail Qemali ishte edhe Ahmet Zogu pavaresisht se vizionet,idete dhe menyra e te berit politike ishte shume e ndryshme .
Jo vetem ato po edhe pasojat/rezultatet ishin te ndryshme edhe pse nuk kam dyshim se deshira ishte vetem per rezultate te mira.Kurse per Tosin jam i bindun se asht aq zog ***et sa me marr rezultatet q1 don pra shih rezultatet kupton edhe Tosin.

Eshte e drejta jote per te votuar per ke te duash ti , une per vete s'kam ndermend te kthehem per te votuar fare .

Por dilema eshte se c'fare ne te vertete Berisha mund t'iu ofroje shqiptareve sot, sepse rekordin nuk e ka dhe aq te mire .
Nuk asht problemi se a kthehet apo jo njeri puna asht a voton me zemer.Ti thu jo e besoj se arsyja asht se socialistat te kan zhgenjy thelle <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
fillimi i mbare gjysa e punes deri per zgjedhje shpresoj q1 te ndyshosh menje
wave.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Ne Shqiperi te gjithe politikanet kane dale nga "mitra" e pergjakur e PPSH-se e kete e dime te gjithe (ose te pakten ata qe nuk besojne me naivitet çfare thuhet nga politikanet) NShqiperi ka dy parti politike te cilat luftojne per te mbrojtur interesat e disa individeve dhe klaneve te tyre (kjo ndodh dhe neper bote sigurisht, perjashto prejardhjen e formin e politikaneve) po me e keqja eshte se politikanet qe kenim ne postet kyçe, i kemi "te pashkolluar" e te paformuar, pra rrjedhimisht pa ide konkrete per te formuluar strategji zhvillimi e per te propozuar alternative pragmatike e efikase ne menyre qe te permiresojne jeten e shtetasve te tyre.
Fatos Nano eshte politikani me habil e me dinak ne politiken shqiptare (i cili sipas zerave te ndryshem ishte projektuar nga Ramiz Alia per te qene kryetar i PD meqe ishte dhe "garip" e pianec, ndersa Sali Berisha ishte projektuar per te qene ne krye te socialisteve e thuhet qe rrolet jane ndryshuar ne skenarin e fundit te kupoles komuniste). Duke qene orator, pianec e garip e rrugaç ne te njeten kohe Fatos Nano ne momente te caktuara i eshte dukur popullit si biri i tij dhe qe do ti kuptonte e zgjidhte hallet e tij. Berisha me hajvanllekun e tij e akuzoi per vjedhje e korrupsion e me pas ky rrugaç e pianec na u shnderua ne martit e harruam qe para disa vitesh kishte qene kryeminister ne qeverine e Ramiz Alise e partia nuk te zgjedh kot!
Ndrea shoku Sale per 5 vite na beri hatane sana futi gjithe Shqiperine ne sherr, hapi dyert e duke krijuar iluzione te gabuara beri qe me qindra mijera njerez te shperngulen nga fshatrat, te shesin per 5 leke pronat e tyre per te blere tulla e llaç e te vijne te ndertojne shtepite apo kioskat e tyre ne Tirane ne toka te mara me force pronareve te vertete! Pra e gjitha kjo u be ne emer te zhvillimit te vendit e keta qe vinin ishin pa strehe! Le ta provoje nje ne Amerike qofte dhe i pastrehe te jete te ndertoje ne pronen e tjeter kujt e do ta shihni çfare ndodh (buldozerin brenda dites) E te pastrehet e Sales nuk kishin para per te blere token pasi i duheshin per te bere tre apo kater kateshe shtepine! Privatizoi gjithe banesat duke gati jua a falur qytetareve (ky eshte nje xhest qe ska se si te mos e vleresoi çdo njeri pasi u beme te gjithe me nga nje prone po çte duhet prona ne mes te kenetes i thone kesaj?! Sala fali gjithe shtepite ne nje kohe qe buxheti i shtetit ngeli pa asnje kokerr leku se nuk kiishte me nga vinte para, pra njerezit u bene me prone ok, po ngelen pa shtet pasi nje shtet qe ska para ska çte te duhet me!) Pa hyre n çdo detaj drejtimi i vendit nga Sala arriti kulmin kur ai dhe pse gati ne gjendje lufte Berisha kandidoi perseri per president e vodhi votat aq sa u prish dhe me amerikanet pasi kishte vjedhur me shume se sa kishin rene dakort dhe cenonte te mos kishte me asnje lloj ekulibiri ne parlament! Me pas na e la vendin ne lufte civile dhe me daljen e Fatosit te enverit nga burgu (them te enveri-t per shaka se Fatosi as i babes vet nuk eshte se eshte horr e makiavelik) Shqiperia trashegoi socialistet hajdute. Nga socialiste e demokrate mbani mend vetem emrat pasi politikat e tyre nuk kane asnje lloj lidhje as me socializmin e as me ato te demokrateve qe kane qe e jane historikisht te djathte ne bote.
Pra ne kemi dy njerezit qe kane kontribur me teper ne histroine e Shqiperise per prishjen e bastardimin e saj, te dy i kemi provuar aq gjate sa dhe me budallait do ti mbushej mendja qe nuk BEJNE per kete pune, e vazhdojme te diskutojme prape ke do zgjedhim nga keta te dy?!!! Ore ju mire tju behet se e thone mire qe shqiptarit duhet ti q... nonet qe te te thote babe! Ne rrethin tim te ngushte i njohin te dy nga afer (dhe pse nuk kam nevoje te degjoj te tjeret per kete pune se ata kane dhene prova qe jane plehra e njerez te demshem per shoqerine, jo si udheheqes shteti po dhe si individe) dhe kam folur ne detaje per te dy. Diferenca eshte qe Fatosi eshte qytetar po jane te dy plehra e pas asnje lloj morali, jane njerez qe dhe ta djegin 20 here Shqiperine prape do te kene paturpesine te kerkojne voten e popullit duke i genjyer se do rregullojne te ardhmen e tyre. Une per vete ne kete teme nuk marre me pjese pasi nuk dua ti jap kredit ketyre plehrave te kombit tone, jane njerez qe me vjen turp qe jane shqiptar. Edi qe nuk jane te vetmit qe kane pergjegjesi por jane ata qe kane kryesoren e me e renda eshte se kane qene e jane te vetdijeshem per ato qe kane bere e kjo nuk i pengon qe te vazhdojne ti bejene. Pra as Berisha e as Nano nuk kane ndryshuar e as qe kane per te ndryshuar, te besosh te kunderten duhet te jesh naiv.
Pershendetje te gjitheve
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] Ne Shqiperi te gjithe politikanet kane dale nga "mitra" e pergjakur e PPSH-se e kete e dime te gjithe (ose te pakten ata qe nuk besojne me naivitet çfare thuhet nga politikanet)[/qb]
lol.gif
lol.gif

po ti vet e ke besu ket nga politikani Gramoz Ruci(pse do ta ket than ai <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> )
hajde kshille hajde
lol.gif

po pse kaq kontradiktor mor popull*
sqarim
me fjalen popull nenkuptoj turme mos t'kujtojn kush se i jam kthy fjalimeve 50 vjeçare <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Po Berisha ka ndryshuar... per keq <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

antares

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Tushi! Kjo nuk eshte e Gramozit po e Bertold Brehtit tek Arturo Ui.......
==========================
citim:
Fillimisht postuar nga MLK:
Ne Shqiperi te gjithe politikanet kane dale nga "mitra" e pergjakur e PPSH-se e kete e dime te gjithe (ose te pakten ata qe nuk besojne me naivitet çfare thuhet nga politikanet)

po ti vet e ke besu ket nga politikani Gramoz Ruci(pse do ta ket than ai )
hajde kshille hajde
po pse kaq kontradiktor mor popull*
sqarim
me fjalen popull nenkuptoj turme mos t'kujtojn kush se i jam kthy fjalimeve 50 vjeçare
=======================
MLK! Shume interesant ai pasazhi:
=========================
Fatos Nano eshte politikani me habil e me dinak ne politiken shqiptare (i cili sipas zerave te ndryshem ishte projektuar nga Ramiz Alia per te qene kryetar i PD meqe ishte dhe "garip" e pianec, ndersa Sali Berisha ishte projektuar per te qene ne krye te socialisteve e thuhet qe rrolet jane ndryshuar ne skenarin e fundit te kupoles komuniste). Duke qene orator, pianec e garip e rrugaç ne te njeten kohe Fatos Nano ne momente te caktuara i eshte dukur popullit si biri i tij dhe qe do ti kuptonte e zgjidhte hallet e tij. Berisha me hajvanllekun e tij e akuzoi per vjedhje e korrupsion e me pas ky rrugaç e pianec na u shnderua ne martit e harruam qe para disa vitesh kishte qene kryeminister ne qeverine e Ramiz Alise e partia nuk te zgjedh kot!
Ndrea shoku Sale per 5 vite na beri hatane sana futi gjithe Shqiperine ne sherr, hapi dyert e duke krijuar iluzione te gabuara beri qe me qindra mijera njerez te shperngulen nga fshatrat, te shesin per 5 leke pronat e tyre per te blere tulla e llaç e te vijne te ndertojne shtepite apo kioskat e tyre ne Tirane ne toka te mara me force pronareve te vertete!
==========================
Se non e vero e ben trovato! Po ku i dihet edhe mund te jete e vertete se ka mjaft llogjike brenda.
P.S. Thjesht per kuriozitet, cfare simbolizon MLK?
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

Fillimisht postuar nga antares:
[qb] Tushi! Kjo nuk eshte e Gramozit po e Bertold Brehtit tek Arturo Ui.......
==========================
[/qb]
Se maj mend tash Arturo Ui po s'besoj se Brehti e ka kap pluralizmin ne Shqipni.
Gramozi ka than te gjitha partite shqiptare kan dal nga mitra e pergjakun e PPSH <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> (pra per rrjedhoje edhe politikant).Tashti meqi asht kshtu pse duhet Germozi me e than kaq hapun <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> apo ka dasht me than mos votoni per ça ka dal prej mitret po votoni per mitren vete PS
lol.gif
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

O TUSH mas i del zot kot SALUKUT q1 ka shkatrru
shqipnin , DOKTORR i ENVERIT KA KEN + KOMUNIST+ ka fut n luft VERI -JUG.
Nuk jam me ekstremin tjeter , por n MES
lol.gif

PO Saluku asht turpi I POLITIKS SHQIPTARE
e ka ba Tiranen katunistan ETJ ETJ ETJ .
Jena n luft deri per VOTIME <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
<img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
Rrnoft NALTMADHNIA .
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

E pse u dashkerka ti besojme serish Sali Ram Berishes? Mos valle nuk eshte po ai Sali qe:

1 Doli nga rradhet e PPSH ku sic thuhet ishte nje nder sekretaret e rrepte te saj ne qendren spitalore universitare.
2 U be Presidenti me i politizuar ne Europe, aq qesharak sa as formalisht nuk dha doreheqjen nga partia e cila e zgjodhi ne ate post si dhe shtypi me te dy kembet opoziten.
3 Nuk i dha asnje liri medias, perkundrazi i dogji dhe i vuri zhurmues perseritesve radiofonike BBC dhe Zerit i Amerikes sic beri Enver Hoxha ne kohen e vet.
4 Ndikonte rregullisht mbi gjygjsorin dhe ekzekutivin duke vendosur karikatura qe vulosnin vendimet e tij.
5 Lejoi sistemin me te piset ne bote, ate piramidal ku nepermjet firmave rentiere zhvati popullin duke i grabitur atij te ardhurat.
6 Shkaterroi vendlindjen time TIRANEN, se bashku me njerezit (kafshet) qe solli ketu.
7 Theu embargon Nderkombetare vendosur ndaj ish Jugosllavise duke transportuar karburant ndoshta dhe arme ne Malin e Zi.
8 U zgjodh serisht President ne mesin e gjendjes se jashtezakonshme duke vertetuar shprehjen e bukur popullore "fshati digjet, kurva krihet".
9 U be pergjegjes per vdekjen e mijera njerezve dhe nuk kerkoi asnjehere falje publike
10 Beri marreveshje me Fatos Nanon duke e lene ate ne pushtet rrezik dhe pas zgjedhjeve te ardhshme.

... pra une nuk mendoj se nje njeri i tille ka ndryshuar, madje dhe nese ekziston nje mundesi minimale qe ai vertete te kete ndryshuar, nuk ka as me te voglen vlere pasi eshte pergjegjes per shume gjera qe ai ka bere ne te shkuaren. UNE NUK HARROJ DOT
 

regele

Forumium maestatis
Re: A ka ndryshuar Berisha ?

S7, Kesaj rradhe me pelqeve! Ke te drejte, por populli shqiptar eshte nje popull TTL dhe do t'i besoj prape Sales!
 
Top