Re: A jemi mediokër?
- Dikur Dafina ishte nje ninfe pylli me nje bukuri marramendese. Apolloni ra ne dashuri me te dhe e ndiqte kudo. Por Ninfa shqetesohej jo vetem nga Apolloni, por nga te gjithe, zoter e vdekatare, te cilet s'kishin faj sepse ajo shquhej mbi te tjere nga bukuria. Merzitja e saj arriti deri ne ate pike sa u tha zoterve: shkaterroheni bukurine time sepse nuk me le te qete!
Zoterit e degjuan dhe e shndruan ne shkurre, ate qe ne ende sot e kesaj dite e quajme Dafina, (Dafne per popujt e tjere).
E kuptoni se ç'ndodhi?
Pikerisht mediokriteti merr jete atehere kur vrasim talentin qe fshihet brenda nesh. Cfare ndodhi me Dafinen, kerkoi te vritej bukuria e saj dhe te perfundonte ne nje shkurre si gjithe te tjerat per te cilen nuk kujtohej me njeri t'i hidhte syte. Nje bime qe vegjeton asgje me shume.
Mediokriteti? Pergjithesisht e mbartim brenda vetes, ashtu siç strehojme Dafinen, Apollonin dhe zotin. Varte nga zgjedhja qe bejme gjithçka. Mund te vrasim njerin apo tjetrin dhe keshtu mund t'i leme rruge te lire mediokritetit. Pas kesaj njeriu egziston thjesht si nje numer ne regjistrat e gjendjes civile.
Asnjeri nuk lind medioker, i tille mund te behet ne jete kur me dashje ose jo, vret pikerisht talentin e tij.
Kur e pyeten Mikelanxhelon se si eshte e mundur qe ben vepra aq te bukura, u pergjigj:
- Eshte shume e thjeshte. Kur shikoj nje bllok mermeri, arrij te shquaj brenda tij skulpturen. Gjithçka sa mbetet per mua eshte e lehte; heq pjeset e teperta.
Une do ta shtrija me gjere kete pergjigje, duke konsideruar si bllok mermeri jeten qe ka secili para tij. Mjafton qe te shikosh me syte e imagjinates ate qe kerkon te besh dhe gjithçka thjeshtohet si per mrekulli. Natyrisht, vitet ose koha qe duhet per te realizuar deshiren apo endren, pengesat, dyshimet, problemet, te gjitha keto perbejne skoriet, pjeset e teperta, qe duhen hequr menjane per te nxjerre ne pah vepren, ose ndryshe skulpturen e jetes, por ketu qendron edhe bukuria, tek lufta per t'u xhveshur nga skoriet.
- Ne ato raste kur deshtojme dhe nuk pranojme shkakun e vertete, me keq akoma kur fajesojme te tjere, bejme nje gabim fatal, sepse jo vetem nuk arrime ta flakim mediokritetin nga vetja por i dorezohemi plotesisht atij. Po e ilustroj me nje shembull qe ndoshta duket vulgar. Eshte njesoj si ne dashuri, kur zemra na dikton dhe nuk e degjojme e bejme tjeter gje. Me pas kur deshtojme e kemi te lehte qe te fajesojme zemren. Ishte gabim, themi dhe ndjejme nje lehtesim te perkohshem. Po a eshte lehtesim?!
Tha syri: - shikoni ç'mal i bukur ndodhet para nesh!
Tha veshi: - nuk degjoj gje!
Tha dora: - po mundohem ta prek, por s'po e gjej!
Tha hunda: - s'ka asnje mal, sepse nuk nuhat ere mali.
Dhe te gjithe mbrriten ne konkluzionin qe: syri gabon!
Keta jane mediokrat ne shoqeri qe kur nuk arrine te shikojne ne perspektive, kur mendja e tyre eshte e kufizuar, gjykojne dhe vleresojne te tjeret me kutin e tyre, pra e mbytin talentin. Nese ne ambientohemi me kufizimet dhe i lejojme, vjen nje dite qe ato te percaktojne rrugen tone. Por nga ana tjeter as edhe nuk duhet te shikojme nga lart posht sepse permban edhe kjo rreziqet e veta.
- Me pelqen ta mbyll me thenien e dikujt, qe per fat te keq ia kam harruar emrin, e per fat te mire ruaj ne kujtese esencen:
- Njerzit ne bote ecin ne kolone per nje, - ka thene, - secili mban dy thase, njerin perpara dhe tjetrin pas shpine. Ne thesin para mban virtytet dhe cilesite, ne thesin mbrapa gjithe te metat. Ndersa ecim, cilesite tona i shikojme sepse i kemi para syve, por ne te njejten kohe shikojme edhe dobesite e te metat e tjetrit qe ecen para nesh dhe e gjykojme pa meshire. Harrojme qe mbrapa nesh ecen nje tjeter qe shikon thesin e te metave tona.