Mos deshironi te thoni:
- Dashuri e Re e cila eshte aq e forte sa te ben te harrosh eksperiencat e hidhura te dashurive te meparshme!?!?!
- Dashuri qe te con drejt nje destinacioni prej te cilit nuk ka me kthim!?
- Dashuria e Fundit!?
Ok, Sermion do te te them nje sekret. Se pari degjoje me kujdes se do t'a them vetem nje here dhe se dyti mos ia thuaj njeriut se me vjen pak turp. Nese doli fjala nga ty do te kete dale.
Une e kuptova se rashe koke e kembe ne dashuri ose dashuria ra koke e kembe mbi mua, vetem atehere kur nuk isha ne prezence te personit te dashur. Nuk mund te funksionoja. Aq u ndjeva e paralizuar sa edhe te lahesha nuk me behej. Shyqyr Zotit qe ka ilac kunder morrave! Turp te kesh - me tha mami- vajze mbi njezet vjece dhe ve koken ne prehrin tim te te heq therrizat. Une kesaj i them dashuri. Nuk e di si ia ve emrin ti! Ishim shume larg njeri-tjetrit dhe ne ate kohe menyra e vetme e komunikimit ishin letrat te cilat donin nje kohe te konsiderueshme te mbrrinin ne destinacion. I dinim permendesh letrat qe i dergonim njeri-tjetrit. Ai nuk shkruante gjate. Une PO. Ne asnje moment, me cfare me kujtohet, ai nuk u ankua nga gjatesia e letrave te mia.
Ai qe do ABSOLUTISHT behet aq fleksibel sa deshiron te jete gjithcka qe AJO do qe ai te jete. She can do no wrong! Ajo nuk ben absolutisht asnje gje qe mund te bezdise ate. Ajo nuk ka asnje gje te urryeshme. Ai mund te mbytet ne syte e saj dhe te mos i interesoje cfare ajo nxjerr nga goja deri sa ajo i thote: «mbylli syte, mos me shiko dhe degjome edhe ndonje fjale se gojen e kam po aq te embel sa kam edhe syte». Ai mund te transformohet ne shakaxhi, impulsiv, serioz, autoritar, fshatar, elite, indiferent, i hapur, i mbyllur etj etj per hir te saj. Vecse here pas here AJO deshiron t'a shohe ate te bashkuar ne vetvete sepse ai eshte NJE qenie qe ka a little bit of everything perfect in him.
Pervojat e hidhura harrohen vetem kur pervoja e re eshte te pakten e barabarte ose me e madhe, vec se kesaj rradhe ne kahun e kundert. Le te themi e embel. Nese pervoja e embel eshte e barabarte ne intensitet me pervojen e hidhur atehere ato do te neutralizojne njera tjetren dhe ne kete rast ndjesia do te jete Neutrale (jetoj me te por fare mire mund te jetoje edhe pa te). Kjo me sjell ndermend dicka qe Hank (nje antar senior ketu por duket shume rralle se me cfare kam vene re eshte korrigjues situatash) me shkruajti njehere. Ai e kishte gjetur lumturine pas martese por atehere ishte teper vone. Kur demi eshte i madh mundesia per shijimin e situates se re eshte me e vogel, nese kjo pervoje e re nuk eshte shumefish me e forte qe te ben te harrosh njehere e pergjithmone pervojat e meparshme.
Keto ishin disa ide, hedhur shpejt e shpejt mbi leter (ekran) me deshiren e mire per te ndihmuar ndonje per identifikim te ndjenjes se vertete si dhe ndonje tjeter per te perballuar situata te pakendshme pa u derrmuar psikologjikisht dhe fizikisht. Kjo arrihet vetem me nje respekt te madh per veten. Kjo arrihet vetem me llogjike.
Te dashurosh deri ne dhimbje eshte dashuri shume e madhe dhe nje njeri qe dashuron ne menyre te tille, nuk meriton te braktiset. Ndaj une me sinqeritet mendoj se kur kjo dashuri eshte e pareciprokuar ajo nuk meriton te jepet atje ku dhe vlera e saj nuk njihet ose edhe ku nuk duhet. Njeriu qe e jep kete ndjenje atje ku nuk deshirohet nuk shquhet per ndonje zgjuarsi te madhe. Ne mendje me vjen ne kete moment filmi «Sense and sensibility» ku nje heroine Eleanor, ndryshe nga motra e saj me e re ne moshe Marianne, dashuron ne menyre te thelle, te qete, te pjekur... pasioni i saj nuk eshte si puna e zjarrit qe mbas nje momenti te shkurter jete kthehet ne hi...pasioni i saj eshte i formes «nuk arrin kurre ne piken e mbingopjes». Nuk di si t'a shpjegoje me mire, ndoshta si puna e atyre bukurive te mprehta qe nuk te velin kurre. Kerkon t'i kthehesh e rikthehesh. Ne momentin kur Eleanor merr vesh qe edhe objekti i saj i afeksionit eshte i premtuar ne tjeter vend dhe ky i fundit me trishtimin me te madh i ben te qarte se ai eshte nga ata burra qe nuk e thyejne kurre nje premtim, ajo e lehtesuar thote se fakti qe ajo ra ne dashuri me nje njeri qe ka nje karakter kaq te forte eshte tregues se ajo di ku te dhuroje dashuri dhe nese nje tjeter njeri nuk do te mund te zevendesoje ate ajo do te jete ne gjendje te jetoje deri ne ditet e fundit te saj duke pertypur e ripertypur kujtimin e ndjenjes se perjetuar. Fatmiresisht ata bashkohen me ne fund.
Éléonore